Përpjekje për ta kthyer opozitën në studiuese të historisë

27 Dhjetor 2010, 20:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për shumë shqiptarë është paksa konfuz debati politik mes Berishës dhe opozitës rreth çështjes së transparencës së zgjedhjeve. E thënë shkurt dhe kuptueshëm është kjo: Fillimisht opozita kërkoi hetim të plotë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, duke hapur kutitë e materialeve zgjedhore dhe duke ju drejtuar për verifikim kutive të fletëve të votimit kur kapeshin shkelje. Pas një zvarritje dhe  procesi të pafund bllokimesh dhe trukesh juridiko- teknike, çështja u kthye në problem të Këshillit Evropës dhe më pas Bashkimit Evropian. Berisha u angazhua se do t’i jepte opozitës kryesimin e Komisionit dhe të pranonte objektin e hetimit. Në minutën e fundit, ndërsa zoti Fyle iku drejt Brukselit, shumica në Kuvend miratoi një Komision pa objektin e kërkuar të hetimit nga opozita dhe me një shumicë të vetën. Kriza u rikthye dhe u agravua më tej me grevën e urisë së Partisë Socialiste, e cila përfundoi pas një thirrje të liderëve evropianë për një konsultë në Strasburg. Takimi në Strasburg, megjithëse ripërsëriti angazhimet e dy palëve, nuk bëri asnjë hap përpara. Për muaj të tëra procesi ngeci dhe këtë fillim vjeshte Partia Socialiste doli me një qëndrim të ri, më të modifikuar. Ajo tha se ishte e gatshme të hetonte dhe vetëm kutitë e materialeve zgjedhore. Ky lëshim i opozitës u duartrokit në Perëndim dhe zyrtarët më të lartë të Brukselit i bënë thirrje qeverisë të uleshin e të ndërtonin Komisionin. Kur gjithçka u duk se u zgjidh, ndodhi më e pabesueshmja.

Berisha nuk ja dha dhe këtë mundësi. Duke tentuar të përdorë tërheqjen e opozitës si mungesë konsekuence të saj, ai degradoi në ofertën e vet dhe konceptin e hetimit të materialeve zgjedhore. Oferta e Berishës tanimë është qesharake. Ai thotë që Ristani të djegë fletët e votimit, pastaj me administratën e KQZ-së të hapë vetë kutitë e materialeve zgjedhore, të marrë prej tyre çfarë i duhen, dhe të tjerat t’i çojë në arkiv. Pastaj opozita të shkojë në arkiv dhe të hetojë zgjedhjet. Ndërkohë opozita kërkon që këto kuti t’i hapë dhe t’i hetojë ajo, dhe jo administrata e KQZ. Kjo ofertë  poshtëruese e Berishës e kthen opozitës nga një trupë politike në një trupë akademike, të cilët duhet thjesht të studiojnë disa materiale të cilësuara të paklasifikuara, dhe të botojnë ndonjë libër për historinë e pjesshme të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ky standard degradues i jep fund mundësisë së hetimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe opozita duhet të shikojë mundësinë e një aksioni politik radikal për të ndërprerë mandatin qeverisës të Sali Berishës.

Por ky fund, në të vërtetë na detyron të bëjmë dhe disa rivlerësime për skeptikët e procesit të transparencës së votës, së ndërmarrë nga Edi Rama në vjeshtën e vitit 2009. Teza kryesore e pushtetit, dhe e rimarrë disa herë dhe nga kritikë të Ramës brenda opozitës, është se beteja e Ramës është artificiale dhe bëhet për të forcuar pozitat brenda partisë. Nuk është se teza nuk ngjiste. Disa detaje të zhvillimeve politike në atë kohë, dhe sidomos mënyra se si Rama përfshiu opozitën në kauzën e transparencës së zgjedhjeve, dukej paksa e diktuar nga vullneti i tij personal. Këtë e shfrytëzuan jo pak të gjithë ata që donin të hidhnin një gur mbi të dhe dy gurë mbi kauzën e transparencës së zgjedhjeve. Të gjithë pikëpyetjet, dhe shpesh jo pa të drejtë, vërtiteshin tek shanset që do të kishte lideri i opozitës të gjente fakte për të hedhur në erë procesin zgjedhor kur të hapeshin kutitë. Pak kujt i shkonte mendja se ai që do rezistonte do të ishte kryeministri. Një vit e gjysmë më pas, ai jo vetëm që nuk i hapi rrugë kauzës së liderit të opozitës, por degradoi dhe modelimin e kërkesave të tij. E çuditshme është se tanimë ne gjendemi para një bingoje të madhe të liderit të opozitës, i cili ose ka luajtur bllof të madh me kundërshtarin edhe duke u tërhequr, ose e njeh aq mirë atë që ka ndodhur me zgjedhjet, saqë i duhet besuar së paku dyshimi. Logjike do të ishte që Edi Rama të ndryshonte kërkesat gjatë rrugës dhe t’i radikalizonte ato për të mos i dhënë shans shumicës të hetonte zgjedhjet. Ndodhi e kundërta. Edi Rama moderoi kërkesat, bile gati- gati i banalizoi ato, dhe sërish Berisha nuk i hapi rrugë. Kjo na detyron të pranojmë apriori dyshimin, derisa nuk na lihet asnjë një dritare e vogël të shikojmë me një sy brenda kutive të votimit.

Përpjekja e Berishës për ta degraduar opozitën nga një institucion politik, në një institucion studimor, është fyese dhe duhet harruar. Ajo që duhet shënuar është se suksesi i Edi Ramës për të provuar këtë degradim, pati një kosto të lartë për opozitën, pati një proces regresiv për shoqërinë shqiptare pasi në përpjekje për të gjunjëzuar Edi Ramën, Berisha denigroi dhe gjunjëzoi çdo faktor opozitar në Shqipëri, dhe së fundmi i hoqi Shqipërisë shansin të merrte statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Për këtë i duhet kërkuar shpagim.

33 komente në “Përpjekje për ta kthyer opozitën në studiuese të historisë”

  1. varketari i Drilonit says:

    Shikoni si po leh tani ne parlament burreci i pd. Nuk mund te pranoje te heq poturet se te gjithe do ta shohin qe eshte i dhier deri ne brez.

  2. Pelivan Barjamaj.USA says:

    More Z. Baze! A eshte e vertet qe kutit gjenden ne nje vend te mire strehuar…… Medemek salushi,(Me falni),miushi hyne dot per te brejtur dicka?!

  3. Lama K. says:

    SHQIPERIA DHE SHQIPTARET SHPETOJN VETEM E VETEM “Litari ne mezin e Tiranes Sala,Liria,Argita Shkelzemi” zi per familjen e Sales, SHPETIM DHE BARDHESI MBARE SHQIPTARVE DHE KOMBIN…

    1. muco says:

      bravo,po nuk jemi popull aq trim ne jo shoku ne 97 berisha vrau me qindra djem te rinj dhe aty eshte prape gati per masaker te dyte se maloku kot nuk thone vetem me plumb zbret nga kali,shoku shiko shkodranet 2 vjet ne lluce dhe nuk po ndihen fare,ju dhjefsha kanunin vrasin njerez ferrave fshehur si lepuj tani qe duhet te ngrene koken jane zhytur ne lluce si derrat dhe nuk po ndihen me,se ata ja dhane votat berishes tani le te ngordhin.Vlonjatet i pate ne televizor ci punuan zagareve te berishes para nje muaji,edhe dje u ngriten prape ,cohuni shkodrane cohuni se ndrushe do ikni per lesh gjithe bashke me berishen

      1. Endi says:

        Lerini shkodranet ne hall te vet. Nuk behet politike me barkun bosh. Shikoni kush jane votuesit nr1 te Berishes: te mjeret. Eshte fatkeqsi, por keshtu eshte. Me rritjen e mundesive ekonomike, rritet edhe vetedija qytetare, edhe kerkesa per demokraci cilesore. Shkodra dhe pergjithesisht veriu eshte cope cope. Pa i fyer, them se jane ne gjendje mbijetese, e kur je ne kete dite, e ke te pamundur te mendosh per neser, se gjithe energjite (ato pak qe ke) i shfrytezon per te siguruar ushqimin per sot. Eshte fatkeqesi per ata dhe per gjithe te tjeret. Rrugedalja me c’duket eshte te pritet derisa thika tu veje ne palce, e atehere do te ngrihen instiktivisht. Problemi eshte se kjo lloj revolte (kafsherore dhe jo qytetare) vjen me pasoja te renda per sistemin, shoqerine dhe ekonomine (rasti i jugut te Shqiperise ne 1997). Le te shpresojme qe bashkombasit tane qe jetojne ne veri te kuptojne qe Saliu nuk eshte as babai e as vellai i tyre, por thjesht nje burre qe per interesin e tij shet gjithcka. Nese e kam gabim, i kerkoj falje cdo veriori (duke filluar nga fisi im).

