Berisha: Opozitës i ofruam të gjithë mundësitë për hetimin e zgjedhjeve

28 Dhjetor 2010, 19:42Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se opozitës i janë ofruar të gjitha mundësitë për të hetuar zgjedhjet. Berisha tha se mazhoranca është e vendosur për të zbatuar vetëm ligjin.

“Opozitës i janë ofruar të gjitha shanset dhe mundësitë. Por javën e fundit ajo kaloi haptas në dogmën e Franc Kafkës. S’ka asnjë paburrëri më të madhe sesa të zëvendësosh fjalën hetim me kontroll, por askush nuk mund të hetohet pa fakte. Ky është rregulli themelor. Duke i ofruar opozitës të gjithë hapësirat, kemi vendosur të zbatojmë ligjin, shtetin ligjor dhe Kushtetutën e këtij vendi”, tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha ka bërë një përmbledhje të vitit që po lëmë pas. Ai tha se heqja e vizave ka qenë arritja më madhore. Berisha deklaroi se opozita ka punuar kundër heqjes së vizave.

“Viti 2010 është viti i reformave të thella. Heqja e vizave për ne ishte më e vështirë se për çdo komb tjetër pasi ishim i vetmi vend i panjohur dhe i izoluar, ku ekzekutoheshin të rinj dhe të reja edhe pasi ishtë hequr dënimi me vdekje, ku krimi dhe mafia u bën subjekt i librave dhe qindra e qindra artikujve. Ishte e pamundur se në tetë vite në pushtet paraardhësit tanë nuk lëshuan dot një çertifikatë elektronike dhe një pasaportë biometrike”, u shpreh Berisha.

Kryeministri tha se procesi ishte i vështirë pasi u pengua nga opozita.

“Ishte e vështirë sepse opozita u angazhua me të gjithë potencialin e saj politik për të bllokuar dhe shkelmuar një interes që ishte jetik për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. E gjithë beteja absurde e njëjtë me zhvillimin e veprave të Freanc Kafkës kishte vetëm një qëllim, të bllokoheshin vizat, pasi nëse vizat do jepeshin, do realizohej premtimi më i madh personal i Sali Berishës dhe do ishte katastrofë për opozitën. Për të bllokuar vizat, nuk u njohën zgjedhjet, u bojkotua parlamenti dhe u bë greva e urisë pikërisht në muajin kur KE do të merrte vendim për heqjen e vizave”, tha Berisha.

17 komente në “Berisha: Opozitës i ofruam të gjithë mundësitë për hetimin e zgjedhjeve”

  1. Marku.M says:

    ZGJOHU, ZGJOHU O populle frikacak…Sali serbi te beri femijen prostetut, djalin te burgosi ne bodrumet e grekut, Te solli (kolonel Janollaton) Te nxori eshtrat e teparve, qe luftuan me grekofonet, Te shiti gjithe “CKA” ke serbet ke dajollaret e Shkelzemit, muljona euro mer Sala me Fazllicin per DETIN…CPERISNI Cobenet rumun e bene ate qe dushe bere me Causheskon,,Eshte shume kollaj te mberthejme 3, tre kryqe kryqe Aty ne kali Skenderbeut…

    1. Ediruci says:

      ZGJOHU O MARK NGA EDILAKURIQOFILIA.
      SHKO MESO SI TE SHKRUASH SHQIP. TE PAKTEN MESO SHQIPEN E ATIJ QE DEL NUDO PLAZHEVE DHE AKUZON TE SHOQEN SE KA MBETE BARSE ME KRISTAQIN(TE PAKTEN BESO BAZEN)

  2. varketari i Drilonit says:

    Sal-iu tha qe i krijoi opozites te gjitha mundesite qe te beje hetimin, por nuk tha qe vuri nje kusht- materialet zgjedhore do ti merrni vetem pasi ti kete “sistemuar” me pare pioneri i Sal-iut. Po pe se ato i shikon me pare opozita dalin te palarat- vjedhja e votes. Kjo situaue krijon rrezik e pasiguri per familjen. Me qe ra fjala per familjen sot kam pare nje karikature me diciture ” Argites dhe Skelzenit i dhurojme nje makineri per numurimin e parave qe te mos lodhen duke i numeruar me dore.” Gabim me te madh llogjik nuk mund te gjesh. Ata nuk kane nevoje per makine numerimi por per peshore. Ndihmoinh o njerez se u keputen te shkrete duke numeruar fitimet.

    1. Teodor Nushi says:

      Varketar i Drilonit! E keni gabim. Argita dhe Shkelzeni, makine per te numeruar parate, jo se jo, por edhe per peshore nuk kane nevoje. U duhet nje nga ata kubiket qe shitesit e druve masin drute e zjarrit. Ata i iventarizojne parate me metra kub. Dhe te gjitha keto para jane te lagura, ose me djersen ose me gjakun e shqiptareve. asnje dhjeteshe nuk e kane te paster.

      1. faslliu says:

        Me duket se ne dalje te Elbasanit ka ngelur e pa prishur nje peshore per trenat e mineraleve.Kjo besoj se do tu beje pune

  3. enovl says:

    Mbaj fjalim si bilbil gjyzari o sali shpellari, por mos harro ditet i ke te shkurtera , o enver i dyte, nese ate varrqenin e hoqen zvarr te derdhur ne bronz , ti o flori do kesh fatin e madh per se gjalli o katran me boj, hiqu nga ky popull e lere te qet ,o te heqt perendia ishalla…

  4. B.B says:

    Sklupturen e Enver e hoqen zvarr…Causheskun e Elene me plump bresheri….Kurse Salen me serbe-Liri populli do te mberthej me GOZHD aty ne bishti kalit me fytyr ish-skluptur e Enverit…

    1. Ediruci says:

      TANI E TUTJE,VETEM SHKRUAJ “BB”SE FJALET E TJERA QE TI PERSERIT SI REFREN I DIME TE GJITHE.
      PA MESUAR SHQIP,EDHE LAKURIQIT NUK I DUHENI.

  5. Dria says:

    E kuptova!
    Raporti i Martit, pa fakte! Nuk mund të hetohet! Sigurisht, sepse nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
    Me këtë i tregon Europës se kur nuk ka fakte, nuk hetohet, duke pasë parasysh e BE e di që nuk ka fakte në rastin e Martit. Kështu kutitë nuk kanë për t’u hapur asnjëherë.
    Nëse dikush mund të pyesi çfarë lidhje ka kjo. Hem, gjithë ai, gjoja biznes me jugot në Tiranë!
    Çfarë rastësie nga dajat serb!!!

  6. tekniku says:

    Pirdh ,pirdh te cfryhesh.

    1. Ediruci says:

      TEKNIK PER GJITHCKA, SI XHAXHI ENVER(EDHE PER PORDHET)

      1. tekniku says:

        hello edilluci.are you alive?

  7. SKENDER BEU says:

    TI ENDRUC DUKESH QE ZHGRYESH NE BAJGAT E SALIVICIT SI NJE DERKUC.ME SA DUKET NUK DO JESH I PD SE SALISE POR I TE MENDEROSURES LSI-SE.QENKERKE NJE NJERI I TRASHE DHE VULGAR MOS HARO MSE NESER KETA QE SHAN DO TE JAPIN PRAPA MISER OSE PANXHAR.PO RI O QOR I BIBES QE NUK SHEH TEJ HUNDES SE TIJ E DIME QE KUR TE VIJE DITA DO TE FSHIHENI SI MINJ.POR ME KETE TE KEQE QE I KENI BERE KETIJ POPULLI TE GJORE DO DETYROHENI NESER TE HANI TE PEGEREN ME DORE.KRUHENI SIKUR TE JINI TE MBUSHUR ME PLESHTA DHE MORA NE ATO PARTI HAJDUTESH ,ME KRIMINELE DHE HORA.LLUMI I KOMBIT ISHIT DHE NE LUFTEN CLIRIMTARE PALE TANI QE JU KA CMENDUR FARE AI FYTYRE SPECI QE FLETGJITHMONE VERESIJE SEPSE MENDON JU KA TE GJITHVE JU SI GURE TESPIJE,USHTARE TE PJERDHUR NGA KOKA DHE TE CMENDUR QE KENAQI ME EREN QE AI U KA FENDUR.

    1. faslliu says:

      O Gjergj me pelqen se paske rime,por ke harruar te shtosh se ata jane b…q.

  8. Qitesi says:

    O ZOT! Nuk degjohet ky lloj specie na eshte bere neveri.Kaq naiv na panden te gjithve ky kerme felliqesire qe po na ul perdite imaxhin si shqiptar qe me shume mund e ka ngritur secili ne emigracion misione paqeruajtese e kudo me pune te ndershme .Ku eshte rritur ky more. O ZOT NDIHMONA mere shpejte ne ate jete ki gjynah per kete Popull.Memaljoti

  9. brace says:

    sekretari i byrose,sh sale eshte burrec,rrencak mashtrues,shpifes mendon se me kto prralla te neveritshme do ta shtyej kohen,por jo me ne funde OPOZITA se bashku me votuesit e saje,do te zgjohet nga gjumi,do te filloje protestat,do te jene te pa fundme deri ne largimin , perfundimtare te ktije banditi komuniste,klyshe i familjes,dulle kriminelit,kjo u provu me fotografite qe u ekspozuan ditet e fundit e pane te gjithe shqiptaret,kudo qe ndollen,provuan mashtrimin,e fajsine qe ka para shqiptarve,zdo te jete e larget dita,per kto do te marrin ate qe meriton ai e sherbetoret e tije burgun.

    1. faslliu says:

      Me vjen mire qe embani vetem me gajret,por keni dy vjet gjurmet gjurmet dhe ujku gjekundi.Nuk jeni per ate pune,e lodhet miletin.Mos u hallakatni kot neper rrethe.Vetem ne Tirane ne strofkullen e se keqes,duhet vepruar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje