Xhon Teri: Me Toresin mund të fitojmë Ligën e Kampioneve

22 Shkurt 2011, 14:01Sport TEMA

Çelsi i Londrës është duke përjetuar një nga sezonet më të vështira gjatë këtyre viteve të fundit. Londinezët janë shumë larg kreut të kampionatit dhe u eliminuan edhe nga FA Cup, dy kompeticione këto që gjatë sezonit të shkuar u fituan pikërisht nga blutë. Megjithatë, kapiteni i Çelsit, Xhon Teri, ka besimin se ekipi i tij nuk do ta përfundojë këtë sezon pas trofe. Madje, ai ka besim se Çelsi mund të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampioneve. Sipas Terit, pas ardhjes së spanjollit Fernando Tores, kjo gjë është shumë e mundshme. “Mendoj se Tores mund të jetë çelësi ynë për të fituar objektivin më të rëndësishëm që kemi këtë sezon, Ligën e Kampioneve. Fernando është një sulmues i madh dhe këtë do ta tregojë në ndeshjet në vijim. Do të luftojmë edhe për kampionatin deri në fund, por kjo do të jetë pak më e vështirë”, ka thënë Teri.

Lini një Përgjigje