Mustafa: Kurrsesi në koalicion me PDK-në

7 Janar 2011, 17:49Rajoni TEMA

“Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë me PDK-në” , ka thënë lideri i

LDK-së Isa Mustafa, në takimin përmbyllës të fushatës, të mbajtur të premten në Isniq të Deçanit.

Ai pasi ka shprehur keqardhje për abuzimet me vota dhe rivotimet, ka treguar se e gjithë kjo ka ardhur pa fajin e LDK-së, por sipas tij është fakt se është dhunuar vota e qytetarëve dhe është sjellë në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve, por edhe i qeverisjes së ardhshme.

“Nuk mund të kemi parlament dhe institucione të dala nga zgjedhjet, të cilat nuk kanë legjitimitetin e qytetarëve”, ka theksuar Musatafa, i cili ka kërkuar votën e deçanasve për subjektin e tij politik.

Mustafa ka kërkuar edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili nuk le mundësi për manipulime siç ndodhën në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Askush nuk ka të drejtë të prekë votën dhe besimin qytetar, ndaj zgjedhjet duhet të kenë legjitimitetin e duhur”, ka nënvizuar ai, i bindur se grafikoni i përqindjes së LDK-së do të rritet në zgjedhjet e 9 janarit.

Ndërkaq, Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së ka thënë se “ka vetëm një LDK dhe kurrsesi grupacione tjera që thirrën në emër të vlerave të saj dhe të filozofisë rugoviane”.

Sipas tij, fuqia e atyre që mund të bëjnë ndryshime në këtë vend, gjendet brenda LDK-së, si për ka tradita e qeverisjes, ashtu edhe për potencialin e saj kuadrovik.

Në këtë takim kanë folur edhe kandidatët për deputet të degës së LDK-së, të cilët bashkë me udhëheqjen e lartë, iu kanë bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune të dëshmohen me zgjedhje të qeta dhe të dinjitetshme.

“ZERI”

Lini një Përgjigje