Shqiptari nga Mitrovica i parapëlqyer nga Kuzhe për kombëtaren kuqezi

19 Shkurt 2011, 19:54Sport TEMA

Mërgim Bajraktari është njëri prej të preferuarve të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë. Pa mbushur ende 18 vjeç ai shikohet si pjestar i formacionit të kuqezinjve. Mjaft i lëvizshëm, i rrezikshëm për gjuajtjet e lira nga çdo distance dhe preciz për gjuajtjet nga këndi, Bajraktari ndjehet më mirë në rolin e qendërmbrojtësit ose si mesfushor difensiv.

Tri ditë seleksionim e testim në Zvicër ishin një angazhim mjaft intensive për Kuzhen dhe specialistët pranë Federatës së Futbollit. Duke patur në fushë dhjetra talente shqiptare të moshave dhe ekipeve të ndryshme zviceriane apo dhe të vendeve të tjera, por dhe nën vështrimin admirues të mijëra bashkatdhetarëve që ndoqën këtë process, tashmë është qartësuar produkti i vlefshëm për përfaqësuesen e Shpresave dhe të Kombëtares. Njwri prej katër emrave të përzgjedhur është Mërgim Bajraktari, një djalë me origjinë nga Mitrovica, por që ka lindur dhe jeton në Zvicër në një familje emigrantësh nga Kosova. Xhavit Bajraktari dalloi që në fund të viteve ’90 se fëmija e tij, Mërgimi që nuk kishte mbushur 5 vjeç kishte sjellje befasuese në kontaktet me topin e futbollit. Kjo nuk ka kaloi pa vëmendje e përkushtim duke i siguruar të birit gjithçka mundej për ta mbajtur sa më afër fushës së blertë, për ti krijuar kushte që të ndiqte ndeshje a seanca stërvitore, për t’i dhënë udhë talentit të lindur të Mërgimit.

Kur nisi procesin mësimor në “Basel, St. Johan Schule” krahas seancave shkollore ai u ingranua dhe në ekipet zinxhir duke vendosur një rregjim stërvitor me ngarkesë graduale. Aktivizimi i tij zyrtar në fushë nisi me  “FC Concordia” në Basel, ku regjistroi dhe golin e parë. Pas 5 viteve tek kjo skuadër veshi fanellën e skuadrës së “FC Basel” dhe më pas e mbylli gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010 tek Liga e dytë profesionale e Zvicrës duke u aktivizuar me “FC Yverdon-Sport”.

Në mes të muajit janar kur tekniku i Kombëtares Kuzhe dhe delegacioni i ekspertëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte për testim seleksionimin në Zvicër, Mërgimi luante me “FCThun U21”. Ai ra në sy menjëherë të dërgatës nga Tirana për klasin e përdorimit të topit, të performancës së zhdvrvjellët në seancat treguese në fushë.  I datëlindjes 27 maj 1993 Mërgimi është ftuar për përfaqësuesen e Shpresave.

“Më besoni se isha shumë i lumtur me atë prezencë në një atmosferë gjithë shqiptare nga Europa. Personalisht gjatë seancave prezantuese me delegacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhashë maksimumin. Më gëzoi fakti që trajneri Kuzhe u tregoi i vëmëndshëm dhe e vlerësoj bashkëbisedimin profesional që ai zhvilloi. Ftesa për kombëtaren U 19 është një vlerësim dhe superdetyrim për karrierën time futbollistike, për ta mbajtur me dinjitet uniformën e kombëtares  së shqiptarëve. Do të bëj gjithshka që për ta shpërblyer dëshirën e zjarrtë të fansave shqiptarë në të gjithë globin që Shqipëria të ketë një vend më të mirë në klasifikimin ndërkombëtar, një përfaqësim dinjitoz si një vend europian dhe anëtar i NATO-s”.

Ai është i gjatë 1.81cm dhe peshon 74 kg, tregohet energjik dhe bashkëpunues me ekipin, shfaq rrezikshëri në gjuajtjet e lira nga çdo distance dhe është preciz për gjuajtjet nga këndi. Mërgimi ka si idhuj protagonistin e Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana dhe nga yjet botërore Cesc Fabregas. Aktivizimi i tij me “FCThun U21” ka si objektiv kryesor përfshirjen në ekipin e pare të këtij klubi. Mërgimi ka treguar përmbajtje për disa oferta që i kanë ardhur nga klube të njohura si “SC Karlsruhe”, “Hofnheim”,”Sangallen”, nga “Lazio” e Romës etj. Në aktivitetin e tij futbollistik gjatë dy viteve të fundit atë e mbikqyr me mjaft kujdes menaxheri Emilano Delacruz, zvicerian me origjinë spanjolle.

Mërgim Bajraktari mban lidhje të ngushta me Kosovën dhe Shqipërinë. Xhaviti, i jati, e mban mjaft të lidhur familjen me vendlindjen dhe shtetin amë. Në Kosovë ka mjaft të afërm dhe miq, kurse në Shqipëri shfrytëzon pushimet verore përgjatë bregdetit.

“Jam shumë i tëhequr nga bukuritë e Shqipërisë. Ardhja çdo sezon veror buzë detit është një fakt që ne nuk i ndahemi viseve të Shqipërisë. Më pëlqejnë dhe më argëtojnë miqtë nga Shqipëria, nuk mund ti rezistoj mos ardhjes në plazhe ku kalojmë shumë mirë dhe gjithmonë na duket se koha lëviz shpejt dhe mezi presim sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam menduar se në Shqipëri mund të qëndroj më gjatë se ndjehem mirë, se ndjehemi familjarisht dhe miqësisht shumë mirë”.

Adriatik Krasniqi

Lini një Përgjigje