Shteti shqiptar dje ka treguar se nuk funksion. Policia e shtetit ka refuzuar në mënyrë demonstrative që të zbatojë urdhër-arrestin e prokurorisë për arrestimin e 6 punonjësve të gardës që dyshohen se janë ata që kanë qëlluar mbi demonstruesit që humbën jetën në demonstratën e së premtes. Në kundërshtim me atë çfarë pritej, pra arrestimin e tyre dhe hetimin e vrasjeve, qeveria ka nxituar që ti shpërblejë “vrasësit” me 4 paga mujore. Në orët e mesditës së djeshme prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër-arrestet për gjashtë efektivë të Gardës së Republikës, të cilët akuzohen për vrasje, shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash përgjatë demonstratës ku tre persona që ndodheshin në demonstratë humbën jetën nga armë zjarri. Emrat e tyre nuk u bënë publikë, por jo zyrtarisht bëhet e ditur se urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues. Sipas ligjit të gardës, ndaj një protestuesi mund të qëllohet vetëm nëse ai kalon rrethimin e një institucioni të veçantë dhe qëllohet vetëm atëherë kur është paralajmëruar. Siç është dëshmuar deri tani të paktën nga pamjet filmike, por dhe provat e mbledhura nga hetuesit, të treja viktimat janë qëlluar me armë zjarri jashtë perimetrit të Kryeministrisë. Por deri në orët e mbrëmjes policia nuk kishte bërë asgjë për të arrestuar gardistët. I pyetur nga Top-channel drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka thënë vetëm se “do të zbatohet ligji” pa sqaruar pse nuk ishte zbatuar deri në atë moment. Ndërkohë qeveria shqiptare ka marrë një vendim që duket se bie hapur ndesh me atë çfarë kërkon prokuroria. Me anë të një propozimi të posaçëm të kryeministrit Berisha janë shpërblyer gardistët me katër paga mujore për punën e tyre ditën e premte. “Jam këtu për t’ju informuar se me propozim të Kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare. Jam, gjithashtu, këtu për të dënuar gjuhën e përdorur sot nga organizatori i skenarit të dhunës e vrasjeve, i cili me një gjuhë të denjë vetëm për ata që ushtruan dje dhunën dhe që ishin paguar për të ushtruar dhunë, ofendoi forcat e rendit, që me heroizëm, trimëri dhe vetëmohim i treguan vendit dhe mbarë botës forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor”, tha dje Erla Mëhilli, zëdhënëse e qeverisë.
Comments are closed.
Merrini ato para te lara me gjak njerezish te pafajshem. Harram do tju behen. Tamam kryebandit qe paguan vrasesat. Prokuroria i kerkon, Sali Berisha i shperblen. do tju ndjekin gjithe jeten shpirterat e tyre, o mjerane-mercenare.
po marrin shperblime qe vrasin njerez, kulmiiiii kto me kete gjest i kan shtuar deshiren per te vrare sa me shume njerez,po jan plehraaaa mjere ne ke kemi kryeminister.
Ketu duhen marre armet dhe pastaj le ta shohim garden.
ka faje populli qe nuk u hodhi ca bomba kokes policave plera se i kishin hak ca bomba nga koka ketyre plerave qe vraskan njerez dhe marin shperblim per kete
Hajde aritmetike hajde, nga nje page per nje te vrare, nuk e dinin gardistet se me shume do vrisnin? Se per para te shuajne fare keta! Ky eshte ligji i mafjes, vrit se shperblehesh…….mjer ky popull, plus qe e vjedhin po tani po e poshterojne.
Ilace i befshi plerat e ndyra…. ishalla do zoti behet edhe njehere 97 pa ta shikoni ju ndyresira se ku do vini ti lini femijet me pensone…. mendova se dje edhe ju do bashkoheshit me ne popullin qe ta hidhnim poshte kete qeveri te ndyre po jo ju treguat te kunderten.. treguat se edhe ate vend pune qe mbani e keni po nga kjo qeveri e ndyre !!
Refuzimi ,,diplomatik,, i arrestimit te ,,ushtareve besnike,, te Sali Berishes te akuzuar per vrasje dhe shkelje ne menyre flagrante te rregullores se sherbimit nga njerez me uniformen e Republikes se Shqiperise eshte nje alarm edhe me i forte se ne cfare gjendje i ka cuar institucionet e shtetit Qeveria e katastrofave te shqiptareve.Sali Berisha po e trajton Policine e shtetit Shqiptare sikur te ishte polici private e tije ne nje xhungel te larget.Pas vrasjes ne menyre tinzare te 3 qytetareve te lire ne nje proteste Politike kunder korrupsionit te qeverise dhe kunder te gjitha dhunimeve qe drejtuesit e qeverise i kane bere per shum kohe Kushtetutes,Ligjit,institucioneve,opozites dhe dinjitetit te shqiptareve ne vend qe ti dorezoheshin drejtesise te akuzuarit ,shteti po mundohet te fshehe autoret e krimit per te fituar kohe per shum arsye.Ky dhoj shteti nuk mund te quhet shtet i shqiptareve ,ky eshte shteti i Sali Fazllicit e i shum LLiceve te tjere.Ne Demostraten e djeshme policia ka vepruar si nje polici e diktatures komuniste qe ska asgje te perbashket me policine e nje vendi demokratik.Revolta e njerezve te opozites ka arsye te shumta pasi kjo opozite dhe njerezit e saje kane duruar per gati dy vjet ,,Lojen,,e rende te Sali Gerdecit qe nese nuk del ne pension do tu kombinoje shqiptareve deme dhe plage qe do te duhet shum kohe per ti sheruar.Me ate cfare ka bere ne te shkuaren dhe ate qe po ben sot po mundohet ti tregoje gjithkujt se shteti eshte ai,krye prokurori eshte ai,krye polici eshte ai ,kryetari i parlamentit eshte ai,presidente eshte ai pra ,,Zoti,, eshte ai.Te mos harroje ,,Burri i Maleve,, se malet kane patur Burra por edhe kacake eshte mire qe ne ket kohe te kaloje nga ana e atyre burrave qe te pakten nje here ti therrasin arsyes pasi e drejta vonon por vjen.
Gjithkush e di se ne kete vend policet nuk jane paguar prej 1 vitit e gjysme per sherbimet shtese qe kane bere gjate fushates se zgjedhjeve te vitit 2009. Ja, sot shteti u be “bujar” me ta. A do te mund t’i gezoni ato leke, o njerez. Qeveria i leu me gjak ato e tani ua hedh juve qe t’iu zere gjaku! Po po, qe t’iu zere gjaku i viktimave te pafajshme, qe nuk ishin as viktimat tuaja, por te atyre qe iu kercenohen aferat e ndyra qe kane bere ne kurrizin tuaj e tonin bashke!
ky eshte fundi i shtetit ne siperfaqe ligjor shqiptar, me refuzimin qe policia i ben prokurorise, merr fund shteti kushtetues shqiptar, dhe jemi nje hap larg shtetit mafioz te njeshit. Fajin e kan robt e trash qe ja dhan voten malokut.
o komentus mos u nzitoni, me para i analizoni gjerat,ju e dini shume mire se gazetat nje vit behen me te djathten nje vit me te majten,,gazeta tema ka qen e djathte, per teke personale u be e majte..Policia eshte e detyruar tme mbroj mua si popull, dhe une si popull nuk mora pjese ne greve, nje person qe u vra une e njof shume mire eshte ish sigurims ne kohen e enverit me 8 klas shkolle,kush eshte ruci.kush eshte gjinushi.o zoterinj ka vdekur epoka e komunisteve qe masakruan popullin shqiptar,,,ja produkti komunizmit cfare sjell nje popull pa pike dinjiteti, nuk di cfare kerkon,,ketu e dy vjet flitet vetem per flet votimi, sikur do hani fletat e votimit,,beni greva per mireqenien tuaj jo per tekat e rames.e pati psja 98 der 05 cfare u beri asgje,,zgjohuni dhe shifni realitetin,,mos beni greva duke i paguar militantet dhe i armatosni per te krijuar kaos,,une jame me policine sepse sepse si popull mbrohem nga policia,nuk meret pushteti duke u fshehur,,perse rama nuk ishte ne grev sepse e dinte cfare do ndodhte ishte plani i tyre qe su eci,,
Qe je kafshe e zbritur nga pylli kjo s’do mend,por qe je ujk kjo s’me kishte shkuar kurr ndermend.Kisha ndigjuar qe kishte sjelle shume kafshe nga pylli Sala por qe te kishte sjelle edhe uqer kur nuk do ta besoja.Bere mire qe na ke treguar identitetin dhe uroje qe bishtin te ta kete hequr ju Sala po Enveri.Kjo eshte edhe fatkeqesia qe ne sot po paguajme se Uqerrit zbriten ne qytet e per pasoje qyteti u be pyll e pylli qytet.Mos me thuaj qe je te kan veshur edhe polic or ujk dhe jami bindur qe koha do ta imponoje te hash edhe te zotin tate Salen.