Pele: Ronaldo, jo sulmuesi më i mirë brazilian

19 Shkurt 2011, 12:10Sport TEMA

Legjenda braziliane, Pele, duke folur për tërheqjen e sulmuesit Ronaldo, ka thënë se ai është një nga sulmuesit më të mëdhenj që ka nxjerrë Brazili, por para tij, ka disa sulmues që kanë qenë më cilësorë. “Ka qenë një nga lojtarët më të mirë të historisë të futbollit, falë edhe faktit që ka mundur të luajë në epokën e telekomunikacionit. Megjithatë, sulmuesit më të mëdhenj të brazilit kanë qenë Garinça, Tostao dhe madje edhe Falkao, i cili ishte mbreti i vërtetë i Romës”, ka thënë Pele. Ronaldo pak ditë më parë vendosi që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar gjatë karrierës së tij. Shumë specialistë futbolli mendojnë se ai është një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit dhe mund të krahasohet me dy më të mëdhenjtë, Pele dhe Maradona.

Lini një Përgjigje