Trajneri i Mançester Junaited, Aleks Ferguson, rrezikon që të pezullohet për dy ndeshje nga ana e Federatës Angleze të Futbollit, për shkak të deklaratave të tij në drejtim të arbitrit pas ndeshjes me Çelsin. Ferguson bëri pikërisht arbitrin përgjegjës për humbjen e ekipit të tij, duke e quajtur atë një njeri pa personalitet. “”Çdokush shpreson që ekipi i tij të drejtohet nga një arbitër me personalitet të fortë, në rastin e ndeshjeve kaq të rëndësishme. Nuk e di përse ja besuan atij këtë ndeshje”, ka thënë pas ndeshjes me Çelsit Aleks Ferguson për arbitrin. Nuk është hera e parë që Ferguson sulmon arbitrat dhe për këtë arsye, ai është pezulluar edhe më parë nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.