  4. Ilirian says:

    NJERA NGA TE DYJA
    Edhe njeriu me budalla ne bote e kupton se e gjith kjo historia e votimeve ka nje nga dy qellime.
    Sali Berisha ose ka vjedhur votat dhe nuk don ti dale ne shesh e verteta, ose eshte i detyruar qe te mbaj vendin ne rremuja e probleme qe te futet Serbia e para ne BE dhe te na beje ‘zbor’ me votime kundra (sic ben Greqia tani) dhe te na detyroje te ulim breket deri sa te futemi ne BE duke falur cdo gje qe kerkojne ata!!!

  5. Mir Tironsi says:

    Zoti Lama,
    E kuptoj shqetsimin tuaj dhe mesazhin se cdo variant duhet perdorur per te shpetuar nga e keqja.

  6. Ediruci says:

    ZOTI BAZE,USHQEJI ME ENDRRA TIFOZET EDI LAKURIQIT,ATIJ EDI RAMES QE DENIGROJE DIKUR ME PROCESVERBALE GJYKATASH PER DIVORCE.
    TE SHOHESH ENDRRA MAKABRE SI LAMA K ESHTE FREE POR T’I BOTOSH ESHTE KRIM.

    1. huri says:

      Po ehe ti o Ediruci,ti vesh nga pas zotnise tand ,sic i vete ti,ose ta ka fut koken keq ne mengene,ose je vet i oborit,se dhe qehajaji me i bindur te ishe,do kishe hedhur ndonje vickel,me keto bema e beut tend….

  7. Dino USA says:

    Nuk eshte problemi se jane vjedhur votat apo nuk jane vjedhur ato..per Shqiperine nuk eshte ndonje shqetesim i madh se kush eshte ne pushtet.Populli shqiptar eshte ne udhekryq:nuk eshte problemi qe te ngrihet ne kembe per ti dhene karrike Edi Rames:Alarmante eshte Berisha dhe pushteti tij.Eshte bere tepper euforik,arrogant,ai dhe gjithe qeveritaret,duke perfshire dhe Ilir Buallin…!Arroganca e tyre nuk eshte vetem ndaj opozitareve,le te jete ndaj tyre se marrin rrogat per te bere opozite,por arroganca e tyre eshte ndaj shtetit,ekonomise ,ligjeve,gjykatave,institucioneve,mediave,popullit dhe e kane katandisur shtetin ne nje lope qe dikush e mbjel,dikush e nderzen,dikush e ka vene ne pazar per ta shitur,dhe dikush per ta bere kurban te pushtetit….Kjo eshte shume tronditese…per kete duhet menduar zgjidhja sa seshte vone…!

  8. Ericson says:

    I dashur Mero,megjithese,jeni pothuajse i vetmi gazetar profesionist investigativ i perndjekur i juntes se Salahudin Rahmadan Berishes,ndiq rrugen tende,derisa te zhduket kolera berishiste.
    Mos harro,te lutem xhevahire nga jeta e ketij plebeu te kthyer papritur e papandehur ne patric,te pershkruara me nje stil te thjeshte e teper komunikues per publikun shqiptar ne librin “Viti 97″.
    Po perifrazoj nje pasazh te percjelle nga Mero Baze:
    ” Midis te tjerash ne tryezen e tij te punes pashe nje sanduic dhe nje tas me sallate te mbeshtjelle me leter alumini qe ja kishte derguar e shoqja Liria,dhe nuk e kishte prekur.Me erdhi keq per te,te gjithe e kishin braktisur.”
    Ky dimension human i Meros,sidoqofte meriton nje vemendje te shoqerise shqiptare per te gjykuar se nen hyqmin e kujt rron!

  9. tulo says:

    Ja zgjidhja e SalTrapit: “Ristani të djegë fletët e votimit, pastaj me administratën e KQZ-së të hapë vetë kutitë e materialeve zgjedhore, të marrë prej tyre çfarë i duhen, dhe të tjerat t’i çojë në arkiv. Pastaj opozita të shkojë në arkiv dhe të hetojë zgjedhjet.
    Besoj se koka e Ristanit do jete nga te parat dhe nodshta nga te paktat qe do pritet me vone.
    Ky duhet te kete ndonje peng te fort ne jeten personale, derisa ka degraduar ne kete menyre.

    1. faslliu says:

      Ristani ,pse nuk e dini qe Sala e shpetoi nga burgu per korrupsion?

      1. Ramadan Kafsha says:

        Ristani eshte i pari qe do shkoje ne burg pasi ai bashke me 3 antare te KQZ shkelen ligjin qe i jepte te drejte 2 antarve te KQZ per te rinumeruar votat. Antaret e kolegjit Zgjedhor kane per tu larguar nga detyra per paaftesi ne kryerjen e detyres. Pastaj me radhe ata qe kane manipuluar zgjedhjet. Nga ajo qe ka shume njerez te implikuar ne kete maskarade, ajo eshte shume e veshtire, por jo e pamundur, per Edi Ramen dhe opoziten per te triumfuar.

  10. Qitesi says:

    Te lumte Mero!! vaxhdo sic e pohojne shumica analizat qe ben ju per dite prek ne core qelbezimin e shoqeris tone qe s’ka ilac qe e sheron vec qilizmes popullore qe e ka emrin DEMOSTRIM paraliz e tere administrates ,se njesoj eshte ajo e paralizuar eshte de fakto,por Rethimi i kryeministris me kordon popullor qe saliu te punoj ne Dajte tek panorama,dhe te mos ia mbaj by..te kthehet me ne ate karrike,qe e ka ndyre,Edhe nje puntore i ndershem e patriot do ta kishte drejtuar me mire kete vend,ne vend te ketij zuzari e dallkauku prehistorik.Mero te kam porositur mos dil naten dhe i pasheqeruar,ushqimet bliji per disa dite,se aty ke rotull plote saluk.Memaljoti

  11. Toske Gega says:

    Ore mero ! po kete portjeri tend muqo .pse e lejon te fye KANUNIN apo don ti besh qefin gramozit !

    1. muco says:

      pse ore qorr gje e mire te duket kanuni ty, gje e mire te duket te leshe femijet pa shkolle tju shkaterrosh te ardhmen ti ngujosh qe ne femijeri, ik mor kok lesh po bagetia bageti mbetet.kanuni bente pune para 500 vjetesh dhe jo tani o qorr dhe sa per gramoza e lesha te tjere sma ndjen fare.po ti mba kanunin se ke per te ecuar para ne jete mbaje fort

  12. Pelivan Barjamaj.USA says:

    O I ZIU POPULLI IM !

    I teri ne udhekryq,
    ulur kembekryq,
    bene edhe kryq!
    ha fjalekryq!…..

  13. Driton Bakija Gjakove says:

    Mero Baze ky shkrim i juaji per krtiken qe ja bene ,Sali Berishese ,eshte shume reale dhe ti bene nje analize shume serjoze me nje mjeshtri gazetareske dhe shkenecore .Ti krtikon ne menyere te drejte kryeministrine ,Sali Berisha qe zhgjedhjete kane qene te pa drejta dhe te manipulura per kane thene edhe inestucjonete ,Evoprjane sic jane ,Keshelli I Evoprese ,Bashekimi Evroprjane e shume orogonizata tjera jo qevritare te ,Evoprese.Mero Baze vazhdo te shkruashe me shkrime krtike e sidomos me ndonje shkrime krtike per historine e popollite tone Shqiptare dhe cfare mendoni per personalitete historike ,poltike Shqipetare qe nga shpallaja e pavarasise se ,Shqiperise e deri me tani,po ashtu edhe personalitete ,e Kosovese.

  14. huri says:

    dakord plotsisht:Te gjithe kane mesuar nga nje zanat,por te gjithe improvizojne politikanin me mjeker
    Edi Rama imlementon Historine e Artit ne politike;Gramos Ruci implementon Historine e PPSH ne politike;Paskal Milo implementon Historine e Mesjetes ne politike;Spartak Ngjela implementon Historine e Britanise ne politike;Erion Veliaj implementon Historine E Vendeve te botes se Trete ne politike;Seseri implementon Historine e Microsoftit ne politike;etj dikush implementon Historine e Otellos se Vlores sipas variantit Dhimiter Shuteriqi ne politike e dikush tjeter Historine e “moj kasolle ku na mblodhe”..Saliu pastaj me hordhite e tij qe rrine suss..shin lemen,hypur ketyre mender politikaneve,te cilet pa perjashtim ,qe te gjithe improvizojne pseudodemokracine

  15. mondi says:

    Kisha nje koment te shkurter per shkodranet.Kam patur pershtypjen time si nje popull me kulture dhe me shpirt demokrat.por cuditerisht jane kthyer ne skllever te urte e te bindur te diktatorit enverist-Sali Berisha.E cuditeshme???Si po pranon ky popull te tallen me te ne kete fare feje???I permbytin 5 here brenda nje viti krejtesisht per faj te qeverise(pasi mbajne ne nivele te larta ujin ne liqenet e hidrocentraleve per te fituar sa me shume ne eksport energjie) dhe pastaj i mbulojne me brockulla si qeveria po ju qendron prane,kjo qe ndodhi eshte vetem njehere ne 100 vjet ne rastin tjeter thane qe ndodh njehere ne 150 vjet,pastaj fajin e kishte liqeni i Shkodres,pastaj faji ishte nga ujrat qe vinin nga Mali i Zi,pastaj fajin ju a ka opozita qe ben mitingje e te tjera budallalleqe.Si pranoni te tallen me inteligjencen tuaj deri ne kete fare feje.Me duket se Sali punisti dhe Xhozefina(Nexhmije) jua moren doren dhe po vazhduat ne skllaverine tuaj ne permbytjen e radhes do tju prezantojne si shkak shrirjen e akujve ne Groelande.Mevjen sinqerisht shume keq per ju.

  16. timo says:

    Nga ç’pamë mbrëmë në parlament,oppozita duhet të radikalizojë në ekstrem politikën për t’a rëzuar Berishën ose në qoftë se nuk e bën dot këtë, t’a lërë të lirë popullin t’a bëjë vetë sepse Ai ,populli,di si e bën!

  17. Nje keshille per EDIN says:

    Ibej thirrje SHOKUT Edi Rames se ke protesta edhe me te mira me rrezuar ZOTIN SALI BERISHAì sa me dale ne rruge,NJE keshille shko ne parlament dh hidhu nga llozha, dh ZOTI SALI do te beje deputet per jete, dhe po deshe merri te gjithe deputetet e PS me vete se ato vijne se delet.

  18. Nje keshille per EDIN says:

    Ibej thirrje SHOKUT Edi Rames se ke protesta edhe me te mira me rrezuar ZOTIN SALI BERISHAì sa me dale ne rruge,NJE keshille shko ne parlament dh hidhu nga llozha si ai Rumuni, dhe ZOTI SALI do te beje deputet per jete dhe kryeminister ne mungese fizike, dhe po deshe merri te gjithe deputetet e PS me vete se ato vijne se delet.

    1. faslliu says:

      Ideja jote eshte e bukur,por e cunguar.Duhen kapur per dore te gjithe politikanet tane me ne jkrye Salen tend te dashur dhe jo nga llozha,por nga 25 kateshi te shkojne ne v…te semes.

  19. gjon says:

    i nderuar Mondi jam plotesisht dakord me komentin tend per Shkodranet qe jane zhytur mbi 5 here ne lluce e nuk bezajne,,,,ne fakt i dinim trima kjo ne baze te disa barcaletave qe qarkullonin ne kohen e xhaxhit ,e fale tyre sot mbahen si kampione te kundershtimit te komunizmit ,ne fakt asgje nuk eshte e vertete….nuk jane nga ata trima,ne fakt Shkodranet jane Burracake ,e krejt te neneshtrum ,skllever e kaluar skllavit ,shikoni si zgjetin koken nga lluca e nukbezajn,,,kane jo pak por 5 here….a te tille trima kerkon Sala dhe i ka gjetur shume mire …bravo shkodranet e shkodranet..

    1. Endi says:

      Keni degjuar per “sindromen e Stokholmit”? Eshte nje fenomen psikik, ne ato raste kur viktima bie ne dashuri me xhelatin. Mire ose keq shqiptaret kane vuajtur nga ky deviacion mendor (kujtoni dashurine per Enverin dhe se sa shume qane kur ai vdiq). Shqiptaret e pa emancipuar, edhe sot e kesaj dite, ende vazhdojne te adhurojne udheheqsit, si majtas dhe djathtas. Eshte fatalitet. Sherohet vetem me kulture. Dhe kultura nuk eshte si nje kostum i bukur, qe e vesh dhe dukesh njeri. Kultura do vite… . Ata shkodrane qe talleshin me diktaturen, ose kane vdekur, ose ia kane mbathur nga Shkodra (ne Tirane apo jashte shtetit). Shkodranet e sotem jane fshatare te zbritur ne Shkoder. Kjo natyrisht qe nuk ua lehteson turpin…

  20. haxhi.muca says:

    zoterinj komentus ,komentoni per temen dhe mos beni thirje qe shkodra te pranoj prap te bije ne dore te 5 anetareve te byros politike nga vlora qe e kan varos te gjalle per 50 vjete .shkodra dhe shkodranet kane aq aftesi qe ta pozicionojne veten atje ku kan identitetin e tyre si demokrat ,dhe nuk kane nevoj qe vlora ,gjirokastra apo korça ti japin mende ,ato le te zgjohen nga gjumi se i kane pushtuar kishat dhe lapidaret greke . nuk munde te degjojme porosi nga ju qe per nje pension greke ndryshoni dhe identitet . sa per vuajtjet jane ne gjendje ti perballojne vete me vetedijen se diçka e shkateruar per 58 vjet te sundimit(ppsh 50 dhe ps 8 =58)barbar nuk munde te behet parajse per 7 vjete .

  21. Andrea Stefani says:

    Ti gjithe ju ketu me ne krye Meron jeni katundare qe s’merrni vesh fare as nga politika as nga gazetaria. Duhet te lexoni shkrimet e mia tek gazeta Shqip qe te vini ne vete.

  22. Qitesi says:

    Hallall xhike permbytjet po nuk eshte zeri i gjithe shkodres KY??por i sales mire tjua bej ate feste keni zini peshke ne qender

  23. socialisti says:

    Zoti Mero cilin quani ju Opozite? Ne ne shqiperi nuk kemi Opozite por kemi nje bande hajdutesh te territorit te Tiranes per ndetime pallatesh,betonimesh dhe shkaterrimesh te qytetit te Tiranes dhe asnje gje me shum.Me trego se kush i shkon nga mbrapa Edi Rames dhe cfar kane te perbashket ato me partine socvialiste.Po pse Opozite e quan ti qendrimet konfuze te Opozites? Opozita shqiptare e sotme eshte nje Opozite me e dobet i te gjitha koherave qysh me krijimin e shtetit 90 vjecar shqiptar.Opozita e sotme eshte turpi i shqiperise dhe vecanerisht eshte turpi i socialisteve qe baj pjese edhe une.

  24. Marku.M says:

    ZGJOHU, ZGJOHU O populle frikacak…Sali serbi te beri femijen prostetut, djalin te burgosi ne bodrumet e grekut, Te solli (kolonel Janollaton) Te nxori eshtrat e teparve, qe luftuan me grekofonet, Te shiti gjithe “CKA” ke serbet ke dajollaret e Shkelzemit, muljona euro mer Sala me Fazllicin per DETIN…CPERISNI Cobenet rumun e bene ate qe dushe bere me Causheskon,,Eshte shume kollaj te mberthejme 3, tre kryqe kryqe Aty ne kali Skenderbeut…

  25. petrit Kola says:

    Oh sa po cuditet bota me ne!
    Plehu ne krey e ne rime duar kryq,
    Tradhetaret ne krye e ne e ne rime si te shushatur edhe kur na mbytin.
    Kemi frike se humbasim vdekjen e sigurt, oh sa turp, sa turp, sa turp. Te pakten te ikim me dinjitet nga kjo llahtare.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje