I tradhtuar nga dëshirat e çmendura

23 Dhjetor 2010, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje, çdo njeri që ka tentuar të ndjekë punimet e Kuvendit të Shqipërisë, ka ndjerë nevojën për të pasur afër një mjek psikiatër.

Së pari, i duhej të kuptonte a ishte gëzuar Sali Berisha vërtet që i ishin botuar fotot e tij dhe gruas së tij me Familjen Hoxha në pushime në Pogradec, apo ishte nën presionin e së shkuarës së tij të errët kur qeshte me vete me fjalët përçart që thoshte, dhe që nuk i kuptonte askush në atë sallë.

Së dyti, çdokujt i duhej të kuptonte a ishte vërtet i angazhuar Berisha sinqerisht për tu përgatitur për funeralin e Edi Ramës, apo ishte nën presionin e ëndrrës së tij për të zhdukur opozitën dhe fliste me patos për një funeral dhe fjalim të ëndërruar që do të mbante për kundërshtarin e vet. Dhe mbi të gjitha, çdokujt i duhej të kuptonte, a ishte vërtet i interesuar Sali Berisha të pranonte projektin e opozitës për transparencën e zgjedhjeve, apo ishte duke bërë teatër duke u marrë me nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit e opozitarëve, me qëllim që të harrohet për një moment çfarë po i bën Shqipërisë vajza, djali, gruaja dhe sekserët e tyre Shqipërisë.

Çështja e parë dukej që e kishte tronditur seriozisht. Njeriu që e urren aq shumë historinë që e ka kundër vetes, vetëm për shkak të raportit të pasinqertë që ai ka me çdo kënd që ka përdorur në këtë vend për tu ngjitur një shkallë më lart, dje po përpiqej të kthehej nga një njeri inferior që rrinte këmbëkryq dhe gjithë inferioritet në krah të fëmijëve të Enver Hoxhës, në një njeri që e paskësh marr malli për ato kohë dhe donte të rishikonte fotografitë origjinale. Në të vërtetë një kopje të fotografive origjinale e ka në shtëpinë e vet, së bashku me një libër për infarktin miokardit, në të cilin po ashtu ka një dedikim për Sokolin dhe Liljanën. Problemi i tij nuk është se bëhet publike që ishte një servil i fëmijëve të Enver Hoxhës. Problemi i tij është se ai ka importuar në një sistem demokratik rregullat e sjelljes me fëmijët e diktatorëve në pushtet nga koha e komunizmit. Njeriu që nuk i afrohej dot Enver Hoxhës, ose siç thotë Nexhmija, dhe një herë që ju afrua, dhe i dha dorën, nuk e lau një javë që mos ta prekte askush, u përpoq me aq sa mundi, me çdo poshtërim të personalitetit të tij, të bëhej mik i fëmijëve të diktatorit. Kësaj duket se ja ka arritur. Ne që i njohim tashmë në liri fëmijët e Enver Hoxhës, e kuptojmë sa pak rëndësi reale ka pasur të njihje ata realisht, por për tipin e Sali Berishës ishte gjithçka. Këto fotografi që sot po botohen në media kanë qarkulluar nga Sali Berisha derë më derë, zyrë më zyrë, zyrtar më zyrtar për t’u zvarritur drejt pushtetit. Ishte miku i fëmijëve të Diktatorit dhe kjo ishte një lloj leje për tu ngjitur, qoftë dhe duke u zvarritur. Kjo është kaq e vërtetë dhe e trashëgueshme në familjen e tij sot, saqë pushteti real i tij sot kalon përmes fëmijëve. Atë që ai ka bërë gjithë jetën duke u zvarritur t’i merrte Liljanës një buzëqeshje dhe Sokolit  një shëtitje me varkë, fëmijët e tij sot e kanë kthyer në art të ushtrimit të pushtetit, natyrisht me çmim tjetër.  Instinkti i karrierës përmes fëmijëve është sot kriter themelor në Partinë Demokratike, dhe pushtetin e Sali Berishës, natyrisht jo duke i buzëqeshur Argitës apo duke bërë xhiro me jaht me Shkëlzenin, por duke i paguar ata. Në këtë linjë po ecën sot, jo vetëm karriera brenda Partisë Demokratike, por dhe gjëja më elementare që do të përfitojë dikush, qoftë ky dhe nga fisi i Sali Berishës. Edhe burri i tezes së Shkëlzenit, apo ndryshe kunati i Lirisë dhe baxhanaku i Berishës, nëse i besojmë sinqeritetit të dyshimtë të Liri Berishës, është punësuar në Gërdec pa leje të Berishës, por me miratim të djalit. Të gjithë e kujtojmë intervistën e saj kur mori vesh që kunati ishte vrarë. “E zeza si nuk ia thamë Saliut”. Pra, linja e avancimit në pushtet përmes fëmijëve, duket se nuk është më një kujtim historik që e trazon Sali Berishën për shkak të zvarritjes pas djemve të Enver Hoxhës, por dhe një praktikë reale pushteti që po e aplikon si shumë gjëra të Enver Hoxhës me fëmijët e tij, të cilët janë kthyer në mënyrën e vetme për të bërë karrierë në PD dhe biznes në këtë vend.

