Katari, vendi i 73-të që njeh Kosovën

4 Janar 2011, 18:26Rajoni TEMA

Katari është shteti i parë që e ka njohur Kosovën këtë vit. Lajmi për njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Me këtë njohje janë bërë gjithsej 73 njohjet e Kosovës si shtet të pavarur. Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar.
Shteti i Katarit shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët.

“KD”

5 komente në “Katari, vendi i 73-të që njeh Kosovën”

  1. Epirioti says:

    Urime te perzemerta Kosoves! Eshte nje ogur i mire per kete fillim viti. Rrofsh Kataro!

  2. tekniku says:

    Urime .presim me shume ,prandaj lerini sherret me njeri tjetrin menjane .Ka Shqiperia vend per sherr dhe grindje midis forcave politike.

  3. Dino USA says:

    Katari,vendi ku jeta ka kuptim,vendi ku njerezit dine te punojne dhe te duan vendin e tyre,ku qeveria mendon per popullin…!

  4. Epirioti says:

    Dino mos e tepro me elozhe! Thuaju nje rrofsh Kataristave dhe ne rregull jemi. Ne falenderojme me koken lart per nje te drejte te Kosoves, e nuk u lapangjosemi te huajve. Ne fund te fundit kjo bote na e kishte borxh Kosoven per 100 vite. Tani drejtesia u vu ne vend nga USA ku ti jeton e jo nga te tjeret. Falenderojme nga gjithe zemra e shpirti USA dhe Klinton bashke me Bush dhe te tjereve nje thjesht faleminderit eshte mese e mjaftueshme

  5. brace says:

    Kto jane lajme te mira per ne shqiptaret,shohim se vazhdojne njohjet e reja,falenderojme shtetet njohse,RRofte kosova.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje