Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ishte dy ditë më parë në Beograd dhe media zyrtare shqiptare raportoi takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiç. Për fat të keq nuk morëm vesh çfarë i kanë thënë njëri- tjetrit, pasi askush nuk ka mundur të citojë asnjë fjali. Por janë dy gjëra që përfundimisht po bien në sy në sjelljen politike të Ilir Metës.
E para është një raport i tij personal me Serbinë. Nuk dua ta paragjykoj dhe nuk hyj tek njerëzit që kanë paranoja nga raportet me serbët, por kur i gjithë raporti i vendit tim me Serbinë kufizohet vetëm tek raportet e një njeriu, dhe kjo paraqitet për vite të tëra si raport kombëtar, kam të drejtë të jem i shqetësuar. Nëse do kemi raporte normale politike me Serbinë, eja t’i bëjmë. Nëse shkon aty zëvendësministri i jashtëm, le të vijë këtu zëvendësministri i jashtëm. Nëse shkon Ministri i Jashtëm, le të vijë Ministri i Jashtëm. Nëse shkon zv/kryeministri apo presidenti, le të vij zv/kryeministri apo presidenti. Por ajo që po ndodhë qysh nga viti 2002 e deri më sot është se atje po shkon vazhdimisht Ilir Meta, herë si Ministër i Jashtëm, herë si zëvendëskryeministër, e herë si Ministër Ekonomie, dhe nuk është se ka ndonjë reciprocitet në këto marrëdhënie. Pra nuk mund të flasim për marrëdhënie normale shqiptaro- serbe, por për marrëdhënie të jashtëzakonshme mes Ilir Metës dhe Serbisë. Kjo bëhet pastaj një temë e rrezikshme, pasi kemi personalizimin e interesit kombëtar, tek interesat personale të një njeriu. Përfoljet për lidhjet e tij me lobe të biznesit serb, veçanërisht rrjetit të Mishkoviçit, i cili prej vitesh gjendet në Tiranë dhe disa lidhje të reja të biznesit serb me Tiranën, i dedikohen Ilir Metës. Shitje- blerjet e energjisë elektrike, ku tre nga katër kompanitë janë serbe, dhe udhëtimet e këtij njeriu privatisht sa në Çeki ku është zyra e kompanisë që shpërndan energjinë, aq dhe në Serbi ku janë kompanitë që i blejnë KESH energjinë elektrike, duket se po prodhojnë një sekser serb në qeverinë shqiptare, i cili po përpiqet të mbulojë interesat e tij personale dhe financiare me një lloj modelimi të politikës sonë kombëtare, çka nuk është e vërtetë. Nuk e kam parë në Tiranë, as Jeremiçin, dhe as ndonjë Ministër të Ekonomisë së Serbisë që të besoj tek reciprociteti, dhe është shumë skandaloze që protokolli i mikpritësve në Beograd ndryshon postet e ministrave që pret nga Shqipëria, por jo emrin e tyre. Ai emër është gjithmonë Ilir Meta. Edhe kur ka shkuar aty Ministri i Jashtëm, edhe kur ka shkuar zëvendëskryeministri, edhe kur shkon Ministri i Ekonomisë, është i njëjti emër: Quhet Ilir Meta.
E dyta gjë që bie në sy është koha që ka zgjedhur për vizitën e fundit të tij. Ilir Meta e ka shijuar në Beograd valën më të fortë të sulmit ndërkombëtar që i është bërë Kosovës ndonjë herë. Komentet shpërthyese që pasuan raportin e Dik Martit kanë ndryshuar dukshëm imazhin e botës për Kosovën, dhe e kanë çuar në qiell të shtatë diplomacinë serbe me këtë rast. Kjo i dedikohet më së shumti forcave të moderuara të Serbisë dhe sidomos Boris Tadiçit, i cili ka mundur që me petkun e tij evropian të bëjë aleat Perëndimin kundër Kosovës. Unë nuk e di si e ka shijuar këtë atmosfere serbe të festës kundër Kosovës Ilir Meta, por është e neveritshme ta mendosh se ai ka qenë pikërisht ato ditë në Beograd.
Ministrja e Jashtme e Zvicrës Micheline Calmy-Rey ka refuzuar pardje një dekorate simbolike mirënjohje nga përfaqësia e Kosovës në Zvicër, me arsyetimin se nuk është kohë e mirë në këtë moment të marrë një dekoratë nga Kosova. Edhe pse Zvicra është një shtet ku kosovarët zënë thuajse vendin e parë nga të huajt e integruar aty, zhurma dhe baltosja që ka shkaktuar raporti i Dik Martit për Kosovën duket se ka bërë të vetën. Dhe Ministri i jashtëm zviceran e ka respektuar këtë frymë dhe këtë valë antishqiptare, duke mos u shfaqur në anën e shqiptarëve. Si është e mundur që zëvendëskryeministri ynë nuk skuqet fare nga kjo zhurmë, por shkon bash në zemër të vendit që ka investuar dhe pritur aq shumë me zgjuarsi dhe durim të vij kjo ditë? Çfarë race diplomati dhe politikani është ky njeri kokëtul, që i erren sytë kur dëgjon kontrata KESH-i dhe firma serbe, dhe s’ka burrë ta ndalë për të udhëtuar e festuar mes Beogradit? Si mund ta marr unë seriozisht pas kësaj patriotizmin e Sali Berishës, Bamir Topit, Jozefina Topallit apo Edi Ramës, që flasin për “raporte të gatuara në kuzhinën e Beogradit”, dhe nuk flasin për zëvendëskryeministrin e tyre që e kanë pas me lugë në brez në mes të kësaj kuzhine?
E ritheksoj se nuk kam paranoja nga raportet me Serbinë dhe është mirë që ato t’i kemi sa më të hapura, transparente dhe të konkurrojmë me ta me dinjitet për problemin e Kosovës. Por kurrsesi nuk duhet të arrijmë në këtë standard degradues, kur politika zyrtare mban një qëndrim tërësisht të vjetër dhe arkaik për një çështje delikate siç është raporti i Dik Martit dhe i jep pikë diplomacisë serbe, kurse një përfaqësues i lartë i këtij shteti, numri 2 i qeverisë, shkon për punë private në Serbi bash në kulmin e situatës paradoksale në Tiranë dhe një kohe të keqe për Kosovën. Ndoshta më e keqja për të qysh nga marsi i vitit 1999.
Comments are closed.
eehh,sa kemi degjuar dhe sa do degjojme….keshtu eshte kur gjykata regjistron pseudoparti,te cilet pastaj improvizojne pseudodemokraci.Atehere kur nje senat,e jo parlamenti i miltanteve te leshit ,do ta vendoste,se kush cfare duhet te jete,atehere do te shpetojme nga keta huligane qe shiten per 5 aspra.
po ti o matian kujt i sherben apo merr lul-in ne goje
sikur te kishe shkruar me germa te vogla do ta kisha kuptuar se cfare kuptimi ka ka ky shkrimi yt,….o zagar Matjan
Ti nuk je matjan por mutjan.Mati eshte shquar per atdhedashuri dhe pushke,ndersa ti jargavitesh per lulin e vogel te saliut te “madh”.Saliu me Meten jane bere si don kishoti me sanco pancen,duke luftuar me mullijte e eres ne vend qe te shikojne interesat e atdheut.Rruga e Kombit po kthehet ne rrugen e Nishit te Serbise dhe prit nje dite qe edherruga e Arberit te kthehet ne rrugen e Beogradit dhe pastaj Durresin ta quajme Drac,si i thone serbet.Kjo eshte ajo qe thur Sali B(er)isha dhe Ilir gjysma(meta).
z.Mero Ju dini sheme per Salin e serbeve, Me mire “SOT” se neser eshte vone.. Serbine dhe Beogradi esht shtepija e “Sali gomarit dhe Ilir koke lopes”.. Ne Tiranin e skllaveruar! ambasada e Serbit dhe e grekut esht zemra e Sales dhe ilirit..CPRESIM ME O POPULL EJANI NGA TE GJITHE RETHET TE CLIROJME Tiranin e grabitur nga (Sala-Jozi-Iliri)
as qe nuk vihet ne dyshim interesat klienteliste te metes dhe berishes me serbet, saliu e ka shtepine ne beograd kurse iliri eshte me ate qe ja jep! po cfare mund te thote kjo opozite e dobet dhe pa pike objektivi kombetar pervec zgjedhjeve lokale te radhes? atyreve nuk i behet vone per asgje, prandaj mos te tregojne pallavra me ate transparence qe kerkojne e cila nuk eshte gje tjeter por pretekst per instalimin e nje regjimi tjeter berishian..te gjithe jane te implikuar ne zhvatjen e vendit.
kjo klase politike duhet te kapitulloje sa me pare
turp …..turp ….turp .shkon 3 here ne cilesine e z/kryemintritit ky koketul skrapari dhe serbet asnjehere ne rang te tille nuk vijne ne shqiperi dhe jo se na duhen ketu por dipllomacia funksjonon ne baze te riprocitetit dhe te barazise.
C’fare te beje Iliri,prandaj ja vuri sterkembesin Priftit.Dhe shikoje deri ku te con zilia dhe mania per te futur sa me shume para ne xhepin personal te lagura me djersen e popullit.Dhe flete pastaj se aleancen me PD e beri per te miren e vendit,per tu futur ne NATO dhe per te hequr regjimin e vizave me BE.Prandaj dhe Manjani zgjodhi pikerisht partine e Metes per tu strehuar,se mbase do t’i japin ndomje kocke per te lepire.Hajde politikane qe kemi,hajde….
Une nuk kam patur dyshimin qysh disa kohe me pare se Sali Berisha dhe veglat e bindura qe ai ka , nuk jane gje tjeter vecse antishqiptaret me te thekur .Sali Berisha per te mos dale drejtpersedrejti ne skenen e bashkepunimit me Serbine , dergon bashibozuket e tij si ne kete rast Ilir Meta ne frontin e sherbimit antishqiptar . Pak kohe me pare Sali Berisha fali nje sasi te konsiderueshme parash per disa fshatra serbe , me pare me kontrabanden e naftes ne ndihme te serbit dhe me alibi per ndihme te kosovareve dhe keshtu ky tradhetar i felliqur vazhdon dhe punon kunder atdheut tone , i cili nuk eshte me i tij. Problemi nuk eshte vetem ketu se cfare eshte Sali Berisha , Ilir Meta apo dikush tjeter , por tek te gjithe ata qe behen vegla te tyre duke vazhduar ta votojne qorrazi “per nje luge çorbe” , e cila do t’i beje te vjellin gjithe jeten. Thirrini mendjes o driteshkurter dhe shikoni se c’po mbjellin keta njerez dhe ky pushtet. Pema nuk njihet nga gjethet , por nga kokrrat dhe kokrrat e tyre jane aq te hidhura sa cdo dite helmojne jete njerezish dhe mundohen te shesin pjese te vatanit shqiptar. Sa kohe qe shumica shqiptare do te jete qorre dhe do te votoje per bashibozuket Sali Berisha me kompani aq kohe do te vuajne dhe do te cenohet seriozisht integriteti shqiptar. Kosovaret duhet ta bejne mesim te mire dhe te kuptojne se c’po ndodh ne kurriz te tyre dhe te mos e shohin Sali Berishen si patriot vetem se eshte verior pasi Shqiperine nese e doni te jete e tera , ajo eshte qysh nga jugu dhe tej jugut dhe deri ne Kosove sebashku me te. Patriotet nuk jane vetem ne veri dhe jugun nuk e cliroi veriu nga pushtuesit , por bijte patriote te dheut te tyre dhe ky dhe duhet pare si i te gjitheve dhe jo i ndare si pasoje e luftes percarese te Sali tradhtarit me kompani tradhtaresh.
O burra te ngrihemi ne kembe dhe ti themi te keqes jo,e keqja na ka kaplluar,na eshte futur ne cdo qelize te trupit,ti themi ndal sa me pare,te heqim mishin e huaj Sali,Ilir dhe Gjosefina,se neser do te jete
shume vone,dhe nuk do te kete rrugedalje nga ky qorsokak ku na ka futur kjo treshe e neveritshme.
Sot nuk kemi kryeminister,por nje te bsemur psiqik,nuk kemi zv kryeminister por nje kalama te dhsatuar qe di vetem gem gem te beje,nuk ke nje kryeparlamentare,por nje rrugaqe te terbuar
Shqiperia asnjehere nuk ka patur, ka apo do te kete ndonjehere Diplomaci. Me pare ishte Nano, tani ka vetem nje njeri, ky eshte babai i Kombit SALI RAM BERISHA: Ai vendos, firmos dhe vulos per cdo gje! Nuk deshiroj te zgjatem me fakte se lexuesit tashme i dine, po aq sa une, por nuk mund te mos reagoj, ndaj diletantizmit te diplomacise sone dhe shtypjes dhe eleminimit qe i ben qeveria institucioneve reale te shoqerise civile ne Shqiperi, te cilat kane kontribuar ndaj interesave kombetare. Nga sa kemi lexuar ne shtyp nga personalitete te shquara te ketyre institucioneve mund te themi se Sali Berisha ka eleminuar Institutin e Ceshtjeve Kombetare vetem per faktin se ne permbushje te misionit te tij ka mbrojtur interesin publik dhe ate kombetar? Kjo eshte e vertete AMSHC dhe Ministri e Kultures kane sponsorizuar financiarisht me miliona leke lloj-lloj individe dhe organizata sharlatanesh, me emra jo vetem komike, por edhe te cuditshme. Sali Berisha nuk eshte partiot, kush te doje ta besoje, kush te doje te mos e besoje, por kjo eshte e verteta!
Ky konstatim eshte mese i vertete. Nese ju kuptova dhe anatemoni qendrimin e z. Kastriot Frasheri, apo institutit qe drejton mund tju them nga ajo qe kam lexuar nga reagimet e tija te here pas hershme ne media se; ai ka ngritur shpesh zerin dhe ka protestuar ndaj ketyre fenomeneve dhe nga sa me kujtohet ai deklaroj para pak kohesh qe instituti qe drejton edhe pse mbron interesin publik, asnjehre nuk ka marre nga qeveria shqiptare asnje lek. Dhe ai kete nuk mund tia kerkonte Henri Cilrave, Mira Meksit apo ca kokepalareve te tjere si Lutfi Dervishit e Ylli Pangos me kompani. Kjo eshte skandaloze dhe turp per qeverine e ketij kryeministri Serb e te dashuruar me ta.
Turp per ilir meten dhe per diplomacin e shtetit shqiptare i ka vur interesat e veta personale para atyre kombetare .Ne kto dite zjarri per ne kosovaret veq ne lufte kemi qen me keq jemi tersishte te zhgenjyer .politika e shtetit shqiptare nuk eshte karshi dhe perkrahes i forte i kosoves shum me vones reagon apo nga njeher edhe hiqe mendoi qe ne shqipteret pergjithesi ne ballkan nje hap kemi shenuar perpara e tre mbrapa kjo ste qon askun ne si kombe fatkeqsishte nuk qendroim aq mire rreth e rreth jemi te rrethuar me armiq sllav .Ne si kombe duhet te jemi me unik ne qellimet tona te perbashketa se kurren e kurres shkau sdo te na len rehat ne shqiptarve e prandaj duhet te jemi te bashkuar .E zotri ilir meta shkon ne serbi per interesa te veta aj ne ven qe te vi ne prishtin per tju dhen kurajo per ti mbeshtetur institucionet edhe ashtu te shkatrruara .Ne si popull shqiptare jemi te zot po politika jon na i fundos te gjitha te arrituturat e ketij populli .Turp per ilir meten .
Tanime eshte e qarte qe keto plehra, sali, ilir e kompani nuk jane politikane por thjesht hajdute dhe llupes, po hane e mbushin barkun sepse vijne nga malet kur hanin vetem makarona te krimbura…detyra jone o Mero, e ju o vellezer shqiptare eshte t’i shporim sa me pare sepse po na turperojne,Ato nuk e cajne buthen fare per cfare ndodhi per kete gjeme. horror, dhe ne vend qe te ngrehen dhe te sqarojne opinionin boteror qe na sheh tani si monstra vazhdojne te qete bizneset e tyre pa e vrare mendjen.TURP!
Duhen shporrur sa me pare, DUHEN SHPRONRSUAR sa me pare sepse nuk kane anje zotesi te bejne miliona, vetem jane kriminele, bandite, genjeshtare dhe hajdute., dhe ne fund duhet te cohen para drejtesise dhe te pergjigjen per krimet dhe vjedhjet qe kane kryer, te pergjigjen deri ne nje per demet qe i kane shkaktuar vendit…cfare suksesi eshte per ne “marredheniet e shkelqyera me Serbine, nje palo shtet qe mbyti ballkanin, perse nuk i kerkon Tadicit ky idiot qe para cdo gjeje, ai duhet t.i kerkoje falje Kosoves per krimet e llahtarshme qe Serbia beri atje (qe prej 1000 vjetesh biles)… Shqiperine e ka marre lumi me kohe me keto gjytyryma qe leku i ka verbuar dhe babezia i ka bere edhe me budallenj.
Kjo po, eshte nje analize e mirefillte. Duhet te mbeshtetesh te Baleta se ai ua zbardh “rrenjet”…,me argumente.
ja ja
Tashme te gjithe e kemi te ditur se me cfare plera politikane drejtohemi ne.Ka ardhur koha qe populli te zgoihet e te shpore keta hajdute e kriminele ordiner qe nga Tropoja e deri ne Skrapar.
KU ESHTE E DJATHTA NE SHQIPERI!?
……Pse po thahet krahu i djathte?
I eshte fut nje gjemb i that….
T’a heq vet nuk ka takate,
Kush t’ia heq do bej sevap……
O e djathte e shofsh me uje,
sic e shove pesedhjet’vjete,
i rri Salushit ne gjunje,
si te ish miku tyt ete!
Edhe mendjes nuk i the,
– C’qe ky mik qe erdh si hije!
Pa le me qe dhe e le,
sa t’u be dhe zot shtepie!
Sala vjen nga Salihizmi,
qe u thane: ” Do hani bare!”
qysh ky bicim nastradini,
del i djathte,biles i pare?!
U dhane bar e bare hengert,
S’lat as per lopet terfil….
Pa mo hengert sa u dendet,
sa dhe sot dhisni jeshil !
Moj e shofsh sic e ke shuar,
tundu,shkundu,mbushu fryme,
Hazma jote s’ka te shkuar,
sa te kesh toktorr Salin !
Ke qen koshere me hoje…..
Je nga pika qe pikon…..
ode burrash,zot ne troje,
je as je ajo qe thone?
Zgjith nje burr me shtate zemra!
Jo dreqin me shtate brire….
Qe me kembe te ngriet NENA,
Nen’e shkret qe mbeti shtrire!
Ja po me shendet t’a mbani,
nuk kam tjeter c’tu them une.
Vet nuk iken kurr sallhani
dhe t’i thoni: ” Te hengsha mune!….”
Te lumte Pelivan Bajrami
Shqipetar e bire shqipetari
Qe tregon c’eshte bajraktari
Mik Fazliç,dhenderr Dushani
Qe shet copa nga vatani.
E mesoj Stalin malumi
Mbrojtja me e mire eshte sulmi.
Te Tadic c’do Kryemadhi
Vall ku i ka ngel pazari?
Ne kohe kur kombi njolloset
Me serbet pse nakatoset
ndoshta i kerkon serbve demshperblim per permbytjen e shkodres see me serbet i bejne pazaret kto qelbesira
Pse kerkohet te njolloset kombi SHqiptare. Serbia eshte qendra dhe koka drejtuese e trafiqeve,krimeve dhe e poshtersinave. Komunisto- mafiozet SHqiptare jane te lidhur ngushte me Beogradin dhe dergojne Meten si rregullatore per mos ti nxjerre trafikantet e vertet .Pasi kan penetruar edhe ne Kosove mafia komunisto-Kosovare mundet qe mund te kete kryer trafiqe por, jane te befasuar si mundet qe Tirana te varet nga Beogradi mafioz. Populli i Kosoves dhe i SHqiperise eshte i pafajshem Kriminele, Mafioze dhe trafikante jane te Bijet e Enver Hoxhes,Ramiz Alia,Nano,Berisha Fatos Klosi,Ruci e te tjere kjo pjelle e mafies komuniste te lidhur direk me Beogradin qe eshte krye qendra e Mafies Ballkanike. Meta ka lidhje me familjen Hoxha dhe mafien komuniste pasi rrjetet mafioze te tije kan arritur ketu ne SHBA prandaj shkon ne Beograd per te bere kompromis per mbulimin e fakteve qe mos te zbulohen te gjitha.Eshte nje padrejtesi historike ne qofte se Europa ose SHBA krahasojne kombin SHqiptare te masakruar nga SLAVO-KOMUNISTET Me Kriminelet historik SERB.
Qe pushtetaret tane nuk njohin e nuk zbatojne protokollin ne maredheniet nderkombetare dihet.Ajo qe nuk dihet,eshte fakti qe perse dhe Serbija ,nje shtet me pervoje ne fushen e dipllomacise ,ne maredhenie me ne mbyll sy e veshe.Te ben pershtypje edhe ftesa,te pakten keshtu e dhane gazetat:”me ftese te presidentit Tadic”,Une e di ,qe keta tanet edhe nje “portier ministrie”i nje vendi te huaj ti ftoje, jane gati te vene me kryeminister ,me kryetare parlamenti ,me ministra e -ista te tjere.Ama, qe ta “ulte”veten Tadici e te ftoje nje “spurdhjak”zvendes kryeminister nga Shqiperia, qe Serbia nuk e ve ne refene,kete nuk mund ta imagjinoja e as ta prisja.Prej ketu ,them se nje loje e rrezikeshme ,e thelle po luhet mbrapa shpines sone.Nuk e di ,se cfare bejne komisioni i politikes se jashtme dhe ai i sigurise ne Parlament,se cfare konkluzionesh nxjerrin sektoret perkates te opozites e vecanerisht te PS-se.Po edhe SHISH-i cfare ben ,apo eshte i terhequr nga lufta e eger qe ben ndaj tij vete UDB-ashi Sali.Eshte koha, qe edhe per keto te protestojme kunder kesaj qeverie,per te mos u ndodhur neser para vendimeve fatale per Kombin dhe vendin tone.
zoti Baze ky eshte nje nder shkrimet tua me interesant! Me kete shkrim ti e ke lene petkun e gazetarit dhe per mendimin tim je thjeshte nje qytetar, shqiptar dhe hallall buka dhe uji i tokes shqiptare.
Fakti qe Ilir Meta nga socialist u bashkua me demokratet e beri per te shpetuar kombin?! Po te mos ishte bashkuar ai koketul me Berishen nuk do kishte ngerc politik do ishte krijuar nje qeveri teknike, do dilte e verteta e kurive ne qofte se s’kishte manipulime to do ishte shkuar perseri ne zgjedhje.
Por ai e beri kete per interesa personale. Ai, kam pershtypjen se eshte me matrrapas se edhe vete Sala!
Kur syte te erresohen nga drita e floririt te duket sikur te tjeret nuk shohin gje! Prandaj ndodh edhe kjo qe ndodh.
Kjo historia e veshkave duket qarte qe ka disa kohe qe eshte gatuar nga te gjithe politikanet dhe sherbimet sekrete anti shqiptare dhe te mireorganizuar e derdhen arsenalin me anti shqiptar qe nga koha e coptimit te shqiperise. Mbase edhe Ilir koketuli eshte pjese e atij grupi-pune!!!
nuk e di se cfar kerkon ky palaco ne serbi dhe per me teper ne kete kohe kur e gjithe propoganda serbe i esht sulur ne shpine kosoves.ky palaco po ben te njejten gje qe beri me saliun duke i dhene gjak perte mbijetuar dhe tashti po i jep frymen etije te qelbet dheserbise ne keto momente te veshtira per kosoven
Ne se do ta lexonte cdo shqiptar kete shkrim me seriozitet dhe patriotizem, do jepte kushtrimin per te shpetuar vatanin nga tradhetite dhe tradhetaret…! Keta bastarde qe jane ne qeveri aktualisht,nuk e kane per gje, qe per te futur ne xhepin e tyre njemilion dollar,i humbin vendit 100 milion…Ilir Meta p.sh.para pak ditesh fjeti ne hotel me 1320$ ne nate,ne ditet kur Shkodra ishte zhytur ne uje..!Kush i pagoi ato para:Iliri i pasur,shteti shqiptar i zgerlaqur apo miqte e tij qe Iliri u hedh thela te majme nga trupi i drobitur i vendit tone te mjere, qe Iliri e perdor si ta kishte nje lope te sjelle nga bacja e tij ne Skrapar…!
Po tju kujtohen ngjarjet e policanit aty nga 93-shi do ta kuptoni qe ishte bash periudha kur ju futen kembet ne nje kepuce nga Sala.Deri nga 2000 ka qene thjeshte kolone e 5-te,tani doli hapur ne lidhjet e tij me serbet,pasi per mjerimin tone shqiptar,patriotet e vertete jane te trembur,i kane mbushur breket,aq sa te neveriten.Ndersa per ato mut institucionesh kombetare qe ivestigojne mos mbani shprese jane me te pizmosur se kurre nga frika.
e kam thene dhe do ta them perseri:me keto monstruozitete dhe shpifje nga ana e serbise(kujtoni videot e shfaqura ku agjente sekrete te serbise rekrutojne shqiptare per deshmi te rreme per gjoja trafikim organesh nga uck), ky vend duhet te shpallet shtet armik dhe te ngrijne te gjitha pronat qe u perkasin shtetasve serbe dhe vete atij shteti.
Meta me Serbine,
Berisha me Serbine,
Rama me Serbine
Rezultati;-
Serbia 2
Greqia 1
Shqiperia 0
Mor Petrit Kola, cka zotin je tuj ba kur ban do *llogari me/pa hanxhin* e fut Edi Ramen Kryeqytetarin ne llogari me dy malokt ne qeveri me vjedhje e tan te zezat (prej veriut ne jug), qi kan dhane prova se jan te llogaris me Serbin-Shkaun, armikun ma te madh te kombit shqiptar. Klika ma e rrezikshme per tan shqiptart ne Ballkan asht kuarteti Berisha-Meta-Topalli-Nano dhe tan kush i shkon pas tyne si ne Shqipni-Kosov e Maqedoni. Sa per Ed Ramen (nuk marri persiper me u ba tifoz i tina, por te pakten malok nuk asht) nuk ka dal ala nonji gjys-llafi a fakti per me e futun ne list te Serbis a te Grekut, pranajna ban mir mos me disinformu lexusin a tan popullin. A desh harrova, ene ne Kosove ka ardh koha me ba shum pastrime prej infeksionit Berisha-Meta. Amerikant dhe Englest vonojn (bajn sikur te lemojn e perkrahin), por kur e tepron ta tregojn venin, qofte edhe me koke. OK; MY DEAR Kola Petrit and all Albanian PEOPLE in the World. Loja tash ka fillue me pastrim On-General, e tash pritet rradha ne tan trojet shqiptare, ska ma *Pordh* me Perendimin, i ktyne Udheqsve e Politikanve MAFIE.
Te shohesh Ilir Meten, qe me dy duart perkedhel doren e Boris Tadic,,eshte nje neveri. Me te drejte shtrohet pyetja,,,,,Cfare jane keta perfaqesues karagjoze dhe inferiore te shtetit tone qe nuk njohin as normat me elementare te pershendetjes,,,per te mos folur per perdaljen e interesave kombetare me kete vizite?? Do isha shume kurioz te dija mendimin e kryeministrit donkishot per kete vizite te ministrit te kabinetit te tij. Fakti qe ai nuk ndihet fare, eshte domethenes dhe tregon qe kjo supe eshte gatuar ne kuzhinen e tij. Shqiperia jone ben nje figure degjeneruese me keto palo ministra qe gjoja e perfaqesojne. Gafat e perditshme te tyre, jane kthyer ne nje barre te rende per kombin.
ky eshte dhe don ngelet nji burracak nji njeri i perlyer me krime me vjedhje dhe me te gjitha poshterrsit qe ka sot ballkani dhe me gjere ky shoku i YLL KELMENDIT dhe i HALITIT TE TAVERNO E HOTEL DAJTIT KU SHKONTE JAVE PER JAVE DHE KUR ISHTE KRYEMINISTER ATEHERE.
ky pis milet i udhehequr nga MONA e tij qe eshte marre dhe merret me lloj lloj poshterrsirash ,familje e digjenerume nji njeri ka zaptuar tokat e pronareve dhe nuk i ben syri TERRT.hiç fare .
u bashkua dhe u martua me kriminelin BERRISHA vetem per vjedhje galopante ,po shkon PARAJA e vjedhur si uji ne kaskaden e drinit .Poshte ky njeri dhe ai sal rom berrisha ku ja liruan temen e semes ALBANISE posht o horra o maskarenj qe per PARE ju shitni dhe bijat e tyne,tregoji like meta shqiptareve sa para ke mbylle ne SERBI NE EMER TE VAJZES TENDE BORA.PIS I çoorrovvodes je TI.
Njwe gje eshte nme se e sigurte se ne nuk kemi pase kurre politikane largpames dhe me pak burra shteti. Dhe pas kaq vjetesh ne vazhdojme te jemi as me pak as me shume por te nje vend qe ha e vjell corbat qe gatuhen ne guzhinen serbe. De pse kane kaluar 2o vjet askush nuk po gjen gjurme te UDB serbe ne te gjitha ngjarjet e kobshme qe kene ndodhe ne shqiperi, askush nuk e sheh apo don ta shohe doren serbe tek leviz guret dhe pastaj le ne sherr sherdashurit shqiptare . Jam me se i siogurte se UDB serbe nuk ka qene kurre me e suksesshme se keto 20 vjet ne shqiperi. Qe nga 2 prilli ne shkoder, ne vitin 97, e me pas me ngjarje te bujshme qe qe palet shqipetare vriten e priten . TYe gjitha per te patur nje shqiperi te dobet politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht e ne kete menyre nje dore te lire ne qellimet e saja ne kosove. Jepi serbi sa kohe te kete qorra ne shqiperi.
Nuk ka asgje per tu habitur:SALI BERISHA ESHTE AKUZUAR NE MES TE SALLES SE KUVENDIT SI AGJENT I SERBEVE DHE NUK KA REAGUAR FARE!!!PO PROKURORI I PERGJITHSHEM CFARE BEN???Te gjithe jane ne corben e serbeve!!Shqiperia ju shit SERBEVE dhe ketej e tutje do te zhduket si shtet me vehte!Shani sa te doni ENVER HOXHEN,por kur ta kerkoni,NUK DO TA GJENI!!!KY DORDOLEC SKRAPARI ESHTE KARRIERISTI DHE ANTI SHQIPTARI ME I MADH,QE KA PATUR VENDI BASHKE ME SALI SERBIN!!!POPULL SHQIPTAR!!A KE NJEREZ TE ZOTE PER TE TE NGRITUR NE KEMBE KUNDER PUSHTUESVE SERBE????
O MATIAN KATUNDARI MESO FLASESH SHQIP NJEHERE DHE PASTAJ GJYKO MERO BAZEN 1
Replike per Faslliu !
Ne mbeshtetje te komentit Tuaj,do te shtoja se:
Shteti i pjerdhur ,prodhon vetem institucione fantazme,dhe individe te spikatur,ne te mire e ne te keqe.Mungesa e nje investigimi permanent ndaj elementeve antikombetare,ka sjelle per pasoje lulezimin e inisiativave private,sa me muslimanet integrale,serbet dhe greket shovinist,aq edhe me maqedonasit bishte perpjete si cifute te Ballkanit.Periudha qe po kalojme eshte nje pervoje e hidhur diplomatike ne ndertimin dhe funksionimin e nje shteti serioz demokratik.Fatkeqsisht ,personalisht,besoje se kemi akoma nevoje per diktat,ne krijimin dhe funksionimin e shtetit ligjor demokratik.Burrat e kombit jane tulatur dhe shiten per ca aspra.A nuk e futi nen sqetull Artur Xhejin,nje peshengrites koklope,per ca pak aspra!?
o burrelas o matjani po ti a ke bo na nji klase apo je fut me shkrujt me mesu .
po shko mesohu me ndonji faqe kalamjsh dhe uli GERMAT se na i shpife o burrels i pa shkolluar .
Ku eshte MERO BAZE dhe ku je ti nata me dit o matjan po ke kohe mosohu dhe repliko qe te mesosh gjuhen tende o satrap i Burrelit ,merr Meron neper goje ky do ti japi llogari MERO ketij katunari te MATIT, se pse nuk flet Gazetari Mero me sal tradhtarin i vjen keq matjanit se Mero po ja nxin jeten Sali -Metes dhe eshte deshperuar pa mase po kujt po i rruet per ty o matjani ti je dhe do ngelesh nji katunar gjith jeten i pa shkolluar .o derziu TI .
Te dashur bashkeatdhetar shqiptare kudo ku ndodheni neper Bote, sidomos Ju bashkeatdhetare te Shqiperise+Kosoves+Maqedonise+Malit te Zi, mos u shqetesoni kaq shume per sa ka nisur ne arenen nderkombetare per disa emra VIP-a ne radhet tona (duket se Perendimoret nuk mbajne me dhe nuk duan te tolerojne me cilondo qofte ky VIP). Prisni ditet e javet qe vijne *me qetesi dhe kthjelltesi*, dhe keni per te mesuar edhe me per “Bema…deri ne ulurime” nga dhe per jo pak njerez VIP_a te Politikes+Pushtetit+Biznesit dhe padyshim dhe Mediave. Dr.Alba T.
Jemi ne udhekryq o Shqipe kudo, sepse nga vetvetja e kemi. Nga “paria” qe mese shumti na i vjedh votat (dhe gjithckaje tjeter) se sa i zgjedhim vete. Jemi qelbur shume kete periudhe Pseudo-Demokratike, prandaj na duhet nje pastrim nga koka. Dite me te “MIRA…” do kemi kete vit (2011), qe seshpejti do na trokasi.
I lexoj me shume vemendje komentet tuaja dhe me lumturojne. Te pakten s’ka vdekur atdhedashuria te populli Shqiptar!
Shteti Shqiptar drejtohet nga njerez te shitur! Per kete jemi te gjithe dakord.
Pyetje: Si zgjidhet ky problem?
Pyetje: Deri kure do vazhdojme te bejme qarramanin?
Pyetje: Si u jepet nje mesim politikaneve tane qe te punojne per Kombin Shqiptar?
Ju lutem mos me thoni i nxjerrim para drejtesise sepse ne shqiperi s’ka institucione!
Po levize sa majtas e djathtas do te rrahin prap o plaku mero,,e,, ty nuk te ben me pershtypje se cfar e peshtyn sot e lepin neser,per nje periudh 17 vjecare nuk le gje pa shpifur e perfolur per socialistet,dhe beje si ato goret per saliun tend,tani i ke harruar te gjitha sikur nuk ka ndodhur as edhe nje gje e keqe po kush je ti merua i vertet se nuk kuptojm ,kam pershtypjen se pasi je lodhur duke folur e trilluar per padronin qe te mban,del nga ajo guacke ku ishe futur dhe lepin ate qe ke vjellur per ata njerez qe u ke bere te keqen dhe fillon na tregon historin e radhes,ty duhet te besosh sa i besohet nje te marri.Ti vetem te verten nuk di te thuash,se ate nuk e njef dhe ke alergji nga te vertetat.Cdo artikull si vite me pare por dhe tani kane vetem vrer dhe helm,pse je keshtu kush eshte semundja juaj drejtohu tek ndonje psikolog se do te jap dhe diagnozen ku dhe mund te kurohesh ndoshta???UJKU QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN NUK E HARRON o pshatari i buzit.
Hi is fuck wanker and i like to fuck his sister.
Fuck of Mr Baze, fuck your mother and your sister.
gjin, sille motren dhe gruan tende ta kalojme njehere ne neper ….duart tane perpara sa tia japesh serbit.
You are monky and fuck u self.
O Gjin anglisht foles trgoje ate your littel willie ta shohim se sa mund te mbaje!!! Get off it and improve you English you little twat!!!
Po te pergjigjem une Ilirjan-E para,si zgjidhet ky problem.Duhet te ngrihemi i gjithe populli[nuk po them pa dallim feje krahine e ideje,sepse i perkasin nje tjeter kohe]nga veriu ne jug,pa perjashtim ,te mblidhemi ne Tirane e te protestojme derisa te japin doreheqje.Por kam frike se ne nuk ngrihemi pr gjera “te kota”!Ne na vrane na shkateruan shtepite ne Gerdec dhe nuk u ngritem.Po na permbysin 5here brenda vitit dhe prape su ngritem .Ama po na vodhen paret[kujto piramidat]ketu eshte tjeter ,na ke ne kembe,ketu ste falim.Na vrisni,na digjni,na permbysni kur te doni ,ama paret ne si falim.Pika qe sna bie,kur sdime te rezojme lolin dhe colin.E dyta,do vazhdojme te bejme qarramanin gjithe jeten,ne qofte se ,sic e thashe dhe me lart nuk protestojme,por jo protesta 2-3ore dhe o burra te ikim se ben ftohte ,por te rrime atje derisa te largohen hijenat e qeverise.Dhe e treta ,me vjen ndermend CAUSHESKU ,por spo e them…
Jane keto pyetje te ngritura ne artikull qe besoj se i ka menduar cdo lexues dhe i mendon cdo shqiptar normal edhe pa e lexuar artikullin e Bazes! Eshte per te vene duart ne koke po mendoj me mire te bashkohen te gjitha duart e shqiptareve rreth wafes se trashe te koktulit Meta dhe ta shtrengojne fort derisa …………te vije ne vete!!!!!!!!!!!!!!!!
Jane keto pyetje te ngritura ne artikull qe besoj se i ka menduar cdo lexues dhe i mendon cdo shqiptar normal edhe pa e lexuar artikullin e Bazes! Eshte per te vene duart ne koke po mendoj me mire te bashkohen te gjitha duart e shqiptareve rreth QAFES se trashe te koktulit Meta dhe ta shtrengojne fort derisa …………te vije ne vete!!!!!!!!!!!!!!!!
Duhet te aplikohet terapia Xhafer Deva me keta qener.
Or ti Polluzha .Mos e hap historine e Xhafer Deves me shqiptaret e kesaj ane.Jane kujtime tper te hidhura qe per hir te shume gjerave duhet ti leme menjane.Sa per skraparlliun “trim” dhe aspak te zgjuar mund te thuash c’fare te duash,eshte opinioni yt.
I ftoj shqiptaret ku do qe ndodhen ta lexojne edhe letren qe Kryetari i Partise Shpresa Demokrate ja drejtoi Ilir Metes dhe te meditojne per ngjarjet e sotme dhe te ardhmen e tyre…
Zoti Ilir Meta,
Patriotat e veretet kane qene dhe jane ne sherbim te Atdheut pavarsisht se ku ndodhen. Vigjilente, neve nuk na ka shpetuar dhe shpeton asgje kur behet fjale per inetresat madhore te Shqiptareve. Neve e dinim se si flinte dhe c’fare hante Enveri. Neve veshgojme cdo milimeter dhe cdo sekond te trojeve shqiptare. Gjaku i martireve shqiptar dhe plaget e mija nga atentatoret e kuq nuk kane per te shkuar dem. Eshte Partia Shpresa Demokrate ajo qe vendos dhe vulos per fatet e Shqiperise dhe jo ambasadoret e huaj pavarisht se ciles ngjyre i perkasin. 40 vjete te jetes time jashte Atdheut kane qene ne sherbim te kombit dhe fitores se demokracise ne rang nderkombetar, e keshtu do te jete deri sa ta kemi frymen. Fajtoret do ti veme para pergjegjesise.
Zoti Meta!
Nje milion shqiptare, te rinje te reja intelektuale, shpresa e kombit iken me lote ne sy duke kapercyer malet me bore, care detet me gomone. Gomonet qe i perkisnin dhe i perkasin halabakeve qeveritare e politikane. E ndersa foshnjate qanin per buke, dallgat ja rrembenin foshnjat nenave te pa ngrena e te pafuqishme. Fatkeqet perfundonin ne fund te detit si ushqim per egersirat.
Mos keni ndermend te mirni persiper keto krime dhe tragjedi zoti Meta? A mos ndoshta e harruat 1997-ten dhe Gerdecin e qellimshem? Dhe sa shqiptare do te vriten zhduken maleve dhe deteve?
Pyetje elementare zoti Meta; A keni stomak te gelltisni dhe supe te forta te mbani te zezat dhe te hidhurat e 19 viteve te Sali Berishes? A mendoni se Jozefina Topalli ju a ka harruar perleshjet mbi tavolina dhe Sali Berisha ju ka harruar prangat qe i vute? A nuk e dini juve se serbet jane ulur kembekryq ne shtepi, oborin e qeverise se emeruar Sali Berisha? A harruat juve shitjen e teritoreve shqiptare per nje euro familjes Fazllici, po faljen e 325 km/katror grekut a e haruat apo mos kini ndermend ti mirni te gjitha keto persiper?
Kasapana e Gerdecit ishte e qellimshme.., a mos eshte ajo prelud e nje simotre e 1997-tes ne ditet e sotme, por me te hidhur se ajo ? Po sikur te ndodhi, c’fare do ti thoni simpatizanteve te LSI-se?
Ku shkoi lufta juaj pa kompromis e dhembe per dhembe e deklarateve anti Berisha e anti Nano? Ciles periudhe i perket hipokrizia e LSI-se dhe tuaja personale? Juve dilni anti Berisha e anti Nano i djeshem por pro Berisha dhe pro Nano i sotem?!!! Cili eshte morali dhe parimi qe ju drejton juve dhe LSI-ne?
Zoti Meta!
Juve pretendoni se te huajt e tradhetaret i paska zene meraku u madh per sigurnine, stabilitetin, drejtesine dhe zhvillimin shqiptar e ju sygjeruan martesen martesen tuaj me doktor traziren, Sali Berishen. Ne se eshte keshtu perse nuk eshte permenduar asnjere emri i bukur i Camerise nga deputetet dhe qeveritaret? Perse nuk permenden qindra mijra e emigrantet praktikisht te perzene nga trojet e tyre ne Shqiperi, sikurse vellezrit e Camerise? Perse nuk kthehet pasuria dhe prona tek pronari i vertet? Perse juve deklaroni bashkqeverisje me qeverine e kriminale dhe antishqiptare te Gerdecit ne nje kohe qe procesi i zgjedhor nuk ka perfunduar e numerimi i votave vazhdon?
Une ju keshilloje te mos mereni me disa copra ambasadoresh e copra te tjere ballkanik e europian qofshin. Ata jane hici. Ata jane vetem per miliona eurot e xhepave te tyre qe nuk jane pasuria e Berishes, Nanos, Mediut… por jane gjaku i shqiptareve kudo qe ndodhen. Per 19 vjete milirda euro, sakrifice, mundi shqiptar kane shkruar ne xhepat e serbit, grekut, frengut juve kete duhet ta dini mire, ashtu sic duhet ta dini mire se qeveria e emeruar Berisha duhet dhe do te dali ne banken e te akuzuarave te drejtesise dhe historise. Juve ne cilin krahe do te gjendeni zoti Meta?
Juve zoti Meta dhe koalicioni te cilit kerkoni ti beheni pjese nuk munde te shuani endren e te pareve tane, Shqiperine ne kufijt e saj natyror ne zemer te Europes. Shqiptaret nuk do te lejojne qe nje kope te shiturish, pa parim e moral ti shuajne ata nga faqja e dheut. Ata do te cohen dhe do ta bejne fakt Shqiperine e Vertet.
Realiteti shqiptar se shpejti imponon qeveri teknike, me shqiptar me gjak shqiptari, me intelektual, patriota te vertet dhe jo me qeveritar te emeruara nga serbo-greket. Pas gjashte muajsh, ne zgjedhjet e reja qe do te organizohen dhe kontrollohen nga shqiptaret vota e tyre nuk do te vidhet, griset, manipulohet. Fjala e tyre do te jete ligj. Ata do te votojne per veten e tyre, familjet e tyre, per Atdheun, per bijte e bijat e tyre. Qeveria e dale prej atyre zgjedhjeve do te sjelle ndryshimin e vertet, ndryshimin ne dobi te Shqiperise dhe shqiptareve ku do qe ndodhen. Ne cilin kamp do t’ju gjeje ai moment historik zoti Meta?
Kryetar i Partise Shpresa Demokrate
Prof. Pellumb Pilinci
Zoti Pellumb,
Cfare merresh me nje maskara, qe nuk ben as per pastrues WC e jo me per politike, ky malok Skrapari ra ne leke dhe dihet se cfare ben nje pabreks kur bie ne leke,..psikologjia e shpjegon shume mire…faji yne eshte qe lame qelbesira te tilla ne politike, qe na shkaterruan, per 20 vjet nuk ndertuan asnje cm hekurudhem rrugen i vidhemn me shume sesa i ndertuan dhe kane bere ca palo rruge qe te fusin friken kur udheton ne to, punohetakoma me vepret qe ndertoi Enveri dhe keto pabreksa, ish komuniste te idhet si sali berisha e delet qe ka mionistra po bejne leke akoma me hidrocentralet qe ndertoi enveri. une jam dakort me ty z. Pellumb veten ne nje gje keto shume shpejt do te dorezojne gjithe pasurine e paligjshme qe kane vene dhe do te shkojne ne burg.
Miqesisa Shqiperi-Serbi buron nga lidhjet e vjetra te Saliut me Fazllicin e klanit te Zenumit dhe lidhjet e reja te Ilir koketulit me Mafian ekonomike-Ballkanike.
Z.Baze ky eshte nje vezhgim i bukur dhe argumenta te gjetura.Je nje analist finok dhe i vemendeshem per sa shkruan.Por nuk te lejohet qe ne shume raste ke goditur pa aresye dhe shkak njerez te kultures,profesore me titull dhe emer,njerez qe respektohen nga shume breza te rinjsh,qe nderohen per sa kane bere gjate jetes se tyre.Merru me politikanet,zoti Baze, sic edhe po merresh ne shkrimet e fundit,nga ata i vjen e keqja Shqiperise.
Mero, te ta them troç nuk te pelqej si njeri.Pse? Nuk ta them dot. Por pavarsisht nga kjo per mendimin tim je nje analist imire dhe kurajoz. Me Meten ke qelluar ne shenje: vizita e tij tek Tadiçi lidhet me interesa personale ekonomike. Do te ja shkoni tymin kesaj kur as ai as Shefi i tij Berisha te mos jene ne pushtet. Kur do te vije kjo dite e bardhe!
Une mendoj se shkrimi i gazetarit,Mero Baze eshte shume reale dhe i drejte.Ai pashqyron anen negative te Ilire Metes,me shkuarjen e tij ne Beograde.Ai sqaron se Ilire Meta ka shkuar ku raporti i Dik Martimit, per Kosoven eshte negative dhe duhet te sqaroje se raporti eshte i bazuar pa fakte ,dhe te mbroje ,pavarsine e ,Kosoves dhe sovranitetin e saj dhe intergritetin terrotjarre te saje.
Pioneri i Sali Millosheviqit po i kryen me perpikemri urdherat e nacjonalisteve serb. Cfar idjotash dhe tradhetaresh. Vetem ne shqiperi hane buke keto funderrina. E kane bere vendin tone me keq se vendet Afrikane.
…Shqiperi te dua keshtu sic je
kur te shoh te lire
do te dua me mire…
jam kurioz te shoh se kujt do ti lepijet ne vijim Meroja. se vertet flisni per LSI qe paska kaluar djathtas nga majtas po as eshte dhe meroja qe ka bere te njejten pune, rinte te sqetulla e sales dhe ca thi thoshte edit, tani ri te sqetulla e edit dhe ca si thote sales. pse sflet meroja per pastrim parash qe ka bere me shitjen e gazetes dy here me beson e taivanit.
pse kalimin e meros e lavderoni kurse per meten thoni te kunderten.
Po Mero Baze eshte nje gazetere qe munde te levize sa majtas apo djathtas sipas interesave te shitjes se gazetes apo dicka tjeter (pune e Tij )qe per mu nuk ka edhe aq rendesi (nese me pelqen e lexoj,nuk me pelqen e le krejte e s’merrem me te).
Kur vjen puna tek nje politikan qe me levizjet ,mendimet ,veprimet apo me voten e tij ka ne dore fatet e vendit ketu mua personalishte me djeg.
Ilir Meta krijoi LSI-ne pasi u prish me Fatosin per postin e Kokministrit se nuk i pelqente ai i ZV-sin
U prish me Ramen sedonte Kryeministrin e jo ZV-sin.
U lidh me Sali Berishen Per karrigen e ZV-sit???
Atehere c’fare pritet prej Tij Zoteri???
Shqiperise nuk i prishin pune theniet (te drejta apo jo ) te gazetes TEMA por i prish shume pune Theniet apo mos mos thenit e Z/Kryeministrit apo vizitat ne kohe dhe vende te gabuara. Por …….Miku i mire te gjendet ne kohe te keqe,mos ishte ky mesazhi qe Meta po i con Kosovareve dhe gjith shqiptareve ky zoteri???apo thjeshte eshte vazhdimi i i shkeljes se embargos se naftes kunder Serbise ????
apo ju vjen per shtat
Ja ku na dalin dhe maloket e tjere si puna e atij fare Gjini,mandje po na shprehet dhe ne gjuen angleze.Desha te di ore Gjin nga cili mal i shqiperis ki dale prej pyllit dhe te mesuan te hyshe ne nji net kafe e te na mesosh te flasim anglisht.ike ore se do te mbesin dhite ne mal pastaj mjere ti cfare te pret te shtepia.
Dritan ne nuk e dime se Mero ka kan ne politik dhe se paska ndrruar drejtim.Ktu flitet per njerz te cilet bejne politiken e Shqiperise si puna e atije te maleve te Skraparit.
mos e vrit mendjen ti se tiranen si malet e skraparit e ka bere edi rama, me keq biles se aty ke gjelberim te pakten.
Mendoje se hetimi do te nxjerre emrin e Lulezin ud-Basha, Argita Berisha, Edit Harxhi,Aldo Bumci…
Per kete Serbia nuk eshte e interesuar dhe se bashku me Ilir Meten (ne viziten e tij josekrete ne Beograd)duhan qe ta ulin tempin.
Kronikat per zhdukjen e Remzi Hoxhes nxoren ne pah nje nga arsyet e mundeshme: kishte dijeni per nje takim sekret te Sali Berishes, atehere president, me Milosheviçin ne SHEN NAUN.
Kronikat e me voneshme treguan nje takim te Fatos Nanos me MILOSHEVICIN ne Greqi..
Te dy takimet e zeza kishin forme “zyrtare” te hapura apo te fshehta.
Takimet e Ilir Metes jane jo vetem “zyrtare”, por edhe PARTIAKE:
Ky eshte hapi gjigant i tije ne llumin e tradhetise se interesave te kombit tone. Perpara behej fjale per neperkembjen e Shqiperise. Ky koke tul po neperkemb edhe Kosoven.
Epilog: te tre keto monstra tani jane aleate dhe jane ndersyer kunder EDI RAMES.
Dritan vella te theres keshtu se besoj qe je shqiptar e jo serb.Mero nuk kritikon Meten se kaloi djathtas,po se kaloi ylberin vajti tekSllobotadici ne kohen kur ky sponsorizoi shpifjet e Dick Marti-t. Po kujt i pergjigjem edhe une. Ty si militant te intereson mos te te preket Sal-iu pa per Shpiperine e aq me pak per Kosoven nuk te behet vone.
Thjesht desha te dije nje gje qe e kam menduar shume keto dite . Ku ndrishon marshalli Sal Berisha me ket Dick Marty . Shoku Sali para nje kohe jo shume te larget akuzonte Ilir Meten si trafikant , mafioz , hajdut , kriminel qe merrej me trafikimin e femrave , me trafikim organesh etj.etj.Po te lexosh raportin e Dick-ut (dmth Lul-it) lexon te njejta akuza