Besnik Mustafaj: Duhej reaguar më me pjekuri ndaj raportit të Martit

5 Janar 2011, 12:51Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, thotë për BBC-në se një ndër sfidat kryesore të Kosovës për këtë vit duhet të jetë përmirësimi i mazhit të dëmtuar ndërkombëtar, si me raportin e debatueshëm të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, ashtu dhe me problemet që dolën pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Sipas tij, për procesin e njohjeve ndërkombëtare, udhëheqja në Prishtinë duhet të kishte punuar më mirë për të vendosur shtetin e së drejtës në Kosovë si dhe të luftonte më mirë korrupsionin, klientelizmin dhe format e tjera që bien ndesh me vlerat që duhet ta bashkojnë Kosovën me botën e përparuar.

Duke folur për dialogun e pritshëm Kosovë-Serbi, zoti Besnik Mustafaj i tha BBC-së se përfundimi me sukses i tij do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe të paqes e stabilitetit në rajon.

Me zotin Mustafaj bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se përballë cilave sfida ndodhet Kosova në vitin në të cilin sapo kemi hyrë?

Besnik Mustafaj: Mendoj se në rrafshin ndërkombëtar Kosova ka një sfidë imediate që është rikuperimi i imazhit të dëmtuar muajt e fundit, qoftë me raportin e fantaksur të Dick Martyt, por qoftë edhe me problematikën e paparashikuar, për të thënë të drejtën, që doli nga zgjedhjet e dhjetorit. Kështu që unë mendoj se në mënyrë imediate, Kosova, institucionet e saj, duhet të punojnë në një strategji të kthjellët qoftë për të siguruar që të dielën, më 9 janar, zgjedhjet të shkojnë shumë mirë, qoftë për të mbyllur mirë procesin e rinumërimit të atyre qendrave të votimit që vendosi KQZ-ja, qoftë për të reaguar me pjekuri nga partitë politike ndaj rezultatit të zgjedhjeve, për të krijuar pastaj koalicionin e nevojshëm qeverisës. Po ashtu, një sfidë është edhe fillimi i procedurave serioze dhe përtej sharjeve dhe qëndrimeve emocionale ndaj raportit të Dick Martyt në mënyrë që të rikuperohet ai imazhi i dëmtuar dhe të vazhdohet, qoftë me projektet e mëdha për prezencën ekonomike ndërkombëtare për t’i shërbyer konsolidimit të ekonomisë së Kosovës, qoftë edhe me vazhdimin e procesit të njohjeve.

BBC: Si e shikoni reagimin e palës shqiptare kur është fjala për raportin e debatueshëm të anëtarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. ka mendime se do të duhej të reagohej ndryshe?

Besnik Mustafaj: Flas për drejtuesit e institucioneve tona, qoftë në Shqipëri, por edhe në Kosovë, duhej të reagonin më me pjekuri. Do të thotë më me gjakftohtësi, më me pak emocione, me një zgjedhje më të përshtatshme të formulave juridike e institucionale për t’i dhënë një përgjigje bindëse për të tjerët, pa kaluar në fyerje për Dick Martyn i cili, përtej asaj çka thotë në raportin e tij, është një përfaqësues i një pjese të popullit zviceran. Pra, është përfaqësues në institucionin parlamentar të Zvicrës, dhe në këtë kuptim unë jam i bindur se emocionet e kanë dëmtuar këtë dialog që duhej ndërtuar me institucionet ndërkombëtare, me mediat dhe me drejtësinë në përgjithësi.

BBC: Karshi këtij raporti, fitohet përshtypja se me gjithë optimizmin e vitit të kaluar, të politikanëve kryesore të Kosovës, ajo nuk i mori njohjet e paralajmëruara. Çfarë mendoni se pala kosovare, në radhë të parë diplomacia kosovare, do të duhet të bëjë sivjet në rrafshin ndërkombëtar?

Besnik Mustafaj: Unë mendoj se ka pasur një qëndrim opsesional me tepri ndaj njohjeve ndërkombëtare. Ky është një proces që do të vazhdojë, është e sigurt që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e pandryshueshme dhe procesi i njohjeve ndërkombëtare do të jetë një vazhdim i pandalshëm dhe ritmi është një çështje tjetër. Gjithashtu, dua të shtoj se procesi i njohjeve ndërkombëtare nuk është thelbësisht ose ekskluzivisht vetëm problem i diplomacisë. Udhëheqja kosovare duhet të kishte punuar më mirë për të vendosur shtetin ligjor, shtetin e së drejtës në Kosovë, të luftonte më mirë korrupsionin, klientelizmin dhe format e tjera që bien ndesh me vlerat që duhet të bashkojnë Kosovën me botën e përparuar. Në këtë kuptim, pastaj procesi i njohjeve do të ishte dhe do të jetë më i shpejtë. Pra, në këtë vit unë besoj se Kosova, udhëheqësit e institucioneve të dala nga zgjedhjet që janë ende në proces, do të kenë pjekurinë dhe vullnetin e nevojshëm për të ndërtuar një shtet më serioz, me forcën e ligjit, dhe të standardeve europiane. Në këtë mënyrë një shtet i tillë do të jetë partner më i besueshëm për komunitetin ndërkombëtar. Mbetet sigurisht edhe procesi i fillimit të dialgut me Serbinë.

BBC: Kur është fjala për dialogun me Serbinë, mendoni se procesi i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës do të pres epilogun e këtij dialogu tashmë të paralajmëruar?

Besnik Mustafaj: Do të ishte një pretekst nga ana e shumë shteteve nëqoftëse e kondicionojnë njohjen me këtë dialog. Ky dialog është në radhë të parë në interesin e të dyja vendeve, edhe të Serbisë edhe të Kosovës. Është, sigurisht në interesin e paqes e të stabilitetit në rajon, por duhet kuptuar edhe nga shqiptarët edhe nga komuniteti ndërkombëtar që interes po aq sa Kosova ka edhe Serbia për ta filluar këtë dialog. Proceset e saj integruese dhe, po ashtu, rimarrja e rolit të saj normal brenda rajonit, është i kushtëzuar nga ky dialog. Pjesë e këtij dialogu sigurisht, mendoj unë, duhet të jetë vendosja e një ndërvarësie midis dy vendeve për integrimin në institucionet europiane në raport me cilësinë që do të ketë ky dialog dhe rezultatet që do të prodhojë ai. Nuk mund të besojmë, nuk do të ishte e drejtë të besohej, se në procesin e integrimit europian, nëqoftëse ky dialog nuk do të japë rezultatet e nevojshme, duhet penalizuar vetëm Kosova. Jo, duhet penalizuar edhe Serbia, sepse deri tani të paktën, për mosfunksionimin e këtij dialogu, pengesë kryesore ka qenë Serbia.

18 komente në “Besnik Mustafaj: Duhej reaguar më me pjekuri ndaj raportit të Martit”

  1. faslliu says:

    Si perfundim zoti Besnik,po rikthehemi tek versioni juaj.Kosoves i duhet nje autonomi e mbikqyrur,pasi sqenka ne gjendje te vetqevriset?????!!!!!!.Kot sa pee kulture,kjo ishte ide personale apo e shefit tend?

  2. beni says:

    une habiten si i marin intervista ketyre lloj holbave, qe nuk vlejne asnje grosh, ish komuniste dallaverexhinj, qe nuk kane haber fare nga politika dhe …mjafton te shikoni Shqiperine ne cfare gjendje eshte prej ketyre provincialeve budallenj.

  3. Arber says:

    Mjaft me me politikane servile te Tropojes, qe u sherbejne gjithe regjimeve.

  4. huri says:

    Ish nepunesi i Institutit Marksist -Leninist te Nexhmije Hoxhes,nje perkthyes i rendomte frengjishteje,qe ka 20 vjet qe improvizon demokracine qe e urdheroi shoqja Nexhmije

  5. Palla says:

    Z Besnik ka te drejte kur thot se duhej me maturi ne pergjigjen ndaj raportit te Martit. Po kjo do te ndodhte nese ne kry te shtetit do te kishte njerez qe punojne per Shqiperine dhe Kosoven. Fatkeqesisht ne krye ne kemi hajdute dhe njerez qe punojne per Serbine, me apo pa dashje.Reagimi institucional ndja raportit do te ishte rruga e drejte.Duhej marre raporti fjali per fjali dhe per cdo akuze dhe ti jepej pergjigje per secilen, ku te percaktohej se cilat akuza ishin hetuar njehere dhe nuk ishin provuar, por nqse kishte fakte te reja te afronin bashkepunimin per ti hetuar, po eshtu edhe per akuzat e reja. Deklaratat patetike i sherbejne Serbise dhe jane ne dem te ceshtjes kombetare. Per koincidence mbas raportit te Martit doli dhe nje raport i sherbimit sekret serb qe thoshte se Berisha ka ndihmuar UCK me arme?! Kush ka qene afer UCK dhe ka ndjekur situaten politike ne ate kohe e di mire se ka qene e kunderta. Po keshtu po ky sherbim njoftoi se nuk ka akuza ndaj Thacit? Thua qe te jete rastesi e gjitha kjo? Patetizmi dhe patriotizmi i rreme i sherbejne rruges e Serbise dhe demtojne ceshtjen kombetare. Asnje nuk thote se UCK apo shqipteret jane kriminele, ashtu si edhe jo gjithe serbet jane kriminele, por certifikata e pastertise merret kur perballesh me argumenta me akuzen dhe kur je i hapur per te hetuar mbi faktet e pahetuara me pare.Neqse ka patur persona qe i kane bere keto krime ata duhet te gjykohen, pavaresisht se kush eshte, Kjo do ta ngrre me lart figuren e UCK por edhe ne si komb.

  6. dn says:

    Zotni BM,apo zotni duhet!
    Duhet po nga kush? Ndoshta si ish minister ,ishte detyra- morale- e juaj me ba kete!Po ju jeni tropojan,edhe pra shume i kufizuar! Pse nuk vepruat sikur deputeti britanik edhe nuk morret lapsin me shkruar 2 fjale per miqte tuaj neper bote edhe per mediat sviceriane e franceze ,bile se jane frankofone?mundesine me reaguar ne menyre adequat e keni pasur,bile ne shtypin shqiptare me ju treguar shqiptareve se ka duhet me orientuar argumentet tone!Mbas pazarit eshte vone Zotni,ku ishit ma heret me pas bile aq dignitet sa deputeti anglez apo Zotni Chenu ne France?

  7. zefi says:

    Boll u moret me DICK MARTY-n,por merruni me SALI BERISHAN,qe e ka bere Shqiperine VENDIM KU SHQIPTARET E NDJEJNE VETEN REFUGJATE DHE TE PERSEKUTUAR!!!Gjysma e Shqiperise,kryesisht VERIU I SAJ eshte NGUJUAR NGA GJAKMARRJA dhe Berisha,ky agjent i ndyre serb,nuk e can koken fare!!!Detyren e UDB-se serbe,se duhet realizuar ajo,qe serbet thone perhere,se shqiptaret nuk jane te asfte per te ndertuar shtet!!!Mire Kosova,por edhe Shqiperia,qe i beri RRESHTORE SHBA-ve dhe BRRS-ve ne kohen e XHAXHIT ENVER,TANI U KTHYE NE ORIGJINE!!!JA CFARE BEJNE TRADHETARET E KOMBIT!!!

  8. Drita says:

    Zoti Mustafaj ka qelluar drejt e ne shenje! Mbase politikanet ne Prishtine do te nxjerrin mesime, sa nuk eshte vone! Se politika nuk behet me te thena po me te bema. Per ata qe mendojne ndryshe, me vjen keq por ia futin kot se flasin me “zemer” e jo me mend…

  9. Topall Shkodra says:

    Sala ka foto me Dick Martin ne liqenet e Zvicres.Shitet 1 million euro.
    Oferta eshte serioze.Kush eshte i interesuar te marr pjese ne blerjen e fotove.

  10. Xhafer Deva, Mitrovice says:

    Mustafaj ky sherbetar dhe favorit i Serbise…

  11. Petrit Kola says:

    Sunday, July 25, 2010
    Berisha, Mustafaj, Serbia, Italia

    Kur Gjykata Nderkombetare e Drejtesise vendosi ne favor te Pavarsise se Dardanise, Sali Berisha doli ne koference shtypi dhe i nervozuar nuk po dinte c’po thoshte. Dukej qarte se ishte ne siklet sepse detyra e tij per ta mbajtur Dardaninen nen Serbi deshtoi.

    Natyrisht une shkruajta edhe atehere kur Berisha nepermjet Besnik Mustafes (ish minister i jashtem) filloi nje ofensive diplomatike per llogari te serbeve. Ishte Berisha dhe Mustafa qe dolen ne arenen nderkombetare dhe kerkuan pavarsi te kushtezuar per Dardanine, c’ka don te thote perseri nen Serbi.

    E pra neve sot gjendemi nje hap perpara drejt pavarsise se plote dhe shume hapa perpara drejt Bashkimit. Mos haroni, se Bashkimi eshte Shpetimi.

    Me kte rast une desha ta pyes zotin Berisha dhe Mustafaj ne se ata detyren per te kerkuar pavarsi te kushtezuar (Dardanine nen Serbi) e moren e nje takim sekret te mbajtur ne Itali me serb dhe disa italian?

    Gjerat po sqarohen dhe do te sqarohen per dite e me shume, ndaj do te ishte mire qe Berisha dhe Mustafaj ta sqarojne pozicionin e tyre per kete ceshtje.

  12. Mark Vuka says:

    Une isha-pastrus ne Instituti M.Leninist,Nexhmija ishte njeshi, Besniku dhe Sala ishte (dyshi)..Kurre nuk e haroje une isha duke pastruar lulishten,vjen Kadri Hazbiu,dy metra prej kembeve te mija,Aty qelloj (Besniku dhe Sala u pershendeten,Kadriu ndryshoj me fytyren te zbet e te (KUQE).Kadri kur doli, Me pershendet dhe me tha DHE JU JENI NGA Tropoja ?; JO JO.

    1. Besmir Elezi says:

      Me pelqen kjo…

  13. SKENDER BEU says:

    PO CPOZICION TE SQAROJNE KETA TE SHITUR O PETRIT KOLA KETA E KANE SQARUAR QE KUR I VUNE KAZMEN SHQIPERISE,MUNDIT DHE PUNES SE NJE POPULLI TE TERE PER 50 VJET PER TE DALE NGA ERESIRA NE DRITE NE EMER TE LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT.NESE KISHIN MARAZ ME KOMUNIZMIN CPATEN ME SHQIPERINE QE E DOGJEN DHE E SHKRETUAN E RENUAN DHE E VODHEN.ATA AS KOMUNIZMIN NUK E KANE PATUR INAT DHE AS RAMIZIN DHE NEXHMIJEN SEPSE ATA ISHIN DHE JANE AGJENTE TE SERBIT ME KARTELA TE KODUARA.POR ATA KISHIN INAT SHQIPERINE QE MEGJITHE SAKRIFICAT U NGRIT NGA GOZHDET E NALLBANIT NE PRODHIM GJELPERASH,NGA KANDILI NE DRITE ELEKTRIKE NE CDO CEP,NGA PARMENDA E DRURIT NE TRAKTOR DHE MAKINERI ,NGA KENETAT NE HIDROCENTRALE DHE NGA PUSHKA ME GJALME NE NJE USHTRI TE KOHES TE PAISUR ME SE MIRI AVJONE NENDETSE,ANIJE LUFTARAKE DHE ARME TE RENDA.KJO JU VRISTE SYTE ATYRE DHE PARATE E MARA NGA AGJENTURA BERI QE ATA TE PERCAJNE SHQIPTARET SA TE VRITEN PER NJE KOTHERE BUKE TE NXJERE NGA GURET E KROMIT.

  14. met says:

    Me duket se vetem nje person i shkruan te gjitha “pergjigjet”. Mund te kuptohet kush eshte!!!!

    1. faslliu says:

      O Met me ben pershtypje aftesia juaj.Pse nuk ingranohesh me sektorin e vrasjeve qe pombytet nga pafatesia ne zbulimin e autoreve dhe ti ndihmosh ata nga pak,pasi per letrat anonime qe ne shkruajm ketu eshte hequr neni 55.

  15. patrioti says:

    FAT I MIRE PER JU QE SHKRUANI KETO KOMENTE QE ESHTE KJO NEVOJTORJA QUHET TEMA QE PASTRONI SHPIRTIN DHE TRUPIN NGA QELBESIRELLEQET QE JU KANE MBUSHUR CDO QELIZE TE TRUPIT

Comments are closed.

Lini një Përgjigje