Bajerni i Mynihut ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, çka ka bërë që posti i trajnerit holandez, Van Gal, të vihet në rrezik serioz. Bavarezët kanë humbur 3-1 në fushën e Hanoverit dhe tashmë jo vetëm që i kanë dhënë lamtumirën titullit kampion, por rrezikojnë seriozisht që sezonin e ardhshëm të mos marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Goli i vetëm për bavarezët në këtë ndeshje u shënua nga ana e Roben, ndërkohë që mbrojtësi brazilian, Breno, doli me karton të kuq në minutën e ’74, kur rezultati ishte 3-1. Megjithatë, duke parë që Bajerni ka një ndeshje shumë të rëndësishme javën tjetër, atë më Interin për Ligën e Kampioneve, shkarkimi i Van Gal mund të shtyhet, për të mos vënë në rrezik kualifikimin e bavarezëve më tej.