Baxhio: Saki, Kapelo dhe Lipi, ishin xhelozë ndaj meje

1 Mars 2011, 12:01Sport TEMA

Roberto Baxhio, ish-sulmuesi i Juventusit, i cili adhurohej nga të gjithë tifozët italianë, ka folur për raportet problematike që ka pasur me trajnerë si Saki, Kapelo dhe Lipi. “Nuk e kam kuptuar me të vërtetë përse kisha gjithë ato probleme me ata. Ndoshta ishin xhelozë ndaj dashurisë së tifozëve kundrejt meje. Më donin shumë edhe tifozët kundërshtarë. Ndoshta u grabisja atyre skenën, në një epokë kur trajnerët ishin më shumë protagonistë se sa lojtarët kampionë dhe ekipet”, ka thënë Baxhio, i cili ka folur edhe për atë penallti të humbur në finalen e botërorit të vitit 1994 ndaj Brazilit: “Përfundoi tre metra mbi qiell. Ishte një gjë e jashtëzakonshme për një si puna ime, që nuk kishte gjuajtur asnjë penallti jashtë. Maksimumi kishte ndodhur që të ma prisnin portierët. Tifozët brazilianë gjithmonë kanë thënë se bëhet fjalë për një gjë mbinatyrore. Ndoshta ishte vërtet kështu”.

1 komente në “Baxhio: Saki, Kapelo dhe Lipi, ishin xhelozë ndaj meje”

  1. Ermal says:

    Baxho ke qene i mire boll ne kohe tende, por s’besoj se nje trajner mund te behet xheloz per lojtarin. Mund te shqetesohen per sjelljet e tij dhe shpesh kur krijojne klane kundra trajnerit, por nuk jane aq te ceket sa ta banalizojne kaq situaten. Ne histori njihet Milani i Sakit apo Kapelos, Juventusi i Lipit dhe asnjehere s’permendet Juventusi apo Fiorentina e Baxhos.
    Kjo deklarata jote eshte si e Berishes qe i nxorri te gjithe puciste dhe vetem veten e vet engjell.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje