Shalke 04 shkarkon trajnerin Feliks Magat

16 Mars 2011, 11:42Sport TEMA

Feliks Magat nuk është më trajneri i Shalke 04. Drejtuesit më të lartë të këtij klubi, gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm, kanë vendosur shkarkimin e ish-trajnerit të Hamburgut dhe Bajernit të Mynihut. Shkarkimi i Magat, pavarësisht ecurisë së mirë të ekipit në Ligën e Kampioneve, pasi Shalke është i vetmi ekip gjerman që është kualifikuar në çerekfinale. Por, deçizive për shkarkimin e Magat ka qenë ecuria e Shalkes në kampionat. Ekipi ndodhet në vendet e fundit, në luftë për mbijetesë. Në fillim të sezonit, drejtuesit e Shalkes kishin vendosur si objektiv fitimin e titullit kampion, duke parë edhe afrimin e disa lojtarëve cilësore, si Raul Gonzales apo Huntelar.

Lini një Përgjigje