Shorti i Ligës së Kampioneve i hedhur në Nion të Zvicrës, ka sjellë përballje interesante, siç është ajo mes Çelsit dhe Mançester Junaited. Edhe Reali ka peshkuar një kundërshtar të fortë, por jo më të fortin e mundshëm, Totenhemin, që eliminoi italianët e Milanit. Interi dhe Barcelona mund të quhen me fat, pasi do të përballen me ekipe që në letër duken më të lehta, përkatësisht me Shalken dhe Shaktarin. Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill dhe ato të kthimit më 12 dhe 13 prill. Fituesi i çiftit të parë do të ndeshet me fituesin e çiftit të dytë, ndërsa fituesi i çiftit të dytë do të ndeshet me fituesin e çiftit të katërt. Ja çiftet që do të përballen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve:
Real Mardird-Totenhem
Çelsi-Mançester Junaited
Barcelona-Shaktar Donesk
Inter-Shalke 04