Samuel Eto: Tripleta është e mundur edhe këtë vit

11 Mars 2011, 12:27Sport TEMA

Sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto, shprehet se Interi mund të synojë të trija trofetë edhe gjatë këtij sezoni. Në një intervistë të gjatë të dhënë për SKY, Eto ka thënë se Interi do të luftojë deri në fund në kampionat, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve. “Nuk mund të ndalemi vetëm kampionati, nuk do të ishte e drejtë. Kemi mundësinë që të shkojmë në finalen e Kupës së Italisë dhe mund të përmbysim rezultatin me Bajernin. Ekipi është në formë të mirë dhe nuk shoh asnjë motiv përse nuk duhet të besojmë se mund të luftojmë për të trija kompeticionet. Do të luftojmë deri në fund dhe shpresoj që të përsërisim atë që bëmë gjatë sezonit të kaluar”, ka thënë Eto. Kamerunasi ka thënë se shënimi i golave për të është një detyrim dhe duhet që minimalisht të shënojë 25 gola në sezon. Duke folur për pozicionin e tij në fushë, ai ka thënë se këtë sezon ka më shumë mundësi, pasi mund të luajë si në krahun e majtë, ashtu në të djathtë, por edhe në qendër. Dhe kjo, sipas tij, e bën të paparashikueshëm për ekipet kundërshtare që të marrin masa të mjaftueshme për ta ndaluar.

Lini një Përgjigje