Didier Deshamps mund të rikthehet sërish si drejtuesi i Juventusit. Francezi që u largua me polemika katër vjet më parë, shihet si një zëvendësues i mundshëm i Luixhi Del Nerit në sotlin e Juventusit. Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të mundshëm.
Mirdita Deshamps, si po të shkojnë gjërat tek Marseja?
Jemi duke u përpjekur që të ruajmë kurorën e kampionit në kampionatin francez, jemi duke pritur ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve me Mançester Junaited…Pra, siç shihet, stimujt nuk mungojnë.
Ju ishit në gjëndje që të impononit një mentalitet fituesi në një klub histori, por që prej vitesh ishte mësuar me humbjet. Me të gjitha diferencat e rastit, kjo recetë do t’i shkonte për shtat edhe Juventusit?
Në të vërtetë, Marseja i ishte afruar shumë hera fitimit të diçkaje, por që në fund, për një arsye apo për një tjetër, nuk ja arrinte. Mendoj këtu humbjen e Kupës Uefa më Parmën, humbjen e dy finaleve në Kupën e Francës apo edhe eleminimin në Ligën e Kampioneve që në turin e parë. Një trajner përpiqet që të transmetojë tek ekipi kulturën e të fituarit dhe ndonjëherë mjafton t’ju japësh rëndësi detajeve të punës së përditshme, për t’ja arritur kësaj gjëje. Dhe të arrish rezultate në jug në Francë, ashtu si dhe në Itali, nuk është shumë e thjeshtë.
Më parë keni deklaruar se keni gabuar që u larguat nga drejtimi i Juventusit pasi e ngritët klubin në Serinë A…
Për momentin mu duk një vendim i drejtë dhe koherent. Në fakt ishte i gjithi një gabim imi. Me kalimin e kohës e kuptova që njerëzit që merren me futboll nuk e kishin kuptuar zgjedhjen time për t’u larguar nga Juventusi. Po ju jap një shembull: verën e kaluar u kontaktova nga drejtuesit e Liverpulit dhe gjëja e parë që më pyetën ishte: “Përse u largove nga Juventusi?”.
Përse u largove nga Juventusi?
Unë dhe shoqëria kishim vizione të ndryshme për të ardhmen dhe duhet të them se dhe ata që më qëndronin pranë, si p.sh agjenti im, nuk më këshilluan edhe aq mirë. Në praktikë, nuk u bë asgjë për të ngjitur thyerjen. Është fakt që vinim nga një vit shumë i vështirë psikologjikisht, në të cilin u përballëm me qytete dhe stadiume që Juventusi nuk i kishte parë kurrë. Çdo ndeshje ishte një betejë e vërtetë. Konsumuam shumë energji dhe e dija që vitin tjetër, pritshmëritë do të ishin akoma edhe më të mëdha. Por nuk mund të pretendohej që mund të fitonim titullin kampion menjëherë, duhej bërë një rikonstruktim.
E keni një ide përse Juventusi gjatë këtyre katër viteve nuk ka arritur që të fitojë asgjë?
Të flasësh nga jashtë është e vështirë. Pozicionimi im i atëhershëm ishte i qartë: më mirë të merrnim tre lojtarë kampionë, se sa shtatë apo tetë lojtarë me vlera mesatare. Për të qenë në lartësinë e së kaluarës dhe e pritshmërive të Juventusit, ekipi ka nevojë që të marrë kampionë. Sigurisht që cilësia kushton, por vitin që që kaluam në Serinë B arritëm që të nxirrnim lojtarë si De Çelje dhe Markizio, kështu që mund të ishim përforucuar me pak lojtarë, por me cilësi të lartë. Diskutimi është i njëjtë edhe nëse flasim për përforcimin me dy lojtarë të mëdhen, se sa më pesë të tjerë me vlera mesatare.
Sot ju jeni i përqëndruar tek sezoni i Marsejës, por nëse drejtuesit e Juventusit do t’ju kontaktonit, do të riktheheshit për të vazhduar atë që latë në mes katër vite më parë?
Në verën e vitit 2006 pranova isha në pankinën e Juventusit pa e ditur se ku do të drejtoja, në Serinë C, B apo kudo qoftë dhe pa e ditur se sa pikë do të na penalizonin. Flitej për -30 pikë, -18…Ishte një mënyrë për të shlyer atë që Juventusi më kishte dhënë për pesë vite si futbollist. Rikthimi i ekipit në Serinë A, ishte si të thuash pagimi i borxhit nga ana ime. Sa për të ardhmen, nuk i dihet…