Fabregas: Nuk largohem nga Arsenali

18 Shkurt 2011, 11:46Sport TEMA

Mesfushori spanjoll, Çesk Fabregas, ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të largohet nga Arsenali. Ai ka dashur të qetësojë tifozët e Arsenalit, duke thënë se edhe pas këtij sezoni, do të jetë sërish pjesë e “Topçinjëve”. Fabregas është një ndër lojtarët më të kërkuar, sidomos nga ana e Barcelonës dhe Realit. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, me të cilin Fabregas u ndesh të mërkurën, prej dy vitesh është duke e kërkuar me insistim Fabregasin. Por, Venger ka bërë ç’është e mundur për ta mbajtur në ekip mesfushorin spanjoll dhe deri më tani ja ka dalë. Por, përveç Barcelonës, edhe Reali ka shfaqur një interesim shumë të fortë, madje, një javë më parë u fol edhe për një ofertë të çmendur të madrilenëve për Fabregas, në shumën e 50 milionë euro. Megjithatë, në intervistat e mëparshme, Fabregas ka thënë se, nëse një ditë do të largohet nga Arsenali, do të shkonte vetëm tek Barcelona.

Lini një Përgjigje