Dështon komisioni, Berisha refuzon hetimin e zgjedhjeve

27 Dhjetor 2010, 22:23Politika TEMA

Mazhoranca nuk pranon hetimin e materialeve zgjedhore. Negociatat mes PD-së e PS-së nuk arrijnë të gjejnë kompromisin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Berisha: Merrni materialet në arkiv. Ruçi: Duhet të na i vërë në dispozicion KQZ-ja. Berisha: Hyj në zgjedhje edhe pa ju

Kuvendi shqiptar ka dështuar në mundësinë e fundit që kishte për t’i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve të shkuara dhe për të zgjidhur kështu krizën politike, në të cilën është mbërthyer vendi. Mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e fundit të opozitës, dhe pse ajo kishte hequr dorë nga hetimi i votave, gjë që i ishte kundërshtuar si antikushtetuese nga mazhoranca që në nisje. Por mbrëmë në seancën e fundit të vitit që po lëmë pas, kryeministri Sali Berisha i mohoi opozitës edhe hetimin e materialeve zgjedhore, të cilat ia kishte premtuar që në fillim. Berisha tha se hyn në zgjedhje me të rinj e të reja që pranojnë sistemin, e jo me këtë opozitë që është për bunker e jo për zgjedhje. Ai kërkoi që opozita të pranonte që hetimin parlamentar ta bënte duke marrë ato materiale që KQZ i dërgonte në arkiv të shtetit dhe jo të merrte nën hetim kutitë me materiale zgjedhore. Por kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi, ktheu përgjigje negative duke saktësuar se hetimi do të bëhej nëse KQZ do t’i ofronte komisionit hetimor të gjitha materialet që kërkonte. Dështimi i negociatave u shfaq në Kuvend, pasi gjatë gjithë ditës negociatorë nga dy partitë më të mëdha tentuan të gjejnë një zgjidhje juridike mbi pretendimet politike të palëve dhe ndërsa grupet parlamentare të PD-së e PS-së u mblodhën disa herë për të diskutuar opsionet e mundshme të një marrëveshjeje.

Berisha: PS, qëndrime absurde të kryetarit

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ripërsëritur dje në Kuvend të njëjtat përsiatje që tha dhe të enjten e javës që shkoi duke folur për atë që ai e quan obsesionin e vdekjes së kryetarit të opozitës Edi Rama. E ka akuzuar Ramës si bllokmen, si një njeri që po mban peng opozitën. Në argumentimin e tij për komisionin hetimor Berisha ka akuzuar opozitën se ka vendosur të tërhiqet nga komisioni hetimor, pavarësisht se mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e fundit të saj për hetim. Duke folur në seancën parlamentare, Berisha u është drejtuar deputetëve të opozitës duke iu thënë se për më shumë se një vit kanë paraqitur qëndrimet “absurde” të kryetarit të tyre. “Së pari më duhet të theksoj se nuk jam i habitur për faktin se përse ju u tërhoqët tërësisht nga komisioni hetimor parlamentar. Ju harroni se muret e këtij Parlamenti kanë një memorie. Mediat e këtij vendi kanë një arkiv, qytetarët një memorie dhe kjo memorie thotë se ju, prej 1 vit e gjysmë u angazhuat në qëndrimin më absurd që Evropa ka njohur nga një opozitë e një vendi të lirë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, deputetët socialistë gjatë gjithë kësaj kohe kanë ndërmarrë një mision të pamundur, për shkak të ideve “të errëta” të kryetarit të tyre, i cili sipas kryeministrit ka pasion vetëm shkatërrimin. “Ju u angazhuat në një “mission impossible” dhe harruat se këto misione i ndërmarrin vetëm ata të cilët në politikë fakultetet mendore i kanë të errësuara tërësisht nga faktorët fundamentalistë dhe ekstremistë. Jo ndërtimi, por shkatërrimi është pasioni i parë. Kryetari juaj, që zbret nga një familje pushteti tjetër, del në skenën politike si zëdhënës kryesor i bllokmenëve, si produkt total i bunkerit-bllok, si një njeri që kjo psiqizëm, psikologji dhe mentalitet nuk i lejon që t’iu ofrojë shqiptarëve gjë tjetër por vetëm truke, shpifje, trillime dhe mashtrime”, ka pohuar Berisha.

Duke mos i ndaluar kritikat ndaj rivalit të tij politik, kryeministri ka theksuar se lideri i opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës “armiku i betuar” i vullnetit të lirë të shqiptarëve. “Ai u angazhua me gjithë potencialin e tij për të prishur zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa unë u angazhova për zhvillimin më të mirë të tyre. Prandaj unë pranova çdo kompromis që ai kërkoi, në mënyrë që ai të hynte në zgjedhje. Ky zotëri i humbi zgjedhjet dhe bëri çdo tentativë për të hyrë në koalicion me Sali Berishën. Unë s’kisha paragjykime, por doja opozitë dhe u formua koalicioni i integrimit”, ka theksuar Berisha, i cili ka shtuar se kryetari i PS ka tentuar të pengojë në veçanti procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri ka kujtuar edhe propozimin e PS, ku nga 9 nene, në 8 prej tyre hetimi kërkohej vetëm në bazë të dyshimeve, gjë që sipas tij është e papranueshme.

Berisha lavdëron Liljana Hoxhën

Kryeministri Berisha ka bërë komplimente dje për gruan e djalit të Enver Hoxhës, Liljana Hoxhës, nën praninë e së cilës ndodhej në fotografitë e botuara në media disa ditë më parë. “Ajo zonja ka shumë mend, e kam njohu unë atë, e kam njohur mirë, ka pasur mend sa gjysma e partisë suaj”. E kam fjalën për Liljanën tha më tej jo për Nexhmijen sqaroi ai duke shtuar se nuk i bëhej vonë për fotografitë. “Ata janë e djeshmja unë jam e nesërmja”, tha ai duke iu referuar fotografive, por shtoi se i “pëlqyen shumë”.

Berisha për opozitën:

Për Edi Ramën. “Ky fukara me 3 mijë euro blen 300 mijë paund Mark Shagal apo të tjerë…u them unë listën”

Për Fatmir Xhafën. “Ai zotëria që foli më parë më ngjan me personazhin e Remarkut. Ky personazh sipas hënës i vinte emrin të dashurit”

Për Vasilika Hysin. “Ti zonjë që ke drejtuar “Helsinkin” ke përjetuar një nga eksperiencat më të bukura në Strasburg tek darka e “Krokodilit”. Kur desh i ra të fikët kryetarit tënd ti e shpëtove… u zbeh kur i thanë që nuk do të ketë numërim… e kapi një atak histerik në Strasburg, ti ishe vetë atje e pe vetë. Më mirë tua thuash se e ndihmon dhe do i shpëtosh”.

Hysi: Berisha iku në Strasburg, la pa ngrënë ëmbëlsirën

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, iu përgjigj kryeministrit Sali Berisha, duke i thënë se në Strasburg ishte ai që la pa mbaruar darkën dhe u largua. Hysi tha se Berisha nuk hëngri ëmbëlsirën dhe u largua sapo një eurodeputet i të djathtës, bëri një propozim që nuk i pëlqeu Berishës. Hysi tha se Berisha mashtron kur thotë se Ramës desh i ra të fikët në Strasburg.

Ruçi: Berisha, ty të ranë tre shtyllat

Përfaqësuesi i opozitës në Kuvend, Gramoz Ruçi replikoi me kryeministrin Berisha duke e akuzuar fillimisht se ka uzurpuar kohën e diskutimeve në Kuvend me fjalime që zgjasin më shumë se fjalimet e diktatorëve Chavez dhe Kastro. Më tej Ruçi i tha Berishës se tezat në të cilat ai ka bërë politikë deri më sot i kanë rënë. “Ke jetuar në politikë si antikomunist i flaktë, si Dhjetorist dhe si më i pakorruptuari, të treja këto janë bërë copë e cikë. Antikomunisti më i madh rezulton që ke qenë njeriu më i besuari, më i trajtuari, më i preferuari i Byrosë politike, e ke të djegur kartën e anti-komunizmit. I ashtuquajturi Dhjetorist që luftove tërë dhjetorin të ishe ti dhe vetëm ti, mjafton vetëm një fakt, asnjë Dhjetorist nuk është sot në radhët e forumit tënd, në grupin parlamentar, asnjë anëtar kryesie i dhjetorit nuk është në kryesinë e PD-së, janë shpërndarë si zogjtë e korbit që historia të të njohë vetëm ty. Teza e anti-korrupsionit, erdhe në pushtet me këtë angazhim, s’ka ngelë njeri nga kabineti yt pa u zhytur në afera korrupsioni. Kur bien kolonat, bie e gjithë ndërtesa zoti kryeministër”, tha Ruçi, kreu i grupit të PS-së. Duke iu kundërpërgjigj kryeministrit Berisha në sallën e kuvendit për heqjen dorë nga kërkesa e hapjes së kutive. “Opozita me qëllimin për të zgjidhur krizën ndërmori një hap, hoqi dorë nga kutitë me qëllimin e mirë për të implementuar rekomandimet e KE dhe për të zgjidhur krizën”.

