Konferenca e para për shtyp e ambasadorit të ri amerikan ka qenë një moment vërtet i vështirë për të. Ai ka komentuar ngjarjet e së premtes duke kërkuar nga dy palët e politikës që të gjejnë gjuhën për të shmangur dhunën e mëtejshme. Ai tha se vendi ka nevojë për politikanë liderë në këtë moment që të shmangin më tej dhunën, pasi sipas kryediplomatit amerikan ajo nuk e lufton korrupsionin dhe as nuk sjell fitimtarë. Në fillim Alerksandër Arvizu shprehu keqardhje dhe trishtim për familjet e të vrarëve duke shtuar se “dita e djeshme ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë”. “E djeshmja ka një të vërtetë të sigurt lidhur me ditën e djeshme dhe që është e rëndësishme ta kuptojnë të gjithë. Nuk pati fitimtarë. Pati vetëm të humbur. Ishte një zmbrapsje dramatike të cilën vendi duhet ta kapërcejë. Dje bisedova me Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Rama, Ministrin e Brendshëm Basha dhe Ministrin e Jashtëm Haxhinasto dhe ua përcolla këtë mesazh të dyve dhe i nxita të bëjnë çmos për të shmangur dhunë të mëtejshme. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që thirrjet tona që protestat e djeshme të ishin paqësore – thirrje që gjetën jehonë tek shumë njerëz si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj – nuk u dëgjuan. Siç e kemi thënë shumë herë, e drejta për t’u tubuar lirisht vjen me përgjegjësinë për të bërë gjithçka për t’u siguruar që të jetë paqësore. Dhuna së cilës i ishim dëshmitarë dje nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur. Duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri, për hir të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi ai më tej. Duke marrë shkas nga motivi i protestës që erdhi pas publikimit të video-skandalit ku Ilir Meta, ish/numri dy i qeverisë shfaqej duke bërë afera korruptive Arvizu shtoi se “Askush nuk e vë në diskutim ndikimin gërryes të korrupsionit në Shqipëri. Duhet bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që Shqipëria të realizojë potencialin e saj të plotë. Dhuna në rrugët e kryeqytetit apo tjetërkund në Shqipëri nuk do ta zgjidhë problemin e korrupsionit në Shqipëri”. “Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë të dëshpëruar për udhëheqësi politike. Kemi nxitur vazhdimisht udhëheqësit politikë të Shqipërisë që të gjejnë rrugë për kompromis. Kur njëra palë – apo të dyja – këmbëngulin në pozicione maksimaliste që dihet që pala tjetër nuk mund t’i pranojë, më vjen keq, por ky nuk quhet kompromis. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike me anë të betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike të Shqiptarëve”, theksoi ambasadori i SHBA-së. Më poshtë janë përgjigjet e Arvizut ndaj pyetjeve të gazetarëve, ku ai pranon se duhet të “dalin përgjegjësit” e vrasjes së demonstruesve.
Mesazhi juaj ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe një gjë të tillë nuk e kishim parë prej vitesh nga Ambasada e SHBA. Folët edhe mbi përgjegjësitë dhe mundësinë për shmangien e dhunës. Megjithatë, për nesër janë lajmëruar protesta të tjera. Jeni i shqetësuar se mund të tejkalohet një situatë normale?
Kemi nxitur vazhdimisht për qetësi dhe vetëpërmbajtje dhe që tubimet të jenë paqësore. Tubimi i djeshëm nuk ishte paqësor. Kishte mijëra njerëz në rrugë dhe shumica dërrmuese e tyre, nga sa mund të shikoja, arritën me mjete dhe qëllime paqësore. Por, ishte një grusht i vogël personash që arritën me një axhendë tjetër. Për këtë, nuk ka dyshim. Për këtë pati edhe raportime nga dëshmitarë okularë të besueshëm. Duke pasur këtë në mend, po, jam shumë i shqetësuar mbi mundësinë për ndonjë demonstratë tjetër. Kjo nuk është kohë për të tjera demonstrata në rrugë.
Në fakt, para se të vinim në situatën e djeshme, ka pasur mbi një vit e gjysmë, prej zgjedhjeve të 28 qershorit, me bisedime midis palëve dhe këto dështuan. Bashkësia ndërkombëtare shpesh ka bërë thirrje për qetësi e dialog mirëpo nuk u gjet kurrë një emërues i përbashkët apo kompromis dhe gjërat arritën tek situata e djeshme. A ndjen bashkësia ndërkombëtare ndonjë përgjegjësi për dështimin e këtyre bisedimeve?
Është me rëndësi të mbahet parasysh që Shqipëria është një vend demokratik dhe një vend anëtar i NATOs. Shqipëria ka përparuar shumë. Shqipëria i ka institucionet demokratike; mund të mos jenë të përsosura, në fakt, ka vend për përmirësime. Por, strukturat demokratike ekzistojnë dhe u duhet dhënë mundësia të kryejnë detyrën dhe të funksionojnë. Në fjalët e mia më parë, kishte më shumë hollësi se sa zakonisht lidhur me ç’nënkuptojmë me kompromis. Kompromis dhe negociatë nënkupton që duhet të heqësh dorë nga diçka, edhe kur beson se është e drejtë. Sigurisht, u përmbahesh parimeve të tua, asaj që e quajmë, kufiri që nuk kalohet, që është i vështirë të negociohet. Por, kjo nuk do të thotë marrje e pozicioneve maksimaliste dhe mostërheqje prej tyre. Këtë dua të them me gjetje të një emëruesi të përbashkët.
Thatë se kishit folur me dy udhëheqësit kryesorë politikë, Kryeministrin Berisha dhe Z. Rama. Ka qenë bisedë thjesht diskrete apo kishte diçka më shumë?
Sigurisht, nuk mund të futem në hollësi, por këta janë dy njerëz shumë të rëndësishëm. Janë dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit. Ndava me ta atë mendoj se ishte pikëpamja ime më e sinqertë dhe ata më bënë shumë të qartë pozicionet e tyre. Jam i sigurt që do të shohin regjistrimet e kësaj konference për shtyp dhe shpresoj që do ta dëgjojnë frymën e asaj që kam thënë – si një mik i Shqipërisë që flet me shqetësim mbi situatën këtu.
Gjatë ngjarjes së djeshme, pati sulme kundër gazetarëve dhe operatorëve. Keni ndonjë koment mbi këtë?
Siç bëra të ditur, u trishtova thellësisht për lëndimin e cilitdo, si protestues të pafajshëm, si oficerë policie, kalimtarë të pafajshëm, dhe sigurisht edhe gazetarëve. Në të gjithë botën, është e rendësishme në shoqëritë e lira, që gazetarët të kenë akses dhe ata shpesh gjenden përpara rreziqeve.
Ambasador, thatë se nuk pati as fitues dhe as humbës. Po të bënim një krahasim, është si të thuash, sot është ditë e vrenjtur. Mund të na thoni kush është më shumë përgjegjës për ngjarjet e djeshme?
Është koha për të marrë frymë thellë, për të riparuar dëmet dhe të nisim procesin e rimëkëmbjes. Për ngjarjet e djeshme duhet të dalin përgjegjës, përfshi një hetim të besueshëm mbi mundësinë se ka pasur përdorim të tepërt të forcës. Megjithatë, i nxis njerëzit të mos hidhen në përfundime por përkundrazi t’u japin prokurorëve e të tjerëve kohë të mjaftueshme për të çuar deri në fund hetimet e tyre. Është koha për të hequr dorë nga provokime të mëtejshme. Është koha për t’i dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjella. Ka nevojë që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje. Mbi të gjitha, është koha për t’i dhënë fund dhunës. Është koha që udhëheqësit politikë – në fakt, të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm – t’ua ripërkushtojnë veten shërbimit për vendin dhe interesat e qytetarëve të tij. E them këtë si mik dhe mbështetës i popullit shqiptar.
Comments are closed.
Zoti ambasador mjaft me keto keshilla per kompromis se eshte kaq fjale bosh ne kete moment ku jemi .Do desha tju drejtoj nje pyetje zoti ambasador .Pse nuk beni dhe ju nje kompris me talibanet dhe nuk do keni kaq djeme nenash te vrare ne luften e Afganistanit .E pra zoti ambasador jemi ne te njejten lufte qe beni dhe ju ,ju me talibanet dhe ne me salit .Eduam dhe ne shqiperine aq sa doni dhe ju ameriken .Nuk jemi majmun ,duam te jetojme ne kete vend me nder dinjitet dhe moral ,i cili po na mohohet ketu e 20 vjet .
Zoti Ambasador Arvizu, U bete 20 vjet qe jepni mesazhe diplomatike dhe e dini shume mire se cfare lloj perkthimi i ben Sala.Flisni alla shqiptarce,d.m.th.troc, sepse do jete shume me mire per ne.
Per te gjithe “miqte” nderkombetare!
Sot Kryeministri, vendosi shperblimin me 4 rroga mujore te efektiveve te policise qe moren pjese ne perballimin e protestes se opozites. Beri shume mire.
E meritojne kete shperblim ne rradhe te pare ata efektive qe u plagosen ne krye te detyres, te gjithe duhet te perkulemi me respekt perballe sakrifices te tyre.
E meritojne kete shperblim te gjithe ata efektive, qe u shane, u lenduan dhe detyra i vendosi ne nje stres te gjate, por nuk i beri tahumbin per asnje cast aresyen dhe ndergjegjen profesionale, e per kete meritojne te njejtin respekt si koleget e tyre.
Do ta merrin edhe ata efektive, qe lincuan ne menyren me te pa justifikuar, para kamerave dhe gazetareve si ne majin e larget 1996, opozitare e kalimtare te rastit! Per sakrificen qe bene gjate gjithe dites tua mirekuptojme kete tejkalim kompetencash. Ndonese ai djaloshi qe u rah ne forme stafete, si edhe dhjetra te tjere dje ne mbremje para kryeqenerise se turpit, duhet ti kujtojne Ambasadorit amerikan, djaloshin Rodney King te ngjarjeve te 1 Marsit 1991 ne Los Angeles, e se paku te kerkonte aq respekt sa besoj ka kerkuar per bashkekombasin e tij, edhe pse ky yni nuk qe zezak! Por po e pranojme edhe kete!!!
Por nuk mund te pranojme qe VRASES gjakftohte, me arme dhe uniforma te shtetit, per vrasjen e njerezve te pambrojtur dhe te pa armatosur te shperblehen, me TAKSAT tona, dhe te atyre fatkeqeve qe i vrane.
Nuk di pse keta nderkombetare, qe na adresojne tek Prokuroria dhe Gjykatat nuk thone nje fjale per mos ekzekutimin e URDHER-ARRESTEVE per keta vrases me uniforme?
Vrasesit e moren mesazhin: JO VETEM SU PREK NJERI, POR EDHE DO SHPERBLEHENI, biles mire!!!!!!
Dhe VRASESIT e djeshem, do te jene sigurisht perballe nesh ne ditet ne vijim, e ne mos ata,ndonje si koleg i tyre, i joshur nga shperblimi i KRYEVRASESIT!
Deri kur? Ndoshta deri sa te mos mbetet i gjalle asnje prej nesh perballe tyre, ndoshta deri sa “pagatori” te mos kete me se cfare tu jape, ndoshta deri kur OPOZITA te behet “konstruktive” e te anetaresohet ne “maxhorance”.Por ndoshta do ZOTI dhe ju e detyroni te mos vrase me popullin e vet, ate pjese sado te vogel qe proteston, qofte edhe me gure kunder tij. Mbase nuk deshironi qe ne Shqiperi, opozita te katandiset si ajo gruaja e vetmuar ne protesten e saj paqesore para KREMLINIT? Ndoshta fatet e perendimit, nuk varen nga deshirat e Kryebllokqenit tone, ashtu sic rendom na “keshillon”ndonje nga ju, megjithese per fatin tone asnje grupim shoqerorapo formacion politik nuk eshte kunder jush ? Ndoshta opozita e ka gabim, ndoshta ne qe e mbeshtesim ate jemi naive, ndaj na ndihmoni ne duke na thene “shqip” se rruga e Kryebllokqenit eshte ajo qe ne duhet te shkelim, e ne kete menyre nuk do keni me aresye te mereni me ne “destruktivet”, sepse nuk meritojme te vritemi ne mes te dites me gjakftohtesi nga uniformat e shtetit, qe i paguan keta vrases me taksat tona, biles i shperblen!
Na flisni TROÇ, ose perndryshe na lini ta zgjidhim vete..
Ky Aleksander Arixhiu nuk i afrohet as tek maja e thoit atij te meparshmit.Jemi mesuar qe Amerika te jete ne balle te deklaratave per mbrojtjen e te drejtave dhe te zgjedhjeve te lira,por kush e di nga cmut vendi komunist e ka origjinen ky ambasador.
Per inroni te fatit, Berisha ka pasur ne krah gjithnje ambasaden amerikane, e cila gjithmone ka qene ne krah me krimin ne Shqiperi. Kujtojme Ryersonin ne filimet e demokracise, i cili shkeli gjihte ligjet nderkombare te diplomacise, si dhe ambasadoren Lino qe me 1998, pas grushtit te shtetit u be garant qe Berisha te mos gjykohej per krime antikushtetuese sic qe grushti i shtetit kur mbi tank sulmoi dhuneshem institucionet (meritonte te varej ne litar). Keshtu qe edhe tani ambasada amerikane po behet “de facto” avokati i kryeministrit qe ka vrare 3 persona te pafajshem. Nderkohe qe keta “te Evropes’ i ka korruptuar Saliu me kohe duke filluar nga Koke-Boschi e deri tek zyrtaret e rangjeve me te ulta. Pra, berisha vahdon krimet tah sot e 20 vjet, sepse ka perkhrahje nga te huajt.
po se dini ju se sa here amerika te mban afer dhe ti ngroh krahet e ke gishtin nga mbrapa.
Shqiperia tani me eshte vend anetar i NATO-s.oo behet aq bajate kjo fjali duke e perdorur ne cdo rast.Nuk e kuptoj cdo te thote kjo fraze,qe ne jemi njesoj si Amerika ose Gjermania,qe jemi pjekur si vend demokratik,etj etj,Ne si vend i Natos si i pa Natos,ne jemi njesoj-me politikane hajduta,mashtruesa,injorante dhe me popull te drobitur.
A ndonje burre ne opozite, ti shpjegoje ketij burri se nuk barazohet GURI me PLUMBIN?!
A ka ndonje burre ne opozite, ti kerkoje ketij burri nese mundet te na shpjegoje se pse kaluan 24 ore dhe policia vazhdon procesin e “gjykimit dhe vleresimit” te urdherave te PROKURORISE, a thua se eshte eprore e saj, e per me teper te marre atributet e Gjykatave? A ndodh kjo ne nje shtet qe ka institucione, ku ky zoteri na “keshillon” ne opozitaret “destruktive” te adresojme problemet tona?
A ka ndonje burre ne opozite, qe ti thoje ketij burrit dhe “Kryeqenit te bllokut”, se ne kete vend ka edhe nje kenge qe thote: “NE MOS KENI ARME GJENI, JA REMBENI ATIJ QENI”?
Pikerisht QENIT, qe po i perdor sot kunder popullit!
Le te na thone keta “miq” te Shqiperise jo te Saliut te Lirise, se ne cilin vend te tyre, ne cilin parim nderkombetarisht te pranuar sot ne boten e qyteteruar, VRASJA eshte e barazvlefshme me DJEGIEN apo GURET!!!
Keta “miq” per aresye qe i dine ata, e nuk e shohin te aresyeshme ti dime edhe ne vdektaret e zakoneshem, na keshillojne te mos protestojme:
As kur hiqemi nga puna padrejtesisht, per aresyen e thjeshte se nuk kemi teserdhebesueshmeri partiake!
As kur vidhemi me fatura CEZ-i, VODAFONI, AMC e dreqin me te birin bashke, sepse ky regjim korporatash, mbahet ne kembe nga financimet dhe ryshfetet e ketyre kompanive, qena vjedhin perdite varferine tone, me bekimin e tyre!
As kur na thone se s’kemi pare e degjuar sesi nje shrlatan ben “mijera Euro” ne zyrat e shtetit!
Biles na thone te mos protestojme as tani qe na VRASIN, si qente rrugaçe qe rendom mbushin qytetet tona!!!!!!!
Te vetmen gje qe duhet te bejme, eshte te mos u prishim pune ketyre zoterinjve, sepse nuk paskan kohe te merren me ne!
Atehere, pse nuk shohin punen e tyre? Kur nuk zgjidhin gje pse pengojne?
U thoni nje here te vetme ketyre burrave me gjuhe te drunjte: NA ÇATE TRAPIN!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dhe ju drejtues te OPOZITES, vihuni ne balle te popullit bashke me femijet tuaj, Deputetet tuaj e familjaret e tyre, Biznesmenet tuaj e familjaret e tyre, ta shporrim kete te keqe qe po na mbyt! Pastaj te dalin keta “miq” e te behen pale qofte edhe me NE!!!!