Njeriu, i cili ka përmendur për herë të parë përfshirjen e djalit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha në aferën e trafikimit të armëve kineze nga Shqipëria në Afganistan për llogari të ushtrisë amerikane, ndërkohë që një gjë e tillë është e ndaluar nga ligjet amerikane, u dënua dje me katër vite burg, ndërkohë që duhet të presë datën 25 janar për të mësuar një dënim për një akuzë tjetër. Efraim Diveroli u bë i njohur në Shqipëri pasi Kosta Trebicka publikoi disa kaseta ku ai dëgjohet qartë të akuzojë djalin e kryeministrit Berisha se ka qenë i përfshirë përmes njerëzve të tij në këtë biznes, i cili zhvillohej paralelisht me historinë e demontimit të armëve në Gërdec.
Në mbrojtjen publike që zoti Berisha ka bërë për këtë rast ka përdorur dy argumente. Së pari, karakterin sipas tij të dobët të Efraim Diverolit, i cili paskësh si metodë korruptive dhe përdorimin e prostitutave, qoftë dhe ndaj djalit të kryeministrit, dhe së dyti faktin që Kosta Trebicka vetë personalisht nuk ja ka thënë në takimin që ka bërë me Shkëlzen Beirshën këtë fakt.
Tashmë që gjyqi ndaj Diverolit po shkon drejt fundit, drejtësia amerikane nuk e ka dënuar Diverolin as për “veset” e tij për femra, dhe as për lidhjet e tij me njerëzit që i mundësuan këtë trafik në dëm të ushtrisë amerikane. Diveroli po dënohet për shkelje të ligjeve amerikane në këtë histori trafiku, duke e konsideruar palën shqiptare partnere në këtë krim, por duke qenë se është jashtë juridiksionit të SHBA, ngelet e padënuar.
Problemi që drejtësia shqiptare në këtë rast duhet të hetojë dhe të gjykojë pas marrjes së vendimit nga drejtësia amerikane është se cili është mekanizmi që ka mundësuar këtë krim të trafikimit të armëve nga pala shqiptare?
Shpjegimi që japin zyrtarët tanë se nuk është krim të shesësh armë kineze dhe që nuk kishin dijeni për ligjet amerikane, nuk qëndron pasi faturimi i mallit nga dogana shqiptare nuk është bërë si mall kinez, por i ndryshuar si produkt shqiptar. Pra, ose zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë pjesë të vetëdijshëm në këtë trafik duke marrë siguri politike, ose grupi i njerëzve të Shkëlzen Berishës, me në krye baxhanakun e Sali Berishës dhe disa njerëz të afërt të Rrahman Selmanllarit, kanë qenë ata që kanë bashkëpunuar në këtë trafik, duke qenë pjesë e kompanisë që punonte dhe në disa punë speciale në Gërdec dhe në procesin e ripaketimit, nga i cili zbuan me dhunë dhe kërcënime të ndjerin Kosta Trebicka.
I ndjeri Trebicka iku duke marrë të vërtetat me vete, duke hyrë në spiralen e karotës dhe shkopit me Familjen Berisha. Ai denoncoi shumicën e trafikut dhe pastaj tentoi deri në fund të jetës së tij të bënte biznes me dëshminë e tij mbi njerëzit që kishin thirrur Diverolin në një apartament në Tiranë dhe i kishin bërë presion të largonte Trebickën. Ndërkohë që i ndjeri po përpiqej të menaxhonte një sekret që të vret, Familja në pushtet nisi të sillet mirë me bizneset e tij duke përfshirë gruan e tij në një biznes universiteti me gruan e Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili vrapoi ta ngushëllonte i pari partneren e gruas së tij pasi u mor vesh se burri i saj ishte vrarë. I ndjeri Trebicka iku duke e marrë të vërtetën me vete, duke vepruar si një njeri i zakonshëm që tundohej nga ideja e rimarrjes së këtij biznesi përmes mbështetjes politike. Por drejtësia shqiptare nuk ka pse rri mënjanë kësaj historie, sidomos tani që drejtësia amerikane ka provuar krimin. Ekzistojnë borderotë e punës nga pala shqiptare se kush e ka bërë ripaketimin, ekzistojnë dëshmi, dhe ndoshta dhe pamje, se kush ishin njerëzit që bashkonin Gërdecin me trafikun nga Rinasi, ekzistojnë dokumente doganore dhe financiare për përfituesit e këtij biznesi, ndaj dhe hetimi është shumë i thjeshtë. Shqiptarët duan të dinë në rrugë zyrtare kush ja mundësoi trafikun këtij biznesmeni amerikan, i cili, duke u bërë palë me trafikantët shqiptarë, në të vërtetë rrezikonte jetën e ushtarëve amerikanë në Afganistan, të cilëve siç përshkruan Chris Chivers, kallashnikovët nuk u shkrepnin plumbat. Duke qenë se tani jemi dhe vend i NATO-s, hetimi i këtij krimi i jep më shumë kuptim anëtarësisë sonë në organizatën më të madhe ushtarake, brenda së cilës ne ende nuk kemi dhënë asnjë kontribut real dhe nuk kemi kapitalizuar asgjë prej anëtarësimit në të. Nëse drejtësia jonë nuk është në gjendje t’i tregojë SHBA-ve dhe NATO-s me fakte se cilët ishin shqiptarët që bashkëpunuan me trafikantin amerikan, atëherë ajo bën palë qeverinë Berisha me këtë trafikant duke na ekspozuar si një shoqëri me dy fytyra në raport me ta. Nëse e heton, ndoshta na e lehtëson pak imazhin se mund të nxjerrë vetëm djalin e Sali Berishës.
Comments are closed.
Vete amerikanet duhet ta denoncojne qeverine e korruptuar te Berishes dhe vete BERISHEN si nje bashkepunetor ne kete KRIM NDERKOMBETAR!!!CIA ka aq FUQI sa te nxjerre te dhena te sakta se kush ka bashkepunuar me DIVEROLIN!!!!Ne se nuk e bejne,tregojne se jemi para nje KRIMI ME TE NDYRE BOTEROR!!!Ushtaret amerikane,duke perdorur fisheke jashte perdorimit,jane VRARE NGA TELEBANET,pra familjet e tyre duhet ta DENONCOJNE QEVERINE E TYRE PER KETE KRIM!!!
Mero me behet qejfi qe shkruan per nje teme qe drejtesia Shqipetare ndoshta e ka hedhur ne ndonje kosh.e duke e konsideruar si çeshtje te mbyllur.Z.Mero sa per demin e ushtrise Amerikane mos ua qaje hallin se besoj se je aq i zgjuar sa te kuptosh qe as gjethja nuk luan,ose luan ne drejtimin qe duan ata!Jam i mendimit qe punet jane me te thella ,ndaj mos i hyje ketij problemi,per te mos thene siç te keshillojne edhe disa komentues,”kujdes mos shko per gjah”,ose une te keshilloj mos shko ne mal per bylmet!Jam i mendimit qe sado pak te qe cenuar,ose vepruar prapa shpines se SHBA,apo NATO-s jo vetem Sali Berisha do te kishte pasoja por ,keto do ti ndjenim edhe ne si popull.I nderuar z.Baze S.Berisha eshte vene ne krye te ketij vendi jo per ti sherbyer ketij vendi e populli,por per te bere te tilla lojra qe ma do mendja se edhe ty te kane ngateruar.Dhe se fundi :Ju uroj te keni fat ne detyren e veshtire qe keni mbi shpatulla ,ku siç dihet “”gazetaria”” sot po i bashkangjitet diktatorit ,ky i fundit per ne si popull ,e jo per miqt tane e diplomacine pertej kufijeve.
Z.Baze! Do te isha i mendimit qe artikullit qe Ju keni shkruar do ti shkonte me mire titulli “DYFTYRESIA E SHBA-se dhe NATO-s,ndaj Neve”!
Nuk me shqetson retushi i imazhit te shume-fytyresise se nje qeverie dhe shteti te vjedhur hapur ne syte e qytetareve shqiptare,NATOS,SHBA_se e BE_se.
Z.Baze do mbushen,ne 15mars,tre vjet nga dita e KRIMIT SHTETEROR ne Gerdec e “drejtesia”sic po duket do liroje me proceduren e kalimit te afateve te paraburgimit ata qe jane akuzuar deri tani si pergjegjes te Krimit;besoj fort qe kjo eshte brenga-klithme e cdo qytetari takspagues te rregullt ne nje shtet qe te vret ne mes te dites ne shtepine tende.Nuk shoh dhe as qe kerkoj prej drejtesise amerikane ate qe se ka detyre ndaj nesh madje me duket marri nje e tille tentative.Por dua shume ti shoh te perpire ne flake,si ato te Gerdecit,trupin hetues dhe gjykues te kesj maskarade kriminale qe quhet “procesi i Gerdecit”.
Dy apo me shume-fytyresia e Qeverise se Tij eshte kosto vetem per Kombin tone,z.Baze,dhe aspak per NATO e SHBA keshtu qe detyra jone eshte qe ti japim fund sa me shpejt per te pasur keshtu nje kosto me te vogel.Po te kishim nje Opozite per te qene drejtesia do te fillonte te funksiononte per Popullin qe me 16-mars 2008.Ah desh harrova,me hirin dhe renkimet e plageve te pambyllura te Gerdecit do te antaresiheshim ne NATO!!!!!!!!!!
Zonja Lora,
Se pari; te rekomandoj to hapesh fjalorin juridik dhe te mesosh se cfare perben:”Krim shteteror”. Vetem sa per ndihme po te jep ca shembuj: krime shteterore jane ato te kryera nga klika Hoxhiste-Mehmet Shehut, Shefqet Pecit, Kadri Hazbiut, te cilet per te marre pushtetin me dhune (sepse ato ishin te bindur se me voten e lire kurre nuk munde ta merrnin) vrane lulen e shqiptarise si; antare te Ballit Kombetare, Legalitetit, dhe mijera shqipetare te pafajshem edhe pse nuk kishin kryer asnje krim por, vetem pse keto figura patriotike ishin nje rrezik per pushtetin e tyre te tipit sovjetik-stalinist-barbar. Krim shteterore ishte futja dhe mbajtja ne burgjet politike Hoxhiste me dhjetra vite te vellezerve shqipetare qe kerkonin te ishin krijesa njerezore te lira. Krime shteterore ishin vrasjet e te rinjeve ne kufijte shqipetare nga forcat kufitare shqipetare te tipit sovjetik.
Krim shteteror ishte ai i helmimit me gaz te Kurdve nga Sadam Hysein.
Se dyti: Tragjedia e Gerdecit nuk ishte nje “harac” per tu futur ne NATO, por , ishte nje veprim i i qellimte nga dora e zeze e dikujt me qellimin e vetem per te sabotuar procesin e antaresimit te Shqiperise ne NATO. A ka patur pergjegjesi qeveria per kte tragjedi? Une them se po. Por,nuk ka me faj kolektiv te tipit Hoxhisto-Sovjetik.
Se treti; Kur ndodhin drama te tilla, forca te dyshimta turren te fitojne terren siq jane disa parfaqesuse te PS-se te cilet kane si prapavije klanin Hoxhisto-Sovjetik.
Se fundi Zonja Laura,
Une perdor ngadonjehere metoden e deduksionit te arrije ne konkluzione te cilat sinqerisht formojne dhe opinionin tim. Zoti. Sali Berisha eshte i pari Burre shteti shqipetare qe u rreshtua me udheheqesit perendimore, shume afer Presidentit te USA-s dhe ne rrjeshitn e pare.Boshti politik Athine-Beograd, asnjehere nuk e ka pelqyer Z. Berisha. Por ne kemi fakte se Greqia ka qene shume miqesore me udheheqesit socialiste. Arsyea dihet. Keta komshinje qe na i ka dhuruar Zoti nuk ia kane dashur asnjehere te miren Kombit Shqipetare. Si te tille ato shohin tek Berisha nje luftetare energjik, e te pathyeshem te mbrojtesit se Ceshtjes Kombetare. Dihet se nje lis madheshtore nuk e kane thyer ererat e fuqishme por e kane rrezuar “termitet” (ca lloj insektesh qe e brejne pak e nga pak). Mero Baze eshte nja nga keto “termite” qe po lufton te krijoje “koloni termitesh” ta “brej kte lis”.
Shpresoj te kem ndikuar sadopak ne opinionin tuaj.
Z.Mero,Saliu shpetoj nga Gerdeci se ishin te implikuar Amerikanet,kjo eshte shume e qarte per cdo njeri me dy pare tru,tjeter eshte se i vihet anes dhe nuk thuhet drejteperdrej.Shumica e shqipetareve kete e di si buka qe ha,prandaj dhe Saliu u ndihmua ne zgjedhjet e 2009-es nga Amerika.