Sipas Ruçit, shkak për mosngritjen e komisionit hetimor është frika që ka Berisha se “mos i zbulohet maskarada elektorale e zgjedhjeve të 2009”. Lëshimet e opozitës sipas Rucit, u bënë “me qëllimin e mirë për të garantuar infrastrukturën e zgjedhjeve të ardhshme. Por Berisha nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të bëjë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Ruçi.

Duke deklaruar se Berisha nuk e pranon Rezolutën e PE, Ruçi tha se shqiptarët u përballën me një tjetër refuzim të kësaj rezolute që ishte “mosngritja e komisionit hetimor”.

Xhafa: Konsensusi dështoi, PD përgjegjëse

Deputeti socialist Fatmir Xhafa ka shprehur keqardhjen e opozitës për dështimin në arritjen e një konsensusi me PD për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit . Xhafa ka kritikuar mazhorancën se ka hedhur poshtë jo vetëm ofertat e PS, por edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. “Nuk është arritur konsensus. Jemi të keqardhur që nuk patëm një zgjidhje konsensuale në mbyllje të këtij sesioni, të asaj që është quajtur kriza parlamentare në vend. Gjetja e një zgjidhjeje do të ishte e dobishme për mazhorancën dhe kryeministrin Berisha në veçanti. Do të ishte një reflektim ndaj mesazheve të vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtare dhe për imazhin e vendit”, ka deklaruar Xhafa. Sipas tij, nga ana e saj PS ka pasur një qëndrim konstruktiv, pasi jo vetëm ka qenë nismëtare për zgjidhjen e krizës, por ka bërë edhe lëshime. “PS ka pasur një qëndrim konstruktiv. PS ka qenë iniciuese e ndryshimeve për ngritjen e komisionit, iniciative që është rrëzuar. Ne hoqëm dorë nga fletët e votimit jo sepse mendojmë ndryshe, por për arsyen sepse ishte një çështje për të cilën palët kishin qëndrime diametralisht të kundërta”, ka pohuar Xhafa, i cili ka akuzuar lidershipin e PD se është tërhequr nga premtimet që ka bërë më parë. “Është e pafalshme dhe e papranueshme mohimi i qëndrimeve të mëparshme publike”, ka theksuar Xhafa. Ai ka shtuar më tej se propozimet e PS ishin mëse të pranueshme, duke nënvizuar se projekti i saj reflektonte edhe rezolutën e PE. “Ka dy elementë, ngritja e komisionit në mënyrë të menjëhershme, ku shumicën dhe drejtimin ta kishte opozita dhe vënia në dispozicion të materialeve zgjedhore. Dhe përfundimet e këtij komisioni të ishin bazë për ndryshimet e ardhshme. Ky projekt reflekton më së miri atë mbi çfarë është dialoguar”, ka deklaruar Xhafa. Deputeti socialist ka bërë përgjegjës për këto refuzime kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij vendos në mënyrë absolute për vendimet që duhet të marrë mazhoranca.

23 komente në “Dështon komisioni, Berisha refuzon hetimin e zgjedhjeve”

  1. LD says:

    Politika eshte kompromis, dhe kompromisi eshte qe te leshosh pe , te tolerosh dicka qe ti nuk do por je i detyruar nga rrethanat qe mund te jen nga me te ndryshme si politike, ekonomike etj.
    Pyetja eshte a njihet leshimi dhe toleranca nga sali Berisha? perjgija eshte JO dhe eshte dhene nga hhistoria 20 vjecare postkomuniste e shqiperise.
    Nuk ka give and take per Berishen.Nuk mund ta lejoj mentaliteti i tij komunist ekstremist.
    Pra pergjija per mosbashkepunim midis pozites dhe opozites pritej dhe nuk perben aspak lajm.

  2. enovl says:

    pse e dini budalla kete plakun e djallezuar ju, eshte pioner i komunizmit enverian ky piss, as ka per te pranuar hetim zgjedhjesh, e ka me te lehte te bej nje 97-te te dyte ne shqiperi se te pranoj hetim zgjedhjesh, ky eshte fatkeqesi me e madhe se sistemi enverian ne shqiperi, na u be gangren o i rente flaka ketij pisi….

  3. Ermal Komini says:

    Komunistet jane si ai qe tha ” Hyp ne lis se te vrava” ! “Zbrit nga lisi se te vrava”. Keta barbare (socialistet-ish-komunistet) kane gjetur metoden me te suksesshme per te mashtruar dhe dezinfromuar opinionin publik.Kjo metode eshte; ALIBIA E MANIPULIMIT TE ZGJEDHJEVE. Kjo alibi u eci ne 97-ten.
    Qeveria e sotme ka qene dhe eshte e ligshme. Sa here qe komunistet jane ne pushtet ka fukarallek e korrupsion masiv.Sa here demokratet kane qene ne pushtet, shqipetaret kane henger me mire, jane veshur me mire, dhe tani jane me te LIRE. Tani pra po shkojne pa viza Europe. Une nuk them se PD-ja duhet te jete disa legjislatura ne pushtet. JO. Por, lereni qeverine te perfundoje mandatin dhe prape konkuroni ne zgjedhjet e rregullta te ardhshme parlamentare qe te fitoni.Kershtu behet ne Amerike dhe ne te gjithe boten e civilizuar. A mos po zbatoni ndonje program ogurzi te boshtit Athine-Beograd o barbare????? O barbar!!! O hajdute!!! Tregoni varret e baballareve tane ku jane. O naziste.
    O Ngjela! O politikani me i pamoralshem. Jam kunder Edi Rames politikisht sepse ai po ben opoziten jo te sinqerte. Por, ne funde te fundit kte rruge ka zgjedhur. Po Ngjala (me fal Ngjela) ? Cfar don me komunistet dhe ish persekutoret e familjes se tije?? A munde te te besohet Shqiperia ty.

    1. muco says:

      o komin plera po mos ti kishte vjedhur votat sali plera do ti kishte hapur kutite direkt ai pa e zgjatur fare,po nejse ti dukesh qe qenke kelysh i berishes se ndryshe nuk shpjegohet o k…. vetem hajdutet nuk duan hetim te zgjedhjeve kaq nuk e kupton o kok trash.

      1. ermal komini says:

        O Muco mamluku!
        A nuk e kupton se kjo eshte loja e social-komunisteve? Soc-Komunistet nuk kane asnje program ta paraqesin tek populli ta bindin ate te votojne per ta.Menyra me e mire e tyre eshte shpif, shpif se dicka do te mbetet.
        Vazhdo o mamluk! Beso ato qe na mashtruan per 60 vjet. Ti Muco ndoshta je ai qe me ke pushkatuar gjyshin pa gjyq ne 1945-en me banden e Mehmet Shehut dhe Shefqet Pecit. Po ne e gjetsha se kush ma ka vrare gjyshin,Tirana do ta shohi ate ne nje maje shtylle ndonje dite. Keta kriminiele qe vrane, burgosen me mijera per 50 vjet jane ngjallur, dhe kane marre zemer. Por, si rregull nuk ka krim pa lene gjurme. Jam duke u trajnuar nga Izeralitet se si munde te gjenden kriminelet e fshehur per me se 60 vjet. Ata kane experience ne gjetjen e nazisteve per krimet e holokaustit. Ka nje holokaust ne Shqiperi. Autoret me ca kapele republike verdallisen rrotull Partise Socialiste.Jo te gjithe prej tyre do te shkojne ne ate dynja pa u ndeshkuar ne kte bote. Ishalla nuk je ti muco se po je cke per te hequr.

  4. ardian osmani says:

    Komini, ke thene se jeton mijra km larg Shqiperise. Nga e di ti se tani qe eshte PD ne pushtet jetohet me mire? Qënke nje mendje dërase ti. Sa thelle te qenkan gdhendur rrenat e Sal-iut?

    1. enovl says:

      o ardian ky plera dhe ket emer e ka te dikujt tjeter , ky eshte nje nga ata plerat e 97-tes , qe zbarkuan ne jug , duke masakruar plaka pleq e gra femije, nuk e kupton qe eshte nje mercenar i sales ne 97-ten , por paska shpetura nga mekatet , do ta gjej koken e kandilit mos te merzitet…

  5. malesori says:

    poshte sale maloku

  6. Sanderi T. says:

    Kurse Une them se Janari eshte “LITAR NE MEZIN E Tiranes Saliu me Lirien”

  7. L.Lakrori says:

    Mos u beni budallenj, Si mund te pranoje nje ajdut qe ka vjedhur rush i ka ne shporte te mbuluara
    me gjethe bari, dhe tu thote: Ajdeni ja, shikoni kam ne shporte rush o jo?
    L. Lakrori.

  8. Qitesi says:

    O Komini tani u binda ti nuk je shume larg vendit tend por ne Tirane afer familjes qeveritare,nuk paske pune tjeter por vetem te komentosh.Je si nje ze ne shkretetiren e Kandaharit dhe Helmandit.Gjuha juaj eshte shume cinike dhe aspak dashamirese,perkundrazi percarese e denigruse.Eshte e paimagjinushme sote te mos pranosh dhe ti kundervihesh me ze opozitar cdo qeverie qe nuk i bie nderment per popullin e vet.A nuk duket qarte se sala yt i ka vjedhur zgjedhjet si perher,dhe kurre nuk ka qene fitues ne kete vend.Po duket ashiqare kjo mor Komini??-Po te gjithe kane gabuar me qeverisjen tuaj Komuniteti evropian? Amerika?- nje popull ne shumic dermuse opozitar.Po te ishte ndryshe fitimtari nuk ka kurre frike nga e verteta,kur e di dhe eshte i bindur ne fitore.pa shiko pak Kosoven leri te tjeret do xhvilloj ne 40% te te QV zgjedhje te perseritura,dhe ku ne nje shtet te ri dhe me nje administrat e drejtesi te brishte,duke na dhene nje leksion te ri dhe ne. A nuk te ben pershtypje kjo??Po deklarata tjeter e sales se une hyj ne zgjedhje dhe pa opoziten?? C’fare i thuaj kesaj?? Po kjo ja ben MU..UUUUUU mor komini ??.Kjo eshte me keq se diktature,me vellon demokraci persiper.Reflekto pak se ka shume gjera qe nuk shkojne ne vendin tend dhe timin.Me fal po ju po i beni sherbimin me te mire kesaj klike te etur per pasuri e shkaterim te cdo vlere te mire kombetare qe ka trasheguar populli yne,dhe qe s’kane lidhje me kete klike uzurpatoresh te eger dhe jo njerezore .REFLEKTO dhe leri honoraret se te ka dhene sala e te jep cdo dite kjo duket qarte.Nuk i dilet para stuhis popullore do e shohesh shpejte ne Janar??Memaljoti

    1. ermal komini says:

      Z. Qitesi,
      Ju betohem se jem ne anen tjeter te botes. Nuk kam patur , nuk kam asnje privilegj nga qeveria e Sali Berishes. Por po te them nje te vertete se ; Gjyshin ma kan pushkatuar paraardhesit e Partise socialiste, si Klika e Hoxhes mehmet shehut, Lilo Gjinushit etj etj.
      Tani keta monstra po na ankohen per mungese demokracie. Po cfare kerkojne me shume keta monstra? Se pari keta nuk perfunduan si Sadam Husein por perkundrazi, kane partite politike, gratacelat ane mbane vendit, karburantet dhe gjithe pasurine kombetare. kane dhe mafian me vete qe te heq qafe. Cfare duan me shume keta??? Ketyre u mungon “NURMBERGU” vellacko., Nurembergu. Keta monstra e kishin parashikuar Nurembergun dhe ne fillim ishin te friksuar. Por tani ato e kan hequr friken dhe kakarisen . Le te me zgjedhe populli mua dhe ta bej Shqiperine vendin m ete pasur te rajonit. Por ama ne fillim do te ngrej “NUREMBERGUN”.

  9. Ilirian - WIKILEAKSI SERB PROVA QE BERISHA PUNON PER SERBET! says:

    …Gazeta serbe “Politika” akuzon Kryeministrin Berisha si një nga krerët e kondrabandës së armëve gjatë luftës së Kosovës. Sipas gazetës, një nga shtëpitë e Berishës në një fshat të Tropojës ka qenë në qendror të kësaj kontrabande. (Balkanweb)
    HAHAHAHAHAHAHA!!!! Po ky Berisha i merr Shqipetaret per budallenj?!!! Serbet po bejne Berishen heroin e kombit Shqiptar!!! E tmerrshme!!!
    Berisha mendon se duke shkrujt gazetat Serbe keq per te do mendojne Shqiptaret; ooooooo i shkreti Berishe qenka HERO se po e shajne Serbet!!!

    1. ermal komini says:

      O funderrine e kombit!
      Ti shkruan absolutisht shpifje me koshience. Serbet shohin te Berisha bastionin me te fuqishem per mbrojtjen e Kosoves, dhe Kombit Shqipetare, ndaj e urrejne. Te din kte, por je nje mashtrues i qellimshem. Fatkeqesisht ti je nje vote dhe ne Shqiperi ka me milona vota. E ka Berisha pushtetin ne dore se po ta kem une , e di se cfar te punoj ty dhe sojin tuaj. “Nuremberg” meritoni ju.
      Le te behet nje referendum se sa eshte perqindja qe e duan Kosoven ne Shqiperi. te garantoj se e majta dhe simpatizantet e tyre jane ne disfavor te kosoves per te mos thene kunder saje. Ju jeni me afer me grekun dhe greku ju ka vaksinuar ju me shekuj per te mos dashtur basjkekombesit tuaj.Komunistet(shqipetare) jane njerez pa atdhe ndaj e shkaterruan ate. Komunstet ruse e serb jane ndryshe, ato ndertuan dhe fuqizuan kombin etyre. Serbet vrane kosovare por, kurre nje serb vrau nje serb. Ne shqiperi ka me mijera te pushkatuar shqipetare nga vete shqipetaret dhe madje me ndihmen e serbeve .

  10. gjetja says:

    o ermal komini
    ne fillim me vjen keq per ate qe i ka ngjre gjyshit tende. per vrasjen , nuk e di cila ka qene aryseja, bashkpunim me pushtuesit apo bindjet e tij politike nuk e di por ciladoqofshin ne ratsin e pare do vendoste gjyqi me pare e nerastin e dyte absolutihst qe nuk duhet te kishs ndidhur. nese gjyshi yt ka qene demorkat i vertte ne shpirt qe nuk kam arsye pse te mos e besoj, atij do ti vinte turp nga demostrimi i bindjevev te tya psuedodemorkatike. Ndoshat gjykon me mllefin e gjyshit qe eshte e ku[ptueshme por jo e justfikueshme pas 20 vjetesh demorkaci. shume nga bashkfatesit e ty kjane trguara shume me dinjotoz dhe xhentile dhe demorkat me sjlljet e tyre ndaj perkeutoreve. kjo eshte ne derin e tyre. por qe ti te gjykosh ne kete nivel, eshte fatqesi, sepse ngjan me ta partiznaet dhe ata qe fituan luftne dhe flisnin kodra pas bregut dhe vepronbin me instiktinin e hakmarrjes ndja pararadhesveve te tyre. ti po bene te njejten gje., fati yt i keq eshte se ti operoon ne kohe te tjera he nuk ke shans te besh ate qe thua as fizkihst as politikishst. ka marr fund ajo kohe. nderkohe lexo pak me shume , jo RD dhe 55 qe te besg demorkat ne shprit dhe te nderosh gjyshin.

    1. ermal komini says:

      Gjyshi im kishte dy djem partizan ne kohen kur banda e Mehmet Shehut dhe e Shefqet Pecit kaloj ne ktrahinat tona duke bere terror e pushkatuar te pakten nga nje per fshat. I vetmi faj i gjyshit tim ishte se i tha nje shoku se “ne duhet te shohim nga perendimi e s’ka c’na duhet Lindja (Rusia)”. Si munde te pushkatosh babain e dy djemve te tije qe ishin partizan po ne ate kohe ???
      A munde ta pranojme qe ky krim dhe me me mijera krime te tjera te harrohen, dhe autoret te jene borgjezet e Shqiperise se sotme? The keta monstra te na japin leksione per demokraci??? The sot ato jane me te pasurit, me te punesuarit, me te shkolluarit e vendit??? Kur keto padrejtesi do te vihen ne vend??. Nese ka njerez qe do te vene ne vend drejtesine, kurre nuk mund te jene autoret. The keta autore zgjerojne shpatullet ne Partine Socialiste.

