10 sportistët italianë më të mirë të të gjitha kohërave

17 Mars 2011, 12:57Sport TEMA

Në 150-vjetorin e bashkimit të Italisë, eurosport.it ka bërë një renditje të atyre personave që i kanë dhuruar sportit italian ngjarje epike dhe emocione të mëdha.

10.Alberto Tomba

Ka qenë skiatori italian më i mirë i të gjitha kohërave, i treti për fitimin e Kampionateve Botërore, pas Stenmark dhe Maier. Palmaresi i tij i pasur numëron tre medalje olimpike ari dhe dy argjendi, katër medalje botërore(dy ari dhe dy bronzi), një Kupë Bote për ski në vitin 1995. Ka qenë i aftë madje që të ndërpresë edhe një festival të Sanremos, në mënyrë që italianët të ndiqnin garën e tij në Lojërat Olimpike në Kanda. Pa harruar që ishte një sportist entuziast dhe simpatik.

9.Pietro Menea

Për italianët është i paharruar ai vend i parë në garat 200 metra në qytetin e Meksikos në vitin 1979. Kohë e tij 19’72’’ arriti që të rezistonte deri në vitin 1996, kur u thye nga mitiku Majkëll Xhonson. Edhe për atletin flasin trofetë e shumta të fituara: 2 trofe ari në Olimpdiada(një prej të cilave në 200 metra në Moskë), dy medalje të fituara në Kampionate botërore(një argjendi dhe një bronzi) dhe 7 medalje të tjera në kompeticione të ndryshme evropiane.

8.Xhino Bartali

Zgjedhja nuk ka qenë e thjeshtë, por çiklisti përfaqëson një simbolikë të rëndësishme për italianët. Turi i Francës i fituar nga ana e tij në vitin 1948, përveç anës sportive, përfaqëson edhe një moment të rëndësishëm politik, duke parë situatën delikate në të cilën ndodhej Italia në ato vite. Një vend që kishte vetëm pak që kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe që gjendej në prag të një lufte civile, duket sikur gjeti paqe pikërisht nga çiklisti toskan, i cili arriti të fitonte një nga duelet më të bukura sportive me Fuasto Kopi-n. Sukseset e tij më prestigjioze kanë qenë fitimi i dy Tureve të Francës dhe tre Xhirove të Italisë.

7.Nino Benvenuti

Boksieri italian arriti që të hynte në prestigjiozen International Boxing Hall of Fame  falë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e kësaj disipline. Suksesi në vitin 1976 në Madison Square Garden të Nju Jorku-t kundër amerikanit Emile Griffith, e ktheu atë përfundimisht në një legjendë. E paharruar është edhe ndeshja e tij e humbur tre vjet më vonë me argjentinasin Monzon, e cila ka mbetur në memorien e boksit si një nga ndeshjet më të bukura, por edhe fitimi i medaljes së arit në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Romë në vitin 1960.

6.Valentino Rosi

Edhe babai histori i motoçiklizmit italian, Xhiakomo Agostini(që mundi të fitonte 15 tituj botërorë), e ka njohur madhështinë e këtij sportisti, i cili konsiderohet si një prej personazheve sportive më të afirmuar dhe të njohur në botë, nga sportistët italianë. Flasim për Valentino Rosin,  cili është kthyer në një prej vlerave kombëtare të Italisë, falë titujve të shumtë të fituar nga ana e tij me Aprilia-n, Honda-n dhe Jamaha-n. Rosi ka mundur që të fitojë në të gjitha klaset e garave të motorëve, 125, 250 dhe 500, duke grumbulluar në total plot nëntë kampionate të fituara. Piloti italian ka mundur që të fitojë 105 gara në 241 në të cilat ka marrë pjesë, 174 pode dhe 59 pole positions. Shifra të frikshme këto për një pilot, të cilët nuk i ka arritur asnjë. Për më tepër, Rosi ka qenë një pilot karizmatik dhe kjo, falë dueleve të tija historike me Biaxhin, Xhibernaun, Stonerin dhe Lorencon. Tre të parët i ka mposhtur, ndërsa të katërtin kërkon që ta mposhtë këtë sezon me dukatin.

5.Xhiuzepe dhe Karmine Abanjale

Historia e sportit të vozitje në Itali është e lidhur me emrin e kësaj familje, që bëri të ëndërrojë një gjeneratë të tërë italianësh, në tre Olimpiada me radhë(Los Anxhelos 1984, Seul 1988 dhe Barcelonë 1992). Në kategorinë e konkurrimit me dy persona, ata arritën që të merrnin tre medalje në këto Olimpiada, dy ari dhe një argjendi, ndërsa duhen shtuar edhe shtatë medalje të tjera në kompeticione të ndryshme botërore.

4.Armin Zoegeler

Karabinieri nga Merano mund të konsiderohet më të drejtë si një nga sportistët më fitues në historinë e Italisë, aq sa fitoi pseudonimin “Kanibali”. Është sportisti që ka mundur të marrë më shumë medalje në Itali në sportet dimërore, përpara edhe Tombas. Ai ka mundur që të fitojë 10 medalje në sportet e dimrit, pesë prej të cilave në Olimpiada: medalje ari në Salt Lake City në vitin 2002 dhe në Torino në vitin 2006, argjendi në Nagano në vitin 1998, bronzi në Lillehammer në vitin 1992 dhe në Vankuver 2010. Dhe më tej: 6 tituj botërorë, 5 vende të dyta dhe katër vende në podin më të ulët.

3.Dino Menegin

Kur thua basketbolli italian, nuk mund të mos thuash Menegin. Ai është konsideruar si basketbollisti më i mirë evropian i të gjitha kohërave. Për arsye burokratike, nuk mundi do të që të luante në kampionatin më të njohur të basketbollit, NBA. Me 28 tituj të fituar gjatë gjithë karrierës, është basketbollisti italian më fitues gjatë gjithë historisë: 12 kampionate të fituara, 6 kupa të Italisë, 7 Kupa të Kampioneve, 4 Kupa Interkontinentale, 2 Kupa të Kupave. Me fanellën e kombëtares italiane arriti që të fitonte një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Moskës në vitin 1980, një medalje ari në Kampionatin Europian të zhvilluar në Nantënë vitin 1983 dhe dy medalje të tjera bronzi.

2.Adriano Panata

Ka bërë pjesë në epokën e artë të tenistit italian dhe mund të konsiderohet pa frikë si tenisti më i mirë italian. Tashmë italianët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shohin me nostalgji rezultatet e arritura nga ana e tij. Në mendjen e italianëve ka mbetur fitorja e Roland Garos në vitin 1976 kundër amerikanit Solomon dhe fitorja e Kupës Devis po atë vit në Kili.

1.Enzo Bearzot

Italia ka mundur që të fitojë katër Kampionate botërore në futboll, në epoka të ndryshme dhe me tre trajnerë të ndryshëm. Megjithatë, të gjitë në Itali kanë mbetur të dashuruar nga “Plaku”, duke krijuar një nga kombëtaret më të dashura për italianët, e cila arriti që të fitonte Botërorin në mitikun “Santiago Bernabeu” në vitin 1982. Dhe këtë e bëri kundra ekipeve më të forta të atyre kohërave, madje, edhe kundra ekipit të konsideruar si më i forti i të gjitha kohërave, Brazilit. Dhe të mendosh që në fillim të kampionatit askush nuk e merrte seriozisht Italinë dhe jo më ta konsideronin si një prej pretendentëve për të fituar kampionatin.

Lini një Përgjigje