Raporti i Këshillit të Evropës mbi përfshirje të individëve të veçantë afër Hashim Thaçit, në veprimtari të jashtëligjshme gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe për dyshimet mbi konsolidimin e një rrjeti të trafikut të organeve njerëzore, është iniciativa më e rëndë perëndimore kundër kredibilitetit të faktorit politik në Kosovë, dhe si e tillë duhet marrë shumë seriozisht. Reagimet emocionale të Tiranës dhe Prishtinës deri tani, jo vetëm që nuk kanë emocionuar askënd veç vetes, por i kanë hedhur benzinë zjarrit duke nxitur një votim unanim për hetim ndërkombëtar mbi këto akuza dhe e kanë bërë kryeministrin në detyrë të Kosovës një portret që i ngjan filmave horror.
Pa dashur të merrem me reagimin emocional në Kosovë, duhet të kufizohem tek dyfytyrësia e reagimit nga Tirana. Reagimi i parë skandaloz ka ardhur nga kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar ekzaminim mjekësor për hartuesin e raportit, Dik Martin. Me lehtësinë e njeriut kokëbosh, që u shet pallavrave fshatarëve të mbytur të Shkodrës për “armikun Edi Rama në Tiranë”, me të njëjtën lehtësi dhe papërgjegjësi, komunikon në nivel zyrtar për një raport, i cili në të vërtetë nëse nuk sqarohet me kompetencë dhe profesionalizëm nga pala shqiptare, ka për të na mbetur gjithë jetën njollë dhe argument kundër çdo iniciative për të avancuar Kosovën drejt Perëndimit. Qysh sot janë hedhur publikisht akuzat e para ndaj mbështetjes së tepruar perëndimore te Kosovës, dhe një reagim primitiv i joni i bën dhe më të besueshëm këta zëra. Nëse Dik Marti është psikopat apo normal, këtë nuk e përcakton dot zonja Topalli. Detyra e zonjës Topalli në këtë rast është të mbrojë palën shqiptare nga akuzat me argumente dhe të bashkëpunojë me Këshillin e Evropës për këtë çështje, dhe jo të prodhojë distancë armiqësore me autorin e raportit, duke ja bërë atij më të lehtë të ngrejë supet si i pafajshëm, në kulmin e ofensivës kundër faktorit shqiptar në Kosovë.
Së dyti, nga sa po rrjedh në medien prestigjioze botërore siç është BBC, Shërbimi Informativ Shqiptar ose njerëz të veçantë të tij, mund të jenë bashkëpunëtorët kryesore të detajeve për raportin, për të cilat siç tha dje në seancën dëgjimore Dik Marti, nuk janë bërë publike, por ekzistojnë. Ne nuk e dimë se ç’ka në anekset jopublike ky raport, por e sigurt është se KE nuk mund të miratonte një raport pa detaje të besueshme, të ofruara për ish- prokurorin zviceran. Për të hedhur poshtë këtë raport, detyra e shtetit shqiptar është të bashkëpunojë ngushtë me autoritete ndërkombëtare që kanë hartuar raportin dhe të provojë për ta të kundërtën e atyre që thonë. Njerëz që të shesin natën e të qajnë ditën, siç duket që Shqipëria ka bërë në këtë rast me Hashim Thaçin, vetëm sa e dëmtojnë dhe më tej faktorin shqiptar dhe veçanërisht Kosovën në Perëndim.
Së treti, siç shihet nga raporti, aty nuk ka akuza në bllok për UCK, nuk ka akuza për luftën e saj dhe as për armiqësinë me serbët. Shumë nga faktet që kundërshtohen publikisht për raportin, nuk janë në raport. Për shembull kundërshtohet fakti që “tek Shtëpia e Verdhë në Gurrë të Matit” nuk mund të bëhet transplant dhe i quhet kjo gënjeshtër raportit, por në fakt dhe raporti këtë thotë, që atje nuk mund të bëhej transplant. Raporti është i dyshimtë dhe spekulativ kur flet për një shtëpi në Fushë-Krujë, ku sipas tij rreth dhjetë persona mund të jenë ekzekutuar dhe pastaj mund t’u jenë marrë organet për t’u transportuar jashtë Shqipërisë për në Turqi. Këtu duhet hetim, duhet mjekësi ligjore që t’i hedh poshtë, dhe po ashtu investigim nëse mjeku turk i klinikës së tanishme në Kosovë, që është akuzuar për transplanto, ka pasë ose jo lidhje me këtë grup qysh gjatë luftës. Kjo nuk bëhet me parulla. Aq më tepër një shtet me institucione si Shqipëria, e ka të lehtë ta bëjë në rrugë institucionale. Deri më tani askund në raport nuk fajësohet UÇK se këtë gjë e ka bërë nga urrejtja për serbët, por fajësohen dhe ngrihen dyshime për individë të veçantë, të cilët mund të jenë joshur financiarisht dhe tashmë mbrohen politikisht. Asnjë perëndimor akoma nuk ka thënë që kështu ka vepruar UÇK, por thjesht kanë ri-cituar akuzat që ka raporti për individë të veçantë. Kurse pala shqiptare bën fakt të kryer që akuzat njollosin UÇK-në dhe Luftën, dhe flasin broçkulla që nuk i hyjnë në punë askujt veç pjesës jo-urbane të Shqipërisë dhe Kosovës që beson idenë e një komploti ndërkombëtar kundër tyre.
E vërteta është se raporti është i rëndë, jo se ka bllofe, por se është i kujdesshëm në lënien hapur të dyshimeve. Raporti shtyn shqiptarët të hyjnë në spiralen e lënies së lirë të drejtësisë për të hetuar dhe vë në provë aftësinë e institucioneve tona për të bashkëpunuar me drejtësinë. Është e qartë se autori i raportit mund të ketë një mosdurim për shqiptarët, por në raport ka dëshmuar durim për ta na futur në spiralen e dyshimeve. Ai raport nuk hidhet poshtë me parulla, nuk hidhet poshtë me banalitete, nuk hidhet poshtë as me dyfytyrësi, nëse dikush nga Shqipëria ka bashkëpunuar ilegalisht me hetuesit. Është më mirë të bashkëpunohet legalisht, më mirë të punohet në dritë të diellit përkrah Dik Martit, se sa të ecim në modelin tradicional të Lulëzim Bashës, që natën i bën dosjen për në Hagë njërit nga liderëve të UÇK, dhe pas burgut bëjnë bashkë “Rrugën e Kombit”, duke na e shitur sapunin për djathë. Kështu siç po sillet Shqipëria me këtë raport, jo vetëm që nuk e ndihmon asgjë Hashim Thaçin, por u jep argument gjithë atyre që dyshojnë, apo kanë prirjen të dyshojnë në këtë histori, se këtu diçka ka ndodhur. Dhe në një vend ku drejtësia anon gjithmonë nga kriminelët, dhe jo nga viktimat, siç është drejtësia jonë, ne thjesht i japim argument akuzave për imazhin e Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke u bërë aleatë me akuzuesit.
Comments are closed.
Para 2 vjeteve prokuroria e shteti shqiptar rrahen gjoksin se nuk e lejuan Dick Martin te bente hetime per kete ceshtje ne bashkepunim me prokurorine shqiptare. Dhe ai beri punen e vet ne forma te tjera. Tani hajde e nxirreni kete “gozhde te nxehte” qe akoma nuk dihet sa thelle ka hyre. Po nuk bashkepunuam, do vazhdojme te hame gozhda te tjera akoma me te nxehta. Jo vetem per kete ceshtje por edhe per te tjera. Nuk shtyhet me punet me mendjen e Sales e Jozit. Europa i tha qarte ca gjera per Qeverine kur refuzoi kerkesen e Shqiperise per ne BE, Sala e Jozi u pergjigjen se nuk e kane me ne por me opoziten. Vazhdoni me keto mend se mire do te dilni.
Jozi do bente mire te ngrinte nje komision mjekesor neurologesh per Saliun.E keni vene re sa shpejt i leviz syte majtas djathtas kur flet?
levizja e syve majtas djathtas quhet diskinezia parva tarda, dhe eshte nje nga komplikacionet e marrjes per nje kohe te gjate te medikamenteve anti psikotike,tjetra komplikacion eshte dhe qendrimi si i ngrire, dhe krampet e muskujve ne fytre.
mero!nuk thuhet gje per” kotecin”e matit ne kete raport,por ne te parin po.Kur e pane kotecin dhe u binden qe aty nuk mund te besh veçse shurren,ndrruan varjant dhe vendin e marrjes se organeve.
Shqiperia eshte ne nje pike kritike ku e gjithe Europa eshte pro serbise ( e kam fjalen pro gazit e trgut te ariut siberian) dhe ka frike nga nje fuqizim i faktorit shqiptar ne ballkan, pra fuqizim i interesave amerikane ne ballkan. Ndaj duhet diplomaci me kurven europe e jo sherr. Ameriken e kemi ne krah, le ti bejme nje ftese zotit Dick Martit dhe Karla del Pontes te vije ne shqiperi se bashku me hetuesit nderkombetare, tu paguajme gjithe shpenzimet e duhura, tu ofrojme c’eshte me e mira nga traditat tona dhe le te binden e te mos e hapin me gojen per akuza qe njollosin gjithe kombin ane e mbane. Flas per trafikun e flliqur te organeve(perralle e ulet) se persa i perket droges dhe kontrabandes se armeve kjo eshte vertet per tu investiguar bashke me linjen konspirative te PD me Salen ne krye
Ke shume te drejt epiriot. Ne duhet te jemi te hapur dhe te lejojme te hetohemi. Problemi eshte qe politika dhe poitikanet tane jane kaq pa experience dhe kaq nallban sa ne nuk do arrijme ta menxhojme si duhet situaten. Kur lexova kete artikull te Bazes mu duke sikur lexoj mendimet e mia. Duhet urtesi dhe zgjuarsi sepse jane akuza te forta. Nje distancim dhe nga Thaci duhet bere. Per mendimin tim ai nuk duhet te kerkoj te behet kryeminister tani deri sa te zgjidhen gjerat.
HAGA ! ishte merzitur per Haradinaj SE NUK KISHTE SHOKE NE (biruc) dhe QILLIMISHT THA SE: ” Z.Haradinaj ,nje muaj pushim per hatrine (gruas-shtatezane)”..Kjo ubeqillimisht se si do te vepronin TRE TRE TREGETARET E (ARMVE E TE DROGAVE E TE TJERA E TE TJERA ,(Sala-Thaci-Jozi) NUK E LIRONE “Haradinaj” SEPESE ,Haradinaj dele i pa-fajshem dhe vendin e E TI E ZENE tre tradhetaret e kombit “Sala-Thaci-Jozi”…PRESIN PA DURIM; “Qindra nena e gra te veshura nga keta tipa,TE VESHURA ME TE ZEZA..
Shkrimi perfaqeson permbajtje ne reagim dhe urtesi ne gjykim.
Mero Baze duket se eshte me ata,kunder shqiptarve.Pse Mero nuk na thote cilat jane faktet qe jep prokurori zviceran?Me shume se prokuror kunder Thacit,ai eshte avokati i serbeve qe per cudine tone po i del ne krah edhe Mero.
Zoti(me gojen e Fishtes)ka thene se do e beje Shqiperine per inat te djallit dhe te shqiptarve(si Mero).
Z.Ediruci lexoje edhe njehere Z. Mero,do shikosh qe nuk eshte ne krah te Martit,por thote se si behen punet e mira.Ai Marti ka ngulur nje gozhde ne trupin e Kosoves dhe behet fjale si duhet vepruar.-Te lihet atje dhe te qelbezohet
-Te shtyhet me thelle
-Te hiqet nalbance dhe te infektohet plaga
-Apo te hiqet nga specialistet e kirurgjise dhe te sherohet plaga
Qeveria Shqiptare ka haxhuar me miliona per ta nxjerre shqiperine neper ca revista sikur eshte vendi me i bukur ne bote! Mbase ka bere mire por kjo historia e Thacil jepet cdo 5 minuta ne te gjitha televizionet e botes. Tani te huajt na shikojne te gjitheve ne sikur jemi XHELATE! Tani te gjithe te huajt mendojne se po te vijne ne Shqiperi do tu heqet ndonje veshke a mbase edhe zemren fare! Pse nuk harxhohen ca lek tani? Madje URGJENTISHT! Duhet blere kohe televizive ne oraret me te mira te televizioneve dhe te dergohen DIPLOMAT (Jo shqiptar) qe ta hedhin poshte kete histori poshteruese.
Une mendoj, bazuar ne filozofine e Meros, se kembanat mund te bjerin edhe ne Tirane, ne rast se miqte e shqiptrareve jo zyrtareve, amerikanet, i lene te lira akseset e hetimit nderkombetar ndaj klaneve si ne pozite edhe ne opozite, pra pa kufij, sepse jane bere nje institucion duke u maskuar pas dashurise qe amerikanet pe inat te serbeve dhe grekeve, jane te dashuruar me shqiptaret.Pra cmontimi i krimit dhe mafias duhet te vazhdoje edhe ne Tirane…
Analize teper e sakte z.Baze. Nuk kam cfare te them tjeter.
Nje gje eshte e qarte,nga gjithe kjo akuze katrahure,dikush nga Shqiperia ne kembim te survejimit dhe ndjekjes se ceshtjes,eshte paguar me nje shume te majme.Informatori munde te jete ,shikas,person qe ka njohuri mjeksore,ose me e thjeshta nje agjent serb,i penetruar ne keto pislleqe,me qellim demtimin e Kosoves.Hedhja ne treg per konsumim mediatik,ne nje kohe kur Kosova pretendon ti bashkohet familjes Europiane,eshte tregues i luftes se pashembullt qe i behet asaj nga Serbia dhe zgjatime pro Serbe ne Europe.E verteta duhet te dale ne shesh sa me pare,qofte ajo,e vertet e tmerrshme,e kunderta,shpifja,intriga,akuza pa baza,na nderon.
bashkepunimi per nje hetim te plote do ishte sa civilizus aq dhe patriotik per shqiperine dhe shqiptaret si kombe ne teresi .me kete akte do tu mbydhej goja te ligjeve nqs nuk do vertetohej azgje , dhe nqs do faktoheshin gjera te tilla tu faturoheshin personave pergjegjes pa njollosur imazhin shqiptar ne pergjithesi .
O Zotni Mero,per me percaktue sakte Jozefinen po perdori nji neologjizem te Rexhep Qoses
=kokebrrokegojetroke=
E cka tjeter mundesh me i thane asaj ma?
Jam ne nje mendje me autorin e artikullit per sa i perket formes se reagimit nga Jozefina dhe te tjere persona qe perfaqesojne institucione te rendesishme apo dhe pak te rendesishme te shtetit shqiptar, madje kjo vlene per te dy shtetet shqiptare. Maturia ne deklarata dhe gatishmeria e misheruar ne veprime reale per te hetuar pa me te voglin hezitim mendoj se eshte rruga me e mire per te provuar akuzat e raportit ose per demaskuar deri ne fund autorin e tij. Personalisht mua me eshte krijuar pershtypja se ky Dik-u eshte shume i ngjashem me Sali Berishen ne ngrijtjen e akuzave. Por kjo nuk mjafton edhe sikur te jete pershtypja e mbare shqiptareve. Veprimet hetimore duhet te kryen deri ne fund. Bashkepunimi i sinqerte do shkurtonte shume kohen, e cila eshte shume e rendesishme per imazhin e shqiptareve.
per mua shkrimi eshte ne rregull sepse nuk justikon dhe as akuzon.se pse sillen keshtu keta ne shqiperi une nuk e marr vesh.per thacin eshte problem sepse gazetat e botes shkruajne emerin etij se ai me sa kuptohet qenka kyci i kesaj pune.edhe dje te gazeta mapo kishte nje shkrim shume te mire per kete pune qe thoshte se puna eshte bere politike do apo s’do thaci.jozefina nuk di se c’thote.po si qenka i cmendur ai qe ka shkruar.ka te drejte baze kjo duket se u flet fshatareve
Synimi i vertete i kesaj “fushate shpifjesh”,,ka per qellim demtimin jo vetem te levizjes clirimtare te UCK por mbi te gjitha faktorin shqiptar ne pergjithesi. Zoti Baze kritikon reagimin joprofesional te kryeparlamentares, si emocional dhe pa asnje vlere ndihmuese per situaten por “harron” te karakterizoje si te tille bombat tymosese te ketij pseudoparlamentari. Nese flasim per primitivizem ne reagimet e zyrtareve tane,,,atehere 10 here me teper primitive eshte shpifja dhe perpjekja e Z.Marty per vendosjen e shqiptareve ne qoshen e qenieve te prapambetura. Ky europarlamentar eshte pjese e nje nisme te orkestruar qe arriti kulmin me deklaraten e ministrit te jashtem serb Vuk Jeremic,,,,,ku ai gezohet per mundesine qe po iu jepet europianeve per te pare “kushtet e verteta ne te cilat jetojne serbet atje” dhe se me ne fund bota paska vendosur te mos mbylle me syte para terrorit.
