Vështirësia për të formuar koalicionin qeverisës, ka bërë që PDK-ja e Hashim Thaçit të mos përjashtojë mundësinë e përfshirjes në koalicion edhe të LDK-së. Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në një intervistë dhënë gazetës “Express”. “Deri më tani nuk kemi biseduar me asnjë parti për koalicione të mundshme. Për ne janë të pranueshme të gjithë, madje edhe LDK”, ka thënë Hajredin Kuçi. Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, kishte lënë të kuptohej më parë se nuk do të pranonte të bënte koalicion sërish me LDK-në. Tashmë duket se ai ka ndryshuar mendim, nisur edhe nga situata e komplikuar që është krijuar.
Comments are closed.
EJ ZOTERINJ POLITIKANE KOSOVARE! Bashkepunoni me njeri tjetrin per te miren e Kosoves,sigurisht dhe te xhepit tuaj.Ta keni te qarte ne mos qofshi vete ne tave se Serbi e Rusi kane punuiar e po punojne intesivisht kunder jush e popullit shqiptar ne pergjithesi.Bejeini ato te shkreta seleksionime,mos ju punoje mendja vetem tek euroja,Shikoni ore kush ka qene i lidhur me Serbet e Ruset,Mos i besoni kameleonet,ata qe deklaronin se Kosova nuk mund te eci pa Serbine,Ja bejne mu qe tutje,Degjoini zerat patriote ne radhet e gazetareve kosovare.Mos degjoni
politikanet shterp te shqiperise,ata jane te molepsur me keq se ju me serbin e Ruset.Behuni nje here te vetme vetdija e kombit,qe tjumbaj mend populli e jo vetem femijet,niperit e mbesat per pasurite e cmendura qe po ulini trashegim duke vjedhur popullin tuaj. Shpresoj.