Ançeloti: Të drejtoj Romën është një ëndërr

23 Shkurt 2011, 11:14Sport TEMA

Karlo Ançeloti është shprehur se drejtimi i Romës është një ëndërr për të. Megjithatë, ai ka saktësuar se për momentin është trajneri i Çelsit. “Është ëndrra ime dhe këtë e kam thënë disa herë, por për momentin jam mirë tek Çelsi”, ka deklaruar tekniku italian. Kohët e fundit është folur shpesh për një rikthim të tijin në Itali, për të marrë drejtimin e Romës. Kjo gjë në fakt pritet të ndodhë gjatë në verë, duke parë rezultatet e dobëta të Çelsit gjatë këtij sezoni, por dhe duke parë dëshirën e pronarëve të rinj të Romës, të cilët kërkojnë për trajner pikërisht Ançelotin.

Lini një Përgjigje