EULEX-i akuzon Sabit Gecin dhe Riza Alian për krime lufte në kampet e UÇK në Shqipëri

8 Janar 2011, 11:18Rajoni TEMA

Prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuza për krime lufte ndaj dy ish-luftëtarëve të UÇK-së, raporton AFP.

Sabit Geci dhe Riza Alija akuzohen për “krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri.

Në aktakuzën, e cila është formuluar për EULEX-in nga prokurori amerikan, Robert Din, thuhet se “kampet në Kukës dhe Cahan, të krijuara nga UÇK-ja, kanë shërbyer për logjistikë e trajnime, kurse dy të akuzuarit i kanë përdorur ato për të mbajtur civilë dhe personat që nuk merrnin pjesë në luftë”.
Sipas AFP-së, ende nuk është e qartë se kur do të nisë gjykimi i dy ish-komandatëve.

Aktakuza vjen në kohën kur Kosova po përballet me raportin akuzues të Dik Martit.

Ky i fundit në raportin për Këshillin e Evropës përmend Gecin si të dyshuar për vrasjen e një civili në Kukës, që fillimisht është rrahur dhe më pas është qëlluar për vdekje.

“RFE”

Lini një Përgjigje