FIFA hetim 8 ndeshjeve të Superligës

1 Mars 2011, 17:21Sport TEMA

Të paktën tetë ndeshje të Kategorisë Superiore do të hetohen nga inspektorë të FIFA-s, si të dyshuara për trukim. Lajmi është konfirmuar nga numri 2 i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani.

Inspektorët do të përpiqen të hetojnë dhe të provojnë dyshimet e tyre për ndeshje ku janë vendosur shuma të mëdha  në kompanitë e basteve (aziatike).

Para dy vitesh, UEFA vendosi në listën e dyshimeve klubin e Vllaznisë (Rapid Wien-Vllaznia 5-0) dhe Tiranës (Stabaek-Tirana 4-1) për ndeshjet e tyre në Champions League dhe Europa League.

Në rast se provohen trukimet e rezultateve (të paravendosura), skuadrës fajtore mund t’i hiqen nga 12 pikë deri në zbritjen një kategori më poshtë. Rregullorja parashikon edhe një gjobë nga 1.5-3 milionë lekë.

Në fakt, shumë ndeshje kanë pasur një ecuri të dyshimtë, me penallti të paqena, gola të dhënë nga pozicione jashtëloje, apo anulime golash. /albania-sport.com/

DISA NGA NDESHJET QË DYSHOHEN

Skënderbeu-Dinamo 3-2
Elbasani-Flamurtari 1-2
Kastrioti-Teuta 3-1
Kastrioti-Bylis 2-1
Dinamo-Skënderbeu 1-3
Shkumbini-Bylis 4-2
Besa-Laçi 1-2
Flamurtari-Elbasani 4-0

Lini një Përgjigje