Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith përmes një kumtese të lëshuar dy ditë para mbajtjes së rivotimeve në Skenderaj, Drenas e Deçan ka kërkuar proces demokratik duke vlerësuar se mbajtja e rivotimeve është mënyrë për t’i korrigjuar parregullsitë që kanë ngjarë më 12 dhjetor.
Kosovës, sipas Feith, i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e vështira para saj, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare.
“Votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive. Megjithatë, ka pasur parregullsi. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi. Rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Faith.
Bashkësia ndërkombëtare e në veçanti përmes misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, sipas tij, do të përcjellë se çka do të ndodhë të dielën.
“Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka vlerësuar ai.
Udhëheqësit politik të Kosovës, sipas Feith, kanë përgjegjësi të veçantë dhe personale për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet.
“Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pamatur në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane. Qytetarët e Kosovës me të drejtë orvaten për kushte më të mira jetese. Prandaj, është e nevojshme që këto zgjedhje t’i përcjellë një atmosferë konstruktive për të cilën kontribuojnë të gjithë aktorët politik”. Zëri.info
Comments are closed.
RRjedhoje e kesaj klase te shitur poplitike qe kemi ne te dy shtetet Shqiptare jemi kthyer ne gazin e Europes dhe Botes.Keta te fundit kane boll probleme ne vendet e tyre,apo dhe te tjerat perreth,por na gjejne ne lakuriq dhe bejne vepra luksuri.Cdo dite per ne dy shtetet me fatkeqij te botes do te degjojm vleresime ,akuza,sugjerime e urdhera jo vetem nga Piter Pidhrat por dhe Piter Karerat.Ne befshin mire qe te dy..E meritojme..jemi teresisht te pa fat e normalisht legene..