Sulmuesi spanjoll, Fernando Tores, ishte një nga blerjet më të bujshme gjatë merkatos së janarit, duke kaluar nga Liverpuli tek Çelsi. Megjithatë, spanjolli nuk ka mundur ende që të shënojë me londinezët, pavarësisht se ka zhvilluar disa ndeshje. Pavarësisht kësaj, trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, shprehet se nuk ndihet i shqetësuar, pasi Tores po bën një punë të mirë. “Sigurisht që Fernando nuk ka shënuar ende, por unë nuk u kërkoj sulmuesve të mi që të shënojnë në çdo ndeshje. Atyre u kërkoj që të luajnë për skuadrën dhe në këtë sens, jam shumë i kënaqur nga puna që ka bërë Tores”, ka thënë tekniku italian. Spanjolli shihet si shpresa e londinezëve për të kaluar momentin e vështirë në të cilin ndodhet Çelsi.