Terek, ofertë rekord për të rikthyer Ronaldon

25 Shkurt 2011, 13:10Sport TEMA

Klubi çeçen i Terekut synon që të rikthejë në fushat e futbollit brazilianin Ronaldo. Për t’ja arritur kësaj, Terek ka ndërmend që të bëjë një ofertë rekord për futbollin rus. Presidenti i Terek, Ramzan Kadyrov, ka vendosur që t’i ofrojë 8 milionë dollarë Ronaldos, për një kontratë 1.5-vjeçare. Tereku së fundi ka marrë si trajner holandezin e famshëm Rud Gulit. Megjithatë, vështirë se Ronaldo do të pranonte, duke qenë se ai ka vetëm pak ditë që ka deklaruar tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Lini një Përgjigje