Sharlataneria e ketij pinjolli te Milloshevicit eshte shume me e qelbur sesa deklaratat emocionale te nje zyrtareje shqiptare. Nese ne fund te kesaj beteje mediale,,,,,,shqiptaret do te dalin me te bashkuar me njeri tjetrin dhe do te dine te mbrojne interesat e tyre si komb ne menyre dinjitoze,,,atehere une do ta falenderoja shpifesin MARTY per keto deklarata.
Zera te tille, per ti gjykuar gjerat me ftohtesi dhe objektivitet si ai i Palushit dhe ky i Bazes, ndihen te vetem ne kete shkretetire europiane te Saliut, qe ka kultivuar ne te te gjitha veset e mbrapeshta mesjetare. Por nga ana tjeter kjo tregon dhe personalitetin fare te mjeruar te shoqerise tone, qe mbas nje ambalazhi te jashtem kundermon nje kadaver mesjetare aziatike.
MERO BAZE, (duket qe nuk eshte lexuar as 10% e Raportit nga njerzit e Media_ve dhe Politikes ne Prishtine apo ne Tirane e me gjere ne trojet shqipfolese). Ne raportin e KiE shumicen e faqeve e zene materiale te padiskutueshme te Sherbimeve-Sekrtet te US.(si FBI) dhe te disa shteteve te BE (duke filluar nga e famshmja MI6-Angleze). Kjo duhet te na beje me me shume “Siklet” se do na dalin akoma plehra…ne fushen e trafikut te Armeve, te Droges, te parave te Pista…etjera me bollek; sidomos per “Udheheqesit” aktual ne Pushtet e ne Politike (dhe seksereve te tyre ne Biznese teper te pista) ne te gjitha trojet Shqipfolese ne Ballkan. Apo jo O Milet…Shqiptar qe akoma ne 2010 ecen me parrullat Bolshevike: “Larg duar nga Udheheqsi…Rrofte Udheheqesi…” edhe kur ky eshte…
Keshtu ndodh kur pseudopartite improvizojne pseudoadministrata,ku ai qe ulet ne karrike thote tashti une jam mbreti ketu.As nuk merr kancelari ne dorzim,as nuk pyet per paraardhesin,as nuk di nga lidhet gomari.Ate qe nuk mesoi JOZI kur qe femije ,ZONJA JOZEFINA,tashme goxha grua nuk do ta mesoje dot kurre.Prandaj vene punet corap ketej nga anet tona.Prandaj ajo pastaj guxon ato qe ben,emeron deri dhenderin 20 vjec qe nuk di nga lidhet gomari,deri sekretar ambasade,ne kryeqytetin e botes ne Paris.Per keta plehra japim votat ne,qe pastaj tena hypin ne zverk dhe te mos na zbresin me brez pas brezi….
Shkrimi i gazetarit Mero Baze eshte reale nes bazohet me fakte.Nese disa inedivide kane njellosur rolin e UCK ,turp per ta.Une ne kete shkrim jame me ,gazetarin Mero Baze.
Nuk eshte e nevojshme te ndjekim rrugen e zakonshme te politikaneve Shqiptar ose Kosovar ku cdo akuze kundrejt tyre ja gjejne menyren ta bejne ceshtje kombetare ose per inat te fqinjeve. Nese disa antare te UCK e kane kryer nje akt te tille ne si popull duhet te ngrihemi edhe te kerkojme qe te sqarohen keto akuza. Nese nuk ka asgje per te fshehur nuk ka asnje arsye mos te pranojne te vijne inspektoret e te bejne analizat e kerkimet e duhura dhe ta zbardhin kete ceshtje nje here e pergjithmone.
