Del Piero përshëndet Ronaldon: Faleminderit “Fenomen”

16 Shkurt 2011, 13:43Sport TEMA

Kapiteni dhe simboli i Juventusit, Alesandro Del Piero, ka përshëndetur atë që për shumë vite Në Itali është konsideruar si kundërshari i tij. Del Piero, nëpërmjet një letre në faqen e tij zyrtare në internet, ka shprehur gjithë vlerësimet për yllin brazilian, Ronaldo.  “Gjithmonë kam mbështetur mendimin se madhështia e një futbollisti gjendet kur ka pasur përballë futbollistë të tjerë madhështorë. Vitet e Ronaldos në Itali janë konsideruar si një sfidë Del Piero-Ronaldo, Juventus-Inter. Në fund të ndeshjeve shkëmbenim gjithmonë fanellat. Është një nga lojtarët që kam vlerësuar më shumë. Njoftimi i tij për të lënë futbollin më goditi rëndë, edhe pse nuk më befasoi. Për fat të keq, nuk vendosi ai, por dëmtimet e shumta, të cilat e torturuan për vite me radhë. Ajo që ka bërë Ronaldo do të mbetet gjithmonë në historinë e futbollit dhe në sytë e atyre që e adhurojnë këtë sport, pavarësisht nga ngjyra e fanellës, tifozllikut etj. Lojtarë si Ronaldo u përkasin të gjithëve. Faleminderit për atë që ke bërë  në fushë dhe që ke qenë një kundërshtar i madh, Fenomen”, shkruan në letrën e tij Del Piero.

1 komente në “Del Piero përshëndet Ronaldon: Faleminderit “Fenomen””

  1. hajri says:

    JEPINI RONIT ATE QE ESHTE E RONIT.
    RESPEKTE FENOMEN

Comments are closed.

Lini një Përgjigje