Nga Berisha, kujdes sot e tutje

22 Dhjetor 2010, 21:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita shqiptare shprehu dje shqetësimin e saj publik se po shantazhohen dy figura të rëndësishme të saj në emër të një trafikanti ndërkombëtar droge, përmes një CD ku ekziston sipas tyre një dëshmi e montuar e tij kundër tyre. Bëhet fjalë për Daut Kadriovskin, një emër i njohur i botës së drogës dhe mafies rajonale, i cili është i kërkuar nga shumë shtete perëndimore. Skenari i ardhjes së letrës me zarf u ngjan shumë disa historive që po shtohen kohët e fundit mes politikanëve shqiptarë në Maqedoni, ku secilit i shkon tek dera një   “dosje” nga UDB për rivalët e tyre. Nuk dua ta marr seriozisht as skenarin banal dhe të keqndërtuar të shantazhit dhe as rezonancën e këtij shantazhi vulgar me akuzat po aq vulgare të Sali Berishës në Kuvend, duke pasur referencë këtë trafikant. Në rrethana më normale ky vulgaritet përfundon në prokurori dhe maksimumi që arrihet është të gjendet personi që e ka dërguar dhe të ndëshkohet për shantazh. Por historia shqiptare e politikës, sidomos kjo e viteve të fundit të Berishës, ka prodhuar një rrezik të ri për situata të ngjashme shantazhi apo kërcënimesh ndaj kundërshtarëve të tij.

Edhe pse jam i prirur ta dëgjoj me vëmendje zotin Braçe kur bën krahasime mes fjalime skizofrenike të Berishës duke ju referuar Kadriovskit, dhe vetë CD që mban emrin e Kadriovskit, unë nuk besoj se Berisha është i përfshirë në këtë banalitet deri tani. Frika ime duke njohur mënyrën se si Berisha po sillet me rastet e ngjashme është se tani e tutje Berisha do të sillet sikur është autori këtij shantazhi, duke marrë në mbrojtje shantazhuesit dhe duke u bërë palë me ta në të gjithë mënyrat. Nga mënyra se si Berisha ka vepruar vitet e fundit me gjithë problemet që u janë krijuar nga njerëz nga më ordinerët deri tek figura politike kundërshtarëve të tij, e kupton lehtë se ai vë në dispozicion çdo mekanizëm të pushtetit për të mbrojtur njerëzit që shantazhojnë ose likuidojnë dhe fizikisht kundërshtarët e tij.

Unë kam hetuar dhe jam munduar të kuptoj çfarë ndodhi me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, dhe gjej dy ose tri pista të mundshme ku ka dhe arsye politike dhe arsye ordinere, por si gazetar s’mund të shkoj dot më tej. Berisha e di mirë përse e kanë vrarë, dhe nuk e zbardh krimin, jo se është politik apo ordiner, por se do të mbajë nën terror çdo kundërshtar të tij që mund ta gjejë një fat i ngjashëm. Mesazhi i Berishës në këtë rast është se nëse je kundërshtari i tij, mund të vritesh dhe për arsye personale, dhe ordinere, dhe politike, por kurrë s’ka për t’u zbardhur. Qëllimi i tij është të prodhojë një sfond interaktiv krimi, ku ndaj kundërshtarëve të vet krimi të mobilizohet vetë, duke pasur sigurinë se pushteti nuk e ngacmon. E njëjta gjë ndodhi dhe kryetarin e Komunës së Tërthores në Kukës. Dhe për të ndjerin ka pista ordinere dhe politike. Ka bile indikacione konkrete për devijim hetimesh nga pista reale, prej njerëzve më të afërt të Berishës në polici. Por dhe në këtë rast nuk ka shumë rëndësi arsyeja pse e kanë vrarë. Për Berishën ka rëndësi të përçohet mesazhi që kush vret kundërshtarë politikë, apo njerëz që nuk janë njerëz të mijtë, të flejë i qetë se nuk do të kapet kurrë. Është pikërisht kjo strategji ajo që prodhon frikë në shoqëri, dhe bën “bashkëpunëtorë vullnetarë” të pushtetit kundër opozitës çdo trafikant, çdo vrasës, çdo hajdut, çdo prostitutë apo dhe çdo polic politik. E njëjta gjë ndodhi me rastin tim dhe një personi të konsideruar dikur prej vetë kryeministrit si trafikant nafte. Unë e di që Berisha nuk i ka telefonuar Rezart Taçit të vijë dhe të na qëllojë personalisht në tavolinë mua dhe dy kolegët e mi, por qysh nga momenti që ai e bëri këtë krim, Berisha dhe gruaja e tij personalisht u vunë në dispozicion të tij për ta nxjerrë të pafajshëm dhe për të inkurajuar kështu çdo vrasës ordiner në këtë vend të bëjë këtë gjest ndaj çdo gazetari kritik ndaj familjes Berisha, pasi drejtësia nuk e dënon. Kjo situatë e ngjashme unë pres të përsëritet me rastin Kadriovski dhe shantazhin ndaj liderit të opozitës. Nuk besoj se Berisha deri më sot është angazhuar deri tek këto detaje vulgare shantazhi, por sado vulgare që janë ato, prej sot e tutje keni për të parë një kryeministër që do të relativizojë gjithçka dhe do fokusohet tek inkurajimi i shantazhit. Berisha nuk është një lider mafioz që urdhëron vrasje direkt, ai është një pushtet mafioz që mbron vrasësit. Ai nuk është lider operativ që urdhëron rrahje dhe vrasje gazetarësh direkt, ai inkurajon ato duke i mbrojtur dhe shpërblyer ata që i bëjnë. Dhe në rastin konkret, mos humbisni kohë të gjeni një Berishë që ka bashkëpunuar me Kadriovskin për atë CD paçavure, por keni për të parë një Berishë që do të bëjë ç’është e mundur që kjo çështje të mos hetohet dhe sqarohet kurrë dhe të mbetet realisht si një kërcënim serioz për liderin e opozitës. Nga qëndrimi i tij, ai inkurajon në distancë hienat të sulen mbi çdo kundërshtarë të vetin, qofshin këta kundërshtarë politikanë opozitarë, gazetarë kritik ndaj atij, apo dhe institucione të shtetit që nuk i binden pushtetit të tij. Berisha është frikacak të veprojë vetë, por është ndoshta politikani që trimëron më shumë se kushdo tjetër banditët, kontrabandistët, vrasësit dhe trafikantët të bëjnë gjeste politike ndaj kundërshtarëve të tij dhe si shpërblim të marrin mos-cenimin e tyre. Për të gjithë ata që nuk e besojnë këtë teori, le të dëgjojnë komentin e Edi Palokës, i cili mjafton për të inkurajuar çdo vrasës apo trafikant të bëjë diçka në këtë drejtim, të hedh ndonjë pushkë mbi kundërshtarët e pushtetit, pasi tashmë pretenca e një vrasje të mundshme u dha: “është larje hesapesh!”. Kjo është e gjitha çfarë më tremb në këtë histori në dukje banale, por që ka për t’u inkurajuar prej Berishës për t’u formalizuar si histori kriminale, nga njerëz që ai “nuk i njeh”, “nuk i sheh”, “nuk i ka takuar” dhe “s’do t’i takojë kurrë”.

41 komente në “Nga Berisha, kujdes sot e tutje”

  1. Agimi ishoperativ Tiran says:

    O Mero, remo remo se jane me 100 foto qe ka Nexhmija, po ashtu dhe ishministri i brencem Gramozi ka 100 letra te firmosur nga Sala, per burgosjen dhe intrenimet e shqiptarve..

    1. d.gorezi says:

      Te gjitha partite ne Shqiperi drejtohen nga ish spiune e nin hajdute,prandaj s`hapen dosjet.

  2. Topall Shkodra says:

    Jo Hoxhe Aliu por Ali Hoxha.

  3. Metamorfoza says:

    …Ja,shikoni,aty ne varke jane,edhe Bllokmenet edhe…bllokqenet !

  4. Agroni Tirana says:

    z.Metamorfoza Po qenke filozof ti! Ju thoni: “bllokmenet edhe bllokqenet”.. Une mendoje se doni te thoni. se Saliu qen-spiuni dhe Lioria bushter-spiune..Ju mundet te ma shpegoni me mire..

    Përgjigje

  5. leonardi says:

    perpunim teorie e cila ka per baze praktiken nderkombetare si experience te hidhur per ato qe mero pershkruan.Shume e sakte dhe se mero e njeh mire ate burrin ne experiencen e tij nga maredheniet e meparshme me te.Dihet qe sala duke perfituar nga koha e te qenurit komunist me emer por i zellshem ne studimin e teorise komuniste se si sillet borgjezia nderkombetare dhe kombetare ne cdo vend me opozitaret e vertete qe kerkojne te sjellin jo thjesht permbysje qeverie por ndryshim sistemi mbajne shtresen e inkriminuar nen kontroll dhe kur duan ata e aktivizojne me mjetet e tyre te sofistikuara per te shuar levizjet revolucionare,por se ne kete rast sali berisha ben analog ne veprim per mbajtjen e pushtetit kur situata ne rajon eshte sinkron me brenda ne shqiperi per levizjen e tij jashte nga politika.

  6. SKENDER BEU says:

    BERISHA KA STRATEGJINE E ZOGUT NE ELEMINIMIN E KUNDERSHTARVE ,DHE RITJEN E FAMES SI DORE E FORTE.NXIT BANDAT DHE PASTAJ OSE I TASFERON NE ZONAT ELARGETA TE HUMBIN GJURMET OSE I ELEMINON DUKE I FUTUR BRENDA NE BURG PER TE TREGUAR QE UNE JAM LIGJI DHE UNE MBROJ LIGJIN.LIGJI PER TE ESHTE NJE PACAVURE QE HERE E VE NE XHEP SI SHAMI TE BARDHE TE KOSTUMIT QEVERITAR HERE FSHIN QURAT ME TE DHE E FLAK NE KOSH PER TE MARE NJE SHAMI TJETER ,PRA NJE LIGJ TE RI.MAFIOKRACIA ESHTE E REZIKESHME JO SE VJEDH PARATE E QEVERISE ,POR SE KETO PARA I PERDOR PER TE FORCUAR ME TEJ PUSHTETIN E VET DHE TREMBUR KUNDERSHTARET,ASHTU SI ESHTE NE FAKT NJE PERPJEKJE PER TE HARXHUAR PARET E SHTETIT PER TE KENAQUR PAK NEVOJAT IMEDIATE TE LUMPEN PROLETARIATIT DHE ME SHUME PER TE KENAQUR EPSHET DHE DESHIRAT E NJERZVE QE I KA SHNDRUAR NE USHTARE DHE RESHTERE TE ORGANIZIMIT SHTETROR BANDITESK.VJEDHJET BEHEN KOLEGJIALE DHE FAJET NUK KANE FAJTORE SEPSE JANE PO KOLEGJIALE.BANDITIZMI POLITIK BEHET MENYRA E VETME E SHTRIMIT TE TAVOLINES SE PERFITIMEVE.

  7. SKENDER BEU says:

    ZOGU KUR ISHTE NE FILLIMET E KARIERS SE TIJ POLITIKE LESHONTE BANDAT E MATJANVE TE VIDHNIN DHE GRABITNIN TREGETARET E DURESIT DHE TE NESERMEN DERGONTE XHANDARET PER TI KAPUR DHE SI I ZINTE I DENONTE ME BURG NE MAT DHE I LESHONTE TE SHKONIN NE SHTEPI SEPSE SKISHTE NJERI TE KONTROLLONTE KRYERJEN E DENIMIT.KESHTU RITI NAMIN E DORES SE FORTE.DHE BERISHA LESHON BANDITET TE VJEDHIN PASURITE PUBLIKE DHE PASTAJ LESHON SEJMENET TE KERKOJNE DENIMIN DHE NESE KA PER TI ZENE KETA HAJDUTE KOLEGJIALE DO TI LESHOJE JO ME MALEVE TE MIRDITES APO TROPOJES ,POR KRYEQYTETEVE TE EVROPES SIDOMOS TEK MIQTE E TIJ MAFIOZE NE ITALI SERBI APO TURQI.INTERPOLI TI KERKOJE NUK KA PER TI GJETUR DHE AI DO PARAQITET SI LUFTETAR NUMUR NJE I ANTIKORUPSIONIT.HIPOKRIZIA POLITIKE TEK KY NJERI ESHTE VYRTYTI ME I CMUAR.

  8. ardian osmani says:

    Te gjith e dinin se si vepron Sal- iu. Tani kjo u tha publikisht nga njeriu qe e njeh me mire. Frika u fut ne palce. Ku eshte Azemi qe te vrase friken?

    1. mentari says:

      jetoi si qen,u vra si qen,u varros si qen

      1. d.gorezi says:

        Do te thuash si besnik apo jo.

  9. faslliu says:

    Eshte per te vene kujen kur sheh nje klase politike te carcafosur,nje inteligjence te pshurrosur e nje popull ne gjum letargjik,qe ska kush ti thote te verteten.Situata e sotme shqiptare i ngjason si dy pika uji satires se Nolit tek “Marshi i Brabajt”..Dallkauket kopuket dhe turmat pa tru..

  10. faslliu says:

    Eshte per te vene kujen kur sheh nje klase politike te carcafosur,nje inteligjence te pshurrosur e nje popull ne gjum letargjik,qe ska kush ti thote te verteten.Situata e sotme shqiptare i ngjason si dy pika uji satires se Nolit tek “Marshi i Barabajt”..Dallkauket kopuket dhe turmat pa tru..

  11. Edi says:

    Pershendetje Z. Baze!

    Jam i prirur te mos e besoj kendveshtrimin me te cilin ju renditni gjithe argumentat tuaja per te te thene qe “Kujdes nga Berisha”.
    Jeni nje nga kontributoret kryesore per ta shfaqur imazhin e Berishes si nje engjell, i pakorruptuar, familjar i rregullt, patriot, lider, i denje per burre shteti etj, pikerisht ne ditet kur ai kishte nevoje, dhe e keni bere kete per nje periudhe me shume se tete vjecare (mjaftojne per te njohur dike qe paska qene kaq negativ por qe ti nuk e paske ditur atehere….)
    Z. Berisha nuk ju ka shperblyer per ate cka ju keni bere per te dhe do te ishe me e udhes qe ta etiketonit si nje mosmirenjohes, i pabese apo ku ta di une se cfare, por jo te shkoni me tej se duke u perpjekur t’a njollosni, padashur kthehet ne te kundert.

    Miqesisht,
    Edi

  12. Kalciani. says:

    Sote ne Shqiperi,ka nje sistem te ashtequajtur demokratik,por qe ne fakte eshte,nje sistem hibrid qe u vjen per shtat kopukeve me dhe pa pushtet per te grabitur dite e nate pasurite kombetare.Ky sistem i ka vene kazmen c’do vlere morale ne shoqerine e sotme.Ai qe bene para ne menyra te kundraligjshme quhet i zoti,i zgjuar,boss,etj.Te tjeret qe jane te ndershem dhe s’munde te bejne te tilla pislleqe,quhen te prapambetur,frikacak,s’nxjerrin qimen nga qulli etj.Kete sistem e nxit dhe fryne perdite e me shume Lideri i Hajduteve Sali Krajl Berishoviqi me politiken e Tij nepotiste korruptive,duke mos lene asnje premise per hetimin, denimin e oktapodeve qe qeverisin.Ne horizont,nuk duket asgje premtuese,pa u larguar Don Kishoti shqiptare nga skena politike.Tosi i Thanasit eshte kthyer ne Sanco Pancon e Tij,ndersa Shqiperia i ngjane kalit kocke e lekure qe munde te ngordhe nga beteja ne beteje.Per gomarin…njehere tjeter.

  13. huri says:

    o z. Mero!Kujdesu per vete ti ,se me duket ca prova gjenerale i kane bere tashme.Ruaju,he te ruajt zoti,se nuk do te kemi me se ta kalojme kohen pastaj…se gjithe gazetat e tjera dhe gjithe gazetaret e tjere jane aq banale,sa ta shpifin.Kaq.Sepse tashme e kuptuam,se cudia me e madhe vetem 3 dite zgjat.Por edhe po tia gjenin anen vet zotit SALI,mendoj se nuk do ishte keq.Keshtu,do te ishin kursyer kushedi sa shpirtra te tjere vdektaresh te zakonshem.Kaq.Po jo se Shqiperia do te shpetonte nga te ligjte….

  14. eddy says:

    pse komunisti berrisha ja u ka faji ju o popull injorant tani e moret vesh ju qe komunisti berrisha ka qen pjese e nomeklatures komuniste apo po beni te pa diturin keni 20 vjet qe votoni komunistin nano e komunistin berrisha aty vdekshit ne mizer e varferi

  15. hek says:

    Shkruar shume bukur. Ne te gjitha esete,thelle-thelle, Bazen e preokupon se brendshmi fati i PD-se dhe Berishes, dashurise tij te humbur si engjell i perzene nga parajsa. Nga ana tjeter, Baze, sa nuk e thote, por e nenkupton se historia e CD-se, eshte banale, banale dhe ekspozimi i saj si lajm politik. Ne fakt titullit “nga Berisha, kujdes sot e tutje”, pjesa e titullit “nga Berisha” eshte pa lidhje me tekstin, ose lidhja eshte e sforcuar, shume e sforcuar, sa ai mezi shton nje paragraf shume te ngathet per te dale tek fjalia se “berisha mbron kriminelet”. Kjo pjese e dyte eshte e sforcuar dhe i takon mllefit te “perzenies nga parajsa e dashurise se tij”, por nuk eshte e brendshme e Bazes. Po te vihet re me kujdes, shkrimi do te rrinte shume mire me titullin “berishe, kujdes sot e tutje”, edhe sepse perputhet me permbajtjen, por edhe sepse eshte ne traditen e shkrimeve te bazes kur bente disidencen ideologjike ne PD. Te shtuarit e parafjales “nga” dhe e bera e titullit “Nga berisha, kujdes sot e tutje” eshte mllefi i engjellit qe ka mall per parajsen e humbur te dashurise se tij

  16. beba says:

    Falendeoj Z.Mero per guximin e daljen kaq hapur ndaj ketij pushteti te kalbur e te qelbur nga pislleqet e paskrupullta qe po perhapen e helmojne ne cdo skaj kete popull te shumevujatur e qe s’paskan te sosur nga shpellari monstruoz berishian qe s’di ngordhja e ketij maskarai do te jete nje fitore me e madhe e tere historise se shqiptareve dhe se ajo e Enverit…kaq peshtirosje ka mbjellur ky mashtrues e mafioz qe ka neperkembur tere kombin shqipetar neper bote vec me genjeshtra e mashtrime…s’di si e mban O Zot kete njeri kjo toke e gjere!!! Mire thote Ngjela, ngrihuni o popull ta zhdukni kete perbindesh e kriminel…ngrihuni…se asnje here s’eshte vone..

  17. Driton Bakija Gjakove says:

    Ky shkrim i gazetarit ,Mero Baze eshte reale.Ai krtikon pushtetin nga ,Sali Berisha ,qe nuk merre masa per ta ndershkuar dhe per ta ta zhdukur ,krimin qe nuk ndermerr asegje por vetem per ta rujatur veten qe te qenedroj ne pueshtete,Mero Baze thote se ,Sali Berisha nuk eshte vrasese dhe kriminel,dhe nuk eshte i imiplikuar ne krime,por nuk merr masa per ti ,ndershkruar ,kriminelet,por lufton vetem pet te qendruar dhe per te ndejtur ne pushetete.

  18. ardian osmani says:

    Periudha qe Merua ka qene ne sherbim te Sal-iut nuk mund te hidhet pas kraheve, te fshihet,por kjo nuk do te thote qe ato qe thote tani te mos vleresohen. Besoj se te gjithe e dime qe me mire se Merua jane te pakte ata qe e kane pare nga afer, te zhveshur dhe me gjithe ndyresine e tij, SHPIRTIN E ZI te sali berishes. Kush e di sa do te jete tmerruar!

  19. Zana Kalemi says:

    Berisha kerkcenoi me jete deputet Ballen, por iku Xhelili i Fierit…

  20. Bujan says:

    Ku eshte Sabri Godo? Perse komandant Ramiz Alia nuk i jep urdher ti vije ne ndihme Berishes?!!!

  21. fri says:

    Z. Mero. te garantoj se do kete dhe fotografi te tjera.Kam degjuar se sala ka shkuar disa here ne France me shishe te mbushura me shurren e Enverit per ti bere analizat. Ju pergezoj dhe ju meshtes per guximin por ……….nuk e di

    1. Ermal Komini says:

      Do ta besoja kte po qe se Sali Berisha do te ishte nga ana e tije (Gjirokastra). Ku munde ti besonte Enveri nje shqipetari nga Tropoja !!!!!! Pa le Suloja !!!!

  22. Ermal Komini says:

    Ankimi i opozites per presion nga Berisha eshte si ajo e Dick Marty me organet. sa shpejt mesojne ti kopjojne stilet e huaja keta komunistet !!!!

    1. albert says:

      skemi ndonje koment per fotot e bllokemeneve!

    2. kostandin says:

      ti “ermal komini” je serb që ke mësuar shqip
      shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtareve
      poshtë sala, edi e të gjithë bllokmenët modern

  23. pluku says:

    shqiperia po i tregon botes cdo dite e me shume se nuk ka politikane , mendoj se nga te gjitha partit politike qe kemi ne shqiperi qe te gjithe i kan ngjyer duart me korrupsionin dhe krimin , kjo vertetohet edhe me te gjitha akuzat qe ata i bejne njeri tjetrit per 20 vjet me radh dhe per cudi ska asnje te denuar apo te ndjekur penalisht ?dhe si ka mundesi qe me gjithe ata student qe diplomohen neper shollat e botes neper zyrat e shtetit apo zyrat diplomatike zene vendin femit dhendrat dhe niprat etyre .athere do te te thoja qe ne shqiperi nuk ka demokraci por hipokraci ose me shume monarki .por kjo gje duhet te marri fund , ne klasen politike duhet filluar te futet brezi iri qe kan sdudiuar per kete pune , dhe jo qe mbarojn per kirurgji apo piktor – basketbollist. edi rama sali berisha edhe shume te tjere duhet te zhduken njehere per gjithmon nga politika shqiptare .Rroft kombi shqiptar

  24. pluku says:

    dhe brezi i ri qe te hyje ne politik te zgjidhet nga nje komision i posacem qe keta njerez mos te jen lidhur me sferat serbe apo greke apo krimin e organizuar shqiptar , si ministri basha – ne vitet ekaluara shqiptaret njiheshin popull i varfer por me nje dinjitet nga me rrall jo vetem ne evrop por ne bot . sot ne syt e botes ne prezantohemi si kolombia e evropes. per turp ta kene keta politikan qe na shesin dhe na blein si te duan ata .Rroft kombi shqiptar

  25. FITIM PULO says:

    MERO,ate qe shkrova !

  26. Illo says:

    Si i ka ngrysur 20 vitet e demokracise Edi Paloka ? Eshte njeriu , qe s’ka bere as nje lloj pun dhe eshte shperblyer me roga dhe bonuse te majme . Thone , qe paska qene gazetar , C’ka shkruar dhe kuja i kane sherbyer zhgarravinat e tij . Te mbyllesh jeten pa asnje lloj pune , Kjo mund te ndodhi vetem ne Shqiperine e Sales . Pas nje kohe do te duket perseri Paloka , me ndonje fjalim te porositur mre telefon . Ja qe ka kuptim dhe nje jete e tille. Illo

  27. enovl says:

    sa dallohen spiunat e shtetit ne 97-es ata te organizuarit qe dhe grate dhe plakat ne vlore i qellonin , dhe ky komini qe ben komente ketu qe e ka hal ne sy jugun e shqiperise nje nder ta eshte , kujdes komin se po te han brinje e kallcukur po kujdes….

  28. feçor hoxha says:

    Dhe ndersa ne vellezer po komentojme keto gjera te neveriteshme per çdo shqiptar te ndershem djemt e shokeve (flas per servilet e politikaneve qe i mbeshtesin ne çdo moment) vazhdojne rrugen e pasurimit duke e “kafshuar” Shqiperine ne çdo cep te saj. Kjo eshte demokracia qe na kane “dhuruar” PD e PS keto 20 vjet. Ne vend qe ne sot te ishim nje demokraci e vertet ku gjithsejcili nga ne te gjente vendin e vet ne shoqeri, ne akoma meremi me keta “politikan” te peshtire qe tamam per kete e kane penguar dhe e pengojne ndertimin e shtetit ligjor, qe populli te meret perdite me keto duke harruar te ardhmen e tij, qe me sa duket do te jete nen hyqmin e po ketyre qe lozin sot, po qe se do te vazhdoje keshtu.

  29. agim says:

    Mendoj se tek ne ka një problem të madh me ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve.Kur them ndërtimin nuk flas për strukturën e tyre,ato jan bashkëkohore ndoshta.Sepse sot veprohet sipas porosive të Brukselit,po kështu edhe Shqipëria.Por,ne e kemi problemin me njerëzit,ata që jan vetëm militantë dhe jo specialistë.Ndoshta pikërisht se nuk din të bëhen specialist prandaj shndërrohen në militantë.Media mendoj se këto duhet të përkrah,jo pa i kritikuar natyrisht..Përndryshe të festojmë deri në orgji heqjen e vizave…Përshëndetje Mero…!

  30. tropojani says:

    Personalisht e besoj rrezikun qe paralajmeron z.Baze dhe them se eshte ne te mire shoqerise qe ta besoje cdo njeri i arsyeshem e me se pari personat qe jane kritike te Sali Berishes.
    Besohet dhe duhet besuar jo thjesht sepse z.Baze ka qene nje bashkepunetor i afert per shume vite i Berishes dhe, rrjedhimisht, di si ai ka shfrytezuar fatkeqesite rastesore apo ato te krijuara nga bashkepunetoret e tij, por edhe ngase shembujt praktike te koheve te fundit e argumentojne edhe me fort konkluzionin e autorit te shkrimit.
    Shkrimi eshte i argumentuar.
    Rreziku duhet te merret parasysh.

  31. BILBILI says:

    TË XHEJN PARA NJË EMER PËR SHTETIN E VET , SKLLEVËRIT E BALLKANIT PASTAJ TË GJEJN DHE FLAMUR , SE AS NUK KAN DHE AS NUK I DIN VLERËN ( po qfar ti bësh SALËS) QË ENJOHU I PARI SI SHTET

  32. Astrit Kavaja says:

    Ramizi me ndimen e te tjerve ber te mundur te rezoje (bustin e Enverit) populli bustin e teroqi zvare….Kurse Sali-piun-agjenti dhe qeni i bllokut, Shqiptaret e vertet do ta terheqin per se gjalli, nga mezi Tiranise E ne Kavaje..

  33. koci says:

    O MERO ZIU,
    PO CFAR FAKTE KE TI QE AKUZON BERISHEN? PRIT TE MBAROJE HETIMI I PROKURORISE DHE PASTJA FOL O SHPIRT ZI!
    I BERE E I BERE ELOZHE BERISHES, POR KUR AI E PA QE TI ISHE NJERI I KEQ DHE KUR E PE TI SE AI NUK TE SHPERBLEU ATEHERE DOLE KUNDER BERISHES!
    TI ME GENJESHTRA JE MESUAR DHE PO TE DUASH UNE TE FAKTOJ SA HERE DI UNE QE KE GENJYER PA LE TE TJERET!
    ME KETO QE SHKRUAN TI, DEL MBI PROKURORINE. DHE TANI E TUTJE ESHTE E UDHES QE TE SHKRIHET ORGANI I PROKURORISE DHE CDO ANKESE APO HETIM TE TA DERGOJNE TY QE TE GERMOSH HALETE!

  34. dumi says:

    Nje tjeter artikull brilant i Z. Mero Baze. Nje kendveshtrim qe nuk na shkon kollaj ne mendje kur i degjon lajmet si buf nga televizori

  35. Epirioti says:

    Mero! Kendveshtrimi qe i jep kesaj ngjarjej eshte shume i sakte e te pergezoj per kete shkrim qe eshte alarm per kedo politikan. Une do desha ta fillonim nga nje tjeter kendveshtrim. Shprehja e Cezarit te madh se: “po keputa une nje molle, ushtaret s’do lene me asnje kokerr ne peme” mund te jete indicio e shkrimit tend te ardhshem. Dihet nga une e nga ty, e nga te gjithe njerezit se politikanet tane kush me shume e kush me pak jane te lidhur me pislleqe morale, me korrupsion, me skandale politike dhe sigurisht me lidhjen e tyre me “te fortet” e lagjeve e te qyteteve fillimisht e me vone me figura krimi ne shumefusha si droge, trafik armesh, trafik njerezish(emigrantesh dhe femrash), trafik makinash dhe trafik pronash. Kete e di cdo shqiptar, pasi kaq eshte Shqiperia, dime cdo gje te nj-tj. Kjo klase politike me mungese te theksuar jete familjare, fillon te ngrihet artificialisht pa asnje merite nga vitet ’90 e deri me sot duke deprimuar shtresen intelektuale qe te prodhoj prosperitet per vendin. Ajo qe pason eshte krijimi i klaneve dhe grupimeve per interesa te castit dhe personale. Ndaj keta politikane levizin aq shume ne cdo legjislature nga nje krah ne nje tjeter, mungon morali, backgroundi familjar dhe jane te lidhur me fije si ne shprehjen “gelltit diku nje luge corbe te prishur e pastaj vjelle gjithe jeten”. Keshtu qe sot nuk eshte cudi qe dikush kercenon dhe shantazhon dike tjeter me ndonje fakt qe jane edhe te sakta ne fakt, qofte ky edhe rasti i fundit. Nuk i intereson njerezve se cfare politikanet bejne me nj-tj, sepse e dine mire lojen e tyre per te ngelur ne politike, ndoshta edhe te vrasin nj-tj, prape populli nuk do reagoj, madje disa here do thote qe duhet te ndodhin qe keta derra politikanesh te fillojne te zene mend. Pra, kjo klase politike qe drejton vendin nga pozita e pozites dhe e opozites eshte katandisur ne ate pike saqe nuk impresionon me asnjeri me historite e tyre qaramane. Gjithe populli e di qe Sal-a genjen, qe Lul-i(i vocerr i bie te jete sipas Migjenit) eshte tradhetar, qe Rama e terheq ndonjehere e qe Brace ka kontakte me te forte, etj., etj., politikan se nuk dua qe te na hane kohe. Nuk na intereson si popull fare cfare bejne me nj-tj, fara e keqe e injoranteve fshatare te ish-byroisteve po mbizoteron ne parlamentin e deritanishem, ndaj punet do vazhdojne ne kete gjendje. Nuk ka permiresim te te ardhmes sone nese Rama do vazhdoje te mos lere asnje m2 toke per kopshte e shkolla, nese Sala do shkaterroje piramiden dhe ministrat e tij sistemin arsimor, nese barkderrat e PS-se do vazhdojne ne heshtje bashkepronesimet me deputetet e PD, nese inteligjenca vazhdon te arratiset nga syte kembet nga ky vend, nese nuk ngrihet fryma nacionaliste dhe ceshtja kombetare ne te gjithe ballkanin, nese fashataresia kooperativiste e pashkolluar do i kete dyert e hapura te punoje ne administrate dhe ambasada, e plot te tjera cudira qe i bejne tashme politikanet te mbreterojne e te dalin neper televisione nje here duke akuzuar e nje here duke kerkuar mbrojtje. E forta qendron qe pasi e kane bere gjithe shtetin lesh e li nuk kane me ku te qahen, qahen te nj-tj, nga Topi te Ina Rama, keta te PD-se qahen te biznesi dhe mediat e tyre te pacipa. Le tu behet c’te doje, le t’ju ndodhe c’te doje si te PS-se, PD-se dhe te gjithe aleateve tuaj, we don’t care, ndaj boll u qate se nuk na e ndjen fare. Po te ishit te paperlyer me asgje do na dhimbseshit te pakten.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje