James McGhee, verën e kaluar, për të festuar ditëlindjen e 13-të të djalit të vet, kishte blerë një fanellë të ekipit të zemrës së tij, Reading, që luan në kategorinë e dytë angleze. Ai kishte blerë fanellën e islandezit Gylfi Sigurdsson. Ky i fundit kishte shprehur më shumë se një herë dëshirën për të qëndruar në ekip, por u shit tek klubi gjerman i Hofenaim. Për këtë arsye, tifozi ka hedhur në gjyq klubin dhe ka fituar çështjen, duke u dëmshpërblyer me 72 mijë sterlina, ose 84 mijë euro, për dëmin që ju bë.