Mançester Junaited mund të humbasë një nga lojtarët kryesorë, i cili gjatë këtij sezoni është duke shkëlqyer. Bëhet fjalë për mesfushorin 24-vjeçar Nani. Portugezi duket se kërkon një rritje të ndjeshme të pagës, ndërkohë që Junaited po refuzon që ta bëjë këtë gjë. Lajmi bëhet i ditur nga “Sun”, e cila pohon se tashmë mesfushori portugez është duke menduar seriozisht që të largohet nga klubi i drejtuar nga Aleks Ferguson. Destinacioni i tij duket se është makthi i Junaited për merkaton, Reali i Madridit, që dy vjet më parë arriti t’i shkëpuste mesfushorin tjetër portugez, Kristiano Ronaldo.