Berisha: Po, demonstruesit i vrau garda

22 Janar 2011, 13:05Politika TEMA

Një ditë pasi mohoi kategorikisht që policia dhe garda të kishte gisht në vrasjen e të paktën 4 demonstruesve të opozitës, kryeministri i vendi pranoi dje që vrasjet kanë ardhur nga gardistët por i mbrojti duke thënë se zbatuan rregulloren. Ai i shpërbleu ata që vranë me katër paga mujore

Kryeministri Sali Berisha pranoi dje se tre protestuesit e vrarë janë viktima të Gardës së Republikës, duke përsëritur akuzat për kreun e PS si shkaktar i këtyre vrasjeve.  Berisha theksoi se dje bandat e vandalë tentuan por dështuan që nën thirrjen e Ramës të pushtonin kryeministrinë. Kreu i qeverisë deklaroi se çdo tentativë e ngjashme do të marrë reagimin e policisë dhe ndëshkim. “Edvin Kristaq Rama së bashku me dy ish-ministrat e diktaturës, Ruci e Gjinushi dështoi me skenarin puçist të pushtonte kryeministrinë. Rama ti dje drejtove nga lokalet e Fidelit pucin e marrjes së pushtetit me dhunë. Ti që u deklarove shqiptarëve se nuk do të kontrollojmë popullin, por ishe ti që shprehe gëzimin e papërmbajtur për jetët e humbura që u paguan me 20-30 mijë lek për dhunën . Dy fjalë për kriminelët, banditët që u bënë shkas për 4 viktima. Ju garantoj se çdo shkelje ligji dhe dhunimi i tij do të merrni pa asnjë diskutim ndëshkimin më të merituar. Nuk ka forcë në botë që të pushtojë institucionet demokratike të një vendi anëtar të NATO. Një armik i jashtëm nuk mund ta bëjë këtë pa u përballur më parë me anëtarët e NATO. Por, as banditët nuk e bëjnë këtë pa u përballur me ligjin”, tha Berisha. Kreu i qeverisë ritheksoi se do të mbështesë policinë në çdo veprim të tyre duke e konsideruar si vepër terroriste antikushtetuese dhunen e ushtruar dje nga protestuesit ndaj forcave te policise dhe institucioneve. “Të dashur qytetarë, dje unë përjetova dje atë që ndodhi me forcat e policisë. Banda kriminale, trafikantësh, kanë hedhur shishe Molotov, u kapën me armë. Unë shpreh mbështetje për Policinë e Shtetit, trupave të Gardës së Republikës, për qëndresën heroike. Në çdo përballje me krimin, bandat do kenë në anën e tyre një mbështetje të plotë, kryeministrin dhe qeveritarët”, tha dje Berisha.

Konferenca e plotë e Sali Berishës dhënë dje në mesditë

“Dje, Edvin Kristaq Rama, pasi dështoi me puçin e tij të paralajmëruar për të marrë pushtetin me forcë, me banditë, bashibozukë, trafikantë, delinkuentë, u paraqit gjer në orën një të natës disa herë në mediat e vendit, duke u përpjekur të lajë duart me krimin e tij të shëmtuar, përpjekjen për të marrë kryeministrinë, përpjekje në të cilën humbën jetën 3 qytetarë dhe u plagosën 27 anëtarë të forcave të rendit, ndër të cilët edhe në gjendje shumë të rëndë. Unë jam sot këtu, për t’i thënë Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushit, autorë të vërtetë të krimit të shëmtuar të djeshëm se akti juaj antikushtetues ka vetën emrin tuaj dhe për këtë ju do të përballeni me të gjitha pasojat e tij. Edvin Kristaq Rama, skenari puçist i djeshëm, sulmi për të pushtuar kryeministrinë u projektua, u organizua, u drejtua dhe u pagua vetëm nga ti dhe dy lejtnantët e tu, ish ministra të diktaturës Ruci dhe Gjinushi. Je ti, zoti Rama, që je vërsulur i tërbuar pas karriges së pushtetit, për të pushtuar kryeministrinë dhe ke drejtuar dje të gjithë sulmin nga lokalet e Fidelit karshi godinës së kryeministrisë. Je ti, zoti Rama, drejtues i dhunës antikushtetuese që dhjetë ditë më parë me çakallin tënd të Sigurimit të Shtetit montove videon për të implikuar dhe akuzuar kryeministrin e vendit. Je ti, Edvin Kristaq Rama, që drejtove dje të gjithë sulmin kundër kryeministrisë, që, edhe pasi media që ti e ke shndërruar në hanxhar tëndin politik u detyrua të transmetojë pjesën e montuar dhe faktoi se video ishte e falsifikuar për kryeministrin, u the shqiptarëve që kjo video nuk është e montuar, thirre Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, zgjodhe ditën e Leninit, datën 21 janar, për të thirrur demonstratën në Tiranë. Je ti, Edvin Kristaq Rama dhe ministrat e diktaturës hoxhiste Ruçi dhe Gjinushi që do të drejtoje nga lokalet e Fidelit, karshi zyrës sime puçin e marrjes së pushtetit me dhunë dhe që me përfaqësuesin tënd, kryetarin e degës së Partisë Socialiste për Tiranën kërkove leje në Policinë e Shtetit për zhvillimin e demonstratës më datën 21 janar.Je ti, Edvin Kristaq Rama që urdhëroje dhunën për pushtimin e kryeministrisë nga lokalet e Fidelit, që u deklarove shqiptarëve se ju po thërrisni demonstratën, por nuk do të kontrollonit popullin dhe dje u tregua se nuk ishte populli, por ishin bandat tuaja të paguara. Je ti, Edvin Kristaq Rama, dy ministrat e tu të diktaturës Ruci dhe Gjinushi dhe deputetët e tu që rekrutuan me pagesë falangat e krimit të organizuar, kriminelë, trafikantë banditë, që, siç është dëshmuar nga vetë ata në deklaratat e tyre, ju pagove jo vetëm biletën e udhëtimit, por edhe 20 deri në 30 mijë lekë (të reja) secilit, për dhunën që duhet të ushtronin ndaj kryeministrisë. Je ti, zoti Edvin Kristaq Rama që projektin e puçit tënd të marrjes së pushtetit me dhunë e shtrive në parlament, me autorin e masakrës së Shkodrës, ish ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit dhe bastardë të tjerë të bllokut që kërcënuan me të gjitha format në seancën e fundit, kryeministrin e vendit. Je ti që nga strokulla jote ju dërgoje deputeteve të tu në parlament mesazhe dhe i urdhëroje e i nxisje për sulme fizike kundër kryeministrit.Je ti, Edvin Kristaq Rama që me ish ministrat e diktaturës Ruçi e Gjinushi shpalle se do të përmbysnit me dhunë rendin kushtetues. Ndërsa dje, dy lejtnantët e tu, njëri do të deklaronte se sikur edhe 13 mijë të vrarë të kemi ia vlen, kurse tjetri, pasi do ta përzinte nga spitali motra e njërës prej viktimave e do t’i thoshte largohu kriminel se më vrave vëllain, do kishte fytyrë të dilte para gazetarëve e të deklaronte se Shqipërisë i duhen dëshmorë e martirë të rinj, duke shprehur kështu gëzimin e papërmbajtur për jetët e humbura. Puçin e sulmin për të marrë pushtetin me dhunë e organizove ti dhe vetëm ti. Pasi dështove, tani del çdo orë në media për të larë duart me krimin e shëmtuar. Ti harron se çdo shqiptar ka lexuar në fytyrën tënde, fytyrën e ministrave të diktaturës Ruçi dhe Gjinushi, veprën terroriste antikushtetuese.Dje, ju përjetuat një ngjarje shumë tronditëse. Banda kriminale, trafikantë, bashibozukë të paguar sulmuan me gurë, hunj, armë, eksploziv, shishe molotov kryeministrinë e vendit, rendin kushtetues të Shqipërisë. Dje, ju patë bijtë tuaj me uniformë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që paguhen për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, jetën, punën, veprimtarinë e institucionet tuaja, të sulmohen me gur e hunj, por edhe plumba e shishe molotov, vetëm e vetëm se ata bënin detyrën, kurse Edvin Kristaq Rama, ministrat e diktaturës hoxhiste Ruçi e Gjinushi, bllokmenët e rinj duhet të merrnin patjetër me dhunë kryeministrinë e vendit. Unë kam marrë dje dhe sot me mijëra mesazhe solidarizuese nga mbarë Shqipëria, nga demokratë, por, në të vërtetë, edhe nga socialistë nga mbarë vendi. Dua t’ju lexoj këtu vetëm mesazhin e një qytetari të paparti. Ky është një mesazh i datës 21 janar, ora 19.13 minuta: Si qytetar i paparti me lot e dhimbje të thellë përjetova atë që ndodhi dje ndaj forcave të policisë, sa më provokohej edhe mua në shtëpi, që po humbisja durimin. Përshëndes ata policë heroikë dhe drejtuesit e tyre, ju përshëndes ju që ditët të kalonit atë provokim. Përshëndetje. Besnik, nuk po e the mbiemrin.

Ndaj ne të gjithë, të dashur qytetare e qytetarë, bashkëkombës të mi, le të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj Policisë së Shtetit, trupave të Gardës së Republikës e gjithë atyre që me guxim, trimëri e heroizëm mbrojtën dje ligjin, liritë tuaja, rendin kushtetues demokratik e dëshmuan se aventurierë, trafikantë, banda e banditë kurrë nuk mund të dalin mbi ligjin në këtë vend anëtar të NATO-s. Unë dua t’i siguroj ata, si dhe çdo punonjës në detyrë të këtij vendi se në çdo përballje me krimin, me bandat e zbatimin e ligjit do të kenë në anën e tyre, në mbështetje të plotë kryeministrin, qeverinë dhe qytetarët e vendit të tyre. Unë sërish kam një mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët me braktisjen  e thirrjes së puçistëve luajtën rol kryesor në mbrojtjen e vlerave qytetare, në dështimin e puçit të Edvin Kristaq Ramës e dy ministrave të tjerë të diktaturës. Por jam këtu gjithashtu për të shprehur vlerësimin tim edhe për ata mijëra protestues paqësorë që erdhën në thirrjen e partisë së tyre për të protestuar para kryeministrisë së vendit, por, sapo kuptuan se ishin ftuar për mish për top, se ishin ftuar për dhunë e puç, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe qëndruan indiferentë në distancë pa asnjë implikim me dhunën e terrorin e grupeve kriminale. Gjej rastin të garantoj çdo qytetar të këtij vendi se unë përulem me nderimin më të madh para lirive dhe të drejtave të tyre themelore, të cilat nuk do të mund të cenohen kurrë në këtë vend të lirë, demokratik, anëtar të NATO-s, të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore, kudo dhe sa herë që ata të duan dhe kam pasur rastin ta faktoj në mënyrën më të plotë. Me dhjetëra herë kanë ardhur para zyrave të mia, kanë vendosur çadra, për javë të tëra kanë bllokuar bulevardin, kanë protestuar paqësisht dhe unë jam përulur e kam respektuar vendimin e tyre. Liria dhe vetëm liria është pasioni im kryesor. Do t’u them dy fjalë mercenarëve, kriminelëve, banditëve që sulmuan dje kryeministrinë me të gjitha mjetet, gurë, shkopinj, armë, bomba molotov dhe që u bënë shkak i 3 viktimave në ato përleshje – mos u bëni, të mjerë, mish për top i një njeriu dhe një grushti të vogël njerëzish që ju duan vetëm si mercenarë për karrigen e tyre. Ju garantoj se për çdo shkelje dhe dhunim ligji, do të merrni pa asnjë diskutim, përgjigjen dhe ndëshkimin më të merituar. Mos harroni se nuk ka forcë në botë sot që të pushtojë institucione demokratike të Shqipërisë, anëtare e NATO-s. Një armik i jashtëm nuk mund ta bëj kurrë këtë pa u përballuar me të gjithë fuqinë ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Aleancës më të fuqishme të të gjitha kohërave. Puçistë dhe banditë të brendshëm nuk do të mund ta bëjnë kurrë këtë pa u përballur me të gjithë forcën e ligjit, deri në asgjësimin e plotë të mundësisë së tyre për të sulmuar institucionet demokratike të qytetarëve të lirë shqiptarë. U bëj thirrje familjeve të këtyre elementëve që të ushtrojnë të gjithë ndikimin mbi ta, sepse unë kurrë nuk jam për ndëshkime në rrugë. Unë jam për ndëshkime ligjore në procese të drejta gjyqësore, por në qoftë se na imponojnë në flagrancë forca e ligjit do të bjerë mbi ta me të gjithë potencialin e saj. Dy fjalë për Edvin Kristaq Ramën. Në qoftë se mendon se me banda, banditë dhe me trafikantë do të mund të bëhesh faktor dhe do të faktorizohesh, të garantoj se do të trajtohesh njëlloj si ata dhe se nuk do mundesh kurrë të pushtosh as edhe institucionet më të parëndësishme të këtij vendi. Ato do t’i mbrojnë të gjitha forcat e rendit, do t’i mbrojnë qindra dhe mijëra burra e gra të betuar për detyrë, të betuar për flamur. Mjeran, mos guxo! Faktor nuk do të mund të bëhesh kurrë. Përkundrazi, do shkosh drejt atij fundi që meriton – defaktorizimit total. Ka institucione, ka Parlament dhe keni të gjithë hapësirat.”

15 komente në “Berisha: Po, demonstruesit i vrau garda”

  1. dymi says:

    Ky nuk turp as formalisht. Genjen sy me sy edhe per gjera qe i kemi pare me syte tane e jo vetem nga televizori.

    1. petushi says:

      kesaj i thone beni cfar doni ju se un se vras shume mendjen.ska me paturpise me te madhe se sa ky provokimi i te merkures,populli ska buke ky ben anti-mitingje me leket e popullit,ky si thote mbreme nuk thote te nesermen,,ky kujton se populli esht budalla,ky don tna beje te gjitheve qorra dhe injorante,po ska faj se ka njerez qe jan injorante dhe i besojn tgjitha ato qe thote ky,ecin me llogjiken e ktij jo me mendjen dhe opinionin e tyre ka plehra sa te duash, ernver hoxha => sali berisha => dhe tani => lulzim basha.
      basha vrau 26 vete ne gerdec, vodhi miliarda te rruga durres kukes, tani vrau 3 veta dhe del dhe thote qe kshu do jua bejm nese protestoni,kemi te bejm me njerez te pashpirt dhe kriminela,njerez te tille duhen shfarosur.plehrat.

  2. saimir says:

    Para pak minutash.Amb.I SH.B.A-se dha nje konference shtypi!Na mallengjeu te gjitheve saqe jemi te detyriuar t’i kthejme nje pergjigjie!Jeni Ju z.ambasadore pa eshte fenomeni Sali ne Shqiperi,Jeni ju zoterinj pa eshte krimineli,killeri ahjduti ne pushtet prej 20 vjetesh.Kush e mba Saliun ne poshtet zoteri?Per ke politike beni thirrje qe te ulen ne bisedime per kriminele e te vraret!Kush ndihma juaj qe tashme dihet n ga te gjithe “Ekspertet” qe ne vend te na paisin me fakte keto 20 vjete na i kane mbuluar ato.Nga ç’bote vjen zotrote nga diplomacia me e madhe e botes apo ke qene ne ndonje zanat tjeter e kerkon te beshe kariere diplomatike ketu!Lereni kete popull te vajtoj te vraret nga kriminelet qe Ju strehoni (Sali Berisha) e paskesaj lereni nje popull qe te veteqeverisi me bijt e bijat me te devoteshme te saj e jo me te devoteshmit per Ju.Turp per nje ambasade qe presupozon etalonin e demokracise te prononcohet ne kete menyre ku ka vetem dy pale nje pale qe do te behet vendi i tyre dhe qe eshte viktime dhe nje pale qe vret diten ne syte tuaj duke deklaruar se isha duke drekuar me nje ambasadore!Kush ka qene ky kodosh ambasadori e ç’ka biseduar me te qe pas drekimit u be edhe kartahura.perse ky qendrim antidemokratik ^per shqiperine qe eshte marr peng nga killera qe prekrahen nga individe diplomate ne europe e me gjere!Turp Turp Turp.

    1. eriida14 says:

      Bashkohem me mendimin tend Saimir mire e ke sepse po mundohen te gjithe ku e ku te bejne karriere e te vjedhin nga xhepat tani te mbushur me djerse… por do te vije dita jone !! pse nuk eshte aq Burr i ndershem ai Sali Berisa sa te dali vete ne rruge e te beje demostrate kundra dhunes se krijuar nga vete ai .. edhe ta shikoje se si do nderroje jete ne duart e popullit e asnje do kete meshire per te!! poshte kjo qewveri hajdutesh qe po na pin gjakun..poshte kjo qeveri qe jeton ne kurrizin tone !! Turp per ne qe kemi ne krye nje diktator te pameshirshem TURP …ik Sala mblidhi edhe ato plerat e tjere… futni bishtin nder shale edhe gjejeni vete rrugen NA LINI NE TE TJERET TE THITHIM AJIN E DEMOKRACISE DHE BARAZISE boll me na moret frymen TE POSHTER !!!!!!!

  3. ...question says:

    … si i behet me kete kafshe more? me thoni. mbase jemi verbuar ne në aresyetim? apo po na vervon edhe ne verberia e ketij njeriu te pa cipe?

  4. skaran says:

    Ky njeri me fytyre kafshe eshte çmendur.

  5. monarku says:

    Keq me vjen per ata te shkrete qe u mor jeta por, shume me keq me vjen per Popullin e urte qe rri para televizorit e degjon kete vrases qe tall bythen me jetet e njerzeve.
    As kur dolen ne proteste kunder diktatures ne vite 90 nuk u qellua nga policia!! O popull ky nuk esht udheheqes i denje per nje qeveri, por nje kriminel i denje per denimin me te rende te mundshem.

  6. xenilirise says:

    Venia e nje pjese te popullit kunder tjetres eshte “asi nen menge” qe fsheh ky kelysh blloku, njesoj sic beri ne korrik te 90′ regjimi komunist qe po jepte shpirt! Do detyrohen nxenesit dhe administrata te dalin perkrah mbeshtetesve te tij, per ti mbushur mendjen atij se e mbeshtet populli, por edhe per ti thene nderkombetareve se ai dhe vetem ai ka ne dore celesin e stabilitetit te ketij vendi.
    Sigurisht do jene edhe “çilet e zotit Sal”!
    Ky njeri nepermjet badigardit te tij Izat Haxhise, vrau Azem Hajdarin dhe e shetiti arkivolin e tij rrugeve te Tiranes, me te tjere Izeter vrau ne mes tre dites me gjakftohtesine e nje vrasesi tre demonstrues te pafajshem, ky njeri ben gjithecka, biles largon edhe familjen jashte vendit (sic ka bere), biles…
    Por kurre nuk mund te na vrase te gjitheve vellezer, KURRE…
    Te dalim ta rrezojme edhe ne emer te qindra mijera demokrateve te ketij vendi, qe nuk gjejne kurajon te ngrihen kunder tij.
    Po te duan keta shqiptare qe ai i theret ne shesh kunder nesh, le te marin armet e te na qellojne nga ferngjite e kryemisitrise, ashtu sic qelluan dje…
    Pastaj shohim e bejme

  7. rrapi-i-treshit says:

    po ky asht agjent i UDB si Ramizi e Nexhmija
    ashtu e ka dhe vjehrren matone kufinit i ka zgjedh klysht te zote serbi

  8. eriida14 says:

    Po mos do nje pale syze ky poshtersira qe vazhdon akoma dhe kerkon akoma tna shtypi me kembe !!! po he more Sale edhe kjo video e montuar eshte si ajo video e atij Koklopes nga Skrapari qe su fry se vjedhuri!!!! Po nuk keni me fytyra ju per te qene ne shtet po ftuni bishtin nder shale edhe gjeni rrugen se ” ne populli” do vazhdojme protestat e nuk e bejeme per Edi Ramen jo po per veten tone se na u hapen syte se cfare Ndyrsirash e cfare Kafsherirash jeni ne gjendje te beni ju PLERAT E VENDIT TONE QE SNA LINI TE THITHIM AJER TE PASTER

  9. dreamerdays says:

    ky eshte kulmi, me taksat e popullit shperblehen vrasesit e popullit….

  10. fakt says:

    me taksat e popullit dhe me arken bosh.

  11. brace1 says:

    Banditi me madhe,i SHqiperise e i shqiptarve,je ti o komunist i ndyre,ti more pushtetin me vota te vjedhura,ti e mbane pushtetin me dhune,ti je vrases,ti i ke lyer duart sa e sa here gjakun e shqiptarve,dhe ske turpe e akuzon Z.EDI RAMA,figura jote eshte miliona here me ndyre,por ti e banditet tuaj e keni frige EDIN se i dini zollumet qe ju keni bere shqiptarve.Ishe pake ti sh.sekretare me banditet tuaj,qe slate gje pa vjedhur,por na bere ortake edhe hajdutin e lsi dordolecin.Ju hajdute te ndyre e shikon se drejtesia nuke funksion,eshte e komanduar nga ju,edhe ske turpe e bene moral,si mashtrues klasi qe je per shtet,te se drejtes, qe do zbatoje ligjet.Kjo ska ndollur,e zdo te ndolle kurre,deri sa ti te mbashe pushtetin,e grabitur me dhune, ne zgjedhjet e 28 qershorit,largimi, e fundi juaj, e i dhunes tuaj qofte i shpejte.

  12. liberali says:

    ky limon i shtrydhur nuk prodhon me politike,me siguri ka keshillues antishqiptare se per ndryshe do ishte largu,

  13. brace1 says:

    Luse zotin, qe ishalla kto te jene viktimat e fundit,nga dora vrasese e sekretarit byrose,komunisti i fundit,shpellari i tropojes,tani me, do largohet,dhe do ti hapet rruga drejtesise.Me largimin e tije,e banditve te tije vrases, shpeton SHqiperia,shikojeni kyte komuniste te flliqur ka 1nji fjale 100 rrena,ne cdo minute flete rrena, poshtruese te ndryshme,por kesaje radhe i ka ardhur fundi,zdo gjeje bire ku te futet ai e kusaret e tije gjake pires e vrases.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje