Raul: Në çerekfinale nuk dua të përballem me Realin

10 Mars 2011, 12:00Sport TEMA

Sulmuesi spanjoll, Raul Gonzales, është shprehur i lumtur për kualifikimin e Shalkes në çrekefinalet e Ligës së Kampioneve, pasi mposhit 3-1 Valencian. Ai është shprehur se ndjehet i kënaqur që do të ketë mundësinë të luajë të paktën edhe dy ndjeshje të tjera në kompeticionin më të rëndësishën në futboll për klubet. Megjithatë, Raul është shprehur se nuk dëshorin që shorti ta vendosë përballë Realit, sepse për të do të ishte e vështirë që të luante kundër ish-ekipit të vet. “Jam shumë i lumtur për kualifikimin e Shalkes. Tashmë kemi edhe dy ndeshje të tjera. Të arrijmë në gjysëmfinale do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Me kë preferoj që të ndeshem në gjysëmfinale? Me asnjë prej skuadrave spanjolle dhe sidomos me Realin. Për mua do të ishte shumë e vështirë që të luaja në “Bernabeu” me fanellën e një tjetër ekipi”, ka thënë ish-legjenda e Realit të Madridit, Raul Gonzales, që gjendet në krye të golashënuesve në historinë e Ligës së Kampioneve, me 71 gola të shënuar.

Lini një Përgjigje