Jo Amerikanet po Bushi me Chenin zoti Ilir, me hapur duhet thene jo si keto mediat tona gjysmat kane frik ti thon gjerat ashtu si jane dhe pjesa tjeter punon per berishen.(300 milion dollar tender e fiton nje 22 vjecar me nje kompani me dy vete)
Por jo vetem te fisheket po edhe te rruga e kombit Sali 20% ka mare pjesen tjeter e kan mar po ata te dy
Shqiptaret jane historikisht njerez te ndershem…
Ne kemi vetem nje njeri TE PAFYTYRE…
Nje njeri qe po na turperon Kombin…
O njerez,mos prisni te flisni vetem kur te bjere nga karrigia…
Flisni dhe veproni TANI!!!
Si MERO BAZE!!!
I dashur memedhe,shiko pak me mire,nuk them me lupe,por me sy te lire.Sigurisht do te detyrohesh te pranosh se nuk jemi dhe aq te ndershem .Historikisht ,ehu ne kohen e babaqemos edhe mund te kemi qene,por tash na prishi leku e prostitucioni,pabesia e krimi,te cilat jane ulur kembekryq tek ty i dashur memedhe.Nuk e kam fjalen per ty si pseudonim ,me kupto.
te falnderoj per shkrimin e mencur por edhe une te keshilloj te mos shkosh per gjah por edhe ne se shkone mos i trego gruas se per ku po shkone
Merua (Bazua), po perdor te gjitha mjetet e shantazhit (shejtanit), shpifjes, “brown-mouth”-it me nje qellim te vetem; Te denigroje Z.Sali Berisha i cili eshte zgjedhur me voten e lire te popullit e jo me voten 100% to Enver Hoxhes se mbeshtetesve te Meruas. Klima qe don te krijoje Merua Bazua, eshte si ajo ve viteve 1943-44-46 kur Albania u mbulua nga mjegulla dimerore sovjetike.. Per 50 vjet mbi Shqiperi ka qene dimri i acarte rus. Tani qe kemi ca kohe qe shqipetaret e shumevuajtur po ngrohin zemrat e tyre me ererat e ngrohta te Perendimit, na del nje fare Merua dhe na ben insinuata per mardheniet tona mes NATO-s dhe SHBA dhe Perendimit. Atehere shko e ngre nje zyre gazete ne Rusi. Se mos ke marre ndonje honorare nga lindja or i shkrete!!!
O Merua!!!!! NATO, Perendimi dhe Amerika e dine shume mire se kush eshte djalli dhe kush eshte engjulli ne Shqiperi. Ti munde te manipulosh ca rraciste krahinore dhe antikombetare, por nuk munde te manipulosh shumicen e shqipetareve. Pa le po na tenton te manipulosh Ameriken.
Ti e din shume mire se kush e ka pronesine e mafias shqipetare. Me thuaj nje milioner ne shqiperi qe nuk ka qene komunist dhe qe nuk eshte socialist.
po cung ky ermin komini mbeti sic e kemi thene qe kur ti i thua shendet ai thote plac
Ermal me fal po duhet te them se je ca eksiq ,pos fushes politike dhe ne ate sinoptike.Lindja eshte kurdohere me e ngrohte se perendimi,ndaj dhe pse ti nuk e kupton udheheqesia tende eshte lidhur koke e kembe me lindjen Ruset,e satelitet e tyre Serbe e Greke,packa se ben sikur pelqen perendimin.
Duhet ta shofim boten me syzet optike te ermalit , dhe mendjen qe i ka zene myk , po dil e thuaj dikca serioze dhe qe ja vlen , jo te shkruash brockulla o ermal trimi …gjen ndonje fshatar te varfer qe e genjen ti dhe sala me nje grusht miser qe te besoj , joooo me shqiptaret , paske ngel shum mbrapa o ermal…
Ermal ne te thame te thuash dicka te madhe. Ti vjen e thua fjalen Elefant. Jo gje te madhe por fjale me mend duam te thuash. Hajt pra pervishju mendjes e shtrydh dicka me vlere(mos na thuaj diamant tani)
Ky komenti i fundit i Z.Ermal te mallengjen,kur thote; “Me thuaj nje milonier komunist ne shqiperi (!)….Dhe harron qe sala ish dhe sekretar partie…Ermal! je nje shkrues imire,por vec per gazeten me dy pesa(55)…..More,me qe ra fjala,
c’behet me pesedhjet e pesen?
E ka me sala nga prapa,
asht si dhia,shurdhjesen?!……
‘shqiperi.
te kam dhjere,
s’me kuptove,asnjehere!!
kush e ka thane ,or tej??
ceri e ka emnin,
ca,e qujn,
kush eshte ky ere??
po,thuaje a tu mbyllte!!
‘shqiperi.
te kam dhjere,
s’me kuptove,asnjehere!!
Faik Konica
Ermal!po qe partizan i sales e flet keshtu perçart te falet,se ky eshte kapaciteti,por pote jesh afer sales je dhe ti nje hipokrit si puna e tij,”kush ka qene komunist,eshte milioner”mos harro,kush ka qene komunist eshte ne krye te pd-es,per milioner ke te drejte jo!por miliarder po
Lexoni nje barcalet te bukur se eshte tamam per realitetin e sotem(bllokqeni Sali Berisha)
Epirioti thotë:
4 Janar, 2011 më 7:42 pm Me falni per fjalorin qe do perdor ne kete barcalete, por nuk e them dot me fjale te tjera.
Nje qytetar hypi ne trenin e linjes Tirane-Durres, pagoi bileten e hypi ne tren. Ne vagonin ku hypi nuk ishte asnje njeri, sedilje te shqyera, xhamat e thyera, asnje tavoline, muret e zhveshura edhe nga kompesatat. Nejse, gjeti nje vend gjysem te paster e u ul. Treni ecte me 4-6 km/ore, me shpejt ecen nje kembesor. Aty nga Vora i shpetoi i trashi te shkretit. U cua e shkoi ne drejtim te banjes. Banja s’kishte as dere dhe ndodhej nje vrime e madhe ne te qe shikoje trasen poshte. U kthye i pezmatuar por me shume siklet. Duroi deri ne Sukth por aty nuk iu mbajt me. Mblodhi nja dy copa gazetash, pa majtas e djathtas e u ule dhe e beri. Mbaroi, u vesh dhe u ul prape ne sedilje. Por po i vinte era e atij qe beri. U mendua pak dhe e kapi me kujdes gazeten nga cepat dhe e hodhi nga dritarja. Degjoi nje ze nga jashte: “Aaauuu”. Zgjati koken ne dritare dhe pa dike qe po pastronte mutin nga fytyra e i gjori po shikonte se kush ia hodhi. Ku person qe ia hodhi e pa me kurreshjte e i thote:
“E turi mut, c’ke qe sheh”
Ja kete bene Sala sot
Mero, ne shkrimin tuaj , qe pervecse analize logjike,eshte nje investigim i mirefillte gazetaresk me fakte e argumente konkrete,kini harruar te permendni ketu se si Salih Berisha e ka cilesuar gazeten “The New York Times” leter higjenike.Kosta Trebicka eshte ne te vertete nje viktime e nje shteti te botes se trete si Shqiperia,ku gjyqi i Gerdecit eshte kthyer ne farse qesharake dhe drejtesia eunuke e ketij vendi nuk guxon te mare jo te pandehur,por as edhe si deshmitare Shkelzen Salih Berishen,njefare Rrahmani,Fatmir Mehdiun e nje sere bashibozukesh qe shkaktuan kete vrasje masive kriminale.
Ore djema po kush e drejton gjygjin e Gerdecit.Pse sja u mban asnjerit prapanica ta zer ne goje gjygjtaren vejushe .I ndjeri kishte meritat e tij per levizjen studentore,qe jane personale e jo familjare.Por kjo zonje ngeli duke marre raporte e mos u paraqitur ne gjygj per te zhvilluar procesin,qe ai te kaloje afatet kohore e mbyllet si u mbyll per Lul Bashen e Fatmir Mediun
O Mero ti ke te drejte,po keshtu edhe lartshkruesit pervec atij kominit qe do jete ndonje nepunes shteti.Por,une mendoj se kjo ceshtje ka nevoje per t’u zbardhur me teper,psh.cili eshte vertet roli i SHBA-ve ne kete histori?Si ka mundesi te punonte per llogari te ushtrise amerikane nje kompani qesharake si e Diverolit?Dhe persa i perket denimit qe iu dha Diverolit,edhe ai eshte qesharak kur flasim per shifra miliona dollaresh.Ndersa per sa i perket drejtesise shqiptare,nuk besoj se mund te shpresojme qe te hetoje shefat e saj.
Mero Baze me plote te dreje denocon Familjen e kryeministiete ,Sali Berisha dhe djalit te te tije ne perefeshrijen per trafikimene aremeve si dhe bizmene dhe ministra te perfeshire ne ,Korropcjone .
Me kujtohet barcoleta e shqiptareve ne amerike kur komunikuan me kamarjerin ne resorant duke shtuar nga nje y ne cdo fjale.Fati e desh qe kamarjeri ishte shqiptar dhe i mori vesh se cdeshiron klintet bashkekombas.Edhe ty i dashur Driton,edhe pse ke vendosur te perdoresh o-ne me shumice ne fjalet tuaj,ne shqiptaret e shqiperise,te kuptojme qe nuk jeprej kosovet.
Ne s’kemi dy fytyra. Ne, ose jemi te pafytyre ose kemi shume fytyra.
Zoti Baze vetem duhet pergezuar per aktin e larte qytetar qe kryen ne sherbim te kombit.Drejtesia duhet te behet dhe te ndahet shapi nga sheqeri siç thote populli.Degjojme akuza e kunderakuza dhe drejtesia fle mbi dosjet e mashtrimit.Populli nuk eshte aq budalla sa te mos e kuptoje se çfare eshte mire e çfare eshte keq.Deri tani banditet e hodhen se shqiptaret po jetonin endren e pasurimit,te berit padron e efendiko,tani endrra mbaroi,njerezit te zgjuar nga endra mendojne bo-bo çfare na paska gjetur.
Tema e kësaj analize edhe pse ësht e vjetër,tre vjeçare,ësht aktuale…Por mendoj se kete gjë duhet të bëjë edhe gjith shtypi tjetër shqiptar.Ashtu si në ShBA-që drejtësia,po merret dhe i ve pikat mbi ”I”,ashtu edhe në tiran,duhet të merret gjykata me këtë çështje ”Të hedhur pas krahëve”..Duke pasur emra të shqiptuar nga Drejtësia…jo se nuk dihen,siç thuhet dhe në analizën e qart dhe të saktë të Meros,por bëhet më e besueshme për gjith shqiptarët,bëhet më legale,ajo që të gjith e dim..por nuk flasim..Fundja,si partner të Nato-s edhe tek ne duhet të funksionojë shteti ligjor..Gazeta Tema-ësht e vetmja që mund ta kujtojë shtetin dhe institucionet se duhet të flasinme gjuhën e ligjit..Analiz shum e saktë…të falënderoj Mero!
Me duhet te reagoje ndaj pergjegjese se ,Zoetrise,Fasliu se une e kame bere shkronjen ,O shume shpeshe ne komentete qe i beje ne gazeten,Tema,une me te vertete jame nga ,Kosova ,Qyeteti,nga ,Gjakova ndoshta shkronjen ,O e perdori shpeshe por nuk eshte tek puna e barcoltese qe e ,ceke ti sepese edhe ti ke bere gabime gjuhesor dhe drejteshkrimor ,fjalija ,Je Preje Nuk eshte ndare,pastaj fjalija ,Kosovet eshte shkruare ,gabimishte ,te kerkoj ndjese i ,dashur zoetri ,Fasliu nese e ,kame tepruare.
Replike me gjithe militantet!
C’e keqe na vjene ne se investigohet per nje krim,veper penale,objekti i se ciles drejtohet kunder interesave dhe jetes se shtetasve shqiptare!?Si munde ti dilni ne mbrojtje ca felliqsirave politike qe kane shkelur ligjet shqiptare me te dyja kembet dhe fshihen pas imunitetit,si ministri Mediu?!Kaq shume e keni ngrene miltantizmin e Saliut,sa jeni te gatshem te gjeni sebepe,per te mbrojtur edhe kriminelet!?Jame i bindur qe s’keni marre pjese,po atehere mos ju eshte bllokuar truri nga njyrat e Sales?!
Nuk ka vend per pyetjen ne fund , dihet qe kete pune e ka bo Saliu, Zeni, Mediu e Co.problemi i vetem eshte qe drejtesia duhet te ngreje akuze ndaj tyre per falsifikimin qe i benin prodhimit kinez e ky eshte krim, nuk kane ku e levizin bythen.Deviroli nuk punonte ne Gerdec, punonte kunati i Lirise apo baxhanaku i Saliut.
“O Baxhanak, Gezuar”.