Problemi i tij i dytë psikologjik, që na çon në një spirale të frikshme të subkoshinecës së tij, është arkivoli i Edi Ramës dhe fjalimi nekrologjik “me i miri i gjithë kohërave” në vdekjen e tij. Rrëfimi i tij i trukuar para Kuvendit për këtë çështje dëshmon qartë se çfarë ëndërron ky njeri kur pushon dhe ulet të çlodhet në kolltukun e shtëpisë pas punës. As më shumë dhe as më pak se sa një vdekje të kundërshtarit dhe një ceremoni varrimi, ku ky të mbajë edhe fjalimin. S’di pse më kujtoi kjo skenë ditën e vrasjes së Azem Hajdarit, dhe një njeriu të afërt të Liri Berishës, që i bëri i fundit telefonatën për ta nxjerrë nga zyra e tij, përpara PD-së, ku një bandë njerëzish të egërsuar me Sali Berishën prisnin daljen e tij, dhe jo të Azemit. Ky njeri pa lëvizur nga vendi në kolltuk, sapo dëgjoi krismat tha “E vranë Azemin”. E dinte! Dhe pastaj mbajti një fjalim vërtet të magjishëm, të përmotshëm, hakmarrës dhe triumfues njëkohësisht. Ja kishte arritur ditës. E kishte të vdekur atë që e rrezikonte dhe që priti plumbat në vend të tij. Kjo me sa duket është dhe ëndrra e tij për Edi Ramën, apo për çdo kundërshtar të tij. Ideja se mund t’u ofrojë një vend për të vdekur dhe një ceremoni ku të lëvdojë ikjen e tyre nga kjo botë. Nuk di cili mjek psikiatër në Perëndim do ta linte të lirë këtë vrasës potencialisht të rrezikshëm, por di të them se ky njeri është në zyrën e kryeministrit të vendit tim, dhe është akoma i lirë.

Së treti, nuk dua të humbas kohë me banalitetin e refuzimit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet. Kjo ishte e vetmja gjë e pritshme prej tij, dhe jashtë kompetencave të mjekëve psikiatër, ishte diçka e parashikueshme. E reja e refuzimit dje në Kuvend kishte të bënte vetëm me faktin se pasojat e dështimit të kompromisit, ishin marrë paradhënie me refuzimin e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për Bashkimin Evropian. Tani kur e shikon kë kemi në krye të vendit, dhe çfarë përpjekjesh po bën Evropa të pastrojë liderët problematik nga Ballkani Perëndimor, është më mirë që na ka lënë jashtë Evropës duke qenë vetë në krye të vendit, pasi është abuzim i madh me vlerat perëndimore të tentosh të trokasësh në një shtëpi normale, me një njeri anormal në krye. Së paku kështu jemi viktima të tij, kurse me këtë në krye brenda Evropës do ishim viktima të Evropës, pasi do keqkuptoheshim si komb i çmendur. Le të shpëtojmë një herë prej tij, se na i hap vetë dyert Evropa.

43 komente në “I tradhtuar nga dëshirat e çmendura”

  1. Epirioti says:

    Sal-a nuk eshte i cmendur, ben vet si budalla qe ti kete deshmi ne gjyqin e tij neser, e te dale me te meta mendore dhe ti shpetoje burgut. Qerata i madh eshte, i zgjuar s’ke c’i thua. Investon si budalla veten sot qe te dale i pafajshem neser

    1. Genci says:

      i cmendur eshte o epiriot i cmendur. eshte nje i cmendur te cilin e perdor liria, argita, dhe zeni sipas parimit ” i cmenduri kur kembengul ne cmendurine e tij behet i mencur”

    2. mentari says:

      kur nuk pi ilacet behet shume agresiv

  2. Claus says:

    Analize e sakte, por fatkeqesisht te ngjall krupen dhe ndjellakeqe. Eshte me te vertete e frikshme fjala e tij ne nje kohe kur neser eshte Darka e Shenjte dhe lindja e Krishtit, kur gjithe bota feston, ndersa ai psikopat flet per vdekje dhe kobe. Neser urohet ne te gjithe boten Gezuar Krishtlindjet ndersa ai cmendur flet per fjalime funerale dhe testamente. Te thuash: ” Fale o Zot se nuk di se c`ben” eshte biblike, eshte simbol faljeje ne keto dite, por a mund te thuhet keshtu per te? O zot mos me lejo te hyj ne mekat!

  3. tori says:

    Shkrim guid per te kuptuar nje te cmendur. ja vlen per tu shperndare ne Kuvend ta kene parasysh.

  4. Gimi says:

    Hahahaha cfare psikoterapisti paske qene zoti Mere. sa mire ja ke lidh veset e tij me veset e femijeve. hahahaha

  5. Rrema says:

    ca keni mar jahu me kte Salen tone. Ene e votoni , ene e terboni. Leneni mar rehat se do nabej ndonje zullum, se kok maloku dhe na e ben lesh prap Tironon

    1. Riku says:

      O Rreme. Mos ki merak se nuk bo mo trazira ne irane Sala se ka prona gjithandej tani. Ene djali ka vile ne Sauke. Po beri remuje e ha vet i pari. Mos ki merak. Tani o zengjin

  6. Balla (vete) says:

    Balla: Berisha, komunist i pareformuar
    23/12/2010 21:55

    Deputeti socialist Taulant Balla, duke paraqitur në Kuvend fotot e kryeministrit me të birin e diktatorit komunist Enver Hoxha, të publikuara nga emisioni “Fiks Fare”, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë.
    Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se arsyeja përse vendi nuk zhvillohet është pikërisht prirja diktatoriale e Berishës.

    “U bëre servil, u bër hileqar dhe kjo është prova se ti, Sali Berisha mbetesh një komunist i pareformuar. Kjo është arsyeja përse Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat. Nuk mund të drejtohet vendi nga një kryeministër që i thoshte Ramiz Alisë: “O shoku Ramiz, është herët për t’i dhënë Shqipërisë pluralizmin”, i është drejtuar Balla Berishës.

    Deputeti i PS ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit edhe për pazaret që sipas tij ai po bën me kriminelët më famëkeq të Ballkanit.

    “Si mund ta marrë Shqipëria statusin e kandidatit, kur t’i në vend që të bësh detyrën që të ngarkon ligji, ke vënë zagarët e tu të bëjnë pazare burg e më burg. Lufta kundër krimit për ty, zoti Berisha, është kthyer në pazar me krimin”, ka pohuar Balla.

    Ai ka theksuar se lideri i mazhorancës është një e keqe që duhet të largohet sa më parë, ndryshe Shqipëria rrezikon të mbetet në degradim.

    “Vetëm në dy vende në Evropë vidhen votat, në Shqipëri dhe Biellorusi, nga Berisha dhe Lukashenko, që janë diktatorët e fundit në Evropë, të cilët duhet të largohen”, ka nënvizuar Balla.

    Më tej Balla ka bërë përgjegjëse drejtpërdrejtë qeverinë dhe në vecanti ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, për hartimin e raportit të Dick Marty me akuza ndaj lidershipit kosovar.

    “E ke shumë të lehtë të gjesh spiunin e Dick Marty, pasi kalin e Trojës e ke në qeveri. Ai është Lulzim Basha, që ka përgatitur dosjet kundër luftëtarëve të UCK-së. Pyesni Fatmir Limajn për këtë, pyesni edhe Haradinajn në Hagë se cfarë pune të pistë ka bërë ministri yt i Brendshëm”, i është drejtuar Balla Berishës.

  7. Kujtim Rudina says:

    VORRAXHI…!

    -Komunizmi,na vdiq ne dore-

    …!
    Ne Shqiperine tone te dashur,
    Komunizmin,nuk e rrezuam,
    Aq sa i rrezon,vrrini i lodhur,
    Bjeshket mbi vete, me bore,

    Ai, (ish plagosur tjeterkund),
    Si hebrenjte ne Luften e Dyte,
    Edhe ketu,ju sos ora e nafaka,
    Vdiq…,e na mbeti ne dore !

    Kush i rreh gjoksin kesaj pune,
    Qe te hyje me zort ne histori,
    Portretin e Muzeut e ka gati,
    Me lopate ne dore…vorraxhi !

    ./.

  8. Jon says:

    E zeza mbi te bardhe.————————————————————————E reja e refuzimit dje në Kuvend kishte të bënte vetëm me faktin se pasojat e dështimit të kompromisit, ishin marrë paradhënie me refuzimin e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për Bashkimin Evropian. Tani kur e shikon kë kemi në krye të vendit, dhe çfarë përpjekjesh po bën Evropa të pastrojë liderët problematik nga Ballkani Perëndimor, është më mirë që na ka lënë jashtë Evropës duke qenë vetë në krye të vendit, pasi është abuzim i madh me vlerat perëndimore të tentosh të trokasësh në një shtëpi normale, me një njeri anormal në krye. Së paku kështu jemi viktima të tij, kurse me këtë në krye brenda Evropës do ishim viktima të Evropës, pasi do keqkuptoheshim si komb i çmendur. Le të shpëtojmë një herë prej tij, se na i hap vetë dyert Evropa.———————————————–

  9. Pelivan Barjamaj.USA says:

    Z. Klaus! Vertete qe eshte biblike,por une mendoj se mund te thuhet dhe keshtu: “Mos e fal o Zot,se di c’ben!”

    1. Claus says:

      Edhe ashtu mund te perkthehej, por nuk kisha deshire ne keto dite kur gjith njerezit shkembejne dhurata dhe miresi.

  10. tani says:

    Z.Mero Baze, Je jo vetem trim mbi trimat, por edhe nje gazetar shume i talentuar!
    Sidoqofte eshte e pa besushme se si nje hajdut dhe kriminel ordiner si Sali Berisha, prej 20 vjetesh drejton (ka marre penge) Shqiperine ,dhe populli shqiptar i vjedhur,i shtypur,i permbytur, i uritur, i pa streh, i kercenuar, i mashtruar, i perdorur, i tallur, i vulgarizuar nga Ky maskara, vazhdon ta votoj dhe ta mbaj ne krye te vendit, kur vendi i Tij eshte ne BURG per TRADHTI ndaj POPULLIT !

    1. faslliu says:

      O tani e ngarkove shume fjalorin me fatkeqesite e popullit shqiptar,kur mund te permblidhje me te vetmen fjale “sylesh’ Per ta argumentuar po perafroj nje thenie te te madhit Rexhep Qosja ne Vlore andej nga fillimi i viteve 2000,kur tha qe europa thote se shqiptaret jane njerez,trima,te beses,mikprites dhe asgjekundi nuk permendet fjala te zgjuar.Kur ta artikuloje keta fjale per ne Europa ,atehere na ka pranuar ne gjirin e saj.

  11. Epirioti says:

    Te gjithe e dinin(e parashikova nje jave para ne kete rubrike), i gjithe populli e dinte se Sala do genjente perseri dhe nuk do aprovonte komisionin hetimor te zgjedhjeve te 2009. Ajo qe me ben cudi eshte se si ka mundesi qe te mos ta dinte opozita. Jo or jo ata e din shume mire qe para nje viti e gjysem por e lene vet ne menyre qe njerezit te urrejne Salen dhe tua dhurojne voten paraziteve te PS pa asnje merite ne rrezimin e Berishes. Sala nuk e dorezon pa dhune pushtetin e kete prape e dine shqiptaret dhe opozita gjithashtu e di mire. Ajo qe opozita pret eshte se populli do dhuroj jeten e tij per keta barkaluc te PS. Jo vlla jo, lufto e dil i pari me familjen e me fisin tend ne protesta e jo nga podiumet, por ne rruge dhe pastaj te besoj e te vij mbrapa. Dhurate me nga ky popull mos prisnin se e perdoret, e vrate me nj-tj me ’97, nuk ua ha me ate teke njeri me. Hiqini ato xhaketa te shtrenjta e pervishni lleret e protestes e mos na u qaravitni me neper dyer ambasadash se mendon europa se edhe populli eshte qaraman si ju. Jo, or jo, populli eshte me i ditur dhe me i mencur bse ju ndaj harrojeni me sakrificen tone pa bere tuajen me pare. Hajt pra tung, kur te veproni mund t’ju shoqerojme..

  12. Hari says:

    DUHET TE SHPETOJME!!!!!

  13. huri says:

    Kur do te vije ajo dite e bekuar,qe te shpetojme nga keta psikopate,dhe te futemi ne Evrope ashtu sic e meritojme,ashty sic enderojme prej 20 vitesh.A thua edhe femijet tane jane te denuar sic ishte i denuar brezi yne?O popull,e kam fjalen per te ardhmen e femijeve tane:Do zhargaviten edhe femijet tane ashtu sic u zhargavitem ne per 20 vite?C’jemi ne valle.njerez apo kavje eksperimentale te kesaj klase politike?Kur do ti heqim qafe?Kur ? Apo askurre ..do vegjetojme …si copera mishi me dy sy?O POPULL..I meritojme ne valle keta politikane,apo ata na meritojne neve?

    1. elton says:

      Harroje Evropen e hiq plehrat nga pragu i shtepise se pari.
      Pa riderguar kete psikopat ne te semes ne Viçidol te Dragobise nuk bejne çajre endrrat evropiane.

  14. elton says:

    Berisha eshte nje i degjeneruar moralisht,politikisht,njerezisht dhe psiqikisht.
    Mbreme ndoqa punimet e Kuvendit dhe posaçerisht nderhyrjet shumeoreshe te Sali psikopatit se pata nje si peshtjellime dhe me duhej te nxirrja (villja) gjithe ç`kisha ne stomak.Duke pare Berishen me kostum funerali ne Kuvendin e perçudnuar te Shqiperise ja arrita dhe volla.
    Per kaq gje eshte adapt Sali ndyresira,Me vjen te velle kur e shikoj,pune tjeter se mbreme u lirova qe duke para surratin e ndyre te tij volla…sa u kenaqa..