Pajtohem plotesisht me opinionet e Meros! Hetimi i akuzave nga vet ne, do te ishte pergjigjja me e mire. Madje edhe po doli se dikush ka bere nje gje te tille, ai duhet denuar nga ne. Keshtu do te tregojme se jemi popull evropian. Gjthcka tjeter nuk na ben nder! Kam bindjen se pas ketyre akuzave Thaci duhet te heq dore nga kandidatura per kryeministr, perderisa nuk sqarohet situata! Ne te kunderten sa here do te permendet emri i tij neper mediat e botes, do te shtohen edhe akuzat qe i jane bere!
Te dashur shqiptare.Shkodranet thone “ku ka za nuk eshte pa gja”Kombi jone nuk mund te ece perpara me Salen e Thacin.Duhen njerez te rinj ne mendime e jo njerez te zhytur ne korrupsion.Pranimi nga nderkombetaret e zgjedhjeve si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove tregon se ata duan ne qeveri njerez te koruptuar qe tu bejne presion ne c’do kohe.Eshte e vertete se jane bere shume krime ne kosove apo ne SHQIPERI DHE PER MUA SALA DHE THACI JANE PERGJEGJESIT KRYESORE QE DUHEN TE LARGOHEN NGA POLITIKA .
O Mero kesaj i thone “per inat te sime vjehrre do te fle me mullixhine”, ka 2-3 dite qe gazeta jote “e pavarur” behet tribune e shpifjeve Marty-t te inskenuara nga pasardhesit e UDB. Edhe “shoku yt, i ri, i armeve”, Edi Rama, e quajti Marty-n sharlatan, po as ai nuk ta mbush mendjen. Poshte Berisha (dhe miku i tij Thaçi) ne djall te vene ata qe bashkohen me te qofte edhe nje here te vetme, qofte edhe per interesin e atdheut dhe te vertetes. Vendi yne i martirizuar ka vertete nevoje per “gazetare parimore!!!” si puna jote. “Hallall” qumshti i nenes Shqiperi.
Z Mero te lumte ! ke shkronjtur nje artikull te shkelqyer,po mire more zoterinj kaq kokeboshi i kemi keta udheheqesit e famshem si sala jozi etj o zot….po po mos kete gje hajdeni e kontrolloni ,hetoni duhet te thonin ,mirpo kete nuk e bejne se nuk jane prokuroret e albanise ,bile kane penguar hetimin …o zot po perse pengohet hetimi e a e dine se cdo me thene pengim??????Z Mero jam plotesisht dakord me ty kur thua qe aiqe e shkroi e ata qe e miratuan nuk e bene kete pa fakte e pa baza ,,,sidoqofte e verteta do dale e drua jse do jete e vertete ,,po po e vertete se luheshin para jo llafe.
o mero po kush ta kuptoje shkrimin tuj juzefina po jo o mero ajo beson vetem sal tradhtarin,
nuk i rruet Duci asaj per thaçin po jo ajo e futi zotin Martin nji here per hetime dhe po ajo e perzuri duke e lene ket pune ne DYSHIME te medhaja ajo keshtu ja futi KOSOVES dhe Uçk-se kjo eshte e verteta juzefina nuk e ka mendjen te shqiptaret ajo e ka mendjen te PARAT se ka punu qysh e vogel dhe tani i vine PARET nga te kater anet ,Hijena shqiptare nuk ngopet kurre me gjak albanezi ajo eshte e semure dhe e perçartun e rregolloji te gjithe sorrollopin e vet ne polici rrugore ne ambasada ne DOGANA kun ka mujte e ndane shqiperine katerqind copash kto halabake,qe nuk i ka ngel gje tjeter vetem vjedhja dhe shkatarrimi i ALBANISE jo shofte fara kesaj palaçojeqe paraqitet si karaikatura e PARLAMENTIT SHQIPTAR ptu ptu fare e QELBET.
cbehet o c’behet,jepini
Mero ka të drejtë. Diçka të montuar duhet të dish t’a ç’montosh.Siç bëhet montimi nga specialistë si Diku,poashtu duhet bërë dhe ç’montimi nga SPECIALISTË.
Mero…vetem per nje gje nuk jam i bindur,kush i ka dhene kaq materiale z.Dik Martit dhe asaj ish prokurores se ‘zeze’ zonjes Ponte…
Mos valle agjentura serbe ketu ne Tirane me tentakula ne te gjithe institucionet,ka aq force e materiale ne dore sa te na gravitoi andej nga duan ata…?
Kete ti z.Mero duhet ta dish me mire se kushdo,meqense ke qene shume afer z.Berisha.
Ne se vertete di dhe hesht,ben nje gabim fatal,ketu luhen fatet e kombit.Njeriu nje here lind e nje here vdes,por eshte ne nderin e gjithkujt, te vdesi per ceshtjen e kombit
Jam dakort me Meron megjithse kishte mundesi me qene edhe me i forte e bindes ky artikull,gjithmone nese do ti rreferoheshim me fanatizem kohes.Si Shqiperia dhe Kosova e thane fjalen e saj ne votimet,ku shumica i bojkotoje zgjedhjet,jo nga malli por nga zhgenjimi e rreflektimi i riciklimit te botes se korrupsionit e te krimit ne te kater pushtetet.Deklaratat politiko-policeske”,se viktima u kap dhe krimineli iku ne drejtim te paditur”flasin shume per nje bashkepunim te politikes me krimin.Nese ju kujtohet lajmi i zhdukjes se femijve jetime shqiptare nga njepalo avokat qe kishte mashtruar shoqerin duke i paraqitur si te vdekur ato,kontrrolli qe iu be varreve rezultoi me dhjetra arkivole bosh ne varreza,lind pyetja ku shkuan femijet jetim,ne treg per biresim apo per pjese kembimi?Kjo ishte nje ngjarje qe nuk u zbardh kurre,e se fundi klinika ne Kosove e transplantimeve japin shenja se ky fenomen ka mbrojtje dhe pushtet politik.Duke iu referuar kohes si tregues kokeforte dhe i patjetersueshem do te ishte ne nderin e shqiptareve si ne Kosove dhe Shqiperi per te mos folur e deklaruar brockulla por te japin ndihme gjithesejcili ne zbardhjen e kesaj deklarate te miratuar unanimish nga KE-ja,qe fajtoret te mos krekosen dhe te vrasin e masakrojne me fuqine e pushtetit por te mbyllen ne burgjet e sigurise se larte per te mos dalun me, e masakruar njeriun,cilido qofte ai i bardhe apo i zi,i varfer apo biznesmen,gazetare,apo artiste.Denonconi vellezer, koha flet tashme per Ne per te drejten.Besoni e binduni per te miren tone e te femijeve tane qe do te jene e ardhja e ndriteshe per nje popull te tejshtypur e te masakruar nga diktatura komuniste e djeshme dhe mostrat e bijte e saj sot.Nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon,ka then Prof.Sami Repishta nga Amerika.
Moro baze mos harxho kot se koti koehn kunder qeverise apo berishes por harxhoje ate kohe per te gjetur difektet e Din Marti,armikut te kombit shqiptar sepse kunder berishes ti e kenaqe ai fitoj perseri dhe do te fitoj perseri po qe se ju nuk ndaloni genjshtart.
o mondi as te kopjosh nuk di or mjeran!ne se mero arrin deri ketu sa ben lexues te gazetes tij,tipa si ty qe e urreni ate(pra gazeten tema)kjo trgon se di si e kalon kohen ne menyren me te mire,seshte faji mero bazes se ky vend ka injorante si puna jote,qe emrin Dik e transformojne ne Din!!!sa per genjeshtrat e meros mos u shqeteso koha do te tregoje se sa te drejte ka patur mero kur thosh se ne gerdec ishte ne loje shkelzeni me rrahmanin,apo se argita eshte e implikuar ne tokat e porto romanos me sekserin e familjes damir fazllicin,duke vazhdu me makuterine ne rrugen e kombit,pa harru dhe permbytjet me fajtor shefin tend sali bolleku
esht turp me i thone vetes ju qe jeni shqiptar…shumica e ktushme pa perjashtim…nese kombi yne eshte ne shumice si ju e ky plehra qe eshte nji karte e djegme e medias shqiptare, me mire te shuhemi si rrace e si komb… turp tju vij qe te gjith juve ktu qe i thoni vetes qe jeni shqiptar. go fuck ya mothers u lowlifes.