Ata janë së paku gjashtë personalitete evropiane. Është fjala për komisionerin për Zgjerimin Europian, Stefan Fyle, drejtorin për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Piere Mirel, nënkryetarin e grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, kreu i grupit parlamentar të socialdemokratëve në PE, Martin Schulz, kreu i Partive Popullore Europiane, Xhozef Daul, si dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan. Gjashtë burra, të cilët sot janë në qendër të vendimmarrjes evropiane dhe që ndikojnë me perceptimin e tyre për klasën politike shqiptare më shumë se çdo raport apo lobim që ne mund të bëjmë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ndryshe nga burokratët gjakftohtë të Perëndimit, apo zyrtarët e rangut të ulët në SHBA, këta janë koka e vendimmarrjes politike të Bashkimit Evropian. Është fjala për institucionin, të cilin ne si qytetarë shqiptarë i kemi dorëzuar me vetëdije sovranitetin e vendit tonë, në rast se ata na hapin dyert dhe na pranojnë të jemi pjesë e tyre. Për fat të mirë ata nuk dinë shqip dhe nuk shikojnë televizionet shqiptare. Shpresoj që opozita të mos bëhet destruktive në këtë rast dhe të filmojë seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë dhe t’ua dërgojë ta shikojnë. Por dhe nëse arrijmë të vendosim këtë censurë kombëtare me “konsensus”, dhe nëse arrijmë ta izolojmë të keqen brenda vendit dhe të sillemi me ta sikur nuk ka ndodhur gjë, një gjë është e parashikueshme që do të ndodhë. Një ditë Sali Berisha do të shkojë prapë këto muaj që vijnë në Bruksel dhe do t’i takojë këta gjashtë burra një nga një, apo të gjashtë së bashku. Do t’i takojë dhe do tu shfajësohet përse nuk e ngriti Komisionin Hetimor të zgjedhjeve në Shqipëri. Por një nga dhjetëra broçkullat që tha në Kuvend, shpresoj të mos ua thotë atyre. Të mos u thotë, ashtu siç e tha qetësisht në Kuvend, se: “Edi Ramës i ra të fikët në hotel Krokodil, kur dikush nga ata të gjashtë i tha se kutitë nuk mund të hapen kurrë”.
Vasilika Hysi, zonja e vënë në siklet nga vërshimi i përroit psiqik të Sali Berishës në Kuvend, mund ta mbajë ende sekretin tek liderët evropianë rreth vulgaritetit të Sali Berishës në Kuvend. Por fjala gjithsesi mund të shkojë deri tek ata. Pra, ata të gjashtë së bashku, ose një nga një, do të mësojnë në një mënyrë apo tjetër nga ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri se Sali Berishës për të mos zbatuar rekomandimin evropian për Shqipërinë, i është dashur të shpikë dhe një skenë vulgare ku si dëshmitarë ka bërë ata të gjashtë së bashku. Vendoseni veten në vend të këtyre gjashtë personaliteteve, që kanë në dorë fatin e Shqipërisë, qoftë dhe për një moment, e përfytyroni si do të skuqet Komisioneri Fyle, i cili vjen nga një vend komunist, por që një gërdallë të tillë si ky i yni e kanë nxjerr në pension një dekadë më parë. Përfytyroni aleatët politikë të zotit Berisha siç është Xhozef Daul se si do të vihet në siklet dhe do të bëjë sikur nuk e dëgjoi. Përfytyroni sa entuziast do të bëhet socialisti Svoboda, të cilin Berisha e quajti në seancën e Kuvendit dhe antishqiptar. Përfytyroni si do ngrijnë muskujt e Eduard Kukanit, që kryeson delegacionin e Evropës Juglindore në Shqipëri, dhe natyrisht përfytyroni pak Pier Mirelin, “kryeministrin de facto” të Shqipërisë në Bruksel, i cili mban nën mbikëqyrje çdo progres dhe regres të këtij vendi në rrugën e deklaruar drejt Bashkimit Evropian. Le t’i harrojmë një çast degustimet e miliona shqiptarëve nga përroi psiqik i këtij njeriu. Le t’i harrojmë për një moment kokat e ulura të deputetëve të PD-së që bënin sikur nuk dëgjonin dhe shikonin një njeri jashtë kontrollit. Le t’i harrojmë për një moment dhe acarimet e opozitës dhe reagimet e tyre ndaj përroit psiqik të Sali Berishës. Por Perëndimi nuk ka as hallin dhe as durimin tonë në fatkeqësi. Ky njeri i di ata gjashtë burrat që ishin në hotel Krokodil si ata gjashtë bythecët që mbledh në zyrën e tij dhe u tregon përralla. Në të vërtetë ata janë njerëzit që merren seriozisht, më shumë se çdo shqiptar, me rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Në momentin që atyre u raportohet ajo çfarë ka ndodhur në atë sallë, dhe përfshirjen e tyre në një stërkalë të përroit psiqik të Sali Berishës, minimumi mbyllin për ca kohë të dëshpëruar dosjen tonë duke ndjerë keqardhje për fatin tonë të keq. Ata minimumi janë njerëz normal, dhe si të tillë përpara se të jenë evropianë apo demokratë, janë njerëz që kanë një raport normal me të vërtetën dhe faktet. Mjafton të dëgjojnë se janë dëshmitarë në një gjë që as e kanë parë dhe as e kanë dëgjuar, për të mos e parë më në sy, për të mos e dëgjuar më kurrë dhe për të mos e dëgjuar për asgjë kryeministrin e vendit tim. Dhe ky është një dënim i madh për të gjithë ne, pasi jemi të dënuar të mos kemi më asnjë interlokutor të vendit tonë me Perëndimin. Ky që është formalisht, pas kësaj është thjeshtë një i çmendur.
Comments are closed.
Ti’ pret nga nenpunsat e lartepermendur shpetimin tone! shpetimi jone eshte permbysja e ketije psiqiku, esteriku, antikombetari ky eshte nje esat pashe i gjalle, ky permbyset jo rrezohet, pra ju qe keni mbushur tribut e medjave ju analiste qe i sherbeni ekonomise private dhe ne komente, dilni beni nje grupim per gjitha keto mos mbroni as nje parti por demokracine mesoni ti coni deri ne fund gjerat, nerast se jeni argjinal. Aty’ nuk je ti mero, pasi ti je rikthyer me kembe ne toke, ndonse nuk jep siguri deri kur do vashdosh, mbase dhe ti do dorzohesh sa te afrojne nje cek te bardhe nga lidhjet e atije qe e ka permendur i pari, pra jane mashtrime qe populli eshte i pa fat kjo eshte realite. Sistemet quaj si te duash populli prap vuan, ndoshta shume me keq, po te mendojme krenarin e tije.
Sklupturen e Enver e hoqen zvarr…Causheskun e Elene me plump bresheri….Kurse Salen me serbe-Liri populli do te mberthej me GOZHD aty ne bishti kalit me fytyr ish-skluptur e Enverit…
.DOPJO “B”:KUJDES SE U KEPUTE USHKURIN SALLAKEVE NGA KENAQESIA .KUR TE ZGJOHENI NGA ENDRRA,I KENI MBUSHUR POTURET
O Edi koqja, ene ty kena me te var me gjithe Sali serbin dhe Liri serben.
Nuk e veme ne dyshim potencen e ketyre burrave te Europes ,por duket ata jane te stermunduar nga llogjika prej mushke dhe kembengulja prej gomari e Berishes.Ne se vertet ata kane vullnetin e mire le te shpallin nje international search per thyerjen e embargos ndaj serbise dhe tregtine e naftes.Kane qindra mijra fakte ta bejne kete.
TEKNIKU ESHTE TEKNIK PER HALLATET E LAKURIQIT????
i nderuar teknik, mos e keni fjalen per logjiken e gomarit edhe kembnguljen e mushkes…?
mbase ke te drejte por ne esence jane kusherinj te pare
DHE TEKNIKU QENDRON MIDIS KUSHERINJEVE TE PARE.URIME!
Ediruci po te bej nje pyetje:Si eshte me mire te jesh siper atyre qe u ke pervetesuar emrin dhe te shihni te tre qiellin,apo poshte tyre dhe shihni te dy tre token?
Njè gjè èshtè e sigurtè dhe e provuar : Saliu jo vetèm qè nuk i don por ka luftuar gjithmonè kundèr shqipètarève. Ndèrsa kèto mè poshtè janè me hamendje. Berisha e vonon qèllimisht hyrjen e Shqipèrisè nè Europè. E them qè e vonon pasi mè shumè se kaq nuk mund tè bèjè. Por problemi qèndron se kujt i intereson qè Shqipèria tè humbasè kohè. Pèr interesa tè vetè Berishès. Pèr interesa tè dashakeqève tè Shqipèrisè. qè dihet se kush janè. Apo pèr interesa geostrategjike. Natyrisht ato tè ‘gjashtè’ e dinè mjaft mirè se nè ç’ujèra èshtè vendi ynè. Po ashtu dhe Amerikanèt. Tè vetmit qè nuk dimè gjè jemi ne shqipètarèt. Por e keqja qèndron jo tek ajo qè ne nuk dimè. POR TEK AJO Qè NE NUK NDIHEMI PèR Tè TASHMEN DHE Mè TEPèR PèR Tè ARDHMEN, pèrse fati ynè duhet tè varet nga tè tjerèt. Berisha èshtè i keq po nuk mund tè rrèzohet se nuk duan tè jashtmit. Opozita ka tè drejtè, por nuk mund tè bèjè asnjè hap tè nxituar….. Thjeshtè Shqipèria ishte nè ankand dhe tani èshtè shitur, O na shpèton zoti lartè. Ose vèllai i dytè i Skènderbegut. Ndryshe : “Na ishin njè herè shqipètarèt.”
Per sa i perket shkrimit dal pak ne kundershtim me shkruesin . Mero Baze gjykon drejt kur mendon se kusuret do t’i haje populli shqiptar nqs europianet mesojne me tej se ç’eshte Berisha apo hollesite e ligjeratave te tij ne Parlamentin e Shqiperise apo i quajtur shqip ne Kuvendin e Shqiperise. Por populli thote se i mbyturi nga i laguri nuk ka ndonje ndryshim. Pra nqs ka per te ndodhur diçka kunder miresise se popullit shqiptar ne kete rast me vendim te gjashteshes , le te ndodhe dhe le te vleje si katalizator per permbysjen e Sali Berishes. Heshtja eshte sherbim per Berishen , eshte jete per te. Populli shqiptar reagon kur thika i shkon ne palce , pasi deri tani sic duket ende nuk ka vajtur perderisa mban ne krye kete perbindesh “sllav”. Sot lexova diku ne nje gazete tjeter se serbet po botojne dokumenta ne te cilet Sali Berisha ka mbeshtetur luften e kosovareve me trafik armesh dhe po ashtu eshte perdorur si baze dhe shtepia e tij ne Tropoje. Shikoni , po u digjen kartat ne duar serbeve , pasi po u digjet agjenti i tyre Sali Berisha sepse populli shqiptar tashme po e kupton i gjithi se kush eshte Sali Berisha ne te vertete. Ata po mundohen t’i sherbejne atij duke e shitur per patriot tek shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves. Por njerezit nuk maten nga ato qe thuhen por nga ato qe bejne dhe Sali Berisha çdo gje qe ka bere e ka bere kunder interesave te Shqiperise. Pra nje ore dhe me pare te zhduket qelbesira pavaresisht sakrificave te popullit. Qelbi duhet shtrydhur fort nga plaga duke ia nxjerre shtratin qe te sherohet plaga pavaresisht dhimbjeve.
une nuk jam dakord me shkrimin e meros sepse mero i paraqet si engjej ata kur ne fakt ata e kane biografine e berishes ketu e 20 vjet pluralizem por efekti do te jepet per sulm karshi berishes vetem kur interesat e BE do te akomodohen per perfshirjen e shqiperise ne BE kur ato ta shohin qe nuk ka me se cte pritet nga politika shqipetare n.q.s rusia apo kina do te fusi kthetrat ne kete vend.
BE nuk e vret mendjen shume per Shqiperine, per te mjafton qe te mos kete lufte ne Ballkan.
Ata gjashte burra e dine fare mire se ”Shqiperia po ndryshon” per te keq dhe as qe po ben perpjekje qe t’iu afrohet standarteve evropiane.
Popujt duhet ti zgjidhin problemet e brenshme vete. Asnjeri nga 6 burrat e nderuar nuk do vijne ne shqiperi dhe te permbysin sistemin komunist!
PROBLEMI ne shqiperi eshte se nuk ka opozite!
Partia socialiste ka elemente te rinj shume interesant(sepse te vjeterve u ka dale boja e kuqe) por ska kryetar te duhur per te rrezuar sistemin komunist 65 vjecar! Edi Rama eshte artist! Diktatura e Sali Berishes nuk perbyset me njerez te bute si Edi Rama!
Ku jane partite e tjera?!!! I ka shkatrruar Berisha te gjitha.
NE SHQIPERI DUHET nje parti ekuivalente si ajo e ALBIN KURTIT qe ta nreje popullin edhe nje here si ne 91-shin dhe kesaj rradhe ta permbyse sistemin njehere e pergjithmon.
NE EUROPE JANE 6 VETE QE (NUK) E BESOJNE BERISHEN.
NE SHQIPERI JANE 4 MILIONE QE NUK E BESOJNE BAZEN.
Ediruci pse nuk shkon ta thyesh qafen dikund tjeter?! Pershembull te gazeta e PDs!
Nuk e kupton sa mi ngren nervat me injorancen tende!!!!
Of,sa ju djeg Mero Bazja juve Ediruceve.Sepse ai jua di me rrenje bemat tuaja qe prej vitit ’90 e ketej..Shqiptaret besojne Bazen ,vetem ti o qyqar,mbete me oturakun ne dore pas Berishes
po pse me uturak. po gojen per cfare e ka edliruci i vogel.
Pershendetje miqte e mij kudo qe ndodheni….Te gjithe ju qe flisni me perbuzje apo zemerim kunder Berishes – doja thejsht te dija nje gje. Deri me sot kush ka qene burre ne Shqiperi qe te kete bere sadopak per vendin tone???Vjen PS-ja ne pushtet zbret PD-ja- vjen PD-ja zbret PS-ja- qe nga vitet 90 e deri me sot e njejta rutine po ndodh- a nuk jeni te strelodhodhur o popull i mire qe shani nje e lini nje tjeter per vite me radhe???? A nuk jeni te sterlodhur nga ky vend kaq i vogel e me qindra parti qe nuk ja u ben syri terr per kete popull qe vuan nga dita ne dite??? Shqiperia fare mire mund te krahasohet me nje fushe futbolli ku socialistet dhe demokratet ja pasojne topin njeri-tjetrit. Ja le te mendojme se e hoqem Berishen e vume nje te PS-se- po a nuk jemi ngopur akoma me keta politikane ne Shqiperi????? E kush ka qene ai burre deri me sot qe ka ardhur ne pushtet e s’ka mbushur xhepin e tij me pare????? I bera nje replike Z. Baze disa dite me pare dhe qellimi i tij ishte te qerrohej Berisha nga pushteti. Vertet me beri shume pershtypje dhe mendova me vete” Ky nje gazetar eshte e mendon te qerrohet Berisha- neser del nje gazetar tjeter e mendon te qerrohet ai/ajo qe do vije pas Berishes!” Po akoma nuk jeni mbushur me pallavrat e genjeshtrat e ketyre politikaneve o njerez te mire???? Personalisht mendoj qe asnje burre nuk mund te quhet politikan i vertete ne Shqiperi- te gjithe jane te zhytur kaq thelle ne detin e korrupsionit dhe karriges sa duhen dekada ma radhe te clirohet ky vend nga gjakpiresat e te marre fryme lirisht. E kishit mundesine per ta bere Shqiperine Mbreteri por e shkelmuat me perrallat e atyre qe donin pushtetin se gjasme mbreti vodhi floririn- dhe nese do te ishte sadopak e vertete atehere duroni gjakpiresat e sotem qe po ju vjedhin cdo dite- epo koka ben koka peson!!!!Me mire nje mbret ta kishim sot apo ndeshje futbolli e boksi mes PD-se e PS-se tere jeten?????? Ju uroj gjithe te mirat e kesaj bote dhe Zoti e ndihmofte Shqiperine!!!
O MERO I BAZES ATA NJERES KANE NEVOJE TE INFORMOHEN SIC ESHTE E VERTETA DHE KETE E BEN VETEM KASETA E FILMUAR E PARLAMENTIT DHE SQARIMET E OPOZITES DHE JO VETEM NJE TREGIM I CMENDURISE TE KETIJ PSIKOPATI DOKTOR QE KEMI NE KRYE.ATA KANE NEVOJE TE DEGJOJNE ATE GENJESHTER QE EDI RAMES I RA TE FIKET,POR KANE NEVOJE TE DEGJOJNE DHE KERCENIMIN QE DO SHOHE K.KOKEDHIMEN DHE EDI RAMEN NE ARKIVOL DHE DO MBAJE FJALIMIN ME TE MIRE DOKTORI PSIKOPAT.PLUS DUHET TE SHOHIN MATURINE E OPOZITES DHE PERDREDHJET E GJARPERIT HELMUES TE KOMBIT TONE SALI BERISHOVICITJO I HAP JO SI HAP ,JO DUA FAKTE JO DUA GRUPFAKTESH DHE DENGELAT E TJERA TE JOZEFINE HORES DHE ILIR HAJDUTIT,QE TE BINDEN SE DHE PO U PERDOR DHUNA PER TE REZUAR KETE PUSHTET TE QELBUR DIKTATORIAL POPULLI KA TE DREJTE DHE ESHTE NJE ZGJIDHJE DEMOKRATIKE.
Perroi psihik i Sali Berishes ka bere nje shpartallim te vertete ne trurin e cdo shqiptari.Shqiptaret jane ndare ne dy grupe te medhaja:Grupi pare jane ushtaret e Saliut qe e imitojne ate ne cdo veprim,ne ulerimat,inatet,hakmarrjet,shpifjet,thashethemet,korrupsionin,brutalitetin etj.etj.qe ska burrre ti numuroje…
Grupi i dyte ka pesuar goditjen psihike te viktimes qe shkakton furia e nje perroi kur sulet poshte neper bacet e fshatit.Kjo pjese e njerezve jane te goditur,te hutuar,te persekutuar,te denigruar,te anatemuar……etj etj. qe ska burre qe i numuron.Te na rroje Sali Berisha e ta gezojme sa ti doje atij B……………..tha
fjalet e Berishes ishin z onja Hysi ke kryesuar Komitetin e Helsinkit, por a mund të pranosh që një gjë të hetohet pa prova, fakte apo grup faktesh. Ju përjetuat eksperiencën më të bukur në Strasburg, në tavolinën e Krokodilit. Je treguar fisnike edhe kur desh i ra të fikët kryetarit tënd e vetëm ti e mbajte dhe të përgëzoj për këtë. U treguat më trime .Desh i ra te fiket dhe i ra te fiket me duket se kane ndryshim jo te vogel.Perse nuk analizon te verteten e fjaleve por bazohesh ne mazhtrim.Si te besoj zoti Baze
O Vullnet, me vjen mire qe i ke nenvizuar fjalet e udheheqesit me laps ne dore. Bravo te qofte.
Mesuam te re nga doktori
Rriste shalqi Vicidoli.
Specja me vese te rralla
Ne mexhlis tregon perralla.
Ca halli kane shqipetaret
Tre ore foli per zagaret.
S’foli pse s’na qase Europa
Pse Shkodren po perpin gropa,
S’u pergjegj per vjedhje e krime
Per Liljanen dha vlersime.
Me qe vjen nga barka e Hoxhes
Na ve festen sipas kokes.
Perroj psiqik u be lume.
Si po e durojme kaq shume?
nuk,i heq,as’nje presje!!bostan,ne vicidol???njesoj si banane ne ,norvegji!!
Shikojeni si leviz koken sa majtas djathtas,shikojeni si leviz syte (te picerruar e te kuq) pa perqendrim tamam si nje i cmendur.Shikoni te gjithe kokat e demokrateve te ulura poshte(a thua se c’kerkojne) kur flet i cmenduri.Kjo skene sa komike dhe tragjike duhet te mbledhe te gjithe intelektualet e Shqiperise sa nuk eshte vone t’i thone ndal ketij te cmenduri qe flet per vdekje dhe funerale pa pasur as turp e as frike nga ligji a thua se flet nga frengjia e Rame dhe Sheqere Berishes.
Kjo cmenduri me emrin Berisha-Meta-Nano-Topalli duhet te marre fund sa me pare. Filmoni c’do fjale qe thote i cmenduri perktheini dhe dergojeni ne te gjithe parfaqesite diplomatike ta marre vesh dhe bota nga kush drejtohet ky vend.Bota me habi do pyese mos jeni te gjithe te cmendur qe mbani nje te cmendur si Sali Rame Sheqere Berisha!!!!!!
Sa vjen e me i shemtur behet nga ligesia e tij e papare.Shikoni hunden e tij sa vjen e zgjatet nga genjeshtrat e prapesite.Ligesia e shpirtit te tij te zi nuk ka te krahasuar.Haram voten time dhe vafsh ne ferr mbasi atje je ne vendin qe meriton.
Une e kam uruar vafsh ne djall qe ne vitin 1997,dhe nuk e kam nderuar me mendjen.Ia kam heq vizen qe atehere.Nese do ta kishim bere te gjithe kete sic e bera une,sot nuk do flisnim me me vehte.
une,dicka me pare!jam demokrat,edhe anetar,,por,,jo me ne krye,kete zagar!!
PER SALUSHIN !
Nga emerr,pash Zotin,
Ate buzeqeshje?
Hiq e vur surratin
Si te ish qeleshe!……
E keni gabim,zoteri
Ajo eshte zgerdheshje,
Demokracine i ziu e di
Si te ish perleshje.
Shpirtrat e te gjoreve
Mbetur gerxheve te ‘ 97-es
Coprat e kufomave te Gerdecit,
I faniten ne ender,ndaj se ze gjumi.
Kur te tjeret flene,
Ai ,si ujku plak
Sillet rrotull shtepive dhe jeteve tona
Qe te na kafshoje ndonje kofshe
Ne mos po ,te na haje me gjithe koska
Pastaj te nesermen,si sher budallai
Del bashke me Lirine e tij.dhe me hijen e vet mbi shpine
Dhe na flet se sa e desh ate Nane Tereza.
Dhe qielli nuk gjuan rrufe mbi te
Pret qe ne ta kryejme ate pune
Ne njerezit,ne humbetirat te ftillojme trute…
njesh.
Ai na do te gjitheve te vdekur,te vrare.Ai vazhdon dhe kenaqet nga katrahura e ’97-es ,ai kenaqet qe eshte vet autori i Gerdecit.Ai do autoresine per te gjithe vdekjet tona.Ai prandaj rron,nga gjeku dhe nga budallaleku yne.Ne e meritojme ate,dhe ai ne meriton neve…Mire na e ben
Erdhi koha ti tregojmeketyre batajcinjve qe nuk emerritojne voten tone.Bej thirrje qe te mos votojme as per PD eas per Ps sena ecanekoken te dy palet.
Thote mire ai Dash Shehu,provoni o vellezer edhe nje here partine time.
Boni nje prove se nuk ju gjen e keqja edhe per 4 vjet.Tirona eshte per Tironsit dhe te ardhurin e viteve te pas luftes e joi per keta derrat nga Tropoja e Skrapari
Z. Baze, kam nje Pyetje:
A ka ne Shqiperi nje DICK MARTY , Me emrin Sali Berisha, i cili nuk bene gje tjeter vetem merret me santazhe, deputeteve PS ,PD , Ministra etj e ju thote se ju kam vidio, dokumenta dhe une do tjua beje publike, po a jane bere ndonjehere keto publike JO.
Pra a mund ta quaj Sali Berishe nje Dick Marty ne Shqiperi.
Prese pergjigje.
I nderuar z.Baze ,te gjithe e dime se kush eshte S.Berisha,te gjithe e dime qendrimin e Europes plake,te perfaqesuar nga z.Logan(kujtoni kontaktet qe pati me gazetaret kur ata tentuan te intervistonin diplomatet europian)e kompani!Ku eshte D.SH.Amerikan qe kerkon te largohen diktatore si A.Lukashenko,ne Bjellorusi,apo si L.Gbagbo ne Ishujt Faroe!Perse bene sehir me diktatorin Sali apo nuk e quan te tille?Ku jane qendrimet demokratike te Amerikes ndaj Shqiperise.Apo ne duhet te mjaftohemi me deklaratat e nje ambasadori !Perse ky qendrim ndaj veprimeve qe ndermorri z.Bill Klinton per kete monstruoz!A thua valle ti interesoje me shume Salia se sa vete Shqiperia!Dhe se fundi nga i vjen ky imunitet ketij njeriu qe perdhos,perflet,ofendon,kanos,vret qes?Kjo eshte ndihma qe Amerika here pas here na i permend si “Partnere kryesore ne problemet nderkombetare”!Kaq mposhte ka rene politika e jashte e SHBA,apo ne jemi ngritur kaq larte e nuk e kuptojme.
o mero ke te drejte e pam mledhjen e fundit te parlamentit po mir o mero nga ne pret ti ti e ke kaseten cohe ti tek keta 6 burat se opozita me sa shikojme ne zngre dot as breket e saja jo me te pd dhe te popullit psiqik berisha po me psiqik nga rama ska sa ere ka thene do bejme protesta dhe asnjehere ska bere edhe 60 vjet ne pushtet eshte berisha me kete opozite behuni ju gazetaret opozit se vetem ju mund ta zbrisni nga kali doktorin e mbaj mend si sot kur rastesisht ndodha ne nje lokal me berishen ne qytetin tim kish mbledh reth vetes ca djem dhe u thoshte do ti fus ne burg komunistat dashte zoti te hypi dhe njehere ne pushtet ja bente pa do shikoni zdo ket buldozier te me shkuli me dhe ja e beri fakt i heq kapelen eshte i forte 1 njeri kundra 3 milone e 500 mije vetave allall ske ci thua ti e njef me mire se e hype ne karige ti zbrite mero e ke zogun ne dore ne celsat e kashtes kemi ciao mero respekte
Mero Baze ky shkrim eshte shume reale ai qete ftyrene e veretete te ,Sali Berishese per mos falenerime qe kate zotrine i kane ndimuar ,Sali Beishese.Ti ne kete shkrime zoetri Mero Baze ja feqe masken e vertete Sali Berishese ,ku nje poltike te pa skpulurete,dhe jo falederuse ndaj miqeve ,Evropjane ,qe kane ndimuare popolline e ,Shqiperise ,dhe poltika e pa drejte e Sali Berishese i cili mbylle medjeate si gazeta juaje ku gazeta juaje eshte mbyllur pa drejeshite. Gezohen qe gazeta ,Tema eshte hapur perseri dhe qe ti sherbeje demokracise e cila gulfatete nga poltika jo ,demokratike dhe jo parimore e ,Sali Berishese.
ne shqiptaret jemi te zote te bejme komente per artikujt neper gazeta, po kur vjen puna tek faktet te dalim ne shesh futemi neper shtepira.Bla bla bla. Kur ka shqiperi nu ka shqiptare, kur ska Shqiperi atehere ka shqiptare.
“Pa na thuaj shoqja Vito, sa e kemi realizuar pllanin e 36-s? Te 63-shit? Te 1973-shit? ” E mbani mend kete sekuence te nxjerre nga mbledhjet e byrose, kur Enveri kishte pjerdhur ng trute? Qenkemi te denuar te perjetojme skena te ngjashme, me nje tjeter protagonist, me Sali Rame Berishen! Hallall e pacim, se na rri tamam!
deri ne rreze!!
Pershendetje te gjithe qe jetoni ne europe, shqiperi, amerike, kanada, australi. afrike apo azi. Une jame nje emigrante si shume te tjere te shperndare ne te gjithe boten. Nje here ma solli rasti te punoja me nje turk, ai kishte punuar gjithe kohen ne france dhe ne kete shtetin ku une jetoje. Ju referuam qeverive tona dhe korrupsjonit ne bisede e siper. Dhe une i thashe qe populli shqiptare nuk e meritone ate qeveri, pamvarsishte ngjyres qe ka qeveria blu apo roze. Mu drejtu dhe me tha: a e ke pare kete vende si eshte ndertuar dhe sa te mirsjellshem jane njerzit? Po i thashe e kame pare dhe me ben pershtypje mirsjellja e tyre. Populli i mire ka gjithmone qeveri te mire. Ndersa ballkani eshte i mbushur me urrejtje per njeri tjetrin dhe kjo nuk vjen vetem nga qeverit por dhe nga popujt.
hahahahahaha O SHQIPTAR po ti qenke ne shqiperi more i mjere!! Berisha ua ka shperlare trurin te gjitheve me ato vizat!!!
Popujt EVROPIAN nuk njohin udheqesit e tyre e po njohin Sali Berishen! hahahaha!!! O Mjeran!
Me dt.18 janar 1997,i kam shkruajtur nje leter idealiste te hapur zotit Kadare:”Ndalojeni,sa nuk eshte vone,kete budalla.Lidheni sa me pare me zinxhire vapori Sali Berishen”.Naryrisht qe askush nuk me degjoi,por tashme te gjithe e dijme se pas atij janari cfare ndodhi.Nuk jam profet,por analizoj ngjarjet.
Sot ju lutem ,te gjitheve pa perjashtim,beni cfare keni ne dore,qe ta heqim nga zverku kete budalla qe quhet Sali Berisha.Sa nuk eshte vone.Se cfare nuk pret nga nje i cmendur.Ai per nje plesht e djeg jorganin,ai te djeg ne shtepi me gjithe femije,me gjithe mace e kelyshe.Sa me shpejt ta heqim nga zverku ate kafshe ,aq me mire per te gjithe.Ai sot eshte perfaqsues vetem i korupsionit,mafies se eger .Populli dhe klani itij jane ne dy ane te kunderta te litarit.Vetem analizoni populizmin e tij ne vitin 2005 ,kur e rrembeu per se dyti pushtetin,dhe te gjithe ne ,populli natyrisht,do shohim se nuk e meritojme akoma nje fat te tille te zi .Ai dhe shpura e tij nuk na perfaqsojne neve,por vetem interesat e te tjereve.Sepse ai eshte pervers dhe loz me ne si me kavjet eksperimentale