Dani Alvesh mund të largohet nga Barcelona

21 Mars 2011, 11:36Sport TEMA

E ardhmja e Dani Alveshit duket se është gjithmonë e më larg Barcelonës. Mbrojtësi i djathtë dhe klubi blaugranas nuk kanë gjetur ende një akord për rinovimin e kontratës dhe braziliani duket se mund të largohet. “Nuk më duket se Barcelona ka bërë shumë për të arritur një akord për rinovimin e kontratës sime. Nëse nuk e bëjnë, do të falënderoj klubin për këtë vite dhe do të largohem diku tjetër”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës. Deklarata e tij është një shenjë e qartë e kontradiktave të tij me klubin dhe tashmë duke se largimi i tij është çështje kohe. Mançester Siti shihet si destinacioni i mundshëm i mbrojtësit brazilian.

Lini një Përgjigje