  11. Dr.Dietolog. says:

    Saliu me mungesen e frenove ne te folur o ne nxitimin per vepra hyrja-byrja ne praktike,me te puthurat e tij si femije, me superlevizjet,me te qeshurat fallco, vertetoi semundjen e sheqerit.E vulosi kur tha:Se une embelsirat nuk i ha,e kam problem shendeti.Shto ketu dhe semundjen gjenetike te bindemi se duhet ta shpetojme duke i dhene 6-7 muaj regjim shtrati ne alpet e Shqiperise ndryshe shendeti i tij mer tatepjeten.Shifren e sheqerit ai e ruan shume sekrete,as gruaja s’e di.Ndimojeni se na mori ne qafe te gjitheve.
    Dr.Dietolog.

  12. Qitesi says:

    Z.Komini!
    E kuptoj gjendjen tende tani dhe mire ben qe shprehesh se eshte njerezore,edhe ne por jo si rasti gjyshit tuaj ndjese paste,kemi kush me shume a me pak ndjesin e gabimeve te atij regjimi,por mendjet e mencura falin dhe shohin perpara,dhe ne kemi 20-vjet keshtu te percare dhe me fryme urrejtje per njeri tjetrin.Keshtu nuk mund te ndertojme te ardhmen,prap te kerkoj falje per ashpersin e fjaleve te mia .Por duhet te kuptosh realisht se c’fare ndodhe tek ne .Tek ne pa frike qeveriset c;fare del sote e thuhet sote as qe behet fjale per vizion xhvillimi.Prandaj them dhe e perseris ketij vendi i duhen patriot e idealist,te zbuten dhe keto inate e urrejtje,ne emer te bashkimit kombetar.Sa per Kosoven kam shume histori une dhe shume shqiptare,jashte kur kam qene me sherbime studime dhe pune qe kemi bere gjate debatit edhe doktore e profesor me grada shkencore qe vetem te tilla nuk jane ,te djersisin e ulin koken.Hapur ta them sinqerisht NUK E DO POPULLI ne shumic qeverisjen e saliut dha ate ne vecanti.Eshte ai dhe vetem ai qe mbolli urrejtje per jugun,ka shume fakte per kete.Le te bashkohemi dhe te luftojme te keqen mes nesh,vota e ndershme e tregon nga anon ballanca e gjykimit per punen e kujdo qeverisja nga cdo krahe qofte.Te jesh mire dhe qetesohu.GEZUAR FESTAT dite me te mira do vine per kete popull te vuajtur qe edhe sote diskuton buken kur jashte edhe qenit i eshte merzitur mishi perdite.Memaljoti

    1. ermal komini says:

      per sa thua ke te drejte

  13. Claus says:

    E mbeshtes plotesisht iden tende o Ermal qe te varesh ne mes te Tiranes vrasesin e gjyshit tend. Shiko njehere se mos i gjen keta tek PD, se ajo fotoja e idhullit tend ne ate varke se bashku me familjen Hoxha besoj se kishte domethenie dhe ai qe ishte ulur ne kic ka qene per 35 vjet sekretar partie. Apo Ilir rusmajli djali i Cajup Rusmajlit, Sokol Olldashi nipi i Ministrit te arsimit te asaj kohe etj,etj. mos ti ze me radhe. Pra jam dakort me idene tende, se jam i sigurte se ish-sigurimsat dhe hierarkia e asaj kohe u fshehen ne siglen PD dhe aty mund ti gjesh. Do ti beje nje sherbim te madh vendit, se njerez si ty i duhen opozites. Sa per shefqet Pecin ai vdiq ne burg ne greve urie, Mehmet shehu u vra apo u vetevra nga ai regjim, pra hesapet qe ze ne goje jane lara me kohe dhe vaht. Sa per Gjinushin ai ishte ne aleance me Berishen ne vitet 92-97 apo ben sikur harron, perse nuk e vare atehere? Eh mer ermal do pak mend replika, nuk ta ka fajin njeri kur nuk ke mend.

    1. ermal komini says:

      bujar nishani ka mbrojtur bustin e diktatorit te shkolla e bashkuar ne vitin 1991

  14. Petrit Kola says:

    Radhen e kapacja. E ka parashikuar Profeti.

    Tuesday, September 22, 2009
    Rrembeni kopacet!

    Na genjyen, na shane, na peshtyne, na vrane, na grabiten, na lemeriten, na sakatuan, na poshteruan…
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    http://vertet.blogspot.com/search?q=rrembeni

  15. ermal komini says:

    edhe une e di qe berr isha eshte njeriu i serbeve por une bej gallate me ju te gjithe dhe ju i merni serjozisht

Comments are closed.

Lini një Përgjigje