Dy javë pas të Hënës Blu, vjen dhe e Hëna e Lumtur. Sot është dita më e lumtur e vitit. Nëse dy javë më përpara ishte dita më e trishtuar, sot është ndryshe. Shkak është fakti se tashmë njerëzit e kanë nisur tamam vitin, kanë lënë pas muajin më të gjatë, më të mërzitshëm e më të trishtuar dhe po shohin përpara. Pagesat e muajit janë vënë për vije dhe shumë njerëz i hedhin sytë nga planet për pushime.