  15. elton says:

    Berisha eshte nje i degjeneruar moralisht,politikisht,njerezisht dhe psiqikisht.
    Mbreme ndoqa punimet e Kuvendit dhe posaçerisht nderhyrjet shumeoreshe te Sali psikopatit se pata nje si peshtjellime dhe me duhej te nxirrja (villja) gjithe ç`kisha ne stomak.Duke pare Berishen me kostum funerali ne Kuvendin e perçudnuar te Shqiperise ja arrita dhe volla.
    Per kaq gje eshte adapt Sali ndyresira,Me vjen te vjell kur e shikoj,pune tjeter se mbreme u lirova qe duke para surratin e ndyre te tij volla…sa u kenaqa..

  16. juna says:

    Ne radhe te pare ju uroj te gjithe komentuesve dhe gazetarit z M .Baze gezuar festat !Ndoqa me vemendje te madhe dje, nje emision te Sokol Balles,per Princ Vidin .Ishte pregatitur me mjaft profesionalizem, ku hidhte shume drite mbi ate periudhe qe per brezin tim ishte ndriçuar shume pak per te mos thene fare .Po te bejme nje krahasim me kohen ku jetojme sot ,duket sikur koha ka ndaluar .Shkrimet e asaj kohe nga publicist te ndryhem te asaj kohe ,jane shume te ngjashme ne kohet qe jetojme sot .Vetem emrat e tyre ndryshojne ,nga Italiano Sulioti sot quhet Mero Baze dhe nga Esat Toptani sot quhet Sali Berisha.I vetmi aktor qe nuk ka ndryshuar eshte populli shqiptar .Populli shqiptar qe gjithmone pret nga te huajt te zgjidhin hallet e tij.Cfare ka bere me shume Esat Pashe Toptani nga ky psikopati yne i sote?,ju pyes ju dhe vetem time ne rradhe te pare.Agje me shume e asgje me pak .Ishte spiuni i fuqive te medha ,kete cilesi e ka dhe udheheqesi une .Ishte bashkpuntor i ngushte i Grekerve ,as kjo nuk i mungon udheheqesit tone .Organizoi revoltat me Haxhi Qamilin ,thua kete se ka bere udheheqesi yne? e ka bere ne 96.Kush ishte fundi i Esat Pashes te gjithe e dime shume mire .Por fatekeqesia jone sot eshte se ne na kane vdekur burrat.E vetmja gje qe na ka mbetur eshte te presim te lindi nje burre qe do ju tregoje vendin çdo lloje psikopati qe do guxoje te tallet me shqiperine .Per sa kohe nuk do kete patriote ky do jete fati yne dhe shume breza mbas nesh .Faleminderit z Mero per shkrimin.

  17. tulo says:

    Keto shkrime te Meros, duhen mbledhur ne nje liber te vecante se jane pasuri me vete dhe te mund te perdoren si manual per cdo njeri qe mendon te angazhohet ne te ardhmen ne politike.

  18. Driton Bakija Gjakove says:

    Ky shkrim i gazetarit ,Mero Baze eshte reale.Ai qete ftyerene hiporikte djalezore ,dhe jo te sinicerete te kryeministrite ,Sali Berisha.Mero Baze ,analizon facelikimin qe bene historise ,se popollit tone ,Shqiptare ,zoetri ,Sali Berisha.

  19. besa says:

    Mero..oh Mero, Mero… ca ben qe e sheh e studion..e ndjek cdo levizje nervi te atij njeriu… e ti, qe shkruan keto gjera te kobshme…qe merresh me lugate… ske frike? Te uroj te kesh ne zemer driten me te madhe qe eshte pare ndonjehere!

  20. ANDI says:

    O zoti Baze, shkrimet tuaja do kene vlere masi te zhduket skamja dhe mesjeta bizantine et islamike e Sale RRUMPALLES. U bo vite qe ti don me eduku shqipetaret me kulturen e shpritit krtik qe eshte baze ne demokraci, por sakohe qe ka Balliha e RRUMPALLA do na lene ne skamje kete vend. Duhet me qene me pragmatike dhe direkt me keta islamista te Tropojes: STOP dh STOP. Te mobilizohemi te gjithe dhe te shporrim kete pis nga drejtimi i vendit tone, ai e ka vendin ne burg (se na dogji vendin, vodhi parate ne 97, grushte shteti ne 98, vrau Azeme Hjadarin, shiti vendin, futi Serbet ne biznesin shqipetar) dhe tani na krekoset si gjeli ne maj te plehut. Ky pisllik duhet te zhduket me gjithe banden e tij bastarde qe e shoqerojne per milionat qe fitojne pasi nuk vyn per ndonje sen tjeter ky injorant islamist.
    Nje njeri me urrejtje te lindur dhe qe manipulon gjithekend sidomos evropianet qe jane naiv dhe qe i besojne nje krimineli te tille.

  21. BEKIM says:

    o tSidomos ju dredharake,ju me zemra aq te nxira, ju dinake ,ju shushunja,ju gjahtare”ne erresira!qna pa syri,q”NA PA SYRI::::HUNDA JUAJ KU NUK HYRI.

  22. arber says:

    rrofte partia e punes me ne krye shokun sali ram berishovicin dhe familja e tij serbe!!

  23. albert says:

    Ne nje studim te bere nga Zimbardo behet nje pershkrim i “molles se keqe” ose “molles se kalbur” ne shoqeri.Te me falni por me duhet ta shkruaj ne anglisht sepse e kam te veshtire ta shqiperoj.
    “Personal pathologies of guilty actors,character defects, sadistic personalities” (bad apple)= Sali Berisha

  24. Nikoja says:

    Megjithate Sali Berisha mbetet Kryeministri i shqiperise,me apo pa dashjen tone.Munde te jete i cendur apo i semure apo ku ta di une sic etikohet ne komentet e mesiperme por ……gjithsesi perpara kesaj opozite te shpartalluar ne te tera anet ai po luan si do.Ai e ben kete opozite ti shkoje avazit te tije,me apo pa dashje.Keshtu zoterinje komentues pamvarsishte se Ju keni shume te drejte per shume gjera dhe jeni te merzitur per menyren e drejtimit te shtetit prej Tij ,Ju ju duhte te prisni edhe do vite qe ta rrezoni ,sepse me Edi Ramen une nuk e shohe nje fitore te afert.

  25. enovl says:

    dhe ky edi rama , ne ja mban , ta organizon popullin opozitar , per te larguar ket qeveri nese jo , ateher saliu dhe edi e bejn te dy ket loje, dhe viktima eshte populli…

  26. frikim says:

    Te gjithe i jane versulur Berishes sikur eshte ai e keqja me e madhe qe iu ka rene mbi koke..

    Ai qeveris se nuk ka me te zote se ai per te ardhur ne pushtet. dhe per kete e ka fajin opozita. Ajo ose eshte e korruptuar dhe ne te vertete i intereson qe Berisha te qeverise, ose e paafte per te shprehur vullnetin e popullit.

    Zoti Rama duhet te jape dorheqjen. Ai i humbi zgjedhjet. edhe sikur votat te jene vjedhur perseri ai qe i pazoti per ti ruajtur. Llogjika e thjeshte te çon te mendosh se ai nuk mund te qeverise.. Sikur sot te ishte ai ne pushtet, me te njejten pamundesi per te vertetuar vjedhjet e votave, nuk do te mund te tregonte abuzimet e mundshme te atyre qe do te udhehiqnin karshi tij.

    Rama i ka humbur dy vjet kot me te njejten histori shqiptareve, nderkohe qe sipas opozites pushtetaret kane vazhduar te vjedhin..

    Zoti Rama, lerjani vendin dikujt qe te mos jete ose i korruptuar, ose i paafte..

    1. inf says:

      Po pse i jane versulur te gjithe o Frikim pse pse eshte burri i mire apo se ti
      je kosovar dhe po te dhimet ty.
      po ku e di ti qe Z.ED RAMA nuk di te qeveris Po ku e di ti qe Z.ED RAMA
      i ka humbur zgjedhjet po ti ne KUTI JE apo te oborri i dhandrrit te SERBISE
      je ti o FRIKIM.po pse flet si kodra mbas bregut po Rama i humbi po me trego
      ti mua dhe te tjereve kush i Fitoi zgjedhjet o frikimi i saliut.
      trego dhe na bind ti me siKUR me siKUR O KURAC frikimi nuk shtyhet jeta .
      shko shikohe Tiranen dhe bindu per ato qe ka bere Zotnija e tij ED RAMA dhe .
      pastaj LLAP ketu o dobiç i sali Serbit .
      Qeveris berrisha po qeverris duke ja nxjerre fundin ashtu si thaqi jot te dy nji kaliber te dy tradhtare dhe halabakerr jane.
      JA NXIHU JETEN ZOTI ED RAMA KETYNE PISAVE ishin mesu me Fatos hajnin ky
      Berrisha po Z.ED RAMA PO E DERGON NE VARR KET PIZEVENG E BIR PIZEVENKU.

  27. koci says:

    SINQERISHT TA QAJ HALLIN O MERO! VETEM ME KOMENTE SHPIFESE DHE GENJESHTAR MERESH CDO DITE. SHPJEGONA NJEHERE PER ATO LAPTOPAT KONTRABANDE QE U GJETEN NE ITALI DHE QE SIPAS TEJE ISHIN PER LLOGARI TE MINISTRISE TONE TE ARSIMIT, APO PER ATO PARATE E PISTA SIPAS TEJE QE SHKOJNE NE OBORRIN E FAMILJES SI DHE PER SHUME E SHUME AKUZA TA TUA QE ASNJEHRE , NGA ASKUSH DHE KURRE NUK DO TE PROVOHEN PER SHKAKUN E THJESHTE SE JANE VETEM SHPIFJE. TI JETON ME SHPIFJE PER TE TJERET, POR VETEN TENDE A E KONTROLLON NDONJEHERE?

  28. patrioti says:

    semundja e pasherueshme e shqipetareve ngritja e idhujve. e bene edhe mero bazen idhull tani .sinjqerisht kur lexon te tilla elozhe per nje ordiner te paskrupull te vjen neveri qe ke bashkekombes te tille.

  29. xhoni says:

    Ministri fashist i Berishes,fshatari i PIRAMIDAVE KRIMINALE,qe FUNDOSEN SHQIPERINE NE 97-ten,BODE,deklaroi plot “PORDHE” dje ne KUVEND,se ish ushtaraket marrin pension te parakohshem 3 here me shume se arsimtaret!!!Haaaaa!!!Ky MASHTRUES ORDINER,ose eshte injorant ose eshte VERBUAR NGA URREJTJA KUNDER ISH USHTARAKEVE!!!Per te sqaruar publikun(se Bode mashtruesi nuk ka nevoje):Ne arsim nuk eshte bere asnje REFORME,qe te kete shkurtuar mijra arsimtare nga puna,me sakte,95 % te tyre!!!,sic u be me ish ushtaraket!!!Se dyti,arsimtaret edhe po u perzune nga arsimi shteteror,mund te punojne si private,pra mund ta ushtrojne profesionin e tyre!!Ndersa ushtaraket u perzune ne 95% te tyre nga PROFESIONI I TYRE(qe vetem me vendim gjykate behet e mundur),vetem PER ARSYE SHTETERORE,DHE NUK MUND TA USHTROJNE PROFESIONIN E TYRE,sepse nuk ka ushtri PRIVATE!!!(vetem ne se Berisha i aktivizopn ne BANDAT E TIJ,qe vjedhin votat ose kur te jete ne opozite,per te hedhur ne ere shtyllat e tensionit te larte)!!!Berisha ka edhe FRONTE TE TJERA me me leverdi per ish ushtaraket,por i ruan per militantet e vet besnike,sic eshte “VRASJA ME PAGESE” e opozitareve dhe deshmitareve te rrezikshem per te!!!E ,me qe shumica e ish ushtarakeve nuk pranojne te behen mish per top per keta kriminele,ai i hedh ne rruge dhe ju heq koromanen e bukes se femijve te tyre!!!!Do thoni ju,se cfare bejne aqta te NATO-s,kur shohin se ish ushtaraket trajtohen si KRIMINELE!!!!????Ehu!!!Sa pune kane ata te shkrete!!!PUNA E TYRE KRYESORE NUK ESHTE TRAJTIMI I FUKARENJVE,POR JANE KTHYER SI DEGET USHTARAKE TE QEMOTIT PER TE MBLEDHUR USHTARE PER NE AFGANISTAN E IRAK!!!Prandaj s’e rruajne fare per PROTESTAT E USHTARAKEVE PER BUKEN E GOJES!!!!

  30. feçor hoxha says:

    Vetem nje revolucion borgjez mund ta shpetoj vendin tone nga “plehrat” e te shkuares. Ne jemi mbrapa, ankohen politologet italian ketu ne Itali, sepse nuk kemi bere revolucion siç kane bere anglezet e francezet(gje te cilen e shprehu dhe Berluskoni ne konferencen e perviteshme te mbajtur dje) prandaj dhe punet nuk na shkojne mire. E çmund te thuhet per vendin tone, kur ne krye qysh prej 20 vjetesh eshte “instaluar” nje klase politike e korruptuar,qe po tallet çdo dite me ndjenjat tona demokratike. Faktet jane kokeforta dhe nuk kane nevoje per diskutime. Rasti i fundit i fotove te kryeministrit tone me femijet e Enverit flet qe ai ka qene ai qe duket me ta, ndersa ai eshte “mbrojtur” ne pervjetorin e levizjes se studenteve se ka qene “i papranushem” per bllokun!..Shtypi thote: Ja ujku. Ai thote: Ku jane gjurmet!..Me bini fotot origjinale?!… Nuk eshte asgje tjeter veçse paradoksi i jetes shqiptare!.. “Zotrinjt” jane ulur kembekryq ne kolltuqe dhe nuk levizin qe andej po qe se populli nuk i shqyen. Ketu flitet per te majte e te djathte, sepse jane shembelltyre e njera-tjetres. Ata ja dine “lezetin” kariges, bejne sikur haen me njeri tjetrin por reforma (aq te domozdoshme per kete vend) ata nuk bejne sepse do tu hiqen shume nga privilegjet qe po gezojne. Vetem nje revolucion i vertet DEMOKRATIK mund ti “neutralizoj” ata, si e vetmja shprese per vendin tone. Milano.

  31. Ermal Komini says:

    Mos perhapni panik ju lutem. Ne jemi ato qe kemi jetuar me nje cope buke misri te kalbur dhe nje kokerr qepe per 50 vjet.
    Po rroba kishim?
    Po te lire te komunikonim ishim?
    Po leje per te vizituar te afermit tane ne zonat kufitare na duhej?
    Po frike te shanim partine e qeverine kishim?
    Po frike te degjonim stacione te huaja kishim?
    A jemi ngopur ndonjehre me buke gruri?

    Tani na duhet qe partite poitike te bejne nje pakt mirbesimi dhe nje marrveshje:
    Zgjdhje te lira dhe jo me kontestime. (Si ne Amerike) .
    Ish persekutore JO ne administraten shteterore.
    Borgjezia kriminale te hetohet deri tek leku i fundit.
    Pasurite e cdo doganieri, gjyqtari, prokurori e me radhe te hetohen.

    Nuk e di…… u lodha . Duhet shume pune ne Shqiperi.

  32. Ermal Komini says:

    Cdo komb ka dhe funderrinat e tije. Kush shane Kryeministrin e Shqiperise Z. Sali Barisha i cili eshte i zgjedhur me voten e lire te shqipetareve e jo me 99.9999%- in e ish komunisteve, ose eshte “vulnerable” nga shpifjet ose me koshience eshte pjesa e llumit te shoqerise shqipetare. Po te kisha mundesi keto njerez do ti organizoja ne ish Kooperativen e Tipit te Larte te Pezes. Atje do te benin qylizem cdo dite dhe do tu jepja ate buken e misrit qe Pezaket e mbajne mend fort mire. Ne asnje menyre nuk do ti lejoja keto njerez te vinin nga Peza te blinin buke gruri ne Tirane. Bastardet e kombit!!!!! Si vazhdoni te na merni ne qafe akoma !!!!

  33. PIRO EPIRJOTY says:

    NJE GJE DUHET TE SQAROJ SAL PSICOPATI MIRE BLLOKMENT I DIM KUSH JAN PO BLLOK QENEN KUSH ESHTE

  34. fisnik says:

    Zoterinj ju respektoj per idete e diskutimet qe keni parashtruar ,sepse sado me gjakftohtesi te analizosh veprimet e Atij Burrit,kur sheh anomalite e tij psihike dhe demonstrimi qe u ben defekteve te tij te njohura ne nje mjedis si Kuvendi i Shqiperise,perseri do te revoltohesh deri ne ate mase sa te humbasesh vetkontrollin.Por ja zoterinj te nderuar e ju i respektuari Mero,e hoqem Saliun,e larguam nga jeta politike,a shpetoi Shqiperia?! Besoj se jemi ne te njejtin emerues :-jo!!! Po atehere
    kush do ta beje Shqiperine,Edi Rama-nje megalloman e vagabond klasik qe se ka per gje te dale edhe lakuriq ?,apo te vjedh ne menyre te paskrupullt e ne menyre kooruptive?-A do te na pranoje atehere Europa? -Mendoj se ne na duhet nje klase e re politike te sakrifikoje per interesat e vendit e jo
    te luaje me to sic ben Ruci,Balla,apo ndonje tjeter i anes se majte.Ndoshta mallkimi me i madh per Shqiperine ne keto 20 vjet ka qene mungesa e nje klase serioze poltike.

  35. huri says:

    Faj kane ato qe i rrijne rrotull Saliut,me kastile nuk ja japin rregullisht ilacet,qe te perfitojne nga ndonje cope per vehte…

  36. ani says:

    Ne kete mengjez te pare te 2011 perpiqem te shoh se cdo te ndodh me kete vendin tim dhe marr intuitivisht te shfletoj nje liber ku gjej te shkruar:”Udheheqes intrasigjent ne nje vend pa rruge, peng i fatit te tij te shenuar nga lart, ky eshte Haxhi Qamili, me i famshmi dhe pa dyshim me i madhi analfabet ne vitet 1914-1915. Ekzemplar i pashoq, unik, absurd dhe i paperseritshem ne trajten e tij, ai eshte nderkohe, ne kete vend , edhe nje fenomen , cikli i te cilit patjeter do te perseritet, sipas meje, te pakten per 100 vjet, sepse ketu me shume se sa shkurr, harlisen perralla aziatike dhe bizantine” ( Edmond Konn, maj 1915)
    Kjo eshte te vajtosh, kur e sheh qe riciklohet cdo gje nga pikepamja e liderve te ketij kombi!!!!
    Po jetojme kohe ku vargjet e Migjenit, shkrimet e Fishtes, Konices e shume personaliteteve te publicistikes se viteve ’30, jane ne thelb realitete qe i prekim cdo dite!!???

Comments are closed.

Lini një Përgjigje