Kryetari i PS, Edi Rama, bëri të ditur në orët e vona të mbrëmjes, se dita e shtunë do jetë ditë zie, më pas do rinisin protestat. Rama tha se protestat do i udhëheqë vetë.
“Nuk pati asnjë gjë tjetër në duart e protestuesve veç pankartave e çadrave, veç kur u shfaqën kamionët me ujë e bombat me gaz lotsjellës.
Berisha shpifi ndyrësisht duke akuzuar opozitën si përgjegjëse për krimin e tij të sotëm. Berisha shpifi pasi askush nuk më tha mua në Spitalin Ushtarak atë që thotë Berisha.
Unë u ndala tek ura e Bulevardit për shkak të sulmit barbar mbi protestuesit. Kamerat e Lulit mund të ndihmonin për të kuptuar atë që ka ndodhur,” tha Rama.
“Shqipëria e ka nesër ditë zie. Por, pasi të nderojmë të vrarët në një demonstratë për lirinë, më pas Berisha do na ketë përballë për largimin e kësaj qeverie kusarësh.
Unë dhunën e kam njohur në trupin tim falë dorës së gangsterëve të Saliut në vitin 1997.
Do jem në krye të demonstratave që do fillojnë pas ditës së zisë. Do i kujtojmë Saliut se pa dhunë, njeriu mund të mposhtë pushtetin më barbar.
Unë e neveris këtë regjim maskarenjsh dhe e dua Shqipërinë më shumë e veten time, të cilën e vë në dispozicion të një beteje që nuk do ndalet.
Vrasjet e arrestimet tregojnë një pushtet në panik e jo një qeveri të fortë.
I bëj apel presidentit e Prokurorisë që të garantohen provat e të mos votohen hetimet për gjëra që populli i ka parë e i di, por që varrosen për ta çuar popullin në buzë të greminës.
Mungesa e drejtësisë na ka çuar në buzë të greminës.
Kërkojmë hetimin e ngjarjeve para kryeministrisë për të rindërtuar atë që pamë me sytë tanë, provokimin e më pas dhunimin e protestuesve nga civilë, të rishfaqur në krah të policisë si në vitin 1997.
Do të vazhdojmë betejën pa dhunë e pa armë,” deklaroi Rama.
Comments are closed.
Korbi i zi i krekosur nga deklaratat e papergjegjeshme te diplomateve qofshin keto Europiane apo pertej Atlantikut,i njeriut me kriminel se Sllobodani i njeriut qe vetem sherbesa kundrejt padroneve te konçesioneve njehe,te vret diten e te qan naten.Ky eshte Sali Beroisha,ky eshte rregjimi i tij diktatorila,ky eshte diktatori i fundit qe vret popullin e vet.Ku jane diplomatet e akredituar ne shqiperine e bere lesh e li,ku jane ata qe çiren dite e nate ne sy te kufomave per demokraci,ku jane ata qe me ekspertiza ne vend qe te kapin killerin e largojne ne drejtim te paditurIShqiperia jeton oret e fundit te diktatures Berishjane Ky rregjim qe eshte vetem per vehten e tij e padroneve te tij ka per detyre qe te vrase tere popullin e vet ne mbrojtje te qypave te florinjte.Kam pershtypjen se zerin tim do te mund ta ndigjoje nje person qe per mua eshte idhulli i demokracise ,KU JE BILL KLINTON,shpetoje kete popull nga diktatoret e diplomate qe njohin vetem interesa te ngushta e konçensionesh,e z’duan t’ja dine per nje popull.Ngrija
Yes yeessssssssssss,Bill Clinton me i miri i te mireve. Po ku ka me Bill Clinton qe shpetoi Kosoven nga duart e kriminelit Milloshevic . Milloshevici i jone sali ram berisha eshte agjent i ish jugosllavise. Ai ka marre persiper te shkaterroje kete vend mijevjecar ,vendin e shqiponjave qe serbet e kane hale ne sy . Jemi kocke e forte ne shqipetaret do ta zhdukim edhe kete ciban te mbushur me helm .
edhe nje here larte zerin Amerikes,se politikberesit e sotem jane vetem nje hije e Juaj e asgje me teper.
Miredita.,me shume keqardje indjek lajmet nga larg dhe mbetem shu i zgenjyer nga keta demostrusesit e edvinti qe nuk bejne gje tjeter vecse nxhijne imazhin e shqiperrise.me vjen shume keq per viktimat e djeshme.por ne ven te ke tyreve te genjyerve te edvin mafiozit do deshiroja qe te ishte vet edvin pedofili.,nuk jam demokrat apo socialist jam thjesht shqipetare.i bej thirje bashkobesave te mi te mos i vejne nga prapa edvinit apo saliut sepse qe te dy nje surat kan.lerini keta plehra te hane kokat midis tyre(edvin-sali)shqipetare qedroni larg ketyreve te dyve.degjoni evropianet dhe amerikanet qe ju porosisin gjithmon qedroni larg mafias komuniste(sali-edvin)jane te dy kelyshet e xhaxhit.qedroni lar o shqipetare dhe shikoni hallet tuaja bol keni vuajtur ne jet.