Thaçi: Dora e Isa Mustafës është dorë e së kaluarës

28 Dhjetor 2010, 20:06Politika TEMA

Bisedoi: Muharrem Nitaj, BBC

Zoti Thaçi, do të doja që në këtë fundvit, ju, si njeriu i parë i ekzekutivit të shtetit më të ri në Evropë, të më jepnit një vlerësim për vitin e rëndë të Kosovës, vitin e dytë?

-Ishte një vit i përpjekjeve të mëdha, i një pune shumë vetëmohuese, por ishte një vit i suksesit të jashtëzakonshëm. Që në fillim të këtij viti ne filluam ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, një projekt madhor për vendin dhe qytetarët tanë, filluam projektin e realizimit të ëndrrave të qytetarëve të Kosovës, gjithashtu vazhduam me përpjekjet tona për njohje të reja për vendin tonë, kemi arritur në 72 njohje, jashtëzakonisht të fuqishme, pastaj vazhduam me përpjekjet tona për fitoren e jashtëzakonshme në GJND, duke njohur të drejtën ndërkombëtare të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa edhe në Asamblenë e Përgjithshme ishte një sukses solid për Kosovën.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe u ballafaquam me sfidat e rëndësishme të implementimit të kritereve demokratike të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe perspektivën tonë euro-atlantike.

Reformat kanë vazhduar gjatë tërë kohës, në ekonomi, legjislacion, por edhe në politikë, prandaj sot kemi vendin tonë vend demokratik, të sundimit të ligjit, të përpjekjeve në luftë të pakompromis ndaj dukurive negative.

Viti 2010 ishte për Kosovën vit i suksesit historic, në kuptimin e legjitimimit të shtetit dhe përpjekjeve sfiduese për zhvillimin ekonomik, por edhe për rendin dhe ligjin.

Z. Thaçi po më flisni për sukseset historike të Kosovës në vitin kur Kosova pati shumë sfida, një prej tyre është riaktivizimi i procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Haradinaj, një tjetër është shpërbërja e qeverisë, dorëheqja e presidentit, që në muajt e fundit u cilësia si krizë politike. Në fakt megjithatë u përballët me shumë vështirësi?

-Unë theksova në kuadër të suksesit jashtëzakonisht të madh që kemi arritur si shtet dhe shoqëri, kemi pasur edhe sfida, të cilat kanë qenë të koklavitura, por kemi arritur që bashkarisht t’i tejkalojmë.

Edhe dërgimi i padrejtë i z.Haradinaj në Hagë ishte një lajm shumë i keq për shtetin, për popullin e Kosovës dhe për familjen e z.Haradinaj. Unë besoj në pafajësinë e tij të plotë dhe kthimin e tij në shtëpi dhe në jetën institucionale të Kosovës.

Ndërsa sa i përket ballafaqimeve të tjera që kemi pasur, unë mund të them se as sot nuk dua t’i përzihem në asnjë rrethanë Gjykatës Kushtetuese në vendimin e vet sa i përket ish-presidentit Sejdiu në rastin e shkeljes së Kushtetutës, ka qenë një vendim i autoriteteve të pavarura kushtetuese dhe për mua ka qenë i respektuar plotësisht.

Zgjedhjet kanë ardhur si rezultat i largimit të presidentit nga presidenca apo shkarkimit të tij dhe në anën tjetër i braktisjes së institucioneve nga LDK-ja, nga presidenca, qeveria, kuvendi.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin të suksesshme, të vlerësuara edhe nga ndërkombëtarët, ka mbetur për t’u plotësuar edhe ai vakuumi i izoluar demokratik dhe pastaj të fillojmë implementimin e rezultatit zgjedhor.

Z.kryeministër, procesi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit ndoshta ka qenë procesi më i komplikuar që ka pasur ndonjëherë Kosova dhe për herë të parë kemi një kontestim të këtyre zgjedhjeve nga disa forca të caktuara politike. Nuk besoj të ketë qenë shumë komode për ju kjo?

-Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin zgjedhjet e para të lira në Kosovën e pavarur dhe sovrane, zgjedhje këto që arritën standarde të larta ndërkombëtare, të vlerësuara edhe prej SHBA-së dhe BE-së, si dhe prej mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, por në të njejtën kohë edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë të organizatës ENEMO.

Ishin sfidë, por i kaluam bashkarisht, nuk ka kontestime, ka deklarime mospajtuese me rezultatin, por kjo është mungesë ose e kulturës politike, ose shprehje e pakënaqësisë me rezultatin zgjedhor që kanë pritur disa parti politike dhe që nuk e kanë fituar besimin qytetar.

Unë besoj që tani jemi në proces të rinumërimit të votave dhe do të kalojmë në procesin tjetër votues në Deçan, Skënderaj dhe Drenas më 9 janar dhe menjëherë në javën e parë pas kësaj do të fillojmë edhe zyrtarizimin e koalicionit për qeverinë e ardhshme me mandat katër vjeçar.

Ky fundviti ju sulmoi në formë shumë të veçantë përmes një raporti të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, me akuza ndoshta të padëgjuara edhe për ju personalisht. Si e keni përjetuar raportin?

-Unë kurrë në jetën time nuk kisha dëgjuar diçka të tillë. Raporti i Dik Martit është një raport racist, proserb, gebelsian, duke sharë e sharë sa më tepër kundër shtetit të Kosovës, atij të Shqipërisë, drejtuar kundër kombit shqiptar, kundër konsolidimit dhe forcimit të shtetit, kundër njohjeve të reja dhe frymës euro-atlantike të Kosovës.

Pra, Dik Marti ka vazhduar aty ku e kishte lënë Sllobodan Millosheviçi, duke kryer argatin me shërbime të fshehta serbe, por në të njejtën kohë duke përpunuar këto të dhëna edhe në Rusi.

Janë paksa të ashpra reagimet tuaja z.kryeministër, në momente edhe emocionale. Më thoni për aspektin praktik se si ju eventualisht do të mund ta rrëzoni këtë që e quani raport racist?

-Këtë raport e rrëzon vetë realiteti, e rrëzon e vërteta dhe jo gënjeshtra dhe trillimi i Dik Martit. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë legale dhe politike për t’u ballafaquar me këtë padrejtësi, me një të pavërtetë prej më të rëndave drejtuar kombit shqiptar.

Unë do ta ndjek këtë çështje në kuptimin legal të ngadhënjimit të drejtësisë, mbi këto shpifje, intriga ndaj shtetit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon, por raporti i Dik Martit është drejtuar edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe kundër NATO-s, edhe kundër BE-së, presidentëve Klinton, Bush, kryeministrit Bler, gjithë personaliteteve dhe miqve që kam bashkëpunuar gjatë çlirimit të Kosovës dhe ndërtimit të pavarësisë, prandaj raporti i Dik Martit do të ketë pasoja për imazhin e shtetit të Kosovës, por e vërteta është në anën tonë.

Keni thënë se po i hapni dyert edhe për një hetim, nëse kërkohet?

-Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Këto shpifje të Dik Martit, të bartura nga libri i Karla del Pontes dhe shërbimet serbe janë hulumtuar tri herë deri tani, një herë nga Tribunali i Hagës, pastaj nga UNMIK-u dhe nga EULEX-i, kështu që është në interesin e shtetit të Kosovës transparenca dhe natyrisht të rikonfirmohet e vërteta.

Keni paralajmëruar ndjekje penale edhe ndaj Dik Martit, në momentin që atij do t’i skadojë imuniteti?

-Unë jam shumë i vetëdijshëm për imunitetit të Dik Martit. Drejtësia vonohet, por ngadhënjen. Do të punoj që mbi Dik Martin të fitojë drejtësia, në kuptimin legal, por edhe drejtësia e Zotit.

Z.kryeministër, po kalojmë në një çështje tjetër, e cila duket se do të jetë sfida e parë e juaja në vitin e ardhshëm. Menjëherë pas përfundimit të rivotimit në tri komuna në Kosovë, ju do të përballeni me sfidën e krijimit të qeverisë. Si do ta krijoni qeverinë dhe me kë?

-Unë jam duke punuar për krijimin e një qeverie shumëpërfshirëse, integruese dhe shumëetnike, që do të garantonte një funksionalitet në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Unë do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve dhe i falënderoj ata për besimin e lartë që kanë treguar për vizionin tim, duke shënuar një fitore të thellë të PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Kjo është një përgjegjësi shtesë, sepse zgjedhjet ishin referendum për qeverisjen time tri vjeçare, pra do të bashkëpunoj me spektrin politik shqiptar dhe joshqiptar, në mënyrë që të nxjerrim një qeveri të konsoliduar, një qeveri të stabilitetit, një qeveri integruese, që punon për Kosovën evropiane, reformatore, për një Kosovë me sundim të ligjit, për një Kosovë e cila do të afrohet shpejt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por për një Kosovë që meriton marrjen e liberalizimit të vizave në 15 muajt e ardhshëm.

Sa bukur tingëllon kjo që po thoni z.kryeministër. Më thoni, me kë do ta formoni qeverinë?

-Unë do të bëj qeveri me atë spektër që i përgjigjet kushteve apo platformës, prioriteteve që kam prezantuar në fushatën elektorale.

Unë kam prezantuar se do të vazhdoj investimet kapitale, tashmë për autostradën janë ndarë mjetet, rreth 275 milionë euro, do të vazhdoj për reformat në arsim, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, reformat në shëndetësi, pra do të ketë një qeveri që do të punojë për reformat demokratike për Kosovën evropiane.

Prioritetet e mia janë shumë të qarta, janë të një spektri të qendrës së djathtë, pra qeveria do të udhëhiqet prej një spektri që do të garantojë stabilitet, integrim, reforma, shumëetnicitet dhe natyrisht orientim të qendrës së djathtë.

Ndoshta një përpjekje që në qeverinë tuaj të ardhshme të ishin edhe dy aleancat, ajo e z.Haradinaj dhe e z.Pacolli?

-Mentaliteti i së kaluarës nuk do të jetë në qeverinë time dhe natyrisht edhe aventurier politik nuk do të ketë në qeverinë time, pra do të kemi një qeveri të prioriteteve të qendrës së djathtë.

Po spekulohet shumë për krijimin e një qeverie teknike, përsëritjen e zgjedhjeve në vjeshtë…këtë e ka kërkuar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. E përjashtoni një mundësi të tillë?

-Fillimisht zgjedhjet do të mbahen në Prishtinë në vitin 2013. Tani jemi duke ndërtuar një platformë që ta kthejë identitetin dhe dinjitetin e Prishtinës.

Jam duke punuar për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe nuk do të harroj për të ndërtuar Prishtinën, gjithashtu evropiane. Që ta nxjerr nga ky kolaps, nga kjo ngulfatje, nga ky kaos urbanistik, nga kjo keqqeverisje dhe nga papastërtia numër një në Evropë. Nga ky vizion i munguar evropian për Prishtinën.

Pra, fryma evropiane e Kosovës do ta përfshijë edhe Prishtinën në një të ardhme të afërt. Kjo, me një lidership të ri, me qeverisje të re efektive, duke mos u marrë shumë me politikë, por duke u shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit.

Kështu që unë do të punoj maksimalisht që në zgjedhjet e ardhshme në Prishtinë, të ketë një alternativë evropiane për Prishtinën evropiane dhe ajo të nxirret nga një qeverisje e një mentaliteti të së kaluarës.

Zgjedhjet janë me mandate katër vjeçar, zgjedhje këto të cilat tashmë e kanë marrë edhe legjitimitetin qyetar dhe natyrisht edhe mbështetjën e plotë ndërkombëtare.

Kryeministër, po më thoni se zgjedhjet janë mbajtur për një mandate katërvjeçar të qeverisjes, ndërkohë që kundërshtari juaj politik, Isa Mustafa ka deklaruar se ai nuk është i gatshëm t’ju shtrijë dorën e fitorës për këto zgjedhje…

-Ajo është një dorë e së kaluarës dhe unë i shtrëngoj duart me njerëzit e së ardhmes për vendin.

Megjithatë ai ka dalë i dyti në këto zgjedhje…

-Ka dalë siç ka dalë në krye të parties, përmes një revolucioni “jogurt” mund të them dhe të udhëhequrit e partisë në mënyrë demokratike, është diçka tjetër dhe mentaliteti i së kaluarës është diçka tjetër.

Ndërtimi i së ardhmes së vendit më mentalitetin e së kaluarës, është diçka e papërballueshme për frymën euroatlantike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Është vlerësuar se ndoshta njëra prej sfidave të mëdha të Hashim Thaçit në vitin 20011, do të jetë edhe përballja me dukurinë, e cila tashmë është cilësuar si dukuria e korrupsionit. Ju keni thënë se do të qeverisni me duar të pastra. Është një sfidë nëse do të themi se ju do të duhet t’i qëroni hesapet me disa nga bashkëpunëtorët tuaj në vitin e ardhshëm?

-Lufta kundër korrupsionit nuk është punë hesapesh, por është punë e sundimit të ligjit. Ne edhe më herët e kemi zhvilluar një betejë të tillë të ashpër kundër fenomeneve negative, në kuadër të shoqërisë dhe institucioneve kosovare.

Natyrisht se motoja jonë do të vazhdoj të jetë “zero tolerancë” ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kudo që paraqitet, në çdo rrethanë që paraqitet, në çdo nivel që paraqitet, në nivel qëndror, lokal apo edhe në mekanizmat të tjerë.

Prandaj, në këtë drejtim pres edhe mbështetjën e mediave të lira, shoqërisë civile, të të gjithë qytetarëve. Unë falendëroj qytetarët për besimin e patundur të treguar për vizionin tim për të ardhmën evropiane katërvjeçare të Kosovës.

Hashim Thaçi, po thuhet se viti 2011 do të jëtë vit në të cilin Kosova duhet ta përmirësojë imazhin e saj ndërkombëtar dhe t’u ofrohet më shumë strukturave ndërkombëtare. Kam parasysh këtu njohjet e reja dhe ndoshta edhe anëtarësimin e saj në OKB.

-Unë do të punoj që gjatë 15 muajve të ardhshëm, të fitojmë të drejtën e liberalizimit të vizave, që gjatë mandatit të ardhshëm Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe unë jam i sigurt për këtë.

Gjithashtu, që të afrohet sa më shumë me Bashkimin Evropian dhe OKB-në.

Është e vërtetë se raporti i Dik Martit ka qenë një goditje për imazhin e Kosovës, por ajo deri në ato momente kishte një imazh të lavdëruar dhe të përshëndetur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar, si histori e suksesit.

Unë kam kaluar nëpër sfida të tilla për vendin dhe popullin tim edhe më parë dhe do t’i tejkalojmë dhe të fitojmë bashkarisht edhe këtë goditje nga “racisti dhe proserbi” Dik Marti.

A po ju zvogëlohen apo po ju shtohen miqtë pas këtij raporti?

-Miqtë “pro lirisë” dhe pavarësisë së Kosovës janë të gjithë ata që na kanë mbështetur. Me akuza prej më të ultave, unë jam përballur edhe më herët, prandaj në do t’a vazhdojmë punën për integrimin e Kosovës. Përkundrazi, ëshë vetëm një mobilizim i ri kundër forcave “anti Kosovë” dhe “anti integrim të Kosovës” në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

I përmendët disa suksese të vitit që po lëmë pas. Ma thoni vetëm një, që ju synoni ta realizoni në vitin 2011?

-Viti 2011 do të jetë viti për Kosovën evropiane. Viti i reformave demokratike dhe do të jetë viti i liberalizimit të vizave. Do të jemi në muajt e fundit për meritat e liberalizimit të vizave. Do të kemi njohje të reja dhe do të kemi konsolidim dhe forcim të shtetit.

17 komente në “Thaçi: Dora e Isa Mustafës është dorë e së kaluarës”

  1. vangjel says:

    Ky sikur e ka nxjer SALIU nga hundet .Nuk e mendoja se sindroma e mashtrimit do perhapej kaq shpejt dhe ne Kosove.Me vjen keq

  2. Petrit Kola says:

    Ky eshte nje qenje midis Berishes dhe Metes.

  3. Luan.M. says:

    Thaci dhe Sala nje shkolle kane ate te UDB-se…

  4. Tomorr says:

    O zot cna ka gjet me keta demagog. Vetem llafe, sharje dhe aspak vepra. Zgjedhjet ishin me te mirat thote ky…ku e kam degjuar kete shprehje me pare…hmmmm…po Saliu. Keta sikur flene bashke.

  5. enovl says:

    Hajde konosh hajde ,normal qe nxensi del me zanatci se ustai, dhe ti o konosh i berishes , dole shejtan i madh o kuci , bravo, bravo , por do vij dita dhe si ti dhe ky superhajduti do merrni kembet dhe do ti bini kokes, por do jet vone, vetem shikoni te beni gati biletat per ne stratosfer, o plerat e kombit shqiptar….

  6. tekniku says:

    ju te nderuar komentues beni mire te zgjidhni malin me halle te shqiperise dhe lereni rehat KOSOVEN sidomos ne keto momente.Saliu eshte i yni nuk ka te beje me ta,ne “zgjidhem ” hallet tona dhe tani po i japim nje dore Kosoves.Shut the f…ck up.Nga mentaliteti pro perendimor ata jane te pakten nja dy dhjetvjecare para nesh,pra lereni ti zgjidhin vete punet e tyre.Merruni me dopjo gjashten qe u ka mbetur ne dore per 20 vjet Berishen.

    1. Ediruci says:

      GJYNAH QE TEKNIKU NUK E KA NE DORE QE TE HEQE SALIUN E TE VERE LAKURIQIN.TE GJITHE HOMO-t JANE PRO EDIT.E GEZOFSHIN.

      1. ZAK says:

        More Ediruc, nuk e di se ku jeton ne token Shqiptare apo ne hene. Ne se jeton ne Shqiperi duhet ta keshte pare se si ai “lakuriqi” e ktheu Tiranen e Saleve (berisheve, kelmendve e Brojkave) nga nje hale/shurrtore (te me falni lexues por keshtu ka qene) ne nje qytet qe mund te jetohet dhe ta ka enda te kthehesh e te jetosh. Dhe kjo syndrome e punes qe ka bere ky “lakuriqi” fatmiresisht eshte perhapur ne te gjithe Shqiperine. Te gjithe po mundohen dhe ne fakt e kan kopiur Ed “lakuriqin” ne punen qe po behet neper qytetet e tjera. Edhe dy gjera per lakuriqin: ato foto te bera ne kohen e diktatures kur Sal shetiste ne varken e familjes hoxha (sa i pabese, e i peshtire paska qene ky neri me emrin Sale) tregojne trimeri dhe disidence te paster nga djaloshi Edi Rama. E di se çfare e priste djaloshin Edi Rama ne se ato foto do te binin ne doren e sigurimit dhe te Partise se Sales?
        E dyta veten regjimet komuniste dhe fashiste hyne ne kaq thelle ne jeten private dhe kjo eshte e frikshme. Cili eshte mesazhi qe marr une qytetari i thjeshte? Eshte e trishtueshme te mendosh se si perkrahet nje regjim i tille. Se kush e perkrah dihet. Por jo kurre njerzit e ndershem ama. Z. Duka

    2. ermal komini says:

      saliu ka nderuar ilacet nuk do te jete aq agresiv

  7. David says:

    Me duar te pastra thote Thaci ky binom i se keqes shqiptare qe me paturpesi thote se e ka votuar Kosova,sa turp kur mbi 60 perqind e kosovareve bojkotuan zgjedhjet, tregon per nje moral alla berisha-milloshevic.Do te qendroj deri me 2013 thote Thaci sikur ka fituar 2/3 3 paqrlamentit,nje triumf i peshtire nga mbetjet enverite ne Kosove.Thaci nje kontigjent i burgut per krimet makabre qe i ka bere shqiptareve,mburret se do te krijoje qeverine e ricikloje krimin,sa paturpesi e pafytyre.

    1. tekniku says:

      How f…in do you know that?Nuk kemi degjuar qe Thaci paska bere kaq krime o filo serb me emrin e madh David

  8. Ediruci says:

    Luan.M… PSE NUK E SHKRUAN TE PLOTE EMRIN?
    ATJE NE SHKOLLEN E UDB-se,ESHTE PROFESOR SHOKU EDI?
    NUK RREZOHET SALA NGA VEMJET….

    1. ermal komini says:

      saliu nuk di te ngase bicikleten

  9. SKENDER BEU says:

    KUR FLISNI PER EDIN FLISNI LAKURIQI.PO U PYES JOTEME SI JU POLLI ,ME ROBA APO LAKURIQ?TURPI I NJERIUT NUK VJEN NGA ATO DY GIDHT MBULESA QE MBAN PARA E PRAPA ,POR NGA MORALI I TIJ ANTINJERZOR.KAFSHET MENDOJNE SE PO QE LAKURIQ DO FILLOJNE SEXSIN.NJERIU SEKSIN EKA TE LIDHUR ME NDJENJEN E TIJ DHE E KOMANDON ATE EDHE LAKURIQ TE JETE,NDRYSHE NESE KOMANDON DOT NDJENJEN SEKSUALE DHE JEPET NE CDO RAST QE SHEH LAKURIQSINE ESHTE VECSE NJE KAFSHE.PO AI ESHTE ME MORAL LAKURIQ TE HAPUR NJERZOR DHE JO I FSHEHUR DHE I PRAPASKENAVE SHPELLARE QE DIKUR BENIN SEKS ME DHITE DHE TANI NA HIQEN TE MORALSHEM.HIPOKRIZIJA NJERZORE E VESHUR ME POLITIKEN E DENIGRIMIT TE KUNDERSHTARIT ESHTE AJO NDJENJE E FSHEHUR SEKSUALE E PARE NGA FROJDI QE NE FEMININE E NJERIUT QE TREGON KOMPLEKSET QE KA AI PERSON.AQ ME KEQ NESE KY PERSON BEHET PERSON PUBLIK SI KRYEMINISTRI YNE DALLKAUK APO SANCO PANCA META QE MENDJEN E KA TE MBUSHE BARKUN ME VJEDHJET SHOQERORE.CDO RAST I TILLE HI[POKRIZIA DHE UREJTJA E KUNDERSHTARIT KETHEHET NE NJE SEMUNDJE E SHOQERISE QE PARAPREGATIT DIKTATUREN DHE PER ME TEPER QE SHKATRON JO ME INDIVIDIN PSIQIKISHT SEPSE AI TASHME ESHTE I SHKATRUAR POR DHE SHOQERINE NGA PIKPAMJA EKONOMIKE-POLITIKE ARSIMORE DHE FINANCIARE.NE KETO KUSHTE E VETMJA MUNDESI QE KA SHOQERIA PER TE SHPETUER NGA KJO SEMUNDJE ESHTE TE IZOLOJE SA ME PARE QELIZEN E SEMURE TE SAJ INDIVIDIN KRYEMINISTER DHE NESE AJO ESHTE E PAPREGATITUR TA FUTE NE BURG TE PAKTEN DUHET TA FUTE NE CMENDINE DHE TU HAPE DEREN NJERZVE ME MENDIM TE HAPUR TE LIRE DHE QE NUK KANE DROJE SE SI JANE VESHUR ME KOSTUM APO ME BREKE,ME RROBA TE REJA APO ME ROBA TE VJETRA,MJAFRON QE ATA TA NDJEJNE VEHTEN QE JANE PJESE DHE SHERBETORET E KESAJ SHOQERIE QE DI TE VLERESOJE.

  10. Dino USA says:

    Te dashur Kosovar.Lejeni Z. Thaci te punoje.Ka dhene provat e punes ne situatat me te veshtira mos kujtoni se enderrusi tjeter i kolltukut,eshte burre me i zoti se me i mire jo se jo Te gjithe kujtojne se po te ishin ne vend te Thacit do benin me shume…Disa mendojne se do benin mrekullira.Mos more..Kosova sapo ka dale nga kasaphana serbe,eshte e shokuar si nje dele qe arratiset nga tmerri i gjakut dhe i ujkut.Lereni Thacin te punoje zoterinj Kosovar.Serbi ate do ngridjet tuaja….!

  11. Claus says:

    Ku e gjeti formimin ky shites döner-kebap ne stacionet e trenave te Zyrihut? Ka ndjekur universitetin shqiptar te zyrihut ku asnje semester nuk e ka cuar deri ne fund. Eshte bere kopja e Sales, ja ka futur kember ne nje kepuce Sala me ane te Lul Bashes i cili ja ka marre vesh bemat ne Kosove.

  12. ZAK says:

    Dore e kaluares eshte ai qe ka mendesite e kaluares, ato mendesi qe thone se qe shteti jam une dhe te tjeret , pra poulli eshte turme. Dore e se kalures eshte ai qe nuk respecton demokratine dhe nje sistem pluripartiak demokratik. Te sulmosh liderin e zgjedhur demokratikisht nga nje partie kryesore do te thote qe sulmone partine , ate parti qe e ka zgjedhur dhe qe aq shume i ka dhene Kosoves. Dhe kete e bejne ata qe kane mendesine e se shkuares, ate te partise shtet. Ketu z. Thaci eshte edhe hipokrit se me ate parti ishte ne koalicion deri dje. Dhe jam i sigurte qe ne se z.Mustafa do te pranonte nje koalicion Ai, pra i njejti z. Mustafe do te ishte njeriu i progresit dhe i te ardhmes per baca Ashimin. E ardhmja politike ne Kosve eshte per ata lider qe ne programin e tyre kane:
    Jo bisedime pa u hequr nga kushtetuta e Sebise pjesa qe sanksionon Kosoven si pjese e Serbise; Serbia duhet te keroje falje publike per genocidin dhe spastrimin etnik te Kosoves. Kaq shpejt u harrua kjo? jo bisedime pa u kthyer pasurite e grabitura te Kosoves; pa u kthyer demshperblimet e luftes dhe regjistra kadastral. Po te humburit eshqiptare te Kosoves gjate luftes ? E sa e sa pyetje te tjera. Pra lider jane ata qe kane shpatulla dhe gjoks te perballen me keto sfida ne raport me Serbine dhe komunitetin nderkombtar dhe me papunsine dhe ekonimine ne plan kombetar.

    Ne se Thaci do qe te hiqet si lider modern ai kursesi nuk duhet te inicioje akuza personale ndaj liderve tjere kosovar neper mediat Europeane. Po Ai nuk mund te behet ç’ka ne te vertete nuk eshte .
    Pershendetje Z. Zuka

Comments are closed.

Lini një Përgjigje