Mesfushori i Aston Vilës dhe kombëtares angleze, Eshli Jong, mund të jetë goditja e madhe e merkatos së verës për Bajernin e Mynihut. Siç bëjne me dije mediat britanike, klubi gjerman ka shfaqur një interesim të madh për mesfushorin 25-vjeçar dhe kërkon që të nisë sa më parë negociatat, në mënyrë që të shmangë konkurrencën e klubeve të tjera. Për mesfushorin e krahut të Aston Vilës janë të interesuara edhe klube të tjera në Premier Ligë, sidomos Çelsi. Kartoni i tij mendohet se vlen diku tek rreth 20 milionë euro.