Armiku tinëzar i Kosovës

13 Dhjetor 2010, 22:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për zgjedhjet në Kosovë ka konsensus nga të gjithë palët, por sidomos nga Bashkësia ndërkombëtare për dy pika kryesore. E para që në Skenderaj dhe Drenas (Gllogoc) janë mbushur kutitë duke e çuar pjesëmarrjen nga 95 për qind dhe në disa raste 150 për qind. E dyta, që ky proces kontestimi të kalojë përmes Panelit Zgjedhor, një lloj Kolegji Zgjedhor i ngjashëm me atë të Shqipërisë. I vetmi që nuk ka folur për manipulime deri tani është kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, i cili ka bërë një gjë të pazakontë në historinë e një vendi në zgjedhje, kur ka mbajtur një fjalim gati një orë para mbështetësve të tij duke kumtuar fitoren, pa u numëruar zyrtarisht fleta e parë e votimit.

Por sa cilësor është manipulimi serioz dhe brutal në dy komunat dhe sa është përsëritur ky fenomen në mënyrë kapilare në gjithë Kosovën?

Nëse i hedh një sy qendrave të votimit, në Skenderaj dhe Drenas janë gjithsej 52 të tilla. Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje ka qene diku tek 48 për qind, ndërsa rezultati i pritshëm i PDK në këto dy komuna duhet llogaritur nga tradita 60 deri 70 për qind. Në këto kushte teorike do të duhej që në zgjedhje në këto 52 qendra të dilnin rreth 400 vetë për qendër, që do të thotë afërsisht 20 mijë votues. Nëse në këto 20 mijë votues i japim shumicën prej 65 për qind partisë së Hashim Thaçit, i bie që ai të ketë rreth 13 mijë vota në këto dy komuna të sigurta si bastione të tij. Por ajo që ka ndodhur duket se e ka çuar PDK-në e Thaçit në rreth 40 mijë vota në këto dy komuna. Pra, kemi një manipulim serioz me rreth 25 deri 17 mijë vota, sikur të tregohemi të kursyer. Dhe nëse përkthejmë këtë fenomen në pjesëmarrjen prej rreth 750 mijë vetëve në votime, i bie diku tek 3.3 për qind të votave në rang republike vetëm në këto dy komuna. Nëse vetëm këtë përqindje ja ulim Thaçit dhe ja japim partisë së dytë, ajo kalon parti e parë, ose barazohet nëse një përqindje ia japim partisë së tretë.

Që të mos e lodhim më lexuesin me llogari, është e mjaftueshme të themi ashtu sikundër theksoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, që manipulimi në këto zona ishte serioz dhe ai u raportua.

Pas kësaj kalojmë tek problemi i dytë, mënyra institucionale se si duhet të kundërshtohet ky manipulim. Pasi fituesi është shpallur përmes vetëshpalljes, procesi mendohet se ka degraduar dhe në qendra të tjera numërimi që kanë qenë nën presionin e fitores së shpallur. Pa dashur t’i shtoj dhe një set tjetër prej së paku 1 deri 1.5 për qind, është qartazi një rezultat i përmbysur.

Në këto kushte përsëritja e zgjedhjeve në Skenderaj dhe Drenas nuk do të ishte një vënie në vend e drejtësisë. Anulimi i atij rezultati zgjedhor dhe nxjerrja nga tabela e rezultateve do të ishte ndëshkimi i duhur për të edukuar jo vetëm pushtetin, por dhe qytetarët që të mos ngazëllehen me vjedhjen e votës dhe kapitalizmin e këtij akti me përfitime të mëtejme nga pushteti. Anulimi i rezultatit zgjedhor në dy komunat duhet bërë më tej dhe për faktin se ripërsëritja e tyre në kushtet e një fituesi të shpallur, e bën formal garën aty dhe cenon parimin universal të garës, e cila bëhet në një ditë, në një sipërfaqe, me të njëjtët njerëz. Copëzimi i garës zgjedhore, fenomen ky i shëmtuar i zgjedhjeve të vitit 2001 në Shqipëri, është një mënyrë për ta tërhequr zvarrë kundërshtarin drejt fitores që ke shpallur. Duke qenë se Drenica është një bastion i Thaçit dhe një gjest i tillë i ulët njollos integritetin e mëtejshëm politik të tij, ato vota duhen përjashtuar si ndëshkim për të mos inkurajuar askënd që prekë lirinë e qytetarëve të Kosovë për të votuar.

Fatkeqësisht Kosova duket se importoi, jo vetëm bojën e skaduar të KQZ, por dhe  modelin e zgjedhjeve shqiptare. Shumë të qeta gjatë paradites, nervoze në mesditë, të tensionuara në mbyllje, dhe pastaj dhunë verbale për të vetëshpallur fituesin, pa u numëruar ende fleta e parë nga KQZ-ja. Ky skenar, i cili është tashmë shumë popullor në Shqipëri, mbart në të vërtet pak a shumë të njëjtat personazhe që “këshillojnë”  fituesit e vetëshpallur në të dy anët e kufirit. Që të mos kthehemi në dy shtete talibane, ku e drejta e votës është një formalitet pa rëndësi, duhet që Kosova ta korrigjojë me seriozitet, pa iu kthyer në plagë të pashërueshme vjedhja e votës. Në lirinë e brishtë të Kosovës, në shtetin e krijuar “për arsye demokratike” nga ndërhyrja e NATO-s dhe mbikëqyrja e OKB-së,  në vendin ku Serbisë ju hoq sovraniteti pse ka shkelur liritë dhe të drejtat njerëzore, nëse nuk arrijmë të ndërtojmë dot një demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira, i kemi rihequr atij vendi të drejtën për të ekzistuar si shtet. Dhe këta janë armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.

25 komente në “Armiku tinëzar i Kosovës”

  1. Delli says:

    Thaci por mer huqet e Saliut,dhe kjo eshte nje fatkeqesi per Kosoven.Saliu pasi ka perdhosur zgjedhjet ne Shqiperi, po infekton dhe shqipetaret jashte kufirit,duke i sjelle pavaresise se kosoves nje dem shume te madh.

  2. Ermal Komini says:

    Pajtohem katerciperisht me komentet e Z Mero Baze.Ata qe manipulojne zgjedhjet ne kosove jane shume te rrezikshem per te ardhmen vitale te Kosoves. Ata jane as me pak e as me shume, por, armiq te aspirates se Kosoves per te patur nje shtet te vetin e modern. Kush flet keq per Saliun nuk eshte gje tjeter veqese nje hipokrit dhe i njejte me ate qe kan e manipuluar votat ne Kosove.

  3. Ritka says:

    Ambasadori I SHBA, “vezhgoi kundershtoi dhe raportoi parregullsite ne Skenderaj”.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon popullin e Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë. Zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit.
    Kosova tash ka përpara saj një test gjersa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e të drejtës për të votuar.
    Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat të votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.
    Ambasadori Dell vëzhgoi zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi në komunat e Gllogocit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt.
    Ambasadori po ashtu vëzhgoi numërimin e votave në shkollën e mesme “Hamëz Jashari” në Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatë numërimit të cilin Ambasadori e vëzhgoi, kundërshtoi dhe e raportoi. Fletëvotimet në kuti tejkalonin numrin e të nënshkruarve në regjistrin e votuesve.
    Ne kemi kuptuar se ka pasur edhe raste tjera të parregullsive që kanë ndodhur në Skenderaj dhe në Gllogoc.
    Ne nxisim të gjithë vëzhguesit që kanë qenë dëshmitarë të parregullsive më 12 dhjetor të shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë që mbrojnë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë dhe integritetin e demokracisë së Kosovës. Ekzistojnë procedura dhe afate kohore të qarta të cekura në Ligjin për zgjedhje në Kosovë që sigurojnë rishikim transparent të rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve.
    Vëzhgimi i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe opinioni publik do të kthehet kah vëzhguesit që ishin të pranishëm më 12 dhjetor për të dhënë mendimet e tyre të sinqerta te Komisioni Qendror Zgjedhor dhe te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
    Ne besojmë që këto institucione do të ndërmarrin veprimet e duhura për të siguruar që zgjedhjet e Kosovës do të mbrojnë qëllimin e votuesve.

    1. juna says:

      Te dashtun komentues !Ka me ardhun dita qe edhe ne Kosove zgjedhjet kan me u kontenstue e ky variant sa bajat aq edhe domethenes per nje vend qe kerkon me u rrit me demokraci ka me ju refuzue ,nen pretekstin qe nuk eshte mire me ba zgjedhje te reja se i behet qejfi serbis.Kjo pun e zgjedhjeve si ne Shqypni ashtgu edhe ne Kosove ashte si puna e femijes qe nen patronazhin e ma t’madhit rritet e mesohet hajn.Pra me eduku nje femij hajn,me ket zanat ka me dek.Kush i deklaroi zgjedhjet me standart te mire pa u mbyllun zgjedhjet(si ne shqypni)?Kush i simulon Thaçet e Berishet per me ba çka dojne sikur me ken mbreten ?Kush asht i interesuem qe ne keto vende mos me u ndertue demokracia e paster?Kush asht i interesuem qe te dy keto vende me kene gjithmon te pa stabilizueme?Se fundi kur ka me ardh ajo dit kur shqipnia ka me ken e shqiptarve e jo e prostitucioneve politike te gatueme ne kazanet ku per gatim perdoret mishi i njeriut.Liri ,Demokraci,Qyteteni s’do me than Ndrydhni,Demografi,vasalni.

  4. Ilirian says:

    zoti Bare eshte gazetari dhe analisti me i preferuar i imi. Keto ditet e fundit kam pak rezerva per gazeten Tema, per euforine e tepruar ne nxirjen e situates ne Kosove… por ky artikull eshte ai me moderatori dhe plotesisht i logjkshem i te gjitha mediave shqiptare. Se mu lodh koka nga lajmet e politikes shqiptare! Po si ore si?! Si ka mundesi qe keta koke trashe politikan si Berisha edhe ky spurdhiaku i ri Thaci dalin e festojne fitoren pa marre pergjigjien zyrtare te Komisionit Qendror te zgjedhjeve? Si mund te festosh pa u numeruar votat!!!!! C’jane keta rrugecer mo?!!!!! Ne qofte se u marrkan si zyrtare sondazhet e ca shoqatave qe edhe nga emri me duket si viktima…si Ganibob a si dreqin quhet… Pse u dashka shkuar ne votime pastaj?! Pse duhen harxhaur gjith ato lek dhe shqetesuar populli me e nxjerr ne votime kur shkojm te ky Gani Debili e pyesim dhe ke te zgjedhe ai e bejme kryeminister! Po si nuk i vjen turp ketij Thacit nga miqt e tij te huaj qe del e feston pa u numuruar voat!!!!! O Zot! Duhet urgjentish vendosur ne kushtetute si ne shqiperi ashtu edhe ne Kosove qe ndalohet me ligj festimi a shpallia fitues pa u dhene pergjgjia zyrtare e KQZ. Se keta politikane felliqesira na nxorren zorret e barkut!

    1. Shaqir says:

      Ilirian,pajtohem me shkrimin tend,por Gani Bobi nuk ka faj.Vetem sa per njoftim:ai ka qene sociolog dhe ka vdekur.Nese dikush ka formuar nje shoqate me emrin e tij dhe e keqperdor,i vdekuri nuk ka faj.Te pershendes!

  5. dajti says:

    Se pari jam plotesisht dakort me mendimin e Zotit Baze qe zgjedhjet e kesaj radhe ne kosove jane kopje e zgjedhjeve shqiptare. Megjithse kam qene nje simpatizant i Thacit nuk me pelqeu fakti qe ai doli te shpalle fitoren pa u numeruar votat.Pikerisht te njeten gje bene edhe Sala ne shqiperi, bile pa u hapur kutite , presion konstant komisionereve.
    Mendoj qe perseritja e zgjedhjve vetem ne Skenderaj dhe Drenas nuk e korigjon dot procesin tashme te kompremetuar te zgjedhjeve ne kosove. Zgjedhjet duhet te perseriten nga e para nqs duhet qe me te vertete te behen te rregullta dhe Thaci duhet mbajtur accountable per kete.Duket se kjo eshte nje taktike e paramenduar e Thacit qe te vjedhim jo shume por sa per te dale ca vota para kundershtarit sepse kur vjedhim pak bota nuk ka per tu marre me ne dhe ne fund do ti certifikoje zgjedhjet.Qe nga ky moment i ketyre zgjedhjeve nuk kam me respekt per Hashim Thacin e shoh thjesht si njeri qe lufton per pushtet me cdo menyre, shok i Sales tone.

  6. enovl says:

    me vjen shum keq qe ky person infektoi dhe politiken kosovare, e di fare mir ky i djallezuar se cfare ben , cdo gje e ka te imponuar nga serbia, eshte personi perca e sundo , por kjo gje i sherben serbise , dhe jo kosoves dhe shqiperise, edi shum mire ky tradhtar se cfare ben, eshte njeriu me i mbrapsht i ballkanit, ky tradhetar i kombit, shum shpejt do ta shofesh driten e diellit me dylbi o qyq i nates, per cdo dite nga jeta jote ,e ke ber nje te keqe te madhe ne shpin te popullit shqiptar kaq i keq je ,o i pashpirt….

  7. MASCARIDENS says:

    Pershendetje te gjitheve.
    Zoti Baze, komplimente per komentin e persosur.
    Persa i perket ceshtjes ne fjale, armiku me i madh dhe tinezar i Kosoves dhe Shqiperise jemi vete ne.
    E para, sepse kemi lejuar qe te na percajne (termat veriore, jugore, maloke, etj… qe kane ardhur nga militante partiake dhe jo nga populli), e dyta sepse kemi lejuar qe te na topisin vullnetin dhe arsyen, e treta sepse kemi nisur qe te besojme se vetem keta delenxhilere mund te bejne shtet dhe ligj, dhe e katerta sepse, ta pranojme na vjen mire ose jo, na dhimbet lekura dhe katandia, pra jemi frikacake. Po, po! Jemi frikacake qe intimidohemi nga ca gangstere injorante dhe ordinere. Ky vendi yne, perfshire Kosoven, per ta pershkruar i vlen fjala popullore “vend ku ndajne paret hajdutet”. E pra, ja ku u beme vend ku ndajne paret hajdutet.

  8. england says:

    Dy krueministrat e nje kombi te ndare ne dy,jane si vellezrit siameze!Ku vellai i madh ben te zgjuarin,ndersa i vogli thjesht e kopjon ate(Berisha ngre dy gishta Thaci vetem nje,i pari nxiton te deklaroje fitore,te njejten po mundohet te kopjoje dhe i dyti,premtime qe nuk mbahen nga te dy)te vetmen gje qe dy vellezerit dine te bejne eshte mos qeverisja,dhe paaftesia qe ata zoterojne,askush nuk mund te harroje se sa shpejt ju pergjigj vellai i vogel te madhit ne inagurimin e tunelit ne kalimash!kur asgje skish perfunduar(mos harrojme disa dite me pas shembjen e tunelit)Keta dy vellezer do kujtohen si kllunet e politikes se babezise,makuterise,hajduterise!!!

  9. Drin says:

    Nuk kam asgje kunder ndeshkimit te manipulimit dhe manipuluesve te votes ne Kosove, vetem desha te thoja se nuk eshte nevoja te nxini kaq shume Hashim Thacin e ta barazoni ate me Sali Berishen. Vjedhja e votes po behet fenomen mbareshqiptar. Pse nuk flisni edhe per partine e Ramush Haradinajt qe ka vjedhur sa ka mundur ne Decan? Po i ndiqni lajmet, apo jo? Pse nuk deshmoni edhe per faktin se LDK ku ka mundur ka vjedhur vota (ne Llap e Fushe-Kosove)? A thua Vetevendosja dhe FER-i, apo LDD e AKR, duhet te krijojne edhe ato ushtrite e tyre per vjedhjen e votave? Ndryshe nuk i dilet…
    I gjithe problemi eshte tek sistemi, jo tek Hashimi. Ne vend te tij mund te jete nje kryeminister tjeter, na cilado parti, qe perseri do te vjedhe vota.

  10. Pelivan BarjamajSA says:

    “…..Djal o djale,qe rriti Nena,Avniun me shtate zemra!….” Ka thene nje miku im poet nga vlora……Ne qe erdhem me mbas mbetem duke u qare deri ne qurravitje,mbetem duke u servilosur deri ne jargosje,a peshtirosje….E dini cfar,? kam ketu ne tavolinen time flamurin tone edhe i’a hoqa zhgabes te dya kokat !Dhe vura dy koka te vogla,shume te vogla,te balloreve te kombit tone,Sa i bukur po me duket flamuri !….. …..Qindra kenge,mijra vargje,
    thirrje bejne per vllazerim,
    sa here veme sofren e madhe,
    vjen nje dreq e n’a peshtyn !

    Ze e mbarset prap meria,
    sofra shtruar mbetet bosh !
    arratine mer mencuria,
    cmendurit n’a vin ne qosh (!)

  11. Pelivan BarjamajSA says:

    Ne vazhdim…….

    Ku ze fill ter mellef,
    ky batak,qe s’ka te thare!
    a mos eshte po aq i hershem,
    sa dhe flamuri kombetar!?

    Se dhe dy kokat ezhgabes,
    kurr s’e shohin njera tjetren !
    Ashiqare mbajne meri
    dhe pse jane nje trup i vetem !

    Dergona o Zoti yne,
    nje Engjell me sy burimi,
    vendin tim,mbyllur me dryn,
    cliroje nga mallekimi….

    Qe dy kokat Arberore,
    t’i shohim tek perqafohen
    dhe dy kthetrat aq mizore,
    si dy duar te shtengohen…….

  12. xhoni says:

    Zgjedhjet ne Shqiperi dhe Kosove i organizon UDB-ja ish Jugosllave!!!Sali Berisha e ka vertetuar me fakte se eshte AGJENT i SERBEVE,sepse i FURNIZOI ME NAFTE,QE TANKET E TYRE TE GJAKOSNIN KOSOVEN NE 1999-ten!!!Me MITROVICEN bejne cfare te duan,ne ZGJEDHJE serbet nuk shkojne,VOTAT E TJERA I VJEDH THACI,SIPAS MESIMEVE TE BERISHES,ja pra kush eshte REGJIMI I SOTEM,qe po shksterron shqiptaret!!!

  13. Kosovaret si ma-loket e Shqiperise says:

    E vertete:

    Kosovaret me mentalitet te ngjashem me ma-loket e Shqiperise.
    Thaci si Sali Bisha i Shqiperise, mashtrus, manipulus, genjeshtar ……
    Verioret nuk jane te afte te drejtojne, por vetem te sundojne me dhune dhe force.
    Shikoni cfare po i ben Shqiperise Sali Katili …. e rropi, e vodhi, e vrau, e dogji si kanunori tjeter Satrapi-Zog.

    Lum Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur !

  14. Bonvenuto says:

    Nuk njellosen zgjedhjet e ndershme te Kosoves per 1% se nuk ishte e ndershme.Nuk ka ne bote zgjedhje 100% te ndershem. Ato nuk ekzistojne as ne vendin qe e ka shpikur dhe e jetuar ate demkraci per me shum se 234 vjet Amerika.Ajo nuk eshte se aty ka dore X apo Y qeajne politikanet kryesore te atyre partive ,ajo eshte pune e nejrezve lokale qe nuk kane rangje te larta partie apo pushteti por jan vetem tifoze te nje partie apo tjeter .Zoti thaci nuk ka dore ne keto maskaralleqe qe fatmiresisht jane shum te vogla qe te ndryshojne gjendjen e fitores se PDK.Lereni shpifjet kunder zotit thaci dhe PDK se ato nuk jane te drejta.

  15. BENI says:

    Qe LDK eshte mire te rrije ne opozite eshte mire per fatin e Kosoves,por popullit nuk duhet ti imponohet qeverrisja sic i ndodh ne Shqiperi, le te zgjedhe ke te doje ta qeverrise madje edhe aleatin e serbeve & Berishes LDK. Vullneti duhet respektuar.

  16. Kalciani. says:

    -Ore po keta e quajne trimeri te vjedhin voten ,shtetin,rruget,urat,pasurite nentoksore,lopen,dashin,te friksojne me arme,te vrasin naten e te qajne diten etj.Ceshtja eshte ne se do te dalim nga ky batak apo do futemi me thelle.
    Personalisht mendoje se nje Junt popullore ushtarake me kohe te kufizuar pushteti,do te jete ne gjendje te cmontoje mafien politike ne Shqiperi dhe Kosove.

  17. Ermal Komini says:

    U gjet sebepi the me rastin e ketije artikulli kan geluar ca funderrina te kombit te bejne komente si: malok …..etj etj. Keta jane me antishqipetaret e kombit tone. Nese ka parregullsui ne zgjedhjet e Kosoves kjo po sherben per keto funderrina si ushqim per te paralelizuar shpifjet per zgjedhjet e Shqiperise. Ju jeni rraciste krahinore dhe e dini se si quheni. Ju jeni fatkeqesia e kombit. keni 100 vjet qe beni lojen e grekut duke quajtur shqipetaret e veriut ” malok’ packa se ju vete munda te jeni nga ca vende ku edhe dhija nuk qendron dot.

  18. KIJA says:

    per ca te mjere gazetar qe nderrojne kapuqine per cdo dite dhe komentet e tyre krijojne huti se simbas kapuqit dhe vendosin tia ndrrojne dhe ngjyrene,dhe nuk vlersojne meritat e njerzeve qe kane ber qudira politike te shteti ityre.te kuptojme qe politika eshte zanat dhe se gjithekushi nuk mund te merret me te ,… /thaqi e tj/.

  19. Ilirian says:

    ERMAL Komini!!! Ti me te vertete qe dukesh sikur je nga mali!! Ti edhe pse shkruan shqip dukesh mire qe nuk je shqiptar! Ketu askush nuk po thote maloke e fushoke…keshtu qe mos u lodh me hedhe keto tezat greke ketu o mjeran! Nuk e kuptoni ju Greko-Serbet e tarashe qe nuk funksionon te shqiptaret ajo teze?!!!
    Per te tjeret:
    Hashim thaci ka bere gjene me te neveritshme qe mund te beje nje politikan ne demokraci! Ka dale dhe ka festuar perpara se te shpallet fitues nga KQZ. Duke patur parasysh qe kjo behet edhe ne shqiperi ne menyre identike nga Sali Serbi ben qe Hashim Thaci pte shumzohet me zero per te gjitha cfar mund te kete bere.
    Pastaj mos u beni naive! UCK nuk ishte Hashim Thaci! Ai ishte nje nga ata! Mijera ushtare dolen per te mbrojtur atdheun, madje disa dhane jeten per ate vend qe po e pordhos Hashimi, studenti i Sali Serbit.
    p.s Mos u lodhni kot me me qujt komunist a majtist! Se Edi Rama eshte nje tjeter Grek qe po e katandis vendin keq e me keq dhe eshte vegel e Sali Serbit. Une pres dhe shpresoj qe ne vendin tim te dale nje force qe te mbroje interesat e Shqiptareve.

  20. PRIZRENI says:

    E Mjera shqipri e i mjri mero baze,patriote politikane oratore analiste greke sllave rus,e qfare nuk jeni ju,a thua munde te me tregoni spaku mua si nje njeri i thjeshte qe jame….ishim edhe ne shqipri ne kohen me te keqe per ne,po ishin edhe me heret LEGJENDAT TANE TE SHEJTE BAC ADEMI ME SHOKE,qfare i bete BACIT ADEM JASHARI,e futet ne burg,qfare na bete neve,na moret edhe qato dy leke qe i patem ne gjep per arkivol qe i ruanim,grabitet gjithqka,e moret edhe nje karoce kali,me gjithe kalin,po menduam se ja kaluam ne veri,qka ndodhi me poshte tek te moderizuarit e metropolit siq e quani ju,dollare dollare ska me karoce,vasha te bukura madje edhe gruan,o mjerana,ote pa qake,o sllave,pas gjith ketyre na leshuat edhe muziken e ceces,gruas se kriminelit famkeq e mik te juajin arkanit,o te pa njerze o fare e grekve ende na vidhni ende edhe tani pas 10 viteve liri,prap shqiptaret e BAC ADEM JASHARIT,vin ne pushime edhe prap vidhemi,kush jeni ju nga e keni prejardhjen qfar gjaku ju rjedh ne vena,ejjjjj per SHQIPRIN jemi sakatosur jemi vrere jemi zhdukur me familje jemi perdhunuar jemi egzekutuar ketu ne kosov para lufte,por kjo vazhdoji edhe ne shqiprin ameeee,turp tju vije o nipat e qetnikve,ky ishte HASHIM THAQI qe ju beri shtet qe ju qeli ruget ishin kosovaret ushtria qlirimtare e cila ju tregoji se si luftohet e jo si villet,mjaft me se boll ju kemi duruar ,kjo shkon per te gjith ketra qe kan shkruar ne kete koment,por ne veqanti specjal ketij nopit te razhnjatoviqve mero baze.

  21. Sauksi says:

    kot per kurjozitet, ca dmth “nopit” o Prizren?

  22. Agon says:

    Se pari Kosova, Okeeeeeej… ?
    Z. Baze, pajtohem me ju. Por, a e dini qe anulimi i votave perben shkelje te se drejtes se njeriut? Si mund t’i mohohet vota qytetarit te sinqerte, per shkak te manipulimit te disa matrapazeve? Si ka mundesi te propozoni ju nje gje te tille, qe eshte ne kundershtim te plote me thelbin e demokracise?

  23. tekniku says:

    shqiptaret e kesaj ane do te bejne mire te mbyllin gojen se kane 20 vjet qe shkojne ne votime dhe askush nuk ja u ve ne pulle.Lerini shqiptaret e anes tjeter ti zgjidhin vete hallet e tyre.At a e dine ku ju pikon catia e shtepise se tyre .Ne kemi boll sulltan vicidolin qe i djeg fletet e votimit kur do dhe si do ai.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje