Diferenca mes Berishës dhe Gjukanoviçit

21 Dhjetor 2010, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rrëzimi i kompromisit të fundit të ofruar nga opozita rreth hetimit të zgjedhjeve, i bën përfundimisht të lodhshme dhe pa perspektivë  negociatat e opozitës me Sali Berishën. Përveç logjikës ligjore dhe mbështetjes nga faktori perëndimor për propozimin e opozitës, nuk kemi asnjë argument tjetër me se të bindim shumicën t’i japë fund kësaj  rezistence për transparencën e zgjedhjeve. I vetmi interes më madhor se sa kaq, ishte pranimi nga ana e Bashkimit Evropian i kërkesës së Shqipqrisë për të qenë kandidate për anëtare në Bashkimin Evropian. Ky ishte një interes madhor, mbi të cilën opozita bëri llogaritë gabim duke e llogaritur Berishën si një njeri që e ka seriozisht aspiratën e integrimit evropian të Shqipërisë. Kur Bashkimi Evropian po hamendej për të pranuar kërkesën e Shqipërisë dhe Malit të Zi, në tryezën e tij ishin dy pikëpyetje të mëdha, Sali Berisha dhe kriza me opozitën për zgjedhjet, dhe Milo Gjukanoviçi dhe privatizimi i pushtetit në Mal të Zi prej tij. Të dyve ju bë nga një ofertë e thjeshtë publike dhe jopublike. Shqipëria duhet të zgjidhte krizën dhe duhet të hapte kutitë, Mali i Zi duhet t’i hapte rrugë ndryshimit të lidershipit. Sali Berisha i tha “Jo” me qetësi ofertës evropiane të Shqipërisë, kurse Milo Gjukanoviçi vuri interesat e vendit të tij të vogël mbi interesat e pushtetit të tij dhe i tha “Po” ofertës evropiane, duke lënë në hije Shqipërinë dhe duke u bërë sot një vend shumë më afër Bashkimit Evropian se sa Shqipëria.

Nëse krahason këto dy shembuj dhe mënyrën se si kanë reaguar dy kryeministra ndaj nevojës së vendit të tyre për të qenë pjesë e Evropës, e kupton se më afër Perëndimit është në mendësi sllavi Milo Gjukanoviç se sa “patrioti” shqiptar Sali Berisha.

Po t’i hysh pastaj në detaje dhe cilësisë së kushteve për të dy liderët, ata janë ta pakrahasueshëm. Kërkesa që i bëhej Berishës ishte një kërkesë normale që bazohet në standardet që duhet të plotësojë çdo vend demokratik. Transparenca e zgjedhjeve dhe fundi i krizës me opozitën, më shumë se sa tekë e opozitës, janë trill i Sali Berishës për të mbajtur opozitën të mbërthyer tek një krizë, e cila i jep atij dorë të lirë ta mbajë atë larg qeverisjes së vendit dhe larg fokusimit tek skandalet financiare dhe privatizimin e Shqipërisë nga familja e Sali Berishës dhe sekserë të saj. Kërkesa ndaj Gjukanoviçit, nga ana tjetër është shumë më personale, më radikale dhe më e egër. Ajo i ngjan kërkesës që Perëndimi i bëri Berishës në vitin 1997, kryesisht përmes diplomacisë amerikane, që i kushtoi këtij vendi mbi 3 mijë të vrarë dhe një krizë, e cila u desh të zgjidhej me ndërhyrje të forcave ndërkombëtare, të cilët morën praktikisht sovranitetin e vendit deri më 29 qershor 1997.

Është pikërisht kjo sjelkje e provuar e Berishës që e bën tashmë Perëndimin të jetë i kufizuar në presionet personale mbi të dhe t’i spostojë ato tek presionet dhe ndëshkimet e Shqipërisë me qëllim që ta konvertojë mosaprovimin e saj në gjeste politike të shqiptarëve kundër tij. Por kjo është një gjuhë shumë e vështirë për t’u kuptuar nga shoqëria shqiptare.

Ne jemi sot para një fakti mbresëlënës, kur kryeministri i Malit të Zi, sapo u bë e vlefshme kërkesa e vendit të tij për tu bërë kandidat për në BE jep dorëheqje pa shumë komente nga detyra, duke u lënë qytetarëve të vet një shtet në dyert e Bashkimit Evropian, një shtet të pavarur dhe pa asnjë konflikt serioz me fqinjët apo bashkësinë ndërkombëtare. Ai është shumë më i ri nga Sali Berisha në moshë, shumë më me merita bile, gati me merita personale për çdo arritje të vendit të vet dhe shumë i përgjegjshëm për të ardhmen e atij vendi. Në ndryshim me të, ne kemi një kryeministër që është peng i familjes së tij në pushtet, e cila ka instaluar në vend gjithë mafian ish- jugosllave, ka faktorizuar në bregdetin shqiptar, bile në një nga vendet më strategjike të së ardhmes energjetike të Shqipërisë, mafien ruse përmes sekserit serbo- boshnjak të familjes tij dhe është tërësisht nën presionin e tyre për të mos lënë asnjë hapësirë pushteti, jo vetëm për opozitën, por për askënd dhe brenda shumicës që nuk është në një gjatësi vale me bizneset dhe linjat e pushtetit që dikton Familja. Kjo e bën Sali Berishën të pafuqishëm për t’i hapur rrugë perspektivës evropiane të Shqipërisë pasi një perspektivë e tillë, do të ç’montonte këto linja mafioze të ish Jugosllavisë që kanë gjetur një parajsë fiskale në Shqipëri dhe po diktojnë të ardhmen, jo vetëm ekonomike, por dhe politike të këtij vendi. Është e trishtuar ta themi, por një nga liderët më populist e nacionalist ët Malit të Zi, siç ka qenë Lazareviçi, sot s’ka më vend në Mal të Zi dhe bizneset e tij kryesore i ka në Porto Romano dhe Tiranë me partnerë njeriun e familjes Berisha, Damir Fazlliç. Kjo është arsyeja përse Milo Gjukanoviç ikën i qetë nga pushteti dhe lë një vend të lirë dhe dinjitoz për të qenë pjesë e BE-së, dhe kryeministri ynë nuk e ka veten në dorë, as t’i hapë rrugë Perëndimit në Shqipëri as të lërë rrugëve trafikantët e ish- Jugosllavisë që janë bërë zot në shtëpinë tonë.

45 komente në “Diferenca mes Berishës dhe Gjukanoviçit”

  1. Lezhjani says:

    Shkrimet tua po zgjojn mendjen e te gjith shqiptarve qe mbeten ne gjum per njezet vjet me pallavrat e spijuneve qe sot po i kuptojn te gjith , po le te marrin shembull gazetaret e tjer qe jan ba servil te pushtetit se si mbrohen lirit dhe te drejtat e popullit .

  2. Arber says:

    Personalisht mendoj qe ky shkrim eshte shume real. Pra kjo tregon edhe njehere se demokracia ne Shqiperi eshte nje iluzion. Berisha nuk ka pricipe demokratike, ideali i tij eshte pushteti me te gjithe menyrat. Ai nuk eshte ne gjendje te ndeshkoje asnje te korrupruar se i prishen ekuilibrat, ai eshte ne gjendje te beje koalicione me cdo lloj rryme politike qe i siguron pushtetin, ai eshte peng ne karriken qe rri. Kjo eshte nje fatkeqesi per popullin tone qe duhet ta paguaje kaq shtrenjte…

  3. Teodor Nushi says:

    Zoti Baze!
    Keni shume te drejte. E keni thene dhe e thoni. Po kujt ja thoni. Shqiperia kaloi nga diktatura e proletariatit ne diktaturen e tropojaneve. Jemi totalisht ne diktature. Cfare bente me shume Enveri se sa Saliu. Te pakten Enveri e deklaronte dhe e kishte ligjeruar edhe me kushtetute se kishte vendosur nje diktature.
    Nje keshille per Ju zoti Baze. Mos dil per gjah se Saliu i ka mundesite qe te te prishe makinen dhe Ju te pesoni aksident “per fajin Tuaj”. Keshtu e pesoi edhe Kosta Trebicka. Apo jo?

  4. geri says:

    gazeta tema na mungoi ca kohe por shyqyr tani doli. te inkurajojme te vazhdosh te demaskosh kete komunist legen.

  5. Frederik says:

    Ngadoqofte Ermal Komini , pak rendesi ka , nga veriu apo jugu , por domethenia e komentit te tij nenkupton veriun . Shikoni se sa mjeran eshte realisht ai , i cili e nekupton barazine tek zgjedhja ne alternim e kryeministrave apo te pareve ta themi ndryshe , te vendit tone, nga jugu njehere dhe pastaj nga veriu. Tashme per te eshte çdo gje normale , boll qe kryeministri eshte nga veriu. Une e kam te qarte se nuk mund t’i ndryshojme dot mendjen , por po i japim te qarte se ai eshte komplet i gabuar ne gjykimin e tij. Vlera e kryeministrave nuk matet nga krahina , por nga rezultati i punes se tyre . Njihet parimi filozofik i “rolit te individit ne histori” dhe ky parim i shkon perqark njerezve qe ne jeten e tyre kane patur fatin te jene ne krye te vendit te tyre. Ne tashme kemi nje kryeminister qe tenton me bindjen me te madhe te shese troje te vendit te tij dhe Ermalit i duket normale , ka ndihmuar gjithmone Serbine ne momentet e veshtira te saj dhe ne kurriz te Kosoves dhe kjo Ermali i duket normale , ka instaluar nje mafie ne pushtet ku askush nuk mund te gjeje te drejten dhe Ermalit i duket normale , po shkaterron identitetin e shqiptarit ne menyren me te ndyre duke filluar me ndryshimin e historise , lidhur me trojet e ilireve dhe pasardhjen e tyre , apo zhdukjen e cdo vlere te se kaluares apo krijimin e nje shoqerie pa simbole kombetare gjoja me ato europiane , qe nje Zot e di se si duhet te shkojme ne ne Europe pa identitet dhe kjo Ermalit i duket normale , e ka zhytur vendin ne varferi te tejskajshme per shkak te korrupsionit te qellimshem te ndertuar prej tij dhe kjo Ermalit i duket normale , po vonon ne masen me te madhe te mundshme ne kohe anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe kjo Ermalit i duket normale , i ka hapur dyert pa asnje lloj kufiri per armiqte e perhershem te kombit shqiptar dhe kjo Ermalit i duket normale . Valle cfare pjelle je ti Ermal kur gjerat i gjykon ne baze te krahinave se na qenka i vetmi mekat i S. Berishes se qenka nga veriu. Me vjen keq por me duhet te them se Saliu njerez si ty perpunon , pasi ne te tjereve nuk mundet se e dime se kush eshte . Me vjen keq qe ti dhe shume te tjere si ty qe mendojne si ty do te mbeteni vegla te tij pavaresisht nga madhesia e luges se çorbes qe ju jep juve ai.

    1. leonardi says:

      je lodhur kot te bindesh nje copedru qe ti i thua shendet e ai te thot plac

  6. drino says:

    prap ti gjin ndryshove emrin ebere ilirjan?

  7. tani says:

    Ne filim dua te falenderoj Z.Mero Baze, per gazeten si dhe per kurajon qe tregon ne lufte me mafjen berishiste!! Sali Berisha ka marr peng Shqiperine, dhe ashtu si diktatori komunist Enver Hoxha, kerkon ta mbaj deri sa te jete gjalle!??
    Faktet qe nxjerre ne drite Mero Baze, jane jo vetem dridheruse per cdo shqiptar patriot e liri dashes, por ato tregojne se Sali Berisha ne krye te pushtetit, eshte shnderruar ne nje vegel ne duart e mafjes ruso-jugosllave!
    Ne mbrojtej te interesave te familjes dhe klanit mafjoz qe qeverise Shqiperine , Sali Berisha cdo dite po tregon se arroganca dhe prepotenca e Tij e shoqeruar me mashtrimet, genjeshtrat, kercenimet per kedo qe i del kundra, shpifjet, trillimet, thashethemet e babezia per te vjedhur Shqiperine dhe shqiptaret, kane per qellim mbajtjen me cdo kusht te pushtetit.

  8. Dino USA says:

    Ah mor Ermal i mjere.Ne jemi ne rrezik:shtepia jone prane pyllit kercenohet nga nje egersire e tmerreshme e babezitur dhe e pa meshireshme.Ne po bisedojme te gjithe si tja bejme te shpetojme shtepine nga bisha qe e shohim dhe e ndjejme se po na rrezikon,ndesa ti na tregon histori dhe prralla per kafshet e pyllit….!

  9. fred says:

    Degjo Mero!Si mendon ti se duke shkelur ligjet do te hyjme ne europe.Saliu ka shkelur ligjet shume here por kesaj here ka te drejte dhe duhet ti japesh edhe ti te drejte sic i ke dhene te drejte dikur edhe kur nuk kishte te drejte.Kjo edhe per nje aresye tjeter qe ti e di mire si cdo shqiptar se kauza e kutive nuk qendron dhe ti do besh mire (qe te jesh dhe me i besueshem)te na thoshe se cfare realisht kerkon Rama me kutite dhe pse nuk bene kerkese konform ligjeve dhe kushtetutes per to.Cfare i kushton ta beje dhe pastaj ta shikojme dhe Saliun.Ne nje pike jam dakort se Sala duhet te iki por jo te zevendesohet nga Rama se mjere Shqiperia pastaj

  10. Qitesi says:

    Mero! Analiza mjafte koncize,pa e teperuar per skeptiket e djeshem sote eshte e qarte se KLIKA E FAMILJES KRIMINALE berisha po na venit shpresat per te ardhmen,dhe po na diskretiton ne syte e gjithe botes,Nje histori te vogel qe me ndodhi dje duke ngrene dreke me nje kolonel Australian ketu ne Afghanistan me thote ne muhabet e siper My friend …dhe vaxhdon te me tregoj se kishte lexuar diku se Shqiperia ishte vend interesant per tu vizituar dhe Top -Listen e 10-vendeve me interesante per turistet nga mbare bota i zinte ne vende te pare Shqiperia me Piramiden .Fillimishte me erdhi mire qe e degjova nga goja e tij dhe me cuditi vetem fakti per shpejtesin e informacionit tek njerez te interesuar per te planifikuar nje vizit!!-.po i them po a e di ti c’fare po ndodhe aktualisht per te eshte marre vendim te prishet nga nje Kryeminster te marre qe kemi ne krye.U cudit dhe nuk me besonte si ka mundesi tha ja shpjegova,sinqerishte nuk e bindja ne argumenta sepse qeshte dhe rame ne sy te tavolinave prane.e vaxhduam biseden jashte,po mire me tha kur i keni zgjedhjet,e kuptova mesaxhin,e thashe me vete keta kane tjeter mentalitet dhe nuk arrijne ta konceptojne,mentalitetin e sundimit pa voten e popullit.Kaq Z.Mero dhe te respektuar lexues te G.Tema i vetmi ze sote opozitar ne vendin tim te shumvuajtur.kam plote historira ketu qe diskretitojne fare hapur dhe qendrimet zyrtare tonat dhe na kane ulur kokat para te huajve,kur te kthehem do ti drejtohem vetem gazetes tuaj me fakte dhe te printuara per fate i kam seivuar dhe printuar.Ju lexojme me shume interes dhe na ngjallni nje fije shprese per drejtesi.Mos u trembe me fale qe ta jap kete porosi ke aq shume me vete qe ju nuk munde ta imagjinoni.Populli yne nga natyra eshte i etur per drejtesi.dhe se fundmi me mall e respekte nga fundi i botes me pelqen shprehja e dikujte ne disa komente.TE LUTEMI MERO!!-MOS IK PER GJAH KETO KOHE DERI SA TE KULLOHEN UJRAT nga POPULLI.Qitesi

  11. huri says:

    Zoti Baze!Vazhdoni punen tuaj plot perkushtim dhe privacione>Neve njerezve te ndershem ,ta dini qe na keni me vete.Sepse po na hap syte neve te pagdhendurve.Ishalla u hapen syte e mendja edhe gazetareve te tjere ,qe deri sot me shume u interesojne grushtet e Rozana Radit me Shkurten,se sa fati i ketij populli ,qe besoi me mendjelehtesi ne vitin ’90 keta horra>Na premtuan demokracine,por na sollen gjithe mafien sllavo-ruse,ia falen dhe me “Shqiperia 1EURO”,qe ne te ngelemi hyzmeqare te kesaj mafieSot vetem nje pyetje shtrohet per shqiptaret:Perfundimisht do hgapet nje dite drita jeshile per ne BE,apo do te na gllaberoje mafia sllavo-ruse -shqiptare,per te na bere nje OF_SHORE te gjithe veseve njerezore?Besoj ,zoti Mero se njerezit qe te keshillojne qe te mos ikesh per gjah,nuk e kane hallin qe te te mbrojne,por e kane hallin te te paralajmerojne se cdo tju gjeje nga banda e Sali Berishes.Po a friksohet valle zoti Baze ,nga keta Urithe?Une personalisht jam i bindur se zoti Baze tashme e ka fituar betejen me ta.Eshte ne nderin e gazetareve te tjere ,qe me ne fund ta gjejne vendin e tyrte se ku e kane:Prane popullit apo afer sohanit qe ju ka vene para Klani i Berishes ne permjet KLAN-it…

  12. juna says:

    I nderuar z.Baze!Dikur ne nje fshat nga jugu thuhej nje shprehje.”Je bere si Merua i Baze”.Edhe Ju i nderuar pavaresisht reflektimit qe keni bere,sot,nuk e dime çeshtje ndergjegjie apo mellefi personal,keni reaguar pak’sa me vonese per kete vend.Pasi jeni Ju qe keni ngrene nga nje luge çorbe andej nga keni ardhur e kete e villni gjithe jeten ,kush me shume e kush me pak.E thene ndryshe, jeni Ju me penen e sherbimin madhor tuajin , qe i keni sherbyer ketij monstruozi(nuk e di i detyruar apo me vetdije)duke i bere nje dem te madhe ketij vendi duke ç’istaluar nje diktature e duke instaluar nje tjeter edhe me te eger e cila te vret naten e te qan diten!Kush e pruri ne pushtet S.Berishen dhe perse?Kush e detyroi R.Aline ti lere pushtetin nje te semuri psiqik dhe perse ?Kush e basardoi kete popull ne nivelin e viteve 1950 dhe perse?Kush e degjeneroi fjalen “Demokraci” me “Demografi”!Keto duam te dijme nga Ju si nje njeri i mireinformuar.Injoranca ka zaptuar rruget e bulevardin e kryeqytetit dhe ka shperbere njeriun intelektual sot qe ose ka marre rruget jashte shtetit ose qendron e distancuar nga skena politike e shoqerore si nje levozhge peme qe pret kalbjen e saj organike.Se fundi ku jane ata qe vitet 90 do te na mbillnin “Demokracine si nje lule e bukur ku te gjithe do ta vadisnim e te gjithe do te aromatizoheshim mer eren e saj”.Ku eshte diplomacia e cila ka jo pak merita ne instalimin e kesaj ç’demokracie e qe sot bene sehir perpara nje vegle qorre te saj ,vetem e vetem se nje dite na i paska sherbyer me devotshmeri per rrezimin e diktatures Hoxha,ku ndryshimi i tyre qendron:Nese dikt.Hoxha te thoshte qe !Te siguroj buke uje dhe drita dhe mos ha m…t se te fus brenda,diktatura e instaluar qe prej 20 vjetesh te thote “Drita ,uje dhe buken nuk ti siguroje une dhe ha m….t sa te duash!Le te ndryshoje infrastruktura e nje vendi,po nuk ndryshoi niveli shoqeror ky vend eshte i destinuar te pjelle vetem diktatore e mafjoze.Dikur Froket shkruanin “kur do te rrezohet muri i bllokut”!ku jane sot keta Froker?

    1. enovl says:

      juna kush eshte maska juaj , ngjyrat qe ti perfaqson …se mero nuk eshte as i roz as blu, eshte gjithmone zeri i gazetes opozitare … tamam nje profesionalitet i mirfillte i nje gazete….ndaj juna , nese te pelqen eja ne ket portal nese jo mos bej zhurem kot se nuk te vjen njeri nga pas me ato qe thua, apo jane si shashkat qe leshon sala…eeeee juna…

  13. england says:

    ndryshimi qe intelektuale,apo politikane bejne nder vite,njerezve i duket si tradheti,pra ti marrim me rradhe duke filluar nga Eduart Selami,mos ju duket gje tradhtar ish kryetari i pare i PD,po Azem Hajdari qe Saliu cfar se etiketoi deri si spiun i klikes sllave!vazhdojme me te ndjerin Pashko,pastaj me rradhe Genc Rulin,Ben Imamin,Genc Pollon,Neritan Ceken,per keta te fundit do huazoja shprehjen tende zonja,apo zonjush Juna keta hengren corben e Saliut,me vone cfare nuk thanedhe shane Saliun,dhe tani vazhdojne te ngopen me te njejten corbe!e perse Spartak Ngjela,Besnik Mustafaj,apo Prec Zogaj jane ne llogore te kunderta me diktatin e instaluar ne PD e Saliut,imagjinoni nje gazetari pa Mero Bazen dhe gazeten tema!lexoj komentet te ndryshme 98 perqind e tyre e mbeshtesin menyren e shkrimeve ketu,nje pjese e pa paperfillshme sahanelepiresit e pseudo gazetave 55,apo koha jone nuk ja heq vlerat kesaj gazete,jam kurioz te di kur do nise emisioni me i pare nga te gjite?FAKTORI PLUS…

  14. Driton Bakija Gjakove says:

    Gazetari i shquar ,Shqiptare,Mero Baze bene nje krahasim te mire ,mdise Sali Berishes dhe Milo Gjukonovicit.Ai thote se Milo Gjukonvici e coi vedin i tij drejte ,hyrjes ne ,Bashkimin Evropjane,kuruse zoetri ,Sali Berisha po bane peng vendin e tij por te mos hyre ne Bashkimin Evoprjan ,per shkake te korropcjonit dhe qe zhgjedhjet ,nuk ishin traseparete dhe te drejta.

  15. geri says:

    po moj juna ke te drejte edhe ne si merua i kemi sherbyer atij komunisti. me mendimin se do qeveriste me duar te pastra, se do luftonte korrupsionin, do i sherbente interesave te vendit, se do bente zgjedhje te lira e se do hynim ne europe. por na preu ne bese. por kjo nuk duhet te na dekurajoje. merua dhe ne qe mendojme si merua duhet te punojme qe nje dite ky vend te kete qeverisjen e merituar.nje qeveri per shqiptaret dhe qe i don shqiptaret.

  16. juna says:

    I nderuar z.Baze kontributi me i madh qe mund ti beni ketij vendi eshte :Informoni ne menyre te njepasnjeshme Shtetin Amerikan !Ku eshte ky etalon i demokracise qe nuk vepron.Perse ky zhgenjim nga kjo demokraci e mike e Shqiperise!Na del ambasadori e na mahnitet me punen e qeverise!Na del nje zv.sekretar i shtetit e na thure elozhe nepermjet Min.te Jashtem te Sali Berishes,e i drejtohet opozites e cila kerkon demaskimin e hajduteve, ti drejtohet parlamentarizmit!Sek.e shtetit Amerikan na bene nje deklarate disi te çuditeshme ,ku ose eshte e informuar keq per zhvillimet ne Shqiperi ose nuk do qe te shporret qeveria me e kooruptuar ne Europe.Zonja Klinton ti referohet presidentit me te shquar te SH.B.A-se z.Bill Klinton ,apo mos valle i interesojne vetem trupat per ne Afganistan!Po na zh’genjen se tepermi kjo politike berje e disa personaliteteve te SH.B.A-se ,pasi jemi te bindur se Amerika gjithmone e ka treguar vehten duke iu gjendur prane ketij vendi.Si mund te heshti departamenti i SHBA-se ose te behet pale me mos veprimin e saj,kundrejt kesaj qeverisjeje ku per etalon ka nje njeri i cili drejtoi nje vellavrasje ne 1997!Turp

    1. Ardit R says:

      I nderuar zoti Baze.

      Mos e sillni zonjushe Junen me zor ne faqe.

  17. BEKIM says:

    me lejoni te shaj edhe une.se ky portal per te share eshte.se nuk pritet gje e menqur nga ky shpifes,.po parat ku i more o morr per gazet te re.menduam se sala te shkaterroi,por ti u qove nga hiqi

    1. mentari says:

      menqur ,qove,hiqi shqiptaret nuk shkruajne me q,

  18. mentari says:

    zoti penis ist qenke tamam penis

    1. Epirioti says:

      Mentar! Te lutem gjej nje chat per fjali te tilla, i dime te gjitha ato fjale, e per kete po caprasim gjithe keto kohe. Te ngrejme moralin e nje shoqerie qe politika po perpiqet ta degjeneroj.

  19. albert says:

    Eshte me mire te te duan apo te te kene frike kur je ne krye te nje shteti?
    Sala e ka kuptuar mire kete pasi themel i pushtetit te tij eshte frika…..

  20. albert says:

    Babai para se te vdiste u la tre djemeve 17 deve ti ndanin.Djalit te madh i tha te merte 1/2 e deveve,te dytit 1/3 dhe te voglit 1/9 e deveve. Kur vajten ti ndanin devete midis tyre djemte kuptuan se 17 nuk pjestohej me 2 as me 3 as me 9.Cte benin valle?Lindi nje konflikt mes tyre dhe spo i jepnin dot zgjidhje
    I kerkuan ndihme nje gruaje dhe pa nguruar ajo u thote qe nese u jepte vellezerve devene e saj ndoshta munt te gjenin nje zgjidhje.Dhe keshtu u be, vellezerit kishin 18 deve dhe i ndane ato midis tyre.I madhi mori 1/2 e deveve qe eshte 9, i dyti mori 1/3 e deveve qe eshte 6, dhe i vogli 1/9 e deveve qe eshte 2.
    9+6+2=17.Vellezerit i kthyen devene e 18 gruas dhe cdo gje ishte ne rregull.Nje zgjidhje e tille duhet dhe per katrauren qe eshte bere ne shqiperi keto 20 vitet e “demokracise”

  21. vullnet says:

    lexoni idiotin dhe dhe kequni.Qejte lehin karvani ecen para

    1. d.gorezi says:

      Jo karvani por “karsali”

  22. tani says:

    Ne se POPULLI shqiptar kupton se krimineli Sali Berisha dhe qeveria e Tij e hajdutve te Shqiperise, eshte vene ne sherbim te interesave te Mafjes Ruse-Jugosllave, atehere rrezimi i kesaj klike mafjoze, do i kete ditet e numeruara!
    Populli shqiptar ka vetem nje rruge shpetimi. Te ngrihet ne protesta te fuqishme, deri ne largimin dhe arrestimin e tradhetarit te Shqiperise Sali Berisha! Asnje nuk te ndihmon ne se shqiptaret ja fusin gjumit dhe i lene dore te lire mafjes berishiste! NGREHU O POPULL DHE RREZOHE KRIMINELIN QE PO TE MERRE JETEN !!!

  23. Epirioti says:

    Mero! Te lumte si gjithmone! Si kur shkruaje pro Sales edhe tani penen e ke te mbrekullueshme. Vetem se nje gabim po bene. Nuk mund te krahasosh figura si Gjukanovic, i cili shpalli pavaresine nga Serbia me kete dordolecin tone qe po e fal pavaresine e Shqiperise te Serbia. Qofte edhe futja e emrit te Sales per keq i jep pak vlere. Sala duhet te harrohet ne histori e as te mos kujtohet as per mire e as per keq se eshte turpi qe do na rrije mbi koke per qindra vite. Fol me mire se me cfare fijesh i ka lidhur Sala keta te tredhurit e PS-se qe struken e nuk ndihen e presin qe populli te vritet si 13 vite me pare e pastaj dalin nga getot e tyre e fryhen si gjela sikur cliruan Afganistanin.

  24. albert says:

    Shqiperia ka nevoje per nje AVNI RUSTEM.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje