Një raport i turpshëm me historinë

6 Janar 2011, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje gazeta RD mbushi 20 vite. Në historinë e shtypit shqiptar, por ndoshta dhe  botëror, ajo do të mbetet e vetmja gazetë e cila i shërbeu lirisë së shtypit vetëm një ditë, vetëm me një gjest, me daljen e saj. Më tej, ndryshe nga shumë simotra të saj në lindje, ajo nuk arriti të mbetet simbol i lirisë së shtypit, por degradoi në një gazetë perverse partiake. Por dhe me kaq, dhe me lindjen e saj dhe me gjestin e një gazete që filloi të thyejë monopolin e shtypit komunist, ajo bëri boll dhe ne duhet ta respektojmë lindjen e saj si histori dhe jo historinë e saj, e cila ka plot shembuj përçudnues kundër lirisë së fjalës dhe është thuajse një emblemë e jo-profesionalizmit në gazetari.

Por dhe në 20 vjetorin e saj, njeriu që ka diktuar raportin e kësaj gazete me të vërtetën, prodhoi sërish një ngjarje të shëmtuar. Dekoroi në mënyrë të paqartë disa gazetarë dhe kontributorë të fillimeve të gazetës RD, ose më mirë të them, grupin e gazetarëve të parë që u përjashtuan nga vetë ai prej RD në korrik të vitit 1992. Nuk e kam problemin me inkonsekuencën politike të Sali Berishës se ajo është temë bajate. Problemin e kam me raportin e tij me historinë dhe të vërtetën e fillimeve të asaj gazete. Siç e theksova qysh në fillim, ajo gazetë ka rëndësi vetëm se është e para, dhe si e tillë përkujtohet si histori. Por tutori i kësaj gazete duket se është i vendosur të mos ketë asnjë respekt për të vërtetat e historisë, por kërkon t’i shikoj ato gjithmonë në funksion të konjukturës politike. Nuk ka bërë gabim që ka dekoruar Frrok Çupin apo Ben Blushin, por dekorimi i tyre tani është thjesht një mesazh politik për të treguar se ai i vlerëson njerëzit vetëm kur janë delfinë të tij dhe jo kur janë kundërshtarë të tij. Frrok Çupi dhe Ben Blushi vërtet kanë punuar disa muaj tek RD, por pastaj i kanë dhënë jetë një gazete tjetër shumë të egër dhe të ashpër me Sali Berishën, dhe nëse Berisha kishte ndonjë respekt për ta dhe historinë e kësaj gazete, le t’i dekoronte ata kur i kishte kritikë. Nuk dua ta merrem me gjithë ata që janë dekoruar, pasi janë e njëjta tipologji, janë njerëzit politikisht korrekt sot me Sali Berishën. Por ndërsa këta ishin gazetarë dhe disa bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetës, Kryetari i Këshillit Botues dhe themeluesi de facto i gazetës RD, Preç Zogaj, nuk u përfshi në këtë listë. A ka gjë më të shëmtuar të diskutosh për historinë e një ngjarje dhe të shmangësh themeluesin nga e vetmja vlerë e kësaj gazete, pra që është thjesht themelimi i saj? Bashkë me delfinët e sotëm të Berishës në gazetën RD themelues ka qenë dhe gazetari më aktiv i medias së sotme dhe i 30 viteve të fundit në gazetarinë shqiptare, Filip Çakuli. A ka gjë më jo serioze të shmangësh nga vlerësimi një njeri që vazhdon të mbetet gazetar dhe të vlerësosh ata që janë bërë politikanë apo punonjës shtypi të partisë në pushtet?

Në mbledhjen e parë themeluese të RD tek Lidhja e Shkrimtarëve ishte dhe Lazër Stani, i cili më vonë ishte dhe kryeredaktor i RD-së. I tillë ka qenë dhe Afrim Krasniqi. Vetëm se këta njerëz sot janë me një parti joqeveritare, injorohen sikur nuk kanë ekzistuar. Nuk dua të flas më tej për listën e gjatë të kryeredaktorëve dhe zëvendësve të tyre që kanë rezistuar për 20 vjet duke tentuar të zbusin llumin e nisur nga zyra e Berishës. Shumë prej tyre janë të heshtur dhe të mënjanuar, por jo kritikë të Berishës. Dhe ata lihen jashtë liste vetëm pse sot nuk janë në listën e njerëzve që Sali Berisha po përdor për pushtetin e tij. Duke i lënë jashtë, në një farë mënyre u bën nder, por turpëron dukshëm ata që po keqpërdor si njerëz me “merita” për një gazetë, së cilës siç e thashë i ka mbetur emri i tillë, thjesht se shënoi lindjen e shtypit pluralist në Shqipëri. Ajo i ngjan asaj pilivesës së bukur që jeton vetëm një ditë, aq sa prek ëndrrën e saj për të fluturuar e lirë. Ditët e mëpastajme të saj janë ditari më i tmerrshëm i mungesës së lirisë së shtypit, dinjitetit profesional dhe kulturës së të pavërtetave për nevoja politike. Ajo ishte e lirë dhe e pafajshme vetëm ditën që lindi. Më tej ajo është biografia e autorizuar e Sali Berishës si politikan, si pervers, si hakmarrës, si autoritar, si despot politik dhe në fund si kameleon. Si gjest për lirinë e shtypit vlen vetëm dita e parë e jetës së saj. Si arkiv për betejën e Berishës kundër shtypit dhe të vërtetës vlen jeta e saj 20 vjeçare. Si kulmim i turpit me historinë e saj vlen festa e djeshme.

40 komente në “Një raport i turpshëm me historinë”

  1. edi palokja says:

    Tutori berisha dhe prostituta e tij RD Me vjen keq per ata qe u dekoruan sepse duan apo sduan u sterpiken me cikla m… te sali berishes , por gjithsesi askush prej nesh nuk e harron nje armate te tere gazetaresh qe edhe pse i ka harruar udheheqesi ( sic do te harrohet ai kjo eshte e sigurt) qe kane dhene kontributin e tyre ne nje kohe qe ata dhe ne e quanim te drejte kete kontribut per kohen si prec zogaj , sami neza, nebil cika , shemsi peposhi… oh sa e gjate eshte radha e atyre qe sot sjua di kush per nder prej mosmirenjohesve citake te kallepit berishist

  2. edi palokja says:

    Ore po ate ermal dibren se dekoroi ky kopili,qe gazetar i mire vtem mut nxirrte prej goje sa here qe fliste

  3. Epirioti says:

    U mbarse mali e polli nje mi

  4. Petrit Kola says:

    Sunday, July 22, 2007
    Te shkrihet PD-ja !

    Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene “Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij”.
    Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
    Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
    Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste…. Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.

    Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
    Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.

    Petrit Kola
    [email protected]

  5. tekniku says:

    Radikalizmi ne politike asnjeher nuk eshte pozitiv.

  6. tropoja says:

    nazi nazi nazi nazi dhe komentin si nazi e paske bere .ik o legen mos e lexo meron merru me fahri balliun dhe fevzon

  7. genci says:

    moni koke-leshi qenke edhe gjeloz qe mero i paska rregulluar punet e tija . ke te drejte qe ankohesh se motra jote ngeli te semaforat per 2000 leke te vjetra

  8. piro epirjoti says:

    obo bo cfar kafsherie . Ja fytyra e vertet e shpellarve

  9. Pelivan Barjamaj.USA says:

    Z.Mero baze,une te falnderoj si gjithnje dhe si te gjithe ata qe te duan dhe te respektojn……Uroj me gjithe zemer tu prije shendeti ju dhe atyre qe doni ju,per te miren tuaj dhe te familjes tuaj,per te miren e gazetes Tema,per te miren e Shqiperise,per te miren tone. Une,sinqerishte s’te kam dashur me pare dhe pse penen t’a lexoja vjedhurazi,por s’t kam share kurr si disa qe i shof ne komente(I lexoj,por me pare ze hundet me gishta!) Dhe dua te te siguroj qe,tedua dhe per kohen qe s’te kam dashur,sepse ju fhikulloni paster majtas dhe djathtas.
    Tani,rreth shkrimit tuaj kam nje pyetj thjeshte per te shuar kureshtjen…. Keta qe u dekoruan a tha ndonjeri qe pse s’u dekorua themeluesi i gazetes Zp.Zogaj,apo kr.redaktori isaj Z.Filip Cakulli dhe me pas t’a kete refuzuar dekoraten?!

  10. Pelivan Barjamaj.USA says:

    Nje korigjim ne komentin tim….Kam dashur te theme,- Themeluesi i gazetes z. Prenc Zogaj

    1. Epirioti says:

      Preç Zogaj i thone, jo Prenç Zogaj

  11. Eugen says:

    po tu thafte goja mor NAZI-st. po turperove shqipen e shqiptaret,se per vete dhe sikur te teseren pd te te kete dhene ste iken turpi i shpirtit…pu pu ptu..xhidi edepsez

  12. SHQIPERIA MBI TE GJITHA says:

    DEKORIMI ISHTE NJE EVENT TRAGJIKOKOMIK NGA ATO QE VETEM BERISHA DI TE ORGANIZOJE …ASHTU SI FESTA PER LEVIZJEN E DHJETORIT KU I VETMI DHJETORIST ISHTE UDHEHEQESI YNE I LAVDISHEM .DUKET SE BERISHA PO ECEN NE HAPAT E IDHULLIT TE TIJ UDHEHEQESIT TJETER TE LAVDISHEM . ( CNA E MOREN SHPIRTIN NEVE KETA TE LAVDISHMIT…..)

  13. Labi says:

    TY NAZI KUSH FIKA THENE KETO SEKRETE ? GRUAJA JOTE JOT MOTER APO JOTEME. BYTHLEPIRES I SALIUT

    1. Epirioti says:

      Jo kaq rende lapush se nuk mban dot shume i gjori. Perdor fjale te lehta, fale o zot se aq di njaziu i shkrete, helbede njeri pa shkolle, i thone bej kete ate ben. Mos e rendo shume se sharjet ulin nivelin e bashkebiseduesve te tjere. Me shume komente dhe ngjarje nga jeta e perditshme, mos u merrni me ata qe duan ta bejne kete SITE te degradueshem.

  14. SHQIPERIA MBI TE GJITHA says:

    IK OR MONI MBARO 9-VJECAREN E MESO TE SHKRUASH SHQIPEN .SE TE LARTEN ,E MASTERIN E KE NE XHEP BESOJ .NUK KE TRU TI TE KOMENTOSH MERON ….

  15. tani says:

    mos u merrni me mon kukaleshat dhe nazi-stet e perbindshit Sali Berisha!
    Mero Baze eshte gazetar i rrall si talent, por mbi te gjitha ,Ai eshte nje trim dhe luftetar pothuaj se i vetem, ne Shqiperi, qe i ka dal kucedres ,Sali Bisha, ball per ball , ne nje lufte te pa barabart me mafjen berishiste qe ka ozurpuar pushtetin !! mon kukaleshat dhe nazit, jane pjese e mafjes ne pushtet dhe si neperka , mundohen te helmojne kedo, qe nxjerrin ne shesh krimet,mashtrimet,djallezit,shpifjet,trillimet,kercenimet dhe babezine per te vjedhur Shqiperine, nga banda super mafjoze e Sali Perbindshit!
    Por do vi DITA qe edhe Sali Kriminelin, populli do ta terheq zvarre, njelloj si babain shpirteror te tij,Enver Hoxhen!

