Cërvenkovski i thotë Gruevskit: Merr shembull nga Shqipëria

5 Janar 2011, 20:11Rajoni TEMA

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski sërish kërkoi zgjedhje të parakohshme për të larguar qeverisjen aktuale, e cila, sipas tij, po e mban vendin jashtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
“Integrimi në NATO dhe BE hap një perspektivë të re për Maqedoninë, hap rrugën për investime”, deklaroi Cërvenkovski.
Ai përmendi si shembull Shqipërinë dhe Rumaninë dhe tha se këto dy vende menjëherë pas anëtarësimit në NATO-s u shndërruan në vende ku investohet dhe ndërtohet me të madhe.
“E përmendëm Shqipërinë më parë, Shqipëria në dy vjetët e fundit, prej kur u bë anëtare e NATO-s, u bë edhe vend i sigurt për investime”, deklaroi Cërvenkovski, i cili gjatë ditës së sotme vizitoi zejtarët në Çarshinë e Vjetër në Shkup, njoftoi agjencia e lajmeve INA.
Kreu i LSDM–së tha se kryeministri Gruevski duhet të zgjedhë: ta integrojë vendin në strukturat euroatlantike, ose ta shndërrojë në Maqedoni antike.

Lini një Përgjigje