Shqetësimi për korrupsionin në nivele të ulëta

25 Dhjetor 2010, 20:25Editorial TEMA

Nga Enton Palushi

Fotografitë e kryeministrit aktual, Sali Berisha, me anëtarët e familjes së diktatorit Enver Hoxha kanë trazuar shqiptarët si rrallë ndonjë lajm në këtë vit. Shumë thonë se i kanë parë me neveri foto të tilla. Një pjesë, ata më të vjetrit, thonë se fotot thjesht janë një konfirmim i asaj që dihej prej kohësh. Ka nga ata që flasin për teori që zhduken e rishfaqen kohë pas kohe, për mundësitë e një marrëveshje për trashëgimin e pushtetit në duart e komunistëve. Ata e lidhin këtë me rolin e kryeministrit gjatë lëvizjeve demokratike në fillim të viteve ’90. Sipas tyre, ai ishte njeriu kyç i Ramiz Alisë në ndryshimin e regjimit. Studiuesi Fred Abrahams, në një libër që do botohet së shpejti, thotë se kryeministri Sali Berisha me shumë gjasë nuk ishte as në krahun e studentëve e as në krahun e Ramiz Alisë. Ai po luante me dinakëri lojën e tij për të qenë pranë pushtetit.

Një pjesë tjetër thonë se fotot nuk kanë rëndësi për shkak se ky kryeministër ka një seri suksesesh në këto vite demokraci, duke nisur që nga rritja e të ardhurave për frymë të shqiptarëve me dhjetëra herë në krahasim me vitin 1990. Një tezë kjo që përdoret rëndom edhe nga kryeministri Sali Berisha. Mirëpo shoqëria shqiptare gjendet në një moment, ku pasi ka shijuar disa të mira materiale të sistemit të ri, kërkon më shumë të drejta.

Më interesant është reagimi i të rinjve, i atyre që pak i kanë jetuar ditët e qeverisjes së Partisë së Punës. Ata thonë se nuk kanë nevojë që të shohin fotografitë e kësaj periudhe për të kuptuar Berishën, përsa kohë modeli i tij i qeverisjes është hibrid, as diktaturë e as komunizëm. Më shumë autokraci se sa demokraci. Ata kanë me dhjetëra shembuj të qeverisjes së dobët e autokratike të tij, sa nuk do të duhet të gjurmojnë në të kaluarën e largët për të kuptuar Berishën aktual. Si para 8 vitesh, ashtu edhe para 30 vitesh, ky është Berisha që ofron këtë mënyrë qeverisje skandaloze.

Por për tu shqetësuar nuk është trashëgimi i pushtetit në duar komunistësh, por modeli që prodhohet. Berisha është një klonim i njerëzve që qeverisnin në atë kohë. Ndaj është i drejtë shqetësimi i të rinjve se modeli i tij nuk do të shuhet me largimin e tij nga politika. Ka shumë pak gjasa që Lulëzim Basha, apo të rinj të tjerë që vegjetojnë pranë tij, të jenë modele të tjera qeverisjeje. Në këto kushte, pesimizmi i të rinjve është i drejtë. Berisha, Nano e të tjerë kanë punuar si rrallë ndonjë udhëheqës në rajon e në botën ish- komuniste për të mbajtur peng njerëzit. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të zhdukin çdo institucion tjetër në vend, përveç partisë- shtet, tek e cila do të varen të gjitha shpresat. Për këtë arsye nuk është e mundur që si në shumë vende të tjera, partitë që qeverisin shumë keq, të katandisen në votime. Kjo edhe për shkak të votimeve të këqija, por jo thelbësisht vetëm për këtë.

Megjithatë, kur flitet kaq shumë për korrupsionin në nivele të larta, duket sikur Berisha ka fituar një betejë tjetër, atë të zhdukjes së korrupsionit në nivele të ulëta. Meqë gjithë debati është zhvendosur tek ndëshkimi i pushtetarëve të lartë, duket sikur shifrat që paraqet Berisha në çdo fushatë për dhjetëra zyrtarë të dorës së dytë e të tretë të arrestuar, janë ilustrim i një fitoreje të madhe.

Por nuk është kështu. Korrupsioni endemik, apo i kudogjendur, gjatë këtyre viteve është bërë më i rrezikshëm dhe kjo për dy arsye.

Së pari, ky korrupsion në nivele të ulëta ka fituar imunitet. Ai është përballur me drejtësinë dhe ka triumfuar. Si një virus i rrezikshëm, ai ka arritur të mposhtë antitrupat e dobëta që i ka vënë përballë shteti shqiptar. Tanimë asnjë zyrtar i vogël nuk e ka problem të vërë një palë pranga, të qëndrojë ca ditë në burg e të dalë prej andej me pasurinë në xhep e me mundësitë e rihapura sërish për karrierë e punë. Nëse Fatos Nano e kishte lënë këtë korrupsion endemik të jetonte me frikën e përballjes me drejtësinë, Sali Berisha e ka përballur atë me drejtësinë dhe ai ka fituar duke u bërë më i rrezikshëm. Nuk është pa vend që pikërisht në ditën e Krishtlindjeve kryepeshkopi Janullatos thotë se korrupsioni shthur besimin. Tanimë nuk ka askush problem moral të jetë një i dënuar, i hetuar, apo i dyshuar për korrupsion.

Së dyti, pasi e ka lënë të fitojë imunitet, Berisha e ka “ushqyer” mirë këtë lloj korrupsion. Nuk ka ushqim më të mirë për korrupsionin dhe të korruptuarit se arsimimi i shpejtë, pa cilësi. Shihni më vëmendje degët e universiteteve që gëlojnë në Shqipëri. Janë pikërisht degët që synojnë pikërisht punësimin në administratën shtetërore dhe në drejtësi. Një studim i bërë para disa kohësh arrinte në përfundimin se shtetet që janë të prirur të shkollojnë njerëzit në këto degë, janë shtete më korrupsion më të lartë. Profesor Tanush Shaska ngrinte shqetësimin para disa kohësh se vetëm 2 universitete në Shqipëri nga 56 të tilla, japin diploma inxhinierie. Vetë kryeministri Sali Berisha iu turrej gjykatave para disa kohësh duke thënë se nuk lejojnë të rinjtë e shkolluar me nota të shkëlqyera që të bëhen pjesë e gjyqësorit. Sepse një rrjet i korruptuar, i keqarsimuar e pa personalitet, nuk lejon depërtimin e elementëve të rinj e me shpresë. Por Berisha harronte se vetë ai ka nxitur ngritjen e këtij rrjeti ndërsa vuloste diploma juristësh gjashtë- mujorë me shumicë kur qeveriste për herë të parë. Kësaj here nuk është më ndryshe. Kjo armatë njerëzish që po shkollohen me shpejtësi në degët që synojnë të pushtojnë shtetin, vërsulen dhe ngrenë rrjetet e tyre korruptive, duke bllokuar progresin. Kjo është e keqja e korrupsionit pasi shtrin metastazat e tij në mënyrë të frikshme. Sigurisht nuk duhet mohuar që ka shumë të rinj e të reja që shkollohen në mënyrën e duhur, por përballë kësaj çmendurie detyrohen ose të bëhen palë, ose të largohen me neveri. Ndaj është e qartë se përse kur gazeta Financial Times e pyeste analistin Gabriel Partosh se cili është një nga problemet më të mëdha për të ardhmen e vendit, ai rreshtonte arsimimin e falsifikimin e diplomave.

Prandaj duhen kuptuar të gjithë ata të rinj e të reja, që janë përballur me këtë mur korrupsioni, që më shumë se për korrupsionin e nivelit të lartë, shqetësohen për këtë sëmundje që ka zënë vend në nivele të ulëta e që do shumë, shumë punë e kohë që të çrrënjoset.

13 komente në “Shqetësimi për korrupsionin në nivele të ulëta”

  1. mentari says:

    me brockullat e nates se fundit ne parlament tregoi se duhet te nderoje ilacet per psikopatine qe ka prej vitesh

    1. AX- USA says:

      Jam dakort me pjesen e pare te komentit tuaj. Sa per pjesen e dyte: Ilacet pihen kur je i semure dhe ka shpresa per permiresim ose sherim. Per Sali B….. nuk egziston asnje diagnoze. I duhet azgjesuar si LOPE E CMENDUR

      1. mentari says:

        duhet nje avni rustem

        1. Luis says:

          C’ne Avni Rustem,le gjurme te dukeshme…Vetem krematoriumi i zhduk edhe qelizat e fundit asaj fare te kobeshme…se ndryshe ben klonim e na del nje Sali 10 fish perbindesh.

  2. LD says:

    Me pelqeu shume menyra si e shtjellon gazetari Enton Palushi korrupsioni ne nivele te ulta. Nuk e di nese gazetari punon ne median shqiptare apo kosovare por stili i te shkruajturit eshte i krahasueshem me shkrimet e medieve serioze perendimore. Pervec dy-tre gazetareve te medias se shkruar shqiptare si psh Mero Baze, Bledar prifti Mustafa Nano apo ndonje analist te tjeret qe shkruajne ne gazetat shqiptare duhet te punojne shume per tu kualifikuar si gazetar apo analist.
    Falemnderit z.Palushi

  3. huri says:

    Urime Zotit Mero Baze,per gazeten e tij>Urime zotit mero Baze edhe bashkepunetoret e gazetes se tij,njeri prej te cileve eshte edhe zoti Enton Palushi.Sa per mender zoterinjte Ediruci ,Mero-n,,Mentarin(ate tjetrin),une them se le te lehin Qemal Sakajevat apo Blendi Fevziajt ,apo Fahri Balliajt.Sido qe te jete ne lexuesit e thjeshte prej kohesh lexojme Temen apo Respublica.al apo te tjera qe na ngrohin,dhe jo mender 55 &Co Ti Ediruci duke perifrazuar Z.Enton Palushi me zotin Aldo Morro,kujton se do te friksosh bashkepuntoret e z.Baze,por nuk ia arrin dot.Sali Berisha me soj e sorrolopin e tij tani tremb vecse laraskat.Se mos ndodhe qe Brigatat e Kuqe kapin per fyti vet te zotin e tyre Sali Berishen,sepse i ka ik pazarit te pare>dhe keshtu do ndodhe :Mafia vet do ta heq qafe zotnine e vjeter,se helbete…eshte ne sojin e saj…Pastaj mjere ju ku do futeni

    1. mentari says:

      i nderuar zoti huri me vjen keq qe me rjeshtove me ediruc, me fevzon sakajeva apo balli fariun

  4. eddy says:

    partia socialiste i vuri llozin fatos kurves po problemi qendron tek partia demo-komuniste qe nuk po i ve trapin komunistit te fundit sali leshi

    1. muco says:

      po ku ka demokrate mo shoku, keta jane me keq se komunistat,pd shqiptare nuk ka asnje ide se cfar eshte demokracia.

  5. bicjani says:

    po mir moj se si te dush un te shkruaaaaj edhe ne gjuh te tjera po te kesh nevoj po ti msuse gjuh- letersi je.ti jepi koment per ate qe shkruhet.edhe me permen serbishten.esht e vjetma gjuh qe sme ka interesu as nje her.si te dush te pergjigjen kuksianqe ose lumjanqe

  6. feçor hoxha says:

    Per te plotesuar me mire ato qe shkruan Enton Palushi ne fillim te shkrimit do te citoj ato qe u thoshte Ramiz Alia anetarve te byrose politike te K.Q.P.P.SH.mbledhur ate “nate” tetori 1989, ku per shkak te deshtimit te sistemit ne fuqi(socialist) duhet te ndryshojme strategji, e cila duhet te synoj ne dy drejtime:1-Ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe 2-Ne krijimin e “pluralizmit politik”. Te drejtat e njeriut jane diçka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se s’ben. Do ti nxisim te krijohen parti sa te duan. te majta, te djathta e te qendres, por gjithsesi keto parti duhen te kontrollohen e te drejtohen nga ne. Programet e themelimit te ketyre partive do i formulojme ne. Ne krye te tyre duhet te nxiren njerez qe te perkrahin strategjine tone. Partia qe do te mare pushtetin do te shaje komunizmin ne themel e ne çati etj etj….Dhe tani pas 20 vjetesh ajo “strategji” e “baballareve” te kombit duam apo nuk duam ne njerzit e thjesht ka dhene “rezultatet” e saja qe zduan veshtirsi te duket:-Nje Shqiperi me 3,6 milion banoresh(ku reth 1,5 milion jetojme aktualisht ne Europe, SH.B.A. e Kanada, si askush tjeter shtet) jasht Europes ne fund te radhes per tu futur ne te! -Nje Shqiperi ku fale nje pushteti drejtesie inezistent (me qellim te caktuar ketu) korupsioni te “pershendet” kudo te ndodhesh! -Nje Shqiperi ku prona private (nje nga shtyllat e rendit kapitalist, ku Shqiperia pretendon se eshte futur) eshte “shpartalluar” me ligjet e pafundme e te pa respektushme nga gjykatat! -Nje Shqiperi ku milioneret e “gdhire” brenda nje nate nga hiçi, do ti lakmonte nje i pasuruar ne dekada te tera ketu ne perendim! Mund te vazhdohet gjate me…..Faj per ata qeverisin keq, ka thene dikush, kane dhe ata qe nuk i pengojne!!..Jemi ne qe duhet te mendohemi mire para kutise se votimit sepse vendosim te ardhmen tone jo te kthehemi skllav te te tjereve!….Itali

  7. albo londer says:

    Mirembrema te gjitheve, e ka mire zoti anton palushi nuk eshte puna se iku sala dhe shpetuam ,e dini sa bishta ka lene sala mbrapa sa te duash une per vete erdha nga jashte dhe vajte te vazhdoja juridikun se kam mbaruar per juridik dhe ne londer, e cte shikoje te kam rixha studentet ne klase fillonin nga shoqeruesit e berishesh qe na vinin dhe me pistolete ne klase e deri tek ata qe deri dje kishin shitur droge ne itali pash ca pash vllai jote ja futa prap ne angli se aty me ata kafshe nuk mendoj se mund te rrihej nji sek,para pak kohesh mora vesh qe ca nga ata kane fillu pune ne gjykate mjere kush ka per ti rene ne dore atyre ti bej gati ca leke me perpara.

  8. pluku says:

    mirmbrema . o zoti albo neqoftese ti ke mbaruar per juridik ne londer pse do te studioje prape per juridik ne tiran . pastaj edhe dy fjale qe na i shkruve ketu nuk jane nga nje person qe eshte me shkoll te lart !. ne presim qe persona si ty qe jane dipllomuar jasht te kthehen ne shqiperi se shpresat e vetme per ne kjo eshte . sic e thu dhe ti per te pastruar salen dhe bishat qe ka lene ai. . por ti guxim nga londra paske me shkru zeliqar per shoket e tu gjykates qenke .emigrantet e italise na i ben drogaxhinj . Shiko se per mu ke ngaterruar universitet do te kishe bere mire te futeshe te universiteti e ballerinave

Comments are closed.

Lini një Përgjigje