Vetel rinovon deri në 2014 më Red Bull

14 Mars 2011, 12:20Sport TEMA

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Sebastian Vetel, ka rinovuar deri në vitin 2014 me Red Bull. Lajmi është komunikuar nga ana e skuderisë austriake, e cila është shprehur se kishte një vullnet nga ana e të dyja palëve për të zgjatur kontratën. Kontrata aktuale e Vetel përfundonte në vitin 2012. Gjermani Vetel më shumë se një herë ka shprehur dëshirën që një ditë të garojë për Ferrarin. Por, ëndrra e tij do të dojë edhe disa vite për t’u realizuar, pas rinovimit të kontratës me Red Bull.

Lini një Përgjigje