  16. Luan M. says:

    Un Luani propozoj shqiperis i duhen vetem e vetem 5burra si Avni Rrustemi,Ate qe beri Avniu ne mezin e parizit ne 20 maj 1920 me brumin e tipin e Sales (Esad Pashe Toptan)..

    1. huri says:

      Neve na duhen burra dhe gra si puna jone>Ne jemi me shume se sa ka mbledhe Sali kameleoni rreth vehtes.Por horrat sapo ulen ne tavoline ,i kane ndare detyrat dhe jane marre vesh per te ndare vjedhjen e rradhes.Kurse ne,kujtojme se na mjafton qe jemi te ndershem,dhe ne pergjthsi nuk biem dakord,me e lagu,se lagu.Prandaj mbijetojne Saliu me pleshtat e tij,qe na pijne gjakun

  17. HANXHARI says:

    Sali si Enveri..Dje Enveri thoshte se ;” shqiperia esht me bollek,ishesim europes grur,perime dhe hekur nike e shume brocka..Sali serbi thot se qeveria ime eshte me e sukseshme ne europ e ne bote..Kurse Un them se:” Salen dhe qeveritaret e ti(halabaket) te benjme nje kopshte zologjik,bota i benjne me kafshe, Ne mezin e Tirane, aty ku eshte kali i Skenderbej dotejete nje nga kopsht zologjik me te preferuar po e po ne europ por dhe ne bote “kopsht zologjok me fytyr njeriu dhe me mendje e trup kafshe…Kush ka mendi tjeter?

    1. Skender Koci says:

      4 milion % dakort.

      1. Agimi says:

        Luani dakort me ty! Por me filozofin e “Avniut” eshte shum e embel,Une Agimi propozoj patjeter do te ndyhen LITARE te gjithe ne rresht ne mezi i Tirani TI VAREM PER KEMBE DHE TI LEME DERI SA MIZAT TE NGAOIN ME GJAKUN E HALABAKVE DHE TE (Spiuneve agjenteve) C’fare thoni ju?

  18. Agimi says:

    Luani dakort me ty! Por me filozofin e “Avniut” eshte shum e embel,Une Agimi propozoj patjeter do te ndyhen LITARE te gjithe ne rresht ne mezi i Tirani TI VAREM PER KEMBE DHE TI LEME DERI SA MIZAT TE NGAOIN ME GJAKUN E HALABAKVE DHE TE (Spiuneve agjenteve) C’fare thoni ju?

  19. Skender Koci says:

    Une jam me Xhafer Deven.

  20. Andrea Stefani says:

    Sa inat me vjen qe Berisha nuk me dekoroi mua. E them kete sepse, ne fakt, une me kritikat e mia po e mbaj ne pushtet Sali Berishen.

    1. gjoleka says:

      po ti je budalla….si te te dekuroj doktori !!!!!!!

  21. Nabukodonosor says:

    Sali Berisha eshte kelysh i Enver Hoxhes dhe normale qe do te ndjeke hapat e tij edhe ne kete rast.Po ta kishte ne dore Precin,Filipin,Meron dhe gazetaret e tjere kunder do ti zhdukte.

  22. huri says:

    Zotrinj!Mjaftojne Editorialet,Opinionet,Antenat e Meros ,qe i zbathin gjithcka Sali Berishes.Gjithcka tjeter,duke perfshi komentet tona te vyera,na bindin qe ka shume qe mendojne si Mero edhe si ne.Kjo do te thote se nuk do te zgjase edhe shume Dhimokracia ala Sali Berisha dhe ala Lukashenko.Ne jemi me shume se sa ka ai pusht qe quhet Sali Berisha.Se te gjithe militantet e tij u reduktuan aq shume ,sa mbeten vetem nje grusht pleshtash e vemjesh qe sillen brenda familjes se tij biologjike,dhe krushqive qe kane lidhur Liria me fondacionin e saj mafioz,Argita me pederastaet qe grumbulloi rreth vehtes dhe Shkelzeni me ushkuret e vjeter te Saliut te pare president

  23. huri says:

    Gazetes TEMA,per tia lehtesuar punen:Nje foto atje ku riciklohen dengjet e gazetave per tu bere leter higjenike vendi,flet me shume se 1000 fjale:Degje te pahapura ta gazetave RD,INTEGRIMI,STANDART,KOHA JONE,dhe shume te tjera,ashtu sic botohen,te nesermen ,pa u hapur fare,dengje pa fund ,aq sa nuk i ben dot leter bythe fabrika e riciklimit.Pronari i kesaj fabrike eshte aq i kenaqur sepse i vijne pa asnje pare,bile edhe transportin e bejne po keta botues,sa po mendon seriozisht te nisi eksportin e letres per riciklim…Te gjitha keto gazeta i vijne qyl,pare e paster pa u lodh hic…

  24. shqiperia says:

    Gazeta RD. sot thirret Rilindje Deliresh, Debilesh. Dallkaukesh. Demonesh. apo cfardo mund ti thuash,vecse asnjehere ju lutem mos e quani Demokratike….Ajo eshte nje gazete me ate lloje gazetaresh,qe ti ju thua me fakte qe Ai eshte Perbindeshi,dhe ata te thone se ai eshte pellumbi i paqes.Ane Shan dhe ane Bagdat…ju faleminderit.

  25. faslliu says:

    Ej cuna,ai mut slimsi u be 180 leke,pa folur per ushqimet.As na plas prapanica per dekorimet e gazetareve te te gjitha ngjyrave.Dihet qe jane sahanlepires,frikacake e papersonalitet,edhe shurren nuk e bejne pa klejen e kryeredaktorit apo pronarit.Por mua me bejne pershtypje disa te ashtuquajtur analiste,te cilet jane bere legene duke i matur me bythe te gjitha karriket e televizioneve,me pseudoargumentat e tyre.O zot kur do na clirohen syte nga keta felliqsira te tipit Hoxha,Cili,Stefani Nano ,Lubonja e vecanerisht ai qorri i Panorames.

  26. vaso says:

    bravo mero baze per komentin por ne shqiptaret themi se nuk vjene pranvera me nje lule d.m.th dueshin 2-3 si ju trima per fate keq mungojne falenderime…

  27. Tiranaresot says:

    Nese doni te dini, se si funksionon sistemi I pushtetit te SB, ju lutem lexoni historine e zhdukjes se Remzi Hoxhes.
    Nese doni te dini, se si e ngriti sistemin e pushtetit te tij SB, ju lutem lexoni historine e PD ne vitet 92-96, me cekun e bardhe, teoria e shokut, apo sllogani: “Ne qeverisim, bota na ndihmon”.
    Nese doni te dini, se sa mire dine te drejtojne ekonomine pushtetaret e SB, lexoni historine e ngritjes, lulezimi dhe renia e piramidave.
    Nese doni te dini, se sa i besueshem eshte SB, kur flet per bumin e sotem ekonomik, mjafton te kujtoni seriozitetine tij ne akuzat ndaj FN.
    Nese doni te dini, se sa e pavarur eshte drejtesia shqipetare, shikoni se si I mbyll ceshtjet e zyrtareve te larte, me zvaritje te qellimshme burokratike.
    Nese doni te dini, se cfare eshte ne gjendje, te beje SB, per mbajtur pushtetin, lexoni historine e 1997.
    Nese doni te dini, se sa patriot eshte SB, lexoni historine e firmes “Shqiponja “.
    Nese doni te dini, se kur mund ti besoni SB, kur thote te verteten, kujtoni shperthimin e tij ne parlament ndaj deputetit Balla.
    Nese doni te dini, se sa te sigurte jeni ne Shqiperi, lexoni historine e Gerdecit.
    Nese doni te dini, se sa perkrahes ka SB, beni nje sondazh te thjeshte te komenteve pro dhe kunder tij ne internet ne “website” te ndryshem.
    Nese doni te dini, se si vidhet pa te hyre gjemb ne kembe, e te jesh prap I nderuar e I respektuar nga familja, lexoni historine erruges se kombit.
    Dhe lista e “nese doni te doni” s’ka fund e mund te vazhdoje te plotesohet, e permiresohet nga te gjithe komentuesit.

    Dhe per te kaluar kohen, nese ju ka mare malli per hartimet e klases se 5-6 ne kohene enverit, lexoni gazetat e SB, si dhe te disa komentuesve, qe qajne nate e dite, pot e kritikosh SB.

  28. edmond says:

    RD nuk do ta perdorja as ne wc…

  29. Driton Bakija Gjakove says:

    Ky shkrime eshte shume i mire dhe i drjete,Mero Baze.Ti krtikon ,Sali Berishen qe bene presjone shtypit per mos thene te vertetene sic gazeta themeluse e tije”Rilindja Demokratike”e cila sot nuk eshte e lire [qe eshete nen konetrroline e ,Sali Berishese].

  30. Luani says:

    E nderoj shumë Meron. Mero është i vetmi gazetar shqiptar i cili guxon të shkruaj për realitetin e jetës së kombit tonë sot në gadishullin ballkanik.

  31. Patriot Kodra says:

    Fajin e ka Nedritan Ceka me shoke kur i ktheu demonstruesit qe ishin nisur per nga blloku me 1990-ten. Prandaj jane gjalle akome ekstremiste te rrezikshem qe bejne thirrje per dhune ne Tema.
    Ju qe komenoni veprime ogurzeza! Jeni ai brumi i “Bllokut” qe ne duhet te ju kishim pastruar njehere e pergjithmone. Ju qe beni thirrje per dhune! Jeni ju ish vrasesit e lirise me 1997-ten!
    Ju qe komentoni per litare e veprime ogurzeza! Jeni Ju kanceri i Shqiperise. Ju padyshim keni ne prapavije keshilltaret e tipit “Dick Marty”. Sherbimi sekret shqipetare duhet te dije se kjo faqe e Mero Bazes eshte nje burim shume i vlefshem per te. Ne kte faqe gelojne ca ekstremiste te rrezikshem per paqen, lirine dhe demokracine shqipetare. Ky sherbim duhet ti verifikoje keto njerez dhe ti dergoje ne prokurori.
    Pse keto njerez ogurzi nuk bejne thirrje qe TE ZBATOHET LIGJI ? Por, bejne thirrje per dhune?
    Kjo dihet me 1 milion %. Keta nuk kane patur dhe nuk do te kene respekt per ligjin kurre. Keta ose jane vete, ose jane femijet e atyre qe pushkatuan pa gjyq mijera shqipetare. Keta jane “enveriste” te rrezikshem. Keta munde te dalin ne demonstrata me jave, muaj, dhe vite sepse kane kohe. Sepse kane parane dhe se dyqanet e tyre luksoze jane duke punuar nderkohe qe keta monstra bejen demonstrata. Keta monstra qe bejne thirrje ogurzeza per dhune, zoterojne 90% te pasurise qe ekziston ne Shqiperi. Keta kane gjithshka pervec PUSHTETIT. Ca nga keta qe bejne thirrje per dhune munde te jene ne emigracion sic jam edhe une. Eshte e rendesishme qe SHISH te koperoje me sherbimet e ketyre shteteve te piketoje se ku jetojne keto bastarde qe bejne thirrje te hapura per dhune. Nuk duhet te lejojme njerez te tipit qe beri krimin ne Arizona te USA-s te vrasin demokracine e brishte shqipetare. Ky Mero Baze nuk duhet te ju jape “terren” tipave nazisteo-komuniste te komentojne per dhune.( otherwise, He is the part of them).

Comments are closed.

Lini një Përgjigje