Pushteti i korruptuar e vrastar i Sali Berishës dhe i regjimentit të tij barbar politiko-policor që po sundon me dhunë e po plaçkit në mënyrë të pandashme këtë vend, që prej të premtes zyrtare vrasëse, po mban të prangosur edhe në spital kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, zotin Fiqiri Xibri. I vënë në krye të minatorëve të mashtruar e të dhunuar prej pushtetit harbut e të inkriminuar deri në palcë të Sali Ram Berishës, në datën 21 janar 2011, si gjithë shqiptarët, kryesindikalisti Fiqiri Xibri ishte pjesë e demonstratës mbarëpopullore. Duhet kujtuar, që në 5 vitet e pushtetit të dytë të Sali Berishës, sindikata e minatorëve të drejtuar prej zotit Xibri, ka bëër 120 protesta të ashpra, të cilat janë shtypur me dhunë e arrestime prej pushtetit të dhunshëm të Saliut të shumë tragjedive njerëzore, krimeve ekonomike e qëndrimeve anti-shqiptare. Siç njihet nga pushtetet që ka pasur dhe kanë dorë, Sali Berisha, mund të toleroj gjithçka, por jo kundërshtarët politikë, jo ata që i rrezikojnë pushtetin, mbasi siç thonë tropojanët dhe ata që e njohin mirë, “Sali Berisha për pushtet vret edhe babën e vet”. Viktimë e këtij qëndrimi paranojak prej diktatori të Sali Berishës, është dhe kryesindikalisti i minatorëve shqiptar, Fiqiri Xibri. I piketuar si kundërshtar i ashpër e aktiv i pushtetit të Saliut, me organizim protestash sociale-ekonomike, zoti Xibri u prangos në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej një grupi civilësh e policësh e u masakrua fizikisht në qelitë e policisë së Lulëzim(e) Bashës. Mandej, në gjendje kritike për jetën, u çua me pranga në duar në spitalin ushtarak, ku vazhdon të jetë i prangosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po pse u dhunua fizikisht dhe pse mbahet në arrest në spital Fiqiri Xibri? Sepse, në datën 16 janar 2011, në emër të Sindikatës së Minatorëve Shqiptar, i ka dërguar kryeministrit vandal e hajdut, Sali Berishës, letrën e mëposhtme:
Zoti kryeministër, mos mashtro e mos dhuno fizikisht minatorët, por plotëso urgjent kërkesat sipas ligjit
1. Punonjësit e profesioneve të vështira, që kontribuan më shumë se sa shtresat e tjera të popullsisë për ekonominë kombëtare, që sakrifikuan shumë më tepër sesa të tjerët shëndetin dhe jetën e tyre, janë sot të diskriminuar në çdo drejtim.
2. Gjendja ekonomike e punonjësve të thjeshtë, e pensionistëve dhe e shtresave në nevojë ka rënë në nivelin e një varfërie të theksuar dhe sa vjen e rëndohet më tej.
3. Qeverisja është në tërësi autoritariste, e pandjeshme dhe hipokrite. Ka mungesë totale të vullnetit për dialog dhe partneritet me qytetarët e vet, injoron në mënyrën më skandaloze sindikalizmin real dhe mekanizmat e tjerë të oponencës. Mungon totalisht dialogu social.
4. Korrupsioni ka pushtuar çdo qelizë të administratës shtetërore. Sindikatat nuk funksionojnë. Sindikalizmi në përgjithsi është shuar. Shumica dërmuese e krerëve sindikalë, tashmë pa sindikata, merren vetëm me shitblerjen e pronave të Bashkimeve Profesionale dhe me pazare të pista me qeverinë, në kurriz të punonjësve dhe fukarenjve.
5. Njerëzia janë tepër të zhgënjyer e të lodhur nga mashtrimet, hipokrizia dhe paturpësia e qeveritarëve, nga makutëria e tyre e pafre, nga mungesa e ligjit dhe e moralit, nga mosfunksionimi i shtetit dhe nga tradhtia e krerëve sindikalë. Populli i është dorëzuar të keqes dhe është i paaftë të mbrojë vetveten nga keqbërësit dhe keqbërja.
– Heshtjen makabre të qeverisë dhe mosuljen në dialog me minatorët, megjithë protestat e tyre të pashembullta për 3 vjet e gjysëm.
– Tradhtinë e vasalëve sindikalë të qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës, që miratojnë projektligjin skandaloz të qeverisë për minatorët dhe profesionet e vështira, ndonëse për të drejtat e këtyre punonjësve nuk kanë kurrfarë të morali të hapin gojën, pasi është sindikata jonë që lufton dhe janë ata që sabotojnë.
– Projektligjin e qeverisë për trajtimin e veçantë të profesioneve të vështira, si një ligj thellësisht antikushtetues, të pamoralshëm dhe kriminal.
– Braktisjen e minatorëve në mëshirë të fatit nga qeverisja.
6. Të vazhdohet me vendosmëri lufta për realizimin e Statusit të Minatorit, qoftë edhe sikur të jetë nevoja e përshkallëzimit ekstrem të kësaj lufte.
7. Të krijohet krahu politik i Sindikatës së minatorëve, në mënyrë që të shtohen dhe modernizohen mjetet e luftës sindikale për arritjen e objektivave të veta social-ekonomike nëpërmjet përfaqësimit në parlament, në njësitë e pushtetit vendor dhe në të gjitha ato institucione ku iniciohen dhe përpunohen zgjidhjet e problemeve social-ekonomike.
8. T’i bëhet thirrje degëve të mbetura të Sindikatës së Minatorëve për të mbështetur vendimet e Degëve të Tiranës, Prrenjasit, Durrësit, Krastës, Selenicës, Korçës, Pogradecit, Mirditës dhe Pukës.
Comments are closed.
Nuk ju kuptoj si ka mundsi te mbroni ni person se eshte ne kamer duke pagur persona per shkatrimin e shtetit .nuk kom par ksi lloj budallalleku sikur shprehja ,per inat te nuses me vdekt djali.
O fadil ik shiko boj ndonje pune te kopshi,mill na i spec,a korr na i miser,nuk jane pune per ty keto!Ne se ti nje dite vendosesh te punosh do arrish te kuptosh rolin e sindikatave,dhe pikerisht kryetarit te saj,une do te jepja dhe nje keshille shoqerore meqenese nuk di te shkruash ne shqip,oret qe konsumon ne bahcen tende,mundohu te mesosh shkrim dhe kendim!nuk shtyhet jeta duke